Raporti “Te besh biznes 2009”, nje publikim i Bankes Boterore pa dyshim ishte mjaft pozitiv per Shqiperine. Vendi yne u rendit i dyti ne bote persa i perket numrit te reformave dhe kaloi mbi 40 vende siper ne klasifikim, duke u renditur i 86-ti.
Jo me kot pjesa e top reformuesve ishin nga vende te pazhvilluara. Si nje ekonomi ne tranzicion, Shqiperia ka shume reforma per te ndermarre, per te cilat madje ka qene me e vonuar se disa vende te tjera te rajonit. Dhe 2008-ta duket se ishte finalizimi i disa reformave te nisura dhe ndermarra vitet e fundit, çka ndikoi ne permiresimin e menjehershem te renditjes:
-Se pari krijmi i zyres se regjistrimit te kredive, zyre per te cilen kishte vite qe flitej dhe punohej, por qe vetem ne fillim te ketij viti arriti te behej efektive nga ana e Bankes se Shqiperise. Zyra konsiderohet mjaft e rendesishme sepse pritet te ndikoje ne administrimin e rrezikut te kredise dhe u lejon institucioneve financiare te ndajne informacionin.
-Se dyti, miratimi i ligjit te ri per shoqerite tregtare, per te cilin kishte kohe qe po punohej. Elementi qe vleresohet me shume ketu ishte mbrojtja e te drejtave te aksionereve te vegjel, qe e ka renditur Shqiperine nga niveli i 165 ne ate te 14-tin, nivel krahasues ky apo dhe me i mire ne krahasim me vendet e Organizates per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
-Se treti, ishte permiresimi i ndjeshem ne nisjen e nje biznesi, tregues per te cilin kemi pasur nje numer te larte ditesh dhe qe eshte ulur nga 36 dite ne 8 dite. Perseri dhe ketu nuk mund te thuhet qe çelja e nje biznesi mund te kryhet brenda 24 oreve ashtu siç u deklarua me hapjen e Qendres Kombetare Per Regjistrim, sepse jane dhe disa hallka qe duhen kaluar si marrja e nje certifikate apo pagimi i taksave per llogari te pushtetit lokal, qe bejne qe hapja e nje biznesi te zgjase disa dite.
-Se katerti ulja e tatim fitimin nga 20 ne 10% mori vleresimin e saj ne renditjen e Bankes Boterore. Por, ajo qe mund te shihet indirekt eshte se kjo ulje taksash nuk po çon ne zgjerimin e bazes se tatimpaguesve sesa ne marrjen e me shume taksave tek e njejta kompani nepermjet formave indirekte, te tilla si pagat e references. Per kete arsye, perqindja e taksave qe nje kompani pritet te paguaje ne raport me fitimin pritet te jete me e larte gjate vitit te ardhshem, pavaresisht uljes se barres fiskale!
Nga kater reformat per te cilat vendi yne u vleresua, vetem per nje apo dy prej tyre eshte merita direkte e qeverise: pergjysmimi i tatim fitimit (e cila ishte nisme direkte e qeverise) dhe krijimi i Qendres Kombetare te Regjistrimit, (qe gjithsesi ishte nje projekt i USAID per te cilin po punohej prej kohesh). Per me teper, siç u permend, vendet e rajonit kane perparuar me shume se ne ne reforma, duke qene perseri para nesh ne renditje (me perjashtim te Kroacise e Serbise). Shqiperia, pa dyshim, ka ende pune per te bere, sidomos persa i perket reformimit te sistemit gjyqesor, e lidhur kjo me zbatimin e kontratave te biznesit.
Realisht efekti i ketyre reformave, sipas eksperteve te Bankes Boterore, do te ndihet tek interesimi i investitoreve te huaj. Pervoja ka treguar qe vendet te cilat kane pasur permiresime ne kete renditje kane arritur te terheqin me shume investime te huaja. Pikerisht keta te fundit, qe deri tani kane qene te paket (Shqiperia ka nder nivelet me te uleta persa i perket investimeve te huaja ne raport me prodhimin e brendshem bruto) do te jene vleresuesit reale te reformave te ndermarra deri tani…