Kriza aktuale financiare nderkombetare eshte nder me te medhate e perjetuar nga bota e zhvilluar, ne dekadat e fundit. Ajo po krahasohet nga analiste te ndryshem me krizen e viteve 1930, qe eshte kriza me e madhe e perjetuar nga kapitalizmi i koheve tona.
Jane disa tipare te ekonomise globale, qe po pervijohen, ndersa kriza shfaqet me te gjitha permasat e saj.
-Se pari: Fakti qe po
-Se dyti: kufijte midis shteteve kane nje kuptim relativ, nese ekonomite e ketyre vendeve jane te integruara.
-Se treti, nderhyrjet aktive dhe te shpejta te qeverise per te lehtesuar presionet ne ekonomi jane thelbesore gjate kohes se krizave reale ekonomike. Ky eshte mesimi, qe duket se eshte kuptuar me mire. Kemi pare kreret e shteteve me te fuqishme ekonomike te jene aktivisht te angazhuar ne problemet qe ka krijuar kriza. I kemi pare ata se bashku me ministra financash, guvernatore te bankave qendrore, te hartojne dhe te ndermarrin nje sere masash per te kapercyer krizen. Se fundi, kemi pare nje bashkeveprim te tyre duke kapercyer kufijte.
-Se katerti: Nje sistem financiar funksional eshte nje infrastrukture e domosdoshme per funksionimin e perditshem ne nje ekonomi tregu ne fazen aktuale, mungesa apo mosfunksionimi i se ciles nuk mundet te konceptohet ne asnje skenar.
-Se pesti: Nje krize globale me permasa te medha kerkon nje pergjigje globale me permasa te medha e me nje mobilizim te jashtezakonshem.
Vete personaliteti me i larte global ne fushen e financave, Drejtori Ekzekutiv i FMN-se, z. Dominik Strauss-Khan i nxiti vendet, qe per te zgjidhur problemet globale ekonomike, te veprojne "me ngut, energjikisht dhe ne bashkeveprim", duke theksuar me tej se "çdo lloj politike bashkeveprimi eshte per t’u lavderuar". Vete presidenti i SHBA-ve mori pjese aktive ne nje takim te 20 ministrave te finances te vendeve me ekonomite me te medha te botes. Europa gjithashtu shfaqi nje sinkronizim, qe rralle here eshte pare, duke organizuar takime operative te krereve te shtetit te EuroGroupit per te harmonizuar e uniformizuar pergjigjen Europiane ndaj krizes. Pra shfaqet nje tjeter permase e krizes globale financiare: administrimi i situates. Eshte permasa ndoshta me e rendesishme, sepse veprimet per administrim mund te sjellin me shpejt perfundimin e krizes
Pra shfaqet nje tjeter permase e krizes globale financiare: administrimi i situates. Eshte permasa ndoshta me e rendesishme, sepse veprimet per administrim mund te sjellin me shpejt perfundimin e krizes
Por mbi te gjitha vleresohen veprimet energjike dhe te menjehershme per administrim te krizes per sigurimin e likuiditetit te sektorit financiar e te vazhdimesise pa nderprerje te kreditimit te ekomomise, element i cili ne rast te ngrirjes se tij do te kontribuonte ne thellimin e krizes.
Po Shqiperia
Por, te shohim nga afer se ku qendron Shqiperia ne vorbullen e krizes se vendeve te zhvilluara. Qartesisht kriza aktuale financiare nuk eshte krize e jona. Qe do te thote se arkitektura e sistemit bankar shqiptar dhe ne kete rast edhe niveli i ulet i zhvillimit te sistemit bankar e kane lene Shqiperine te veçuar dhe te anashkaluar prej krizes. Eshte pak a shume paradoksale, por ne kete rast prapambetja eshte kthyer ne nje element imunizues ndaj problematikes se krizes aktuale te tregjeve financiare. Faktikisht eshte nje situate e rende, por per te zhvilluarit. Sistemi bankar shqiptar nuk i ka faktoret reale qe mund te percjellin apo te mbrujne nje krize te kesaj natyre ne vend. Duke qene se vendi ka nje periudhe relativisht te gjate te nje rritjeje ekonomike me ritme te larta (6-7% ne vit), kjo ka bere qe kreditimi i sektorit bankar te perqendrohej ne funksion te kreditimit direkt te biznesit privat ne vend, si elementi motor i rritjes se ekonomise se vendit.
Nga ana tjeter, faza ne te cilen ndodhet sistemi yne bankar nuk e ben ate te varur ne menyre sistemike nga financimet e tregut nderkombetar. Kreditimi mbeshtetet mbi nje baze depozitash te brendshme, qe eshte ne rritje konstante dhe domethenese, duke reflektuar rritjen totale te ekonomise e potencialin relativisht te larte te shqiptareve per te kursyer, ndoshta e ushqyer mjaft edhe nga kursime te emigracionit akoma te ri shqiptar. Keto dy faktore, te shoqeruar me nje mbikqyrje te nje standardi relativisht te rrepte te ushtruar nga Banka Qendrore, kane bere qe sistemi bankar te jete i paprekur nga produktet "toksike" te krizes boterore (ky eshte percaktimi me i fundit ndaj kredive "subprime" apo derivativeve te tij) dhe te kete nje efekt relativisht minimal nga "tharja" e tregjeve te kreditimit nderbankar nderkombetar.
E megjithate, administrimi i situates ekonomike ne vend nuk mundet te neglizhoje trajtimin e efekteve apo implikimeve afatshkrurtera apo afatgjata, qofshin keto edhe minimale, te krizes nderkombetare ndaj ekonomise se vendit tone.
E megjithate, administrimi i situates ekonomike ne vend nuk mundet te neglizhoje trajtimin e efekteve apo implikimeve afatshkrurtera apo afatgjata, qofshin keto edhe minimale, te krizes nderkombetare ndaj ekonomise se vendit tone.
Keto veprime, ndonese nuk do te kerkohet te jene energjike dhe te menjehershme sa kane qene ato te autoriteteve te shteteve te prekura direkt nga kriza do te duhet te mos jene te vonuara dhe te pasinkronizuara me ato te shteteve me te cilat ekonomia e Shqiperise dhe sistemi i saj financiar eshte me i lidhur.
Sepse, ndonese ekonomia akoma nuk eshte e integruar teresisht ne nje ekonomi globale te zhvilluar (me te keqijat e te "mirat" qe kjo sjell!!!) nuk jemi te izoluar nga lajmet per krizen nderkombetare dhe nga reagimet e autoriteteve ne vendet e aferta te Europes, si Italia e Greqia apo te tjera. Per fat te keq lajmet mbi krizen jane te perditshme dhe nxjerrin ne pah fenomene te reja me efekte afatgjata, te cilat sigurisht do te ndikonin edhe ne ekonomine shqiptare ne ngadalesimin e ndonje faktori teper te rendesishem ne rritjen ekonomike si Investimet e Huaja Direkte, apo remitancat e emigracionit. Per fat te mire administrimi i situates se krizes ne vendet e zhvilluara na e lehteson barren e lajmeve te keqija.
Nga ana tjeter, duke qene se integrimi i ekonomise shqiptare eshte nje proces i panderprere, qe do te vazhdoje me tej, kjo krize me siguri do te beje qe edhe autoritetet shqiptare do te duhet te mendojne per nje tjeter aspekt: reformen financiare per ta konsoliduar dhe shendoshur sistemin financiar ne vend dhe ne kete funksion nuk do te jene te vetmit. Kjo krize ne fakt do te lere nje gjurme te thelle ne industrine financiare ne bote. Ne shume aspekte, kjo bote ka ndryshuar e nuk do te jete me e ngjashme me ate qe ishte perpara krizes.