Qeveria franceze nxitoi javen e kaluar te krijonte nje “Fond Sovran per Investime strategjike” ne menyre qe te ndalonte kompanite franceze te binin ne duart e te huajve. Qeveria italiane ka qene gjithe e prirur per te “penguar” shitjen e pasurive te saj kombetare. Dhe ne nje kohe kur qeverite e vendeve me te zhvilluara te botes nxituan te blinin apo te merrnin persiper aktivet toksike te bankave me probleme, debatet per nacionalizimet ne epoken e globalizimit kane arritur kulmin. Leksioni i madh i krizes duket se eshte mesuar tashme: tregjet nuk mund t´i shmangen varesise se dyfshishte dhe se ka nevoje per rregulla te shumefishta.
Presidenti francez ka shkuar dhe me tej, duke propozuar per krijimin e nje fondi Sovran ne Europe, qe do te bleje aksione ne kompanite europiane gjate periudhes se recesionit. Qellimi eshte qe te ndihmohen kompanite me te medha europiane, qe te mos bien ne duar te pronesise se huaj, ku me se shumti i tremben arabeve dhe aziatikeve.
Ne kulmin e debatit boteror mes varesise nga globalizimi dhe rritjes se nacionalizimit, qeveria shqiptare deklaroi hapur se synimi i saj eshte te shese te gjithapasurite e mbetura shteterore brenda mandatit te saj, dmth brenda pak muajsh. Jane disa elemente kryesore qe duhen pare, te lidhura dhe me kontekstin e asaj, qe po ndodh sot ne bote:
-Se pari, koha qe mbetet per pergatitjen e ndermarrjeve ende te paprivatizuara eshte shume e shkurter. Zgjedhjet mund te zhvillohen diku me vone se mesi i vitit te ardhshem, pra kemi vetem 7 apo 8 muaj per te pergatitur kompanite e mbetura per privatizim, per te marre ofertat dhe per te shpallur fituesit.
-Se dyti, dhe me e rendesishmja, momenti per te shitur nuk eshte aspak ai i pershtatshmi. Kompanite nderkombetare, qe sapo kane filluar te ndiejne pasojat e nje recesioni global, nuk do te jene te gatshme te japin ofertat e tyre me te mira, apo mund te mos shfaqin fare interes per aksionet shteterore te nje vendi te vogel si Shqiperia, pa rendesi strategjike ne investimet e tyre. Kjo situate mund te çoje ne rrezikun qe keto kompani t´u shiten te treteve brenda vendit, me nje çmim te lire.
-Duke u nisur nga zhvillimet nderkombetare, edhe Shqiperia nuk mund te mos i shpetoje debatit, lidhur me rolin qe duhet te kete shteti ne fushat e ekonomise qe kane ndikim te larte ne vend, ndoshta jo vetem me te drejten per te nderhyre ne rast se mekanizmat e tregut nuk funksionojne siç duhet, por edhe me pjesmarrje direkte ne aksione. Ndoshta, nese shteti do te kishte nderhyre qe me pare ne tregun e telefonise se levizshme per te detyruar uljen e tarifave te ketyre sherbimeve ne kushtet e nje tregu mosfunksional, shqiptaret nuk do te kishin paguar per vite me rradhe tarifat nder me te larta ne bote per telefonine e levizshme.
Koha ka treguar qe privatizimi i kompanive shteterore ishte absolutisht menyra me e mire per te nxjerre keto shoqeri nga apatia ku ishin perfshire, per te permiresuar menaxhimin, rritur investimet ne teknologji dhe per t´u ofruar sherbime me te mira konsumatoreve. Ne kete aspekt, Qeveria jo vetem qe duhet pergezuar per nismen e marre, por edhe duhet nxitur “qe te kerkoje neper xhepa” per te pare se mos i ka mbetur edhe ndonje ndermarje tjeter qe mbijeton ne kurriz te taksapaguesve dhe ofron sherbime qe veshtire se e meritojne te quhen te tilla. Por, ajo qe po vihet seriozisht ne dyshim mbas ketij vendimi te papritur eshte zgjedhja e momentit dhe shpejtesia me te cilen po veprohet per te shitur sot keto kompani shteterore…