Ne numrin e pare te vitit qe vjen, i cili do te dale ne 14 janar, do te publikohet nje Speciale per parashikimin e ekonomise per vitin 2009, me opinione ekspertesh dhe tendencat e çmimeve te pasurive te paluajtshme, naftes, ecurise se kursit te kembimit dhe pritshmerive te tjera ekonomike
Viti qe po leme pas solli nje sere zhvillimesh ne fushen e ekonomise kombetare dhe asaj nderkombetare. 2008-ta nisi me friken se rritja e ndjeshme e çmimeve kryesisht ushqimeve e karburanteve por dhe lendeve te para, – e importuar kjo nga tregjet nderkombetare, – do te ndikonte ne stepjen e konsumit tek nje pjese e madhe e shqiptareve. Ndersa bizneset e transferuan shtrenjtimin e lendeve te para tek konsumatoret, nepermjet rritjes se çmimeve te produkteve perfundimtare, ata perfituan dhe nga pergjysmimi i tatim fitimit ne 10%, qe hyri ne fuqi ne fillim te 2008-es, teksa vendi u vleresua nga Banka Boterore per permiresimin e ambientit per biznes.
Marrja e fteses se Shqiperise per ne NATO ne mars te 2008-es shenoi nje kthese pozitive per Shqiperine, jo vetem politike por dhe ekonomike. Sinjalet pozitive qe dha per te huajt siguria e nje vendi qe eshte gati te hyje ne NATO u perkthyen ne nje lulezim te tregut te pasurive te paluajtshme, sidomos te atij te tokave dhe shtepive ne bregdet. Te huaj nga Britania, Izraeli vendet fqinje e deri te Ruset u pane te blinin toka industriale e bregdetare, duke ndikuar ne rritjen e çmimeve te pasurive te paluajtshme.
Edhe interesimi i investitoreve te huaj nuk ka munguar, kryesisht per projektet e energjise dhe prodhimit te materialeve per ndertim, sidomos çimentos.
Fluksi i turisteve qe vershuan ne Shqiperi ne veren e ketij viti konsiderohet si me i larti deri tani, me nje numer rekord kosovaresh e maqedonasish, keta te fundit ishin risia e ketij viti. Ky numer i larte turistesh ndikoi ndjeshem ne rritjen e konsumit ne vend, duke u dhene me shume hov sherbimeve e telekomunikacionit.
Ecuria ne teresi pozitive e ekonomise shqiptare nuk kishte si te mos ndikohej nga kriza globale financiare qe me pas u transferua ne krize ekonomike dhe qe mbertheu gjithe boten, pas shtatorit. Pas nje vale te pare paniku ne terheqjen e depozitave ne fillim te tetorit, efektet filluan te ndihen te eksportet, tkurrja e kreditimit, teksa bizneset filluan te ankoheshin per veshtiresi ne likuiditete dhe renie te shitjeve, duke vene ne kete menyre ne pikepyetje planet e tyre ne te ardhmen.
Por, si do te jete tendenca e ekonomise per vitin qe po vjenr Ne numrin e pare te vitit qe vjen, i cili do te dale ne 14 janar, Monitor do te publikoje nje Speciale te zgjeruar per parashikimin e ekonomise per vitin 2009, me opinione ekspertesh dhe tendencat e çmimeve te pasurive te paluajtshme, naftes, ecurise se kursit te kembimit dhe pritshmerive te tjera ekonomike.
MONITOR JU URON GEZUAR FESTAT E FUNDVITIT DHE NJE 2009 SA ME TE MBARE!