Kur zihen dy, perfiton edhe nje i katert
Konflikti Ruso-Ukrainas per gazin krijoi veshtiresi per furnzimin e shumices se vendeve europiane, pasi rreth 30% e tregut te gazit ne Bashkimin Europian (BE) zoterohet nga gjigandi rus Gazprom dhe 80% e gjithe sasise, edhe nga burime te tjera, vjen ne Europe nepermjet Ukraines. Kjo situate e dominuar nga ruset ka shtuar perballe BE-se nevojen e reformave te medha ne fushen energjetike. Gati te gjitha analizat e eksperteve perkojne ne keto pika:
-BE duhet te diversifikoje burimet e energjise duke patur burime te reja te energjise te perfituar nga gazi nga vende te tjera, por edhe menyra te tjera te perfitimit te energjise;
-Nevojen per ndertimin e terminaleve te gazit brenda rajonit te saj;
-Dhe me shume se kurre strategji per burime te reja nga energjia berthamore.
Shqiperia edhe pse ka konsum fare te paperfillshem te gazit (lexo shkrimin per tregun e gazit ne faqet e brendshme te revistes), implikohet indirekt nga kriza nepermjet luhatjeve te çmimit te gazit, energjise elektrike apo lendeve te tjera djegese si nafta. Por atmosfera e ftohte e krjuar ne BE mund te provokoje ndikime ne favor te saj. Praktikisht qeveria shqiptare, si kurre ndonjehere, i ka shtuar bisedimet per t’u perfshire ne linjat nderkombetare te gazit, ka perpjekje serioze per ndertimin e terminaleve te gazit si dhe projekte konkrete per ndertim te termocentraleve. Madje qeveria ka qene e avancuar ne ambicien e saj per ndertim edhe te nje centrali berthamor, paçka se shumekush mund ta kete quajtur te parakoheshme apo dhe te pa vend. Gjithsesi levizjet e qeverise ne kete drejtim kane perkuar me nevojat per reforma ne BE ne sektorin e energjise. Nje perqasje e tille do te ishte nje avantazh i mire per qeverine per te negociuar apo rinegociuar ne terma te tjera me te favorshme per projekte ne fushen energjetike pa qene e detyruar te pranoje çfaredo lloj propozimi qe shpesh keto heret e fundit ka qene i kundershtuar per nivelin jo shume te larte te teknologjise, rrezik ambiental etj. Nderkohe reforma e BE-se per gazin dhe energjine ne pergjithesi kerkon edhe angazhimin e burimeve te medha financiare dhe mjaft vende kane menduar qe te mbeshtesin financiarisht kompani te medha dhe serioze. Eshte rasti qe Shqiperia te perfitoje nga ky buxhet por edhe te zgjedhe me te miren alternative pa u nxituar, paçka se zgjidhja e krizes energjetike ne vend kerkon pergjigje te shpejte. Faktori shpejtesi nuk duhet te na nxitoje per t’u perfshire ne projekte qe neser mund te kene kosto te larte, si politike, qe mund te vijne nga aleanca te gabuara gjeoekonomike, por edhe mjedisore e sociale, per shkak te projekteve te gabuara. Riorentimi i politikave ne kete klime te ftohte per BE-ne, por te favorshme per Shqiperine do te modulonte me qarte zgjidhjet e metejshme. Por kjo duhet bere tani kur kostot e krizave, qe ndodhin larg Shqiperise, jane te vogla dhe jo kur kriza te na mbertheje e te na detyroje per zgjidhje emergjente. Nuk eshte thene qe kur zihen dy (Rusia dhe Ukraina) perfiton nje i trete (BE) por mund te fitoje edhe nje i katert siç mund te jete Shqiperia…