Gjate nje nga daljeve te tij te fundit publike, ministri i Financave Ridvan Bode, tha se rreth fundit te gjashte mujorit te ketij viti qeveria do te kryeje edhe levizjen e fundit per reduktimin e taksave duke tentuar uljen e mases se kontributit te sigurimeve shoqerore qe paguhet nga punedhenesi ne 15%. Me kete nisme mbyllet edhe pjesa me thelbesore e “revolucionit fiskal” qe premtoi qeveria ne krye te mandatit te saj. Mandat ky qe ne fund te tij ka ne akordet e veta vendosjen e takses se sheshte dhe nje rritje te te ardhurave buxhetore ne nivelin mbi 28% te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB). Rezultate te dallueshme qartesisht nga qeverisja socialiste, qe i la te ardhurat ne nivelin e 24-25% te PBB-se. Dhe ne permbyllje te tij, nje spot televiziv i javes se fundit reklamon punen e qeverise me rezultate historike ne mbledhjen e te ardhurave, qe sipas saj i atribuohet administrimit me te mire fiskal dhe luftes kunder korrupsionit.
Por, po kete jave qe kaloi degjuam per here te pare publikisht ne keto kater vjet, zevendesministrin e financave Florion Mima, i cili adresoi ndaj tatimeve kritika te forta pasi ishte i pakenaqur qe ata nuk kishin denoncuar asnje rast korruptiv ne administraten e tyre… se eshte mjaft e paqarte dhe e dyshimte menyra e perzgjedhjes nga tatimet te biznesve qe duhen te kontrollohen… se nuk kane asnje te dhene per numrin e vetedeklarimeve nga biznesi… etj.
Te para bashke ne nje kontekst, spoti televiziv koncentrat vizual i “mburrjes” kolektive te qeverise per gjate gjithe ketyre kater viteve te fundit per rezultate historike ne tatime, pa mohuar vertetesine e tyre, dhe kritikat e forta qe vijne nga vete qeveria po per tatimet, krijojne tablone e nje revolucioni fiskal gjysmak qe duket se nuk ka prekur thelbin e vertete te ketij sektori qe ka te beje me nivelin e korrupsionit ne tatime, menyren abuzive dhe here arbitrare dhe klienteliste te administrates ne mbledhjen e te ardhurave, dhe per reforma frytdhenese, qe do te ngushtonin hapesiren e ekonomise informale.
Kritikat e zevendesministrit te mireinformuar tregojne se arritja e nje objektivi nuk eshte suksesi i gjithe politikes ne fushen fiskale. Por nen trysnine e kapjes me çdo kusht te rezultatit, te skllavaruar pas shifres, shpesh edhe nen presionin politik, administrata fiskale ka harruar, ne rastin me te mire, te kryeje reformen, e cila permireson procesin e administrimit. Reforma e nje procesi ne administrim duhet te sjelle edhe rezultatin, perkunder qe nuk eshte e vertete qe realizimi i nje objektivi nuk eshte domosdoshmerisht nje administrim me i mire fiskal.
Jeni duke lexuar në: 362
Editorial: Revolucioni fiskal i pergjysmuarr
Nga D.Mersini Rritja e marredhenieve ekonomike te zones europiane dhe mesdheut, qe sipas Komunitetit Europian do te sjelle brenda vitit 2010, nje dyfishim te kerkeses aktuale ne lidhje me transportin detar nga shtetet anetare, vendos nje detyrim te forte per zhvillimin e politikes se sektorit detar Transporti detar, prej kohesh eshte cilesuar si nje aktivitet percaktues i zhvillimit ekonomik dhe social te nje vendi. Ne ditet e sotme per efekt te globalizimit dhe te transferimit te kapitaleve dhe mallrave, Bota […]