Qeveria deklaroi së fundmi se do të marrë masa për konsolidimin fiskal për të krijuar qetësinë e duhur në financat publike. Ky konsolidim vjen përmes shkurtimit të shpenzimeve, por pa cenuar konsumin, madje duke tentuar ta rrisë atë përmes rritjes së pritshme të pagave dhe pensioneve.
Lëvizja e qeverisë vjen në linjë me masat që po marrin shumë vende për të rregulluar financat e tyre publike, që janë aktualisht shumë të ndjeshme për shkak të krizës greke dhe përhapjes me shpejtësi e efekteve infektuese të saj. Nga ana tjetër, kjo situatë ka bërë që gjithë Europa të shohë më me kujdes te problemet e saj në një këndvështrim të ri, që duket se shkojnë përtej një deficiti fiskal të rritur apo akumulimit të borxhit. Problemi kryesor që kanë pasur Greqia, por dhe Spanja (një vend tjetër që perceptohet në rrezik për sa i përket atësisë paguese të borxhit kombëtar) ka qenë niveli i ulët i konkurrueshmërisë në krahasim me shtetet e tjera të BE-së, që u bë më i dukshëm pas hyrjes së këtyre vendeve në euro.
Ekspertët europianë po e vënë sot theksin te fakti që në të ardhmen, rritja e kontinentit të vjetër duhet të vijë përmes fitimeve nga produktiviteti. Kjo është diçka të cilën nuk mund ta bëjnë as reformat monetare dhe as ato fiskale: vetëm reforma të rënda strukturore, të cilat Europa për shumë kohë i ka shtyrë, mund të jenë të suksesshme.
Edhe Shqipëria, e cila shpesh, jo me ritmin dhe cilësinë e duhur, e ka një përvojë të saj në përfitimet që mund të vijnë nga reformat. Jo më larg se një vit përpara se bota të përfshihej në krizë, qeveria shqiptare ndërmori disa reforma si në aspektin fiskal, duke reduktuar taksat, apo në përmirësimin e klimës së biznesit, duke thjeshtësuar në minimum procedurat burokratike që dhanë efektet pozitive, pikërisht në kohën e shpërthimit të krizës afër kulmit të saj, duke e mbajtur vendin larg valës goditëse, vetëm me efekte minimale negative, që kanë nisur të rikuperohen (p.sh. rritja e depozitave dhe e eksporteve).
Por ekonomia shqiptare ka nevojë për më shumë se kaq. Prej muajsh po diskutohet nevoja e një modeli të ri ekonomik. Pranohet që vendi i ka ezauruar apo po i ezauron një pjesë të madhe të burimeve ekonomike, që kanë orientuar zhvillimin e deritanishëm. Rritja që ka ardhur më së shumti nga sektorë të patregtueshëm (si ndërtimi apo bankat) duhet të zhvendoset drejt sektorëve të tregtueshëm, ku rol parësor merr eksporti. Teksa, Shqipëria në të gjitha raportet ndërkombëtare, renditet në vendet me nivel më të ulët konkurrueshmërie në rajon, kalimi në këtë drejtim në kushtet aktuale të ekonomisë duket i vështirë.
Debatet për modelin e ri ekonomik dhe nevoja për të riorientuar rritjen në të ardhmen, që pranohet se është e domosdoshme për të pasur zhvillim të qëndrueshëm, kanë mbetur deri tani në nivel diskutimi. është e natyrshme që bizneset do ta gjejnë gradualisht rrugën drejt sektorëve që ata shohin më tërheqës, madje kanë nisur ta bëjnë këtë. Mjafton të përmendim ndërtuesit, që kanë kuptuar se sektori i tyre ka kaluar në fazë maturimi dhe po e shikojnë si të domosdoshëm një riorientim të kapitaleve të tyre (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).
Por ajo që pritet është një vëmendje më e madhe e të gjithë aktorëve (qeverisë e kaheve të politikës) dhe një debat gjithëpërfshirës se si duhet të nxitet ekonomia shqiptare (politika do të ishte shumë më e vlefshme nëse do t’i përqendronte forcat në këtë drejtim). Hartimi i një strategjie për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në kuadrin e modelit të ri ekonomik, do të ishte zgjidhje e vlefshme për një vend që synon të konvergojë (arrijë gradualisht nivelin) drejt Bashkimit Europian. Koha thërret për reforma të thella… për të mos i hyrë në borxh së ardhmes sonë.
Jeni duke lexuar në: 434
Blegtoria shqiptare nuk kap hapin e industrise se perpunimit te qumeshtit. Pasojat: Me shume hapesire per import Nga Albana MUCAJ
Gazetat i kane shpetuar kataklizmes, duke u bere me te fokusuara
Microsoft hedh ne internet Office pa pagese
Pavaresisht se bota ka prodhuar mjaft per te ushqyer popullsine, nivelet me te larta te cmimeve te fundit dhe kriza ekonomike kane ndikuar ne rritjen e numrit te te uriturve dhe ne pasigurine ushqimore
Pavaresisht se bota ka prodhuar mjaft per te ushqyer popullsine, nivelet me te larta te cmimeve te fundit dhe kriza ekonomike kane ndikuar ne rritjen e numrit te te uriturve dhe ne pasigurine ushqimore
Prodhimi me cikel te mbyllur ndihmon eksportin ne tregje te pasura. Per vitin 2009, dyfishohen eksportet shqiptare ne SHBA
Shqiperia po synon te terheqe turiste nga Lindja, kryesisht ruse e ukrainas, por edhe ceke, sllovake e polake. Jane vetem disa operatore qe ofrojne paketa per kete kontingjent, por ka shume shkaqe qe na pengojne te jemi konkurrente Nga Elona Gusmari
Nga Ornela Liperi
Si ta zgjidhni banken per te marre pagen Në rubrikën “Financa Personale” të revistës “Monitor”, rreth një vit më parë, ju shkruanit: “Të gjitha bankat ofrojnë llogari rrjedhëse në Shqipëri. Edhe ju me siguri e keni një të tillë. Institucioni ku punoni ju kalon aty pagën çdo muaj. Por ndryshe nga vendet e përparuara europiane, këtu personi nuk e zgjedh vetë bankën ku mban llogarinë rrjedhëse. Dikush tjetër, zakonisht titullari i institucionit, vendos për të”. A ka ndryshuar situata gjatë […]
Tre vjet pas fillimit te reformes se pensioneve, situata vijon te jete e njejte, madje e perkeqesuar. Koalicioni i fshehte PS, PD dhe LSI per reformen. Ku po shkon sistemi dhe nevoja per rshtyllen e dyter
Tre vjet pas fillimit te reformes se pensioneve, situata vijon te jete e njejte, madje e perkeqesuar. Koalicioni i fshehte PS, PD dhe LSI per reformen. Ku po shkon sistemi dhe nevoja per rshtyllen e dyter
Vendet e rajonit po marrin disi fryme per here te pare pas shume muajsh, me papunesine qe po reduktohet dhe ritmet e renies ekonomike qe jane me te uleta se ne vitin 2009