Dy ishin lajmet më të rëndësishme ekonomike të javës së fundit. Së pari vendimi i qeverisë për të vijuar me planin e përvitshëm për rritjen e pagave dhe pensioneve, pavarësisht efekteve të krizës ekonomike globale dhe së dyti veprimi për të reduktuar shpenzimet buxhetore. Janë dy lëvizje që në fakt janë në kahe tejet të kundërta, por që duket se janë zgjedhur si kombinimi më i mirë i mundshëm për momentin.
Veprimi i parë është mjaft i guximshëm dhe inkurajues, duke pasur parasysh se në vendet e tjera të rajonit, pagat ose janë ngrirë (siç është rasti i Serbisë), ose janë reduktuar (siç është rasti i Rumanisë që ka ulur pagat me 25% dhe pensionet e përfitimet nga papunësia me 15%, veprim që ka shkaktuar protesta dhe reagime të fuqishme në publik). Ndonëse rritja e pagave dhe pensioneve në Shqipëri nuk është në nivelin e viteve të mëparshme (kjo ishte e kuptueshme në një mjedis ekonomik me rritje të ngadaltë dhe të ndikuar nga kriza globale) përsëri ajo mbetet për t’u vlerësuar, pasi vjen në një moment kur pranohet që konsumi i brendshëm ka shënuar tkurrje dhe ky shtim i parasë në ekonomi pritet të nxisë deri diku konsumin. Financat kanë deklaruar se ndryshe nga viti i kaluar, kur ekonomia u nxit përmes shpenzimeve kapitale, këtë vit synohet inkurajim i saj përmes shtimit të konsumit.
Gjithsesi, një rritje e ngadaltë e të ardhurave buxhetore, të paktën për 5 muajt e parë të vitit e kanë bërë të pashmangshme shkurtimin e ndjeshëm të shpenzimeve. Në këtë drejtim qeveria ka qenë mjaft e guximshme, duke rrezikuar me rritjen e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, që arritën përkatësisht në 7% dhe 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të vitit të kaluar. Ajo ka guxuar edhe pse kishte një performancë fiskale më të keqe se vendet e tjera të rajonit, teksa këto të fundit kishin si të ardhura më të larta në raport me PBB-në, ashtu dhe borxh publik e deficitit buxhetor më të ulët. Gjatë 2009-s, qeveria u mbështet ndjeshëm në të ardhurat nga privatizimi në financimin e një pjesë të deficitit buxhetor, ndërsa solli likuiditet në ekonomi përmes kredisë prej 200 milionë euro. Këtë vit nuk e ka më këtë “luks”. Dalja në tregjet ndërkombëtar (kujtojmë synimin ende të parealizuar të emetimit të eurobondeve) është vështirësuar për shkak të krizës së borxheve kombëtare që ka mbërthyer Europën dhe kohët e fundit është transmetuar deri në shqetësimet për sistemin financiar evropian (dyshimet po shtohen gjithnjë e më shumë për aftësitë e bankave për të siguruar likuiditet). Shkurtimi i shpenzimeve mbetet e vetmja zgjidhje, të paktën në afatin e shkurtër për qeverinë shqiptare për të shkuar drejt një konsolidimi fiskal që është më se i domosdoshëm. Duket qartë tashmë se qeveria nuk mund të luajë më me rrezikun. Hapi i parë është reduktimi i buxhetit në pjesën e mbetur të vitit me 40 miliardë lekë, ose 10 miliardë lekë më tepër nga sa ishte parashikuar në fillim të vitit, kur qeveria miratoi kuadrin makrofiskal 2011-2013. me këto veprime synohet që deficiti buxhetor të sillet në 3.5% të PBB-së, një nivel që në rast se dot arrihej do të ishte mjaft i kënaqshëm për kushtet e Shqipërisë. Por, duke nisur nga përvoja e viteve të mëparshme (parashikimet e gabuara në të ardhurave dhe shkelja në shpenzime) duket e vështirë arritje e këtij objektivi, të paktën për këtë vit. Gjithsesi, i rëndësishëm mbetet fakti se më në fund qeveria po e shikon me seriozitet çështjen e konsolidimit fiskal. Krahas këtij veprimi, një amnisti fiskale po shikohet dhe nga financat dhe nga biznesi një burim i mirë që do të çlironte energji në ekonomi, duke amortizuar disi efektet shtrënguese fiskale, por planet për zbatimin e saj po mbeten në letër për sa kohë që nuk po arrihet konsensusi politik.
Jeni duke lexuar në: 436
Flet Zak Topuzi Kryetar i Sektorit te Akomodimit, ATA Ka me pak se nje muaj qe ka nisur sezoni i ri turistik. Specialistet thone se konsumatoret jane bere me kerkues. Ndersa rritja e numrit te pushuesve po sjell nje deformim te tregut te akomodimit Nga vezhgimet e shoqates, si ka rezultuar fillimi i ketij sezonir
Huamarrja ka qene pergjigjja per te gjitha telashet ekonomike ne 25 vitet e fundit. Tani vete borxhi eshte bere problemi
Mes shijes dhe kostos se nje produkti, tregtaret zgjedhin te fundit. Kukesi dhe Dibra kane pak peshe ne treg e ne prodhim Nga Albana MUCAJ
Qeveria shqiptare sfidon krizen ekonomike, duke i rritur serish pagat e pensionet. Po sa eshte rritja realer Numri i perfituesve, diferencat dhe fatura qe rritet
Kostove te larta te importit nuk u rezistuan kompanite e perpunimit te mishit, te cilat aplikuan rritjet e para te cmimit. Kerkesa e ulet dhe konkurrenca e forte kufizojne rritjen. 2009: Tkurret tregu Nga Albana MUCAJ
Qeveria pranon ta reduktoje edhe me shume buxhetin e shtetit, duke e cuar me 40 miliarde leke. Manovra financiare per te ulur deficitin ne 3.5 per qind dhe kush preket me teper
Pesemujori: Eksportet rriten me ritme 9 here me te larta se importet. Ndikim i ulet ne permiresimin e deficitit tregtar (1.7%)
Huadhenia per bizneset ka shenuar ritmet me te larta te rritjes se 15 muajve te fundit gjate majit. Pavaresisht shtimit te ofertave per hua per konsumatore, keta te fundit po hezitojne tru drejtohen bankave. Interesat vijojne te mbeten te larta
Menjehere pas perfundimit te rruges Durres-Kukes, kosovaret shfaqin interes per te blere pasuri te paluajtshme ne kryeqytet e bregdetin shqiptar
Hapja e tunelit te Kalimashit ka dhene sinjalet e para se ky do te jete perseri viti i turizmit rpatriotikr. Te dhenat nga pikat e kalimit kufitar flasin per disafishim te kosovareve. Nderkohe cmimet e hoteleve duket se nuk ndryshojne shume nga nje vit me pare Nga Elona Gusmari
Flet Zak Topuzi Kryetar i Sektorit te Akomodimit, ATA Ka me pak se nje muaj qe ka nisur sezoni i ri turistik. Specialistet thone se konsumatoret jane bere me kerkues. Ndersa rritja e numrit te pushuesve po sjell nje deformim te tregut te akomodimit Nga vezhgimet e shoqates, si ka rezultuar fillimi i ketij sezonir
Europa ka kaluar nje tjeter jave te trazuar, ku shqetesimi i diteve te para u lehtesua disi, pasi bankat moren me pak hua sesa pritej nga Banka Qendrore Europiane
Pjesa me e madhe e ndermarrjeve ne Shqiperi kane nje numer te vogel punonjesish, gje qe ben qe drejtimi i tyre te mos kete nevoje per nje strategji te mirefillte apo strukture hierarkike. Ndryshe ndodh me kompanite e medha. Ekspertet japin opinione mbi menyren se si jane rndertuarr bizneset e medha Nga Elona Gusmari
Kostove te larta te importit nuk u rezistuan kompanite e perpunimit te mishit, te cilat aplikuan rritjet e para te cmimit. Kerkesa e ulet dhe konkurrenca e forte kufizojne rritjen. 2009: Tkurret tregu Nga Albana MUCAJ
Qeveria shqiptare sfidon krizen ekonomike, duke i rritur serish pagat e pensionet. Po sa eshte rritja realer Numri i perfituesve, diferencat dhe fatura qe rritet
Mes shijes dhe kostos se nje produkti, tregtaret zgjedhin te fundit. Kukesi dhe Dibra kane pak peshe ne treg e ne prodhim Nga Albana MUCAJ
Menjehere pas perfundimit te rruges Durres-Kukes, kosovaret shfaqin interes per te blere pasuri te paluajtshme ne kryeqytet e bregdetin shqiptar Nga Lorenc Rabeta