Kriza ekonomike globale, pasojat e të cilës nuk lanë pa prekur dhe Shqipërinë, nxori në pah me forcë nevojën për një model të ri zhvillimi për vendin. Pas një periudhe tranzicioni prej 20 vitesh tashmë, vlerësohet se ekonomia shqiptare po i ezauron një pjesë të madhe të burimeve ekonomike, që kanë orientuar zhvillimin e deritanishëm, si remitancat, shtimi i shpejtë i konsumit dhe i investimeve të mbështetura nga rritja e shpejtë e kredisë, apo dhe fakti që vendi nisej nga një bazë mjaft e ulët konsumi apo përdorimi të kreditit dhe potencialet për rritje apo hapësirat për biznes ishin të shumta.
Në kushtet kur burimet ekonomike, që mbështetën rritjen, tashmë nuk janë prezentë, modeli ekonomik aktual mund të bëhet pengesë për rritjen ekonomike në të ardhmen.
Ideja për një model të ri ekonomik për Shqipërinë është hedhur tashmë para disa muajsh dhe u theksua sërish nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në takimin e fundit të bankës qendrore me drejtues të bankave të nivelit të dytë e përfaqësues të Universitetit të Oksfordit. “Modeli i ardhshëm duhet të mbështetet në rritjen e produktivitetit të faktorëve të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë”, pohoi guvernatori Fullani gjatë takimit të fundit. Nxitja e eksporteve dhe rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendase shihen parësore për ecurinë e vendit në të ardhmen, ku zhvillimi i teknologjisë luan një rol vendimtar në këtë drejtim. Deri tani, në indekset e konkurrueshmërisë ndërkombëtare, të përpiluara nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet poshtë vendeve të rajonit porsa i përket konkurrueshmërisë dhe zbatimit të teknologjisë.
është normale që ashtu siç ka vepruar deri tani, biznesi do të orientohet vetë drejt sektorëve që kanë potencial më të lartë zhvillimi (madje sipërmarrësit kanë treguar se janë shumë më në pararojë në raport me planet e strategjitë e qeverisë në këtë drejtim). Ashtu siç është në dorën e qeverisë që të krijojë një mjedis sa më të përshtatshëm biznesi, duke nxitur konkurrencën e lirë.
Rasti më i fundit, i insistimit në dhënien e vetëm të një autorizimi të gjeneratës së tretë (3G) shkon në linjë krejt të kundërt me orientimin e ri që Banka e Shqipërisë kërkon që t’i jepet ekonomisë. Teksa ligjërohet një monopol, qoftë dhe për një periudhë kohe të caktuar, ekonomia privohet nga një shërbim masiv dhe me kosto të ulët. Shqiptarët i kanë provuar për shumë kohë pasojat e një situate monopol apo duopol në këtë treg, duke paguar tarifa që ishin ndër më të shtrenjtat në Europë. është në dorën e qeverisë që të krijojë terrenin e përshtatshëm për rritje ekonomike, pikërisht tani që vendi ka ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes dhe ka nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për të nxitur konkurureshmërinë dhe promovuar zhvillimin e teknologjisë.
Një kohë tjetër tashmë ka ardhur edhe për vendimmarrësit. Nuk është më luksi që vendi kishte akoma disa kohë më parë, ku burimet e rritjes kishin një ndikim të tillë në ekonomi, që nxirrte në plan të dytë vendimmarrjen politike si element gjenerator të rritjes. është koha që vendimmarrësit të bëhen të ndërgjegjshëm për efektet ekonomike të veprimeve apo mosveprimeve të tyre, apo kohën e marrjes së tyre. është koha që të mos i hapet rrugë amatorizmit, të mos bëhen eksperimente në vendimmarrje apo të mos vihen “baste” në kurriz të operatorëve ekonomikë, pasi këto tashmë janë me efekte direkte mbi rritjen apo stanjacionin ekonomik të vendit.
Jeni duke lexuar në: 445
AKEP nuk ka shpallur dokumentet e tenderit per autorizimin 3G ne 10 shtator, sic ishte parashikuar, teksa kater operatoret celulare u ankuan publikisht se dhenia e vetem nje autorizimi 3G krijon kushte per nje situate monopol. Por procesi duket se vetem do te shtyhet ne kohe: Ministria e Teknologjise kembengul se numri i autorizimeve per momentin eshte vetem nje dhe cmimi dysheme nuk do te ndryshoje. Nga Ornela Liperi
Nga Lorenc Rabeta
Nga Lorenc Rabeta
Kur sapo eshte mbyllur sezoni turistik i ketij viti, shifrat zyrtare flasin per rritje vetem 3.2% te turisteve te huaj ne krahasim me 2009-n, per periudhen janar-gusht. Ne nje kohe kur numri i turisteve maqedonas po bie ndjeshem nga viti ne vit dhe kur agjencite konfirmojne se vetem 15% e turisteve rikthehen per pushime, operatoret ngrene shqetesimin: nuk po krijojme turizem te qendrueshem. Shpresa mbetet vetem te kosovaret Nga Laura Cela
Ne familjet shqiptare eshte renduar pesha e shpenzimeve per konsum. Zhvillimet negative ne tregjet nderkombetare rriten cmimet e produkteve te importit. Ne tregun e brendshem rendoi edhe akciza e ambalazhit Nga Albana MUCAJ
Kur sapo eshte mbyllur sezoni turistik i ketij viti, shifrat zyrtare flasin per rritje vetem 3.2% te turisteve te huaj ne krahasim me 2009-n, per periudhen janar-gusht. Ne nje kohe kur numri i turisteve maqedonas po bie ndjeshem nga viti ne vit dhe kur agjencite konfirmojne se vetem 15% e turisteve rikthehen per pushime, operatoret ngrene shqetesimin: nuk po krijojme turizem te qendrueshem. Shpresa mbetet vetem te kosovaret Nga Laura Cela. Nëse në vitin 2008, Shqipëria pati shansin e mirë […]
Ministria e Financave, se bashku me Ministrine e Shendetesise propozojne rritje te nivelit te akcizes per duhanin, me 20 leke/paketa. Synohet frenimi i duhanpirjes dhe rritja e te ardhurave
Taksat e reja per importin e makinave te perdorura rtrembimr shqiptaret. Flasin tregtaret: rritet deri ne 30%. Koncesionaret: Ligji i ri, pozitiv, por edhe pasaktesi. Si llogaritet taksa
Taksat e reja per importin e makinave te perdorura rtrembimr shqiptaret. Flasin tregtaret: rritet deri ne 30%. Koncesionaret: Ligji i ri, pozitiv, por edhe pasaktesi. Si llogaritet taksa
Rritja e eksportit eshte shoqeruar me nje zgjerim te gjeografise se tyre. Si ra pesha e tregjeve kryesore kete vitr! Pse revanshi aktual i eksporteve eshte i paqendrueshemr
Drejtori i Zyres se Marredhenieve te Korporates, zoti Nikos Parastatidis, flet per sfidat dhe te ardhmen e politikave te pergjegjesise se korporates ne AMC
Interneti ka qene nje unifikues gjigant njerezish, kompanish e rrjetesh online. Forca me peshe po kercenojne ta ballkanizojne