Njoftimet me bujë për nismat e vazhdueshme të Qeverisë, për të krijuar një dialog me grupet e interesit, përfshirë edhe biznesin, përpara ndryshimit të ligjeve të rëndësishëm apo marrjes së vendimeve strategjike kanë mbetur në tentativë, pasi asnjë produkt konsensual nuk ka dalë prej këtyre konsultimeve.
Kjo lloj situate, jo vetëm që tregon një dështim në aspektin e një premtimi të pambajtur, por është edhe një mungesë në zbatimin e praktikave të BE në skemën institucionale të prodhimit të legjislacionit.
Disa struktura të krijuara në funksion të kësaj praktike të këshillimit paraprak, si Këshilli Konsultativ i Biznesit, nuk mbahet mend të ketë pasur ndonjë histori pozitive, por edhe në rastin më të mirë, është përdorur si një “show” mediatik për të shpalosur këtë qellim fisnik të Qeverive, por asnjëherë më shumë se kaq.
Një numër mjaft i madh i ligjeve tepër të rëndësishme, që e rregullojnë funksionimin e “zemrës së sistemit ekonomik”, tregun e lirë, janë hartuar në mënyrë të tillë që po kthehen në një pengesë për ecjen përpara të ekonomisë. Në situatën kur “lufta” politike është mbërthyer në dy çështje të vetme (numërimi i votës dhe korrupsioni) dhe opozita bën pak ose aspak politikë të mirëfilltë, neglizhimi i këshillimit paraprak me grupet e interesit po e bën formulimin e ligjeve një monolog të Qeverise dhe kjo nuk ka se si të mos prodhojë një produkt të cenuar!
Nëse ligjet mund të diskutoheshin paraprakisht dhe të merreshin parasysh pretendimet apo vërejtjet e grupeve te interesit, sigurisht që zbatimi i tyre do të ishte më pak problematik dhe aq me pozitiv do të ishte ndikimi në funksionimin e mirë të sistemit ekonomik të tregut të lirë.
Janë disa rastet e legjislacionit të çalë, që jo vetëm është i vështirë për tu aplikuar, por nganjëherë nuk ka gjetur as formën finale të tij, duke u endur nga Parlamenti në Presidencë apo në Gjykatën Kushtetuese e kështu me radhë. Do të përmendnim Ligjin për Falimentin, Ligjin që përcakton detyrimin e parapagimit të gjobave, ligjin për Kompanitë Tregtare apo Ligjin për Investimet e Huaja, apo edhe ndryshimet në ligjin për pronat u miratuan para pak ditësh në Kuvend. Në pjesën dërrmuese të këtyre rasteve, Qeveria hartoi një draft pa u konsultuar, dhe po kështu e kaloi në Parlament pa një oponencë reale dhe në cilindo rast prej atyre të lartpërmendura po kundërshtohet ashpër nga shumë shoqata biznesi apo grupe interesi.
Ne këtë shtrat të konsultimeve false ka ecur edhe rrjedha e procesit për dhënien e autorizimit për shërbimin e gjeneratës së tretë 3G. Pas një procesi konsultimi të hapur publik të iniciuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), – ku palëve të interesuara, përveç se u lihet të kuptohej se numri i autorizimeve që do të jepej ishte më shumë se një, u kërkohej të jepej dhe opinioni i tyre lidhur me këtë proces – vjen vendimi i autoritetit vendimmarrës, Ministrit së Inovacionit dhe Teknologjisë.
Një vendim për dhënien vetëm të një autorizimi 3G, që jo vetëm është tërësisht në linjë të kundërt me atë që AKEP kishte rekomanduar, jo vetëm që nuk merr fare parasysh të gjithë sugjerimet dhe opinionet që kishin dhënë palët e interesuara, jo vetëm qe ligjëron praktika monopoliste, që janë një kthim mbrapa në kufizimin e konkurrencës në treg, por edhe bie ndesh me vetë vizionin e Qeverisë në këtë fushë që është “Shqipëria në moshën e Internetit”.
Një sjellje e tillë Qeverisë e step biznesin pasi e vendos atë në pozitat e një manekini që është i thirrur në tryeza konsultimesh sa për alibi, pasi vendimmarrja, si do të jenë opinionet mbetet e pandryshuar. Të tilla alibi për të krijuar iluzionin se nismat e Qeverisë kanë mbështetje publike, mbeten demagogji që mund të kenë efekt afatshkurtër, por në afatgjatë janë një bumerang, pasi krijojnë bazën e një pakënaqësie publike të akumuluar për shkak të produkti fals që krijon.
Konsultimi publik për politika apo për pjesë të rëndësishme të legjislacionit me grupet e interesit, nuk duhet të kuptohet si një fasadë e një vendimmarrjeje tashme të marrë, por një proces që lejon e kërkon të optimizojë paraprakisht efektet e këtij legjislacioni në ekonomi, aty ku materializohen politikat apo interesat e shoqërisë. Në këtë kuptim bashkëpunimi me biznesin nuk është përftim i njëanshëm për biznesin apo për grupin e interesit të konsultuar në këtë rast, por në radhë të parë për shoqërinë që do të përfitoje nga aplikimi i këtij legjislacioni dhe gjithashtu Qeverinë, pasi shëndosh themelin e një qeverisjeje të mirë dhe bën më të prekshme efektet pozitive të qeverisjes.
Në të kundërt, një proces fals konsultimi dhe neglizhim konsistent i këtij procesi kaq të rëndësishëm të marrjes parasysh paraprakisht të oponencës së bërë nga grupet e interesit që konsultohen, të bën të mendosh, se për kë qeveris Qeveriar!
është e vërtetë që ligjet e përmendura më sipër, prekin në radhë të parë operatorët ekonomike dhe jo konsumatorin/votuesin final, por dëmi që i bëhet sistemit të ekonomisë së tregut është afatgjatë e vështirësisht i rikuperueshëm, duke bërë që edhe efekti i dëmshëm të arrijë me pasoja tepër negative dhe mbetëse të gjithë ekonominë e vendit duke mos kursyer aspak edhe konsumatorin/votuesin final.
Jeni duke lexuar në: 447
Cmimet e reklamave on-line po rriten ndjeshem si pasoje e shtimit te penetrimit ne internet nga ana e shqiptareve. Operatoret konfirmojne se ky treg eshte dyfishuar krahasuar me vitin 2008 Nga Laura Cela
Birra e importuar po behet gjithnje e me konkurruese ne treg. Marreveshjet e tregtise se lire peshojne te prodhuesit vendas Nga Albana MUCAJ
Ndertuesit po tentojne te shtrenjtojne serish cmimet e apartamenteve ne kryeqytet, pas rritjes se kerkeses dhe kostove. Keshilla e operatoreve te tregut: Blini, para se te jete vone Nga Laura Cela
Kur tregtia e jashtme ka permiresuar treguesit e saj, duke ulur deficitin, agro-industria rriti 17% deficitin Nga Albana MUCAJ
Kur tregtia e jashtme ka permiresuar treguesit e saj, duke ulur deficitin, agro-industria rriti 17% deficitin Nga Albana MUCAJ
Spiranca e kursimtareve shqiptare, ne keto kohe te veshtira ekonomike, duket se eshte euro. Nga koha e Zogut tek ajo e regjimit komunist: pse shqiptaret kane qene vazhdimisht mosbesues ndaj lekut dhe kane kerkuar nje monedhe tjeter mburoje Nga Ornela Liperi
rDeloitte Central Europer publikon renditjen e kompanive me te medha te sigurimeve ne rajonin e Europes Qendrore dhe Lindore per vitin 2009, ne kuadrin e publikimit te 500 kompanive me te medha ne Europen Qendrore dhe Lindore (rMonitorr ka te drejten ekskluzive te publikimeve te kesaj renditjeje). Nga Peter Wright
Tjeter rritje e cmimit te energjise elektrike me 11.9% parashikohet ne fillim te 2011-s. CEZ kerkon te investoje, por edhe te mbuloje humbjet nga konsumatoret qe nuk e paguajne
Shtimi i numrit te fabrikave qe prodhojne cimento ka rritur ne treg presionin qe vjen nga mbiprodhimi, i cili sot perllogaritet ne 1 milion ton ne vit. Menaxheret e kompanive vendase kerkojne reduktim te importeve dhe permiresim te infrastruktures, per te shtuar eksportet Nga Laura Cela
Ndertuesit po tentojne te shtrenjtojne serish cmimet e apartamenteve ne kryeqytet, pas rritjes se kerkeses dhe kostove. Keshilla e operatoreve te tregut: Blini, para se te jete vone Nga Laura Cela
Interviste me z. Theodhori Cami, presidenti i rUniversal Media Groupr (UMG)