Parashikimi i rritjes së të ardhurave përtej realitetit ka qenë karakteristikë e hartimit të buxheteve të viteve të fundit. Sidomos kjo ishte e dukshme në buxhetet e vitit 2009 (kur vendi pritej të vuante pasojat e krizës ekonomike) dhe të 2010-s, kur sërish ekonomia pritej të kishte ritme të ngadalësuara rritjeje. Veçanërisht e vështirë ishte situata në vitin 2009, kur të ardhurat buxhetore realisht rezultuan me një rritje minimale prej 2.7%, më e ulët madje se rritja ekonomike e atij viti (mjaft ndryshe nga parashikimi optimist fillestar mbi 10%). Ndërsa pritshmëritë për të ardhurat nuk u realizuan, nuk u bë e njëjta gjë me shpenzimet (që përkuan me vitin elektoral dhe investimet për rrugën Durrës-Kukës), çka ndikoi në rritjen e lartë të deficitit buxhetor dhe e çoi borxhin publik në kufijtë tavan prej 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjithsesi, duhet përmendur që niveli i lartë i shpenzimeve buxhetore i dha një shtysë ekonomisë që po vuante rënien e kërkesës private dhe konsumit të brendshëm. Edhe buxheti i vitit 2010 kishte të njëjtën sjellje, ku financat u detyruan ta rishikojnë atë në ulje nga projekti fillestar i miratuar nga nëntori i vitit 2009, që në fillim të vitit fiskal dhe ritmet e rritjes së të ardhurave, sidomos në pjesën e parë të vitit ishin minimale.
Buxheti i vitit 2011 duket se vjen mbi baza më realiste. Rritja e parashikuar e të ardhurave është 8.6% më e lartë se planifikimi (i rishikuar) për vitin 2010. Duke pasur parasysh që për 9 mujorin, plani i rishikuar është realizuar në masën 100% (të ardhurat buxhetore kanë shënuar një përmirësim të ndjeshëm gjatë muajve të fundit), rritja e parashikuar duket më realiste. Nga ana tjetër, shtimi i shpenzimeve është sërish një element pozitiv, që pritet të ndikojë pozitivisht në gjallërimin e ekonomisë gjatë vitit të ardhshëm.
Deficiti buxhetor parashikohet që të ulen në nivelin e 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të 2010-s, një reduktim i ndjeshëm në krahasim me vitin 2009 dhe afër tavanit maksimal prej 3%, që ka vendosur Bashkimi Europian për anëtarët e saj dhe që duhet ta plotësojë çdo vend që aspiron që herët a vonë të hyjë në euro.
Parë në këtë kornizë, situata buxhetore për vitin 2011 duket mjaft e kënaqshme. Por, problemi mbetet te niveli i lartë i borxhit publik, që siç ngriti shqetësimin dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do të arrijë të ulet në 54% të PBB-së deri në vitin 2013 sipas planifikimit, nëse nuk do të reduktohet dhe deficiti buxhetor në 2.5% në fund të vitit të ardhshëm. Reduktim që do të vinte kryesisht nga shkurtim më i lartë i shpenzimeve në raport me planifikimin aktual.
Në fakt, ka debate të shumta se cili është niveli maksimal i borxhit publik që mund të suportojë një ekonomi dhe përgjigja varion nga një vend në tjetrin. Madje ekonomistët dhe institucionet monitoruese ndërkombëtare kohët e fundit janë shfaqur më liberalë lidhur me rritjen e nivelit të borxheve publike, duke pohuar se shtimi i tij nuk mbart aq shumë rreziqe sa pretendohej më parë.
Por, ajo që u konstatua me rastin e Greqisë, Spanjës e Portugalisë lidhet me nivelin e konkurrueshmërisë që kanë këto vende, që automatikisht tregon dhe aftësinë e vendeve për të gjeneruar të ardhura. Psh, ndonëse Greqia dhe Italia kanë raporte të ngjashme të borxhit publik (mbi 100% të PBB-së), alarmi u dha për Greqinë, pikërisht për shkak të konkurrueshmërisë mjaft të ulët të saj.
Edhe Shqipëria nuk shquhet për nivel të lartë të këtij treguesi, madje raportet ndërkombëtare e rendisin atë më poshtë se vendet e rajonit (këto të fundit, ndërkohë kanë rendiment të mbledhjes së të ardhurave mesatarisht në 30-35% të PBB-së, nga 26-27% që e ka Shqipëria). Në këtë situatë, kur dhe gjatë një periudhe afat mesme Shqipëria pritet të mos i kthehet ritmeve të larta të rritjes mbi 5-6% dhe konkurrueshmëria e vendit nuk mund të rritet në mënyrë të menjëhershme, ajo që ia vlen të diskutohet dhe debatohet më shumë me buxhetin aktual është se deri ku mund të rrezikojë Shqipëria me borxhin e saj publik…
Jeni duke lexuar në: 453
Nga ndikimi i heqjes se vizave ne transportin ajror detar e tokesor, tregti me pakice, kursin e kembimit, turizem, deri ne presionet mbi tregun e punes dhe hapesirat per biznes
Nga ndikimi i heqjes se vizave ne transportin ajror detar e tokesor, tregti me pakice, kursin e kembimit, turizem, deri ne presionet mbi tregun e punes dhe hapesirat per biznes
Interviste me z. Valdet Kodra, Drejtor Departamenti i Retail Banking Union Bank
Ne kete kohe kursimesh, cilet jane aktoret qe u leverdisin me shume studiover
Tregjet ne zhvillim, me ritmet e tyre te larta te rritjes, mbeten nje rprer e mire per kompanite italiane
CEZ Shperndarje, mes perpjekjeve per uljen e humbjeve dhe kerkeses per rritje te cmimit te energjise elektrike Interviste me z. Josef Hejsek, Kryetar i Bordit Drejtues te CEZ Shperndarje dhe Drejtor i Pergjithshem i CEZ Albania
Parashikimet per rritje te ardhurash 8.6%, bazuar mbi rritjen ekonomike 5.5%, rikthejne optimizmin te qeveria, pas korrigjimeve ne 2010-n. Parametrat e buxhetit dhe perplasjet e para
Parashikimet per rritje te ardhurash 8.6%, bazuar mbi rritjen ekonomike 5.5%, rikthejne optimizmin te qeveria, pas korrigjimeve ne 2010-n. Parametrat e buxhetit dhe perplasjet e para
Biznesi i vogel ne kryeqytet, rruga qe ndiqet nga hapja deri te pagimi i detyrimeve
Biznesi i vogel ne kryeqytet, rruga qe ndiqet nga hapja deri te pagimi i detyrimeve. Regjistrimi i nje biznesi, vendimet dhe dokumentet
Nga Laura Cela
Bizneset shqiptare kane barren me te larte ne rajon porsa i perket peshes se taksave ndaj fitimit, ndonese niveli i taksave eshte nder me te uletit