Përmbytja e fundit e një pjese të qytetit të Shkodrës dhe një zone mjaft të gjerë rreth saj, në një sipërfaqe mbi 10 mijë hektarë tokë, është jo vetëm një nga më të mëdhatë e këtyre dy viteve e fundit, e pesta në radhë brenda vitit 2010, por një nga më të mëdhatë në historinë e kësaj zone, gjatë 100 viteve të fundit, fakt ky i pranuar nga të gjithë. Kjo jo vetëm për shkak të sipërfaqes dhe nivelit që mbuloi dhe arriti uji, as për konsekuencat e saj, duke e përballur qytetin me rrezikun e sëmundjeve, mungesën e energjisë elektrike dhe furnizimin ritmik me ushqim, vështirësitë për të operuar në një mjedis të tillë, por edhe për faktin e ashpërsisë me të cilën vepruan faktorët natyrorë. Si rrallëherë ndodhi që prurjet në kaskandën e Drinit, derdhjet në liqenin e Shkodrës, rritja e nivelit të Bunës u kombinuan me prurje të ujërave nga i gjithë relievi malor që rrethon basenin e Shkodrës. Ky kombinim prurjesh ishte aq i lartë dhe i rrezikshëm, sa u pasqyrua edhe përmes shifrave. Nëse në përmbytjet e janarit të këtij viti, densiteti i lartë i reshjeve dhe shkrirja e dëborës sollën prurje në liqenin e Fierzës, si ujëmbledhësi i parë dhe më i madh në kaskadën e Drinit, mesatarisht 1500 metra kub në sekondë, këtë radhë prurjet ishin gati dyfish.
Rritja kaq e frikshme në vlera numerike të vërshimit të ujërave që shkaktuan përmbytjen brenda një kohe kaq të shkurtër, është jashtë mundësive të çdo qeverie sado vizionare dhe sado eficiente të jetë ajo, që me fondet publike të mund të përballojë një katastrofë të tillë. E para sepse infrastruktura e sigurisë e bashkë me të, shërbimi i monitorimit dhe paralajmërimi për fatkeqësi natyrore të kësaj natyre ka degraduar dhe së dyti, sepse kushtet klimatike dhe i gjithë konteksti si gjeografik, shoqëror dhe ekonomik ka ndryshuar dhe nuk mund t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë efikase si më parë. Pa u ndalur te shkaktarët që janë të shumtë dhe te përgjegjësit që janë po aq të shumtë, dhe sa masa mund të ishim marrë qoftë edhe brenda një viti për të parandaluar apo minimizuar dëmet, tani është kuptuar se përmbytjet në Shkodër do të ndodhin dhe do të ndodhin sërish. Opozita ka shansin politik të saj që të gjejë një motiv të fortë për të akuzuar qeverinë, e cila e zënë ngushtë, nuk ka kohë të kthejë replikë, pasi i duhet të japë zgjidhje për emergjencat e çastit që sjell një përmbytje.
Kur uji të tërhiqet dhe kur katastrofa natyrore të jetë menaxhuar përkohësisht, duhet t’i trembemi jo përmbytjes së radhës por keqorientimit të debatit. Edhe më parë, gjatë 20 viteve të para të demokracisë së re shqiptare, ka pasur përmbytje, në mos më të mëdha, të përafërta për nga përmasat dhe jo vetëm në Shkodër, por edhe në pjesë të tjera të vendit, por debati i keqorientuar si ai në nivel institucionesh dhe ai në nivele shoqërie pas çdo përmbytjeje është përqendruar te fajtorët dhe jo te zgjidhjet.
Përmbytja e pestë dhe më e madhja në Shkodër thërret për një aksion politik dhe një vendimmarrje që i kalon caqet e llogoreve politike, por duhet të përfshijë shtetin dhe shoqërinë. Të gjitha institucionet shtetërore të këtij vendit, kush më shumë e kush më pak, burimet më të mira njerëzore vendase apo të huaja, fondet buxhetore, pas kësaj përmbytjeje, duhet të angazhohen për të krijuar një sistem sigurie të mbrojtjes nga fatkeqësitë e natyrës krejtësisht të ri jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë. Ka ardhur koha për një strategji që duhet të ndiqet me konsekuencë nga çdo qeveri që vjen më pas, që nga mënyra se si realizohen monitorimet, si duhet kryer pyllëzimi apo shpyllëzimi, si duhet ndërtuar sistemi i pritave malore dhe shumë aspekte të tjera teknike që më mirë sesa politika, i dinë profesionistët. Kjo së pari kërkon vullnet politik të vendimmarrësve, pasi investimi për një sistem të ri sigurie nga fatkeqësitë natyrore, edhe në kontekstin e ndryshimeve klimaterike, nuk e ka përfitimin aq të shpejtë dhe aq emocionues elektoral, sa një rrugë e ndërtuar apo një ujësjellës, por është investim i mirë për një jetë dhe mirëqenie të sigurt.
Jeni duke lexuar në: 457
Nëse po planifikoni një udhëtim dimëror, është koha e përshtatshme të filloni rezervimet. Së pari duhet të vendosni se ku do të shkoni. Europa është një zgjedhje e mirë për pushimet dimërore. Një tur europian, nëpërmjet të cilit mund të vizitoni vende të ndryshme dhe të përjetoni kultura të ndryshme, do të jetë një aventurë e bukur për ju. Shikoni listën tonë të 10 destinacioneve dimërore më popullore në Europë, para se të vendosni të shkoni me pushime. Shumica prej […]
A mund te ishin shmangur vershimet ne Shkoder Ekspertet me te mire te hidrologjise dhe kaskades se Drinit komentojne situaten me te fundit ne zonen e Nen-Shkodres. Ata e konsiderojne kete si nje katastrofe qe mund te ishte minimizuar. Ervin KOCI
Publikohen te dhenat lidhur me ecurine e sistemit bankar per tremujorin e trete 2010
Kompania me e re celulare ne vend komunikon paketat per biznesin
A mund te ishin shmangur vershimet ne Shkoder Ekspertet me te mire te hidrologjise dhe kaskades se Drinit komentojne situaten me te fundit ne zonen e Nen-Shkodres. Ata e konsiderojne kete si nje katastrofe qe mund te ishte minimizuar. Ervin KOCI
Si e konkurrojne tregun televizionet informative ne vend, numri i te cileve po rritet nga viti ne vitr Keto ekrane po zhvillohen megjithese e kane me te veshtire se televizionet gjeneraliste te vjelin reklama ne nje treg publicitetit qe mbetet i kufizuar Nga Laura Cela
Si e konkurrojne tregun televizionet informative ne vend, numri i te cileve po rritet nga viti ne vitr Keto ekrane po zhvillohen megjithese e kane me te veshtire se televizionet gjeneraliste te vjelin reklama ne nje treg publicitetit qe mbetet i kufizuar Nga Laura Cela
Taksat e reja per karburantin dhe vitet e perdorimit po ulin kerkesen per automjete te perdorura. Tregu i makinave te reja ka nisur te ndjeje shtimin e kerkesave. Ervin KOCI
Taksat e reja per karburantin dhe vitet e perdorimit po ulin kerkesen per automjete te perdorura. Tregu i makinave te reja ka nisur te ndjeje shtimin e kerkesave. Ervin KOCI
Kur ka me shume liri per te udhetuar, kur ofertat jane te larmishme, jashte Shqiperise pritet te ngrene dolline e fundvitit me shume shqiptare. Cilat jane ofertat kryesore te agjencive turistike dhe prirjet e shqiptarever Nga Albana MUCAJ
Dogana e pranon se jane kryer import mbetjesh urbane, kurse Ministria e Mjedisit thote qe e ndalon ligji. Askush nuk sqaron se ku shkojne mbetjet, ndersa ricikluesit ngrene supet. Harta e importeve
Industria e kater rrotave kerkon argumente te tjera kunder krizes per shitjet. Ne rMotor Show 2010r, ne Bolonje, pasqyrohen perpjekjet per te risjelle sektorin ne skene