Ekonomia shqiptare rezulton se e mori veten gjatë vitit 2010, pas ngadalësimit të 2009-s, që erdhi si rrjedhojë e goditjes nga kriza ekonomike globale. Rritjen pozitive e dëshmon gjallërimi i eksporteve, konsumi relativisht më i lartë, ecuria më e mirë e mbledhjes së të ardhurave tatimore e doganore në nivel qendror.
Për kryeqytetin më të madh në vend, 2010-a nuk ka qenë dhe aq e mbarë, të paktën për Bashkinë e Tiranës. Të dhënat e të ardhurave dhe shpenzimeve (që janë të vetmet të disponueshme, duke qenë se prej dy vitesh bashkia më e madhe në vend vepron pa pasur një buxhet të miratuar) flasin për një tendencë negative. Një tendencë që konfirmohet nga ecuria e të ardhurave të Bashkisë, të cilat Monitor po i boton të plota në faqet e brendshme të saj. Të ardhura tatimore në rënie të ndjeshme me rreth 15% (në një kohë që të paktën numri i bizneseve të vogla u rrit me 10%), shpenzime kapitale të reduktuara (po jo kursim në shpenzime personeli e korente) është pasqyra e një bashkie, që deri tani i ka munguar një transparencë e plotë, që ajo i detyrohet qytetarëve dhe bizneseve të kryeqytetit.
Një bashki që i ka varur të gjitha shpresat te taksa për reklamat e tabelat dhe ato për zënien e hapësirave publike, që janë të vetmet zëra që ishin në rritje gjatë vitit të fundit. Një bashki, që në morinë e ndërtimeve të shumta, që i kanë zënë frymën kryeqytetit, nuk ka arritur të rrisë peshën e të ardhurave nga taksat e ndërtesave në më shumë se 12% të totalit të të ardhurave të saj tatimore (ky zë është mjaft i rëndësishëm për bashkitë e tjera homologe në rajon dhe zë një peshë gati dyfish më të lartë). Një bashki që për shkak të bllokimit të lejeve të ndërtimit, ka penalizuar jo vetëm një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit, por dhe i ka hequr vetes privilegjin e mbledhjes së të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja (ky zë ka ndikuar me 90% të rënies së të ardhurave tatimore në total). Më pak të ardhura janë përkthyer më pas në më pak investime për qytetin, të cilat kanë rënë me 17%.
Dhe kjo ndodh në një qytet, që sipas të dhënave nga tregtuesit me pakicë, realizon deri në 50% të volumit të shitjeve në vend, që ka një jetë dhe aktivitet dinamik dhe që është motori e ecurisë ekonomike në vend, ku mijëra biznese të vogla i shërbejnë një game të gjerë konsumatorësh.
Në fakt, të dhënat 2001-2004 flasin për një ecuri pozitive të bashkisë, ku të ardhurat ishin të qëndrueshme dhe gjithnjë tejkalonin planin. Prirja rënëse filloi disi në vitin 2005 (shiko shkrimin dhe tabelat në faqet e brendshme të revistës), për të arritur treguesit më të lartë të përkeqësimit në periudhën 2009-2010, ku niveli i realizimit të planit të të ardhurave për vitin e kaluar ishte një shifër tepër e ulët prej vetëm 55%!
Në këtë prag zgjedhjesh, minimumi që duhet të bëjë një kryetar bashkie, që rikandidon për të katërtën herë, është të kryejë transparencë përpara banorëve të qytetit që përfaqëson, lidhur me ecurinë e të ardhurave buxhetore, mënyrës së si shpenzohen ato, eficiencës së tyre deri dhe në dhënien llogari se pse buxheti i qytetit më të madh në vend paraqitet me tregues të tillë të përkeqësuar, që nuk i përgjigjen trendit të ekonomisë së vendit. Një transparencë që deri tani ka munguar tërësisht…
…çuditërisht edhe kandidati i djathtë kundërshtar, në fushatën me premtime të shumta për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tiranës, nxitur punësimin e deri te ndërhyrja për të frenuar rritjen e çmimeve, nuk po i kushton aspak vëmendje analizimit të shifrave të buxhetit aktual, apo dhe potencialeve dhe rrugëve për shtimin e të ardhurave në bashkinë më të madhe të vendit…
Jeni duke lexuar në: 475
Qe prej vitit 2005, Bashkia e Tiranes nuk ka mundur ta realizoje planin, madje arketimet sa vijne dhe perkeqesohen
Te dyja kampet politike e konsiderojne kete fushate si te moderuar ne shpenzime. Kriza, por edhe situata e tensionuar, duket se kane diktuar nje marketing te kujdesshem Nga Elona Bedalli
Renia e blerjeve te makinave te reja dhe makinerive e pajisjeve ka ulur ritmet e rritjes ne tregun e qirase financiare. Operatoret e leasing presin rritje kete vit, por vetem pas kapercimit me sukses te situates zgjedhore Nga Laura Cela
Skema e plotesimit te formularit Ministria e Financave zbardh skemen e plotesimit te deklaratave vjetore per te ardhurat dhe shpenzimet e zbritshme. Kushtet e perfitimit nga rimbursimi dhe rreziku i tatimit te dyfishte
Eksportet shqiptare u rriten 2.5 here ne keto pese vitet e fundit. Gjeografia u zgjerua, por struktura e eksporteve eshte perkeqesuar. Dhjete produktet kryesore zene gati gjysmen e eksporteve
Te dyja kampet politike e konsiderojne kete fushate si te moderuar ne shpenzime. Kriza, por edhe situata e tensionuar, duket se kane diktuar nje marketing te kujdesshem Nga Elona Bedalli
Vendosja ne dispozicion e punemarresve per plotesimin e nevojave per punonjes te specializuar Nga AV. Emel Haxhillari, MA Avokate per ceshtjet e punes KALO & ASSOCIATES
Vendosja ne dispozicion e punemarresve per plotesimin e nevojave per punonjes te specializuar Nga AV. Emel Haxhillari, MA Avokate per ceshtjet e punes KALO & ASSOCIATES
Perpjekje per te lidhur sektorin e teknologjise se informacionit me sipermarrjet e tjera ne vend
Nga Laura Cela
Nga Laura Cela
Bie konsumi i veres. Importi ruan te njejtat nivele, ndersa ra ndjeshem prodhimi vendas. Kerkesa erdhi ne renie, kur kursi i kembimit rriti cmimin. Tregu, me optimist per 2011-n. Por vera e shtrenjte vijon te preferohet Nga Albana MUCAJ