Fundjava e 20-22 majit, një periudhë tepër e nxehtë pas zgjedhore kjo, ishte tepër e ftohtë për bizneset. Të premten e të shtunën, lokalet e natës në Tiranë ishin thuajse të braktisura, ndryshe nga atmosfera e zakonshme e kryeqytetit në ditët e fundit të javës. Njerëzit, që dolën për shopping në qendrat tregtare, ishin të pakët gjithashtu. Të shtunë e të dielën, në bregdetet shqiptare, ndonëse një mot mjaft i ngrohtë, vështirë se mund të hasje me ndonjë kosovar, kur ata, që me ndërtimin e rrugës së re, nuk ngurronin të vizitonin Shqipërisë as në ditët e ftohta të dimrit…
…Që prej fundit të vitit 2008, kërkesa e brendshme ka pasur ecuri më të ngadaltë, duke reflektuar fillimisht efektet e krizës ekonomike. Frenimi u ndikua nga konsolidimi i financave publike, ulja e deficitit buxhetor gjatë vitit 2010 dhe prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara. Monitor ka shkruar vazhdimisht dhe për ndikimin e situatës politike në stepjen e biznesit privat dhe sidomos të investitorëve të huaj. Këta të fundit po ngurrojnë të investojnë në Shqipëri, në një moment që interesi i tyre për vendin tonë është tepër i lartë (për shkak të krizës së Lindjes së Mesme dhe largimit të investitorëve drejt tregjeve më të sigurta).
Edhe konsumi privat, sipas vlerësimeve nga Banka e Shqipërisë, ka pasur ecuri të ngadaltë gjatë vitit 2010, si pasojë e pasigurisë mbi situatën ekonomike e financiare në tërësi, dhe pritjet për punësimin në të ardhmen. Kjo ecuri është pasqyruar në rritjen e preferencës së konsumatorëve për kursim, ndërkohë që të dhënat agregate flasin për rritje të të ardhurave të disponueshme.
Nga ana tjetër, shpenzimet konsumatore dhe investimet private, në një kohë që pritej që të gjallëroheshin, duke reflektuar situatën më të favorshme ekonomike, po ndikohen ndjeshëm nga pasiguria për të ardhmen dhe konfliktet e tejzgjatura politike.
Siç theksoi dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Ardian Fullani, gjatë prezantimit të raportit vjetor të bankës për vitin 2010, “ashtu si dhe në shumë ekonomi të tjera, nxitja e konsumit privat do të jetë një nga përcaktuesit kryesorë të rritjes ekonomike dhe një ndër sfidat me të cilët do të përballemi gjatë periudhës në vijim”.
Sidomos në periudhën në të cilën ndodhemi, përpara fillimit të sezonit turistik, gjallërimi i konsumit të brendshëm është mjaft i rëndësishëm për t’i dhënë një hov ekonomisë vendase. Bizneset e sektorit të shërbimeve dhe tregtisë kanë dhënë sinjalet e para se konsumi vijon të jetë i frenuar, madje në një pjesë të madhe edhe artificialisht.
Po cilat janë rrugët për të nxitur konsumin:
– Ka vend për të diskutuar nëse është i nevojshëm përdorimi i një politike më zgjeruese të shpenzimeve buxhetore, në një kohë që presionet inflacioniste po bien dhe viti 2010 ka pasur një sjellje më konservative fiskale, duke ruajtur një deficitit në nivele të ulëta.
– E dyta, dhe më e rëndësishmja është krijimi i një situate të qetë brenda vendit. Opozita e hodhi hapin e parë pozitiv gjatë javës së kaluar, kur, e këshilluar dhe nga institucionet ndërkombëtare, hoqi dorë nga bllokimi i rrugëve dhe iu drejtua vetëm rrugëve institucionale për të zgjidhur pretendimet e saj.
Nën arbitrimin edhe të institucioneve ndërkombëtare, të gjithë po kryqëzojnë gishtat që të gjitha kahet e politikës do të kenë një sjellje më të përgjegjshme, duke respektuar institucionet, duke lënë mënjanë thirrjet për mosbindje qytetare dhe duke i hapur rrugë një sezoni turistik, që do të shënonte një pikë kthese për ecurinë e vendit. Le të shpresojmë dhe që shtyrja e vendimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor të shërbejë si një kohë reflektimi për palët, në mënyrë që ky lloj barazimi të perceptohet se do të sjellë vetëm një administrator të bashkisë së kryeqytetit dhe jo një humbës.
Jeni duke lexuar në: 481
Planet per shitjen e pasurive greke sa vijne e po behen me te forta. Teksa qeveria greke nuk po arrin te reduktojne deficit buxhetor sipas parashikimeve, po rritet presioni qe nje pjese e fondeve per te paguar borxhet te sigurohet permes privatizimit
Një fillim viti i vakët për sistemin bankar. Rritje minimale e depozitave e kredive, ndërsa provigjionet arrijnë në nivele të larta rekord, duke “ngrënë” fitimet e bankave. Guvernatori Fullani: Në qoftë se bankat nuk zbatojnë ekzekutimin e kolateralit, merr fund aktiviteti kreditues i tyre. Nga Ornela Liperi U duk se sistemi bankar ia hodhi në vitin 2010 situatës së vështirë, që e përfshiu atë, pas krizës financiare e ekonomike botërore, e cila nisi në fund të 2008-s. Pas një 2009-e […]
Tremujori i pare i ketij viti solli permiresim te lehte te kreditimit, por sipermarrjet dhe individet e rriten pak interesin e tyre per te kerkuar borxh. Faktoret e jashtem pengues pritet te frenojne zhvillimet ne kredi ne tremujorin e dyte. Si e shohin bizneset situaten Nga Albana MUCAJ
Shenjat e para negative po shfaqen gjithnje e me shume me renien e te ardhurave ne buxhet dhe largimin e investitoreve. Biznesi: Tri jepet fund krizes
Kriza politike qe po kalon vendi per shkak te situates para dhe paszgjedhore parashikohet te kete efekte negative ne sektorin e turizmit. Ekspertet, por edhe operatoret, thone se nese situata pershkallezohet, ndikimi mund te jete afatgjate Nga Elona Bedalli
Nga Laura Cela
Nje punekerkuesi, apo dikujt qe tenton te lulezoje ne pune, i lind pyetja se sa u kane sherbyer per tru punesuar, qindra keshilla te eksperteve. Por 98% e punedhenesve kryesore ne mbare boten kane provuar se kerkimet perbejne te gjitha ndryshimet.
Qendra Kombetare e Regjistrimit te Biznesit ka ndryshuar afatin per dorezimin e statuteve te reja per shoqerite tregtare. Biznesit i lihet me shume kohe ne dispozicion, por duke permbushur disa kushte Nga Elona Bedalli
6 shenja qe tregojne se eshte koha per te levizur
Duket se niveli i taksave aeroportuale dhe mungesa e mjaftueshme e turisteve perbejne shkakun kryesor te mungeses se fluturimeve me cmim te ulet. Flasin raktoretr e tregut
Kombinimi i persosur i natyres per nje destinacion pushimesh ideale ne tropik nuk mund te mbante emer tjeter pervecse Maldive. Diell, rere, det, laguna masive me thellesi te ndryshme, pafundesisht flagranca nga blu ne bojeqielli, kopshte koralore qe vezullojne nen uje, gjithsesi, ne Maldive ka shume me teper se kaq… Pergatiti: Enviola Zaimi
Te mirat: Cilesi me e mire e kameres, sistem Hspa Te keqijat: I njejti procesor dual-core si tek iPhone 2 Te pergjithshme: Zgjidhja eshte studiuar per ta bere me komode perdorimin Cmimi: Nuk dihet ende
Nje fillim viti i vaket per sistemin bankar. Rritje minimale e depozitave e kredive, ndersa provigjionet arrijne ne nivele te larta rekord, duke rngrener fitimet e bankave. Guvernatori Fullani: Ne qofte se bankat nuk zbatojne ekzekutimin e kolateralit, merr fund aktiviteti kreditues i tyre Nga Ornela Liperi
Si po ndryshon gjeografia e eksporteve shqiptare te fasonit. Italia vijon te dominoje, nderkohe qe Greqia eshte ne renie te vazhdueshme. Mjaft interesante, eksportet drejt Gjermanise dhe Frances. Nga Laura Cela
Tremujori i pare i ketij viti solli permiresim te lehte te kreditimit, por sipermarrjet dhe individet e rriten pak interesin e tyre per te kerkuar borxh. Faktoret e jashtem pengues pritet te frenojne zhvillimet ne kredi ne tremujorin e dyte. Si e shohin bizneset situaten Nga Albana MUCAJ
Ende pa nisur ne praktike zbatimi i amnistise fiskale, rMonitorr meson se biznesi ka nisur tratativat me Ministrine e Financave per te rishikuar piken 4 te nenit 22 (garancine)
Duket se niveli i taksave aeroportuale dhe mungesa e mjaftueshme e turisteve perbejne shkakun kryesor te mungeses se fluturimeve me cmim te ulet. Flasin raktoretr e tregut
Cmimet e larta rriten interesin e fermereve per te mbjelle nje prej prodhimeve baze te konsumit. Prodhimi i grurit pritet te rritet 8% ne vend. FAO: Ne nivel boteror, siperfaqet e mbjella jane rritur 3.4% Nga Albana MUCAJ
6 shenja qe tregojne se eshte koha per te levizur
Toka eshte burim per te luftuar varferine dhe sipas Koalicionit Nderkombetar te Tokes, rajonet e varfra ne bote e kane gjithnje e me te veshtire te kene akses. Ekspertet: Duhet nje politike mbareboterore. Ne Shqiperi, problemi qendron te keqadministrimi i kesaj pasurie