Kuvendi shqiptar miratoi javën e kaluar me 73 vota pro shkurtimin e shpenzimeve në buxhet. Në total do të reduktohen 18.3 miliardë lekë. Deputetët e djathtë mbrojtën këto ulje shpenzimesh si garanci për stabilitet dhe ulje të borxhit publik. Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh optimist, duke thënë se pritet një rritje prej 5 përqindësh këtë vit. Të dhënat më të fundit, të publikuara nga INSTAT-i, flasin për rritje të konfirmuar ekonomike për tremujorin e parë të këtij viti, e cila është 3.4% në terma pozitivë dhe financat shpresojnë se ka shpresë për t’u rikthyer gradualisht në rritjen normale të vendit prej 6%. Megjithatë, edhe për këtë vit nuk duket se do të jetë e mundur të arrihet ky ritëm i lartë dhe qeveria pret që ai të jetë rreth 5%, ndërsa institucionet ndërkombëtare kanë vlerësuar se rritja mund të jetë diku te rreth 3%.
Në tërësi shpenzimet e buxhetit të shtetit do të shkurtohen në masën 4.5% në krahasim me programin e tyre, që sipas financave, do të thotë se nuk është një shkurtim që do të ndikonte në ekonominë reale dhe as në funksionimin normal të punëve publike kur dihet se realizimi i tyre është në masën 90%.
Buxheti, ashtu si dhe shumë ligje të tjera të rëndësishme për ekonominë, u miratua pa praninë e opozitës – kujtojmë këtu që një vendim i rëndësishëm, ai i krijimit të gjykatës administrative të biznesit (për të cilin nevojiten më shumë se dy të tretat e votave) nuk po miratohet, për shkak të mungesës në Parlament të opozitës. Kjo e fundit ka deklaruar se do të hyjë në Kuvend vetëm në shtator, pasi të kalojë e “qetë” dhe pushimet e verës.
Opozita kishte rastin së fundmi që të bënte një oponencë reale për ligjin më të rëndësishëm për ekonominë, që vendos për administrimin e gati 30% të parave që qarkullojnë në ekonominë shqiptare dhe ku një mosmiratim i tij mund të çojë deri në rënie të qeverisë. Elementet ku mund të diskutonte e debatonte janë të shumta, që nga pritshmëritë tejet optimiste në hartimin e buxhetit në fillim të vitit (ku sërish opozita mungoi), që prej më se dy vitesh po çojnë në një ndryshim të buxhetit në mes të vitit, deri në mbajtjen e një borxhi publik në nivel të lartë, rreth 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Zëri i ekspertëve të opozitës do të ishte i nevojshëm, në një kohë kur ekonomia ndodhet në një moment delikat zhvillimi, me konsumin që vazhdon të jetë i tkurrur dhe krizën e borxheve që ka mbërthyer Europën.
Por, një oponencë profesionale prej më se një viti po mungon, me një opozitë që ka ngecur mes bojkoteve pa fund, duke lënë tërësisht mënjanë rolin kryesor të një partie opozitare në një demokraci: promovimin e një debati të përgjegjshëm dhe të arsyeshëm; llogaridhënien nga qeveria për politika që mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme për ekonominë e një vendi dhe presion për mosmiratimin e tyre; dhënien e ideve alternative, parimeve dhe politikave për qeverisjen. Me pak fjalë, roli i opozitës në një demokraci është thelbësor, por ai mund të realizohet në mënyrë konstruktive vetëm brenda institucioneve ligjore.
Askush nuk do të mund të llogarisë se cila ka qenë kostoja ligjore, ekonomike e deri tek ajo e integrimit e shkaktuar nga mungesa e opozitës prej më se një viti në Parlament, por e sigurt është se vendi do të kishte pasur një buxhet më realist, që në fillim të vitit, në rast se opozita nuk do t’i kishte filluar kaq shpejt “pushimet” e saj të verës…
Jeni duke lexuar në: 487
Turizmi shqiptar, kryesisht ai ne Jug te vendit, duket se eshte vene ne veshtiresi nga ofertat joshese qe propozojne vendet fqinje, te favorizuara nga liberalizimi i vizave, por dhe nga ndikimi i krizes financiare Nga Elona Bedalli
Ndryshimet e fundit ne ligj shfuqizojne disa taksa qe rendojne individin. Skema e re propozon rmakine pa doganer, por me detyrime qe shtrihen ne vite. Rastet
Te mirat: ofron efektin 3D edhe pa perdorimin e syzeve Te keqijat: operon ne sistemin e vjeter Android 2.3 Te pergjithshme: vleresohet si nje nga telefonat e dores me te fuqishem Android Cmimi: 700 euro
Dy muaj pas miratimit, vendimi i qeverise per zerimin e tarifave doganore per lendet e para te industrise se fasomit, ende nuk po zbatohet. Por nderkohe, sektori po humb investitoret e huaj qe po largohen nga Lindja e Mesme. Vendimi pritet tw hyjw nw zbatim sw shpejti. Qeveria nw dilemw nwse do tw heqw dhe takswn doganore pwr veshjet e gatshme Nga Laura Cela
10 menyra per te rritur portofolin e karrieres suaj
Kompanite e sigurimeve mendojne se liberalizimi i cmimit te sigurimit te detyrueshem do te sjelle permiresim te situates ne treg
Modeli i ri roadster i kompanise nga Shtutgarti shfaq cilesi sportive dhe teknologji te rafinuar
Rritja e cmimeve dhe kostos se jeteses ka bere qe bleresit te sakrifikojne edhe produktet me te domosdoshme. Nga produktet e luksit, shume prej tyre kane hequr dore. Nga Albana MUCAJ
Deri vitin e ardhshem, nje pjese e mire e akseve rrugore qe jane duke u ndertuar e qe sherbejne per te lidhur Shqiperine me vendet fqinje, pritet te perfundojne Nga Elona Bedalli
Te mirat: ofron efektin 3D edhe pa perdorimin e syzeve Te keqijat: operon ne sistemin e vjeter Android 2.3 Te pergjithshme: vleresohet si nje nga telefonat e dores me te fuqishem Android Cmimi: 700 euro
Turizmi shqiptar, kryesisht ai ne Jug te vendit, duket se eshte vene ne veshtiresi nga ofertat joshese qe propozojne vendet fqinje, te favorizuara nga liberalizimi i vizave, por dhe nga ndikimi i krizes financiare Nga Elona Bedalli
Turizmi dentar po rritet edhe falë agjencive që sjellin në klinikat vendase, pacientë nga Italia. Shqipëria konkurron të gjithë rajonin me çmime më të lira në shërbimin dentar, por dizavantazh mbeten çmimet e larta të hotelerisë Nga Laura çela Në një kohë kur strukturat qeveritare në vend janë përqendruar në rritjen e turistëve të huaj gjatë sezonit veror, duket se po zhvillohet një tjetër lloj “turizmi”. Dukuria mbarëbotërore e turizmit dentar, ku mjaft banorë të vendeve të zhvilluara i mjekojnë […]
Mbjellja e vreshtave po mbeshtetet edhe me politika qeveritare, por investimi teresisht privat ne kufirin qe ndan Durresin me Tiranen, ne zonen e njohur per prodhimin e Sheshit te Zi e te Bardhe, po perpiqet te ngreje nje emer shqiptar te tregut nderkombetar Nga Albana MUCAJ
Ndryshimet e fundit ne ligj shfuqizojne disa taksa qe rendojne individin. Skema e re propozon rmakine pa doganer, por me detyrime qe shtrihen ne vite. Rastet
Investimet dhe monitorimet jane bere per te hapur dyert e eksportit shqiptar. Sipermarresit: Organet shqiptare te nxitojne per te qene te besueshem para autoriteteve te Brukselit