Ky sezon turistik veror do të jetë ndoshta më i vështiri për Shqipërinë në garën për të rrëmbyer nga torta e turistëve ndërkombëtarë dhe atyre vendas, të ardhura sa më të mëdha. Në fakt, çdo sezon veror, ka qenë gjithnjë një luftë e përhershme dhe e stërmundimshme për Shqipërinë, e cila, edhe pse është përmirësuar, sidomos në infrastrukturë, ka ende mangësi tipike në cilësinë e shërbimit turistik. Por ky sezon është edhe më i vështirë, jo për shkaqe të lidhura drejtpërsëdrejti me të. Përveç arsyeve të tjera që kanë penalizuar turizmin shqiptar në vite, rrethana të reja kanë rritur rrezikun. Vendi duhet të trembet nga “braktisja” që shqiptarët do t’u bëjnë plazheve të tyre. Sinjalet tashmë duken, madje janë të forta. Liberalizimi i vizave këtë vit ka rritur numrin e individëve që preferojnë destinacione të reja turistike, që më parë kanë qenë të ndaluara, për shkak të mungesës së një vize. Në hartën e lëvizjes së turistëve shqiptarë janë shtuar shumë vendet europiane. Janë rritur preferencat për Spanjën, Italinë, kanë edhe për Francën. Ikin për pushime deri në Indonezinë e largët. Ndërkohë fqinjët si Mali i Zi dhe Turqia mbeten udhëtimet më komode në raportin çmim/shërbim. Por në horizont është shfaqur tashmë dukshëm edhe Greqia. Ofertat nga ky vend në krizën më të thellë ekonomike, por dhe afërsia gjeografike, dhe me plazh, ushqim dhe sjellje të njëjtë me Jugun e vendit, janë bërë kërcënim për turizmin e brendshëm shqiptar.
Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan mbi 3 milionë vetë. Ky është rezultati më i lartë, që vendi ka arritur ndonjëherë në historinë e tij, me ndikim jo pak të ndjeshëm për të ardhurat nga turizmi. Këtë vit, numri i vizitorëve ndoshta mund të jetë edhe më i lartë. Si rrallëherë Shqipëria këtë vit ka qenë pjesë e guidave ndërkombëtare të turizmit nga agjencitë më të njohura. Në to, Shqipëria nuk u përshkrua si vend kalimtar, por si një destinacion final, ku çdo turist i huaj ka çfarë të marrë dhe të pëlqejë, duke qëndruar. Edhe nuhatja qeveritare me përqendrimin e investimeve rrugore që të çojnë drejt bregdetit, apo nuhatja e agjencive turistike, të cilat rritën numrin e aktiviteteve turistike, duke futur në paketat e argëtimit jo vetëm turizmin e detit dhe të rërës, por dhe turizmin aventuror, të sporteve të ujit, turizmin malor etj., do të ndikojnë në rritjen e numrit të turistëve. Por numri i turistëve që hyjnë në një vend, është një tregues, por jo më i rëndësishmi dhe i vetmi. Ashtu sikundër mund të vijnë turistë, edhe vendasit mund të largohen. Shqipëria këtë vit duhet të mendojë jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë përtej kufijve të saj, por edhe për të mbajtur qytetarët e vet për të mos u larguar. Nga ky fluks hyrje-daljesh të ardhurat neto të Shqipërisë janë rritur, por jo me të njëjtin ritëm siç është rritur numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë. Ndaj për të parë të vërtetën mbi turizmin shqiptar do të duhet të llogaritet treguesi i shpenzimeve për çdo turist, të kryera në një ditë qëndrimi ose ndryshe “treguesi i turistit të kënaqur”. Ky tregues ndihmon për të kuptuar sesa të fortë jemi në garën për turizmin. Kur ky tregues rritet, do të thotë se aq më shumë një turist është i gatshëm të përfitojë nga shërbimet e këtij vendi, duke harxhuar më shumë para krahasuar me një tjetër me të njëjtat çmime. Sa më i lartë ky tregues, aq më e lartë është cilësia e produktit turistik. Sa më i ulët ky tregues, aq më të shumta janë shanset që ky turist të mos kthehet më, pasi nga vendi që viziton ofron pak shërbime dhe me cilësi të ulët. Sot Shqipëria nuk mundet ta bëjë këtë llogari për disa rrethana.
Megjithatë gara për mjedis të pastër higjienikisht, për cilësi shërbimi apo akomodimi, gara me çmimet dhe ofertat është një garë e përjetshme, sepse dhe kur mendon se janë arritur standardet, veçanërisht në turizëm, standarde të reja shfaqen edhe më të larta. Shqipëria, edhe pse ka probleme shumë më të mëdha se vendet konkurruese, ajo ka çfarë të ofrojë. Përmirësimi i vazhdueshëm dhe i dukshëm dhe infrastrukturës jo vetëm rrugore në tërësi, rritja e edukatës turistike, qetësia dhe stabiliteti janë ogur mirë, por Shqipëria ende nuk di të thotë se e fortë qëndron në këtë garë.
Jeni duke lexuar në: 488
1. Spanjë Spanja ka qenë gjithnjë destinacion i preferuar për shumëkënd, dhe mbetet ende një nga vendet më të vizituara në verë, në veçanti ishujt Balearikë, Mallorca dhe Ibiza, si dhe ishujt Kanarike Tenerife dhe La Palma. Destinacione të tjera fantastike spanjolle janë Costa de la Luz dhe Catalonia. Spanja ofron shumë më tepër sesa plazhi. Në Spanjën Veriore mund të kaloni pushime fantastike ecjeje malore dhe në Katalonia mund të përjetoni pushime të përsosura çiklizmi. Rritja e linjave ajrore […]
Nje vit mjaft i mbare per eksportuesit, ndersa kompanite qe veprojne ne tregun e brendshem po ndiejne presionin e shtimit te konkurrences dhe tkurrjes se konsumit. Ja renditja e 50 kompanive me te medha ne vend. Nga tendenca e tregut te celulareve, naftes, shperndarjes me shumice dhe pakices deri te xhiro e grupeve shqiptare me te medha te biznesit Nga Ornela Liperi
Vlera prej 20 miliarde lekesh e detyrimeve te debitoreve ndaj bankave ve ne levizje kreret e qeverise, te cilet kerkojne pershpejtim te ekzekutimit te kolateraleve. Bankat: Nese nuk nderhyhet, cenohet kreditimi Nga Laura Cela
Burimi: INSTAT
Engjell Pere Fakulteti i Ekonomise Universiteti Europian i Tiranes
Nje vit mjaft i mbare per eksportuesit, ndersa kompanite qe veprojne ne tregun e brendshem po ndiejne presionin e shtimit te konkurrences dhe tkurrjes se konsumit. Ja renditja e 50 kompanive me te medha ne vend. Nga tendenca e tregut te celulareve, naftes, shperndarjes me shumice dhe pakices deri te xhiro e grupeve shqiptare me te medha te biznesit Nga Ornela Liperi
Po te kthehemi pas ne kohe, do te verejme se pjesen me te madhe te ushqimeve nuk i kemi blere asnjehere me shtrenjte se sot. Tregu i prodhimit vendas po ndjek prirjet nderkombetare te rritjes se cmimeve, por fermeret fitojne pak nga kjo rritje duke pasur me pak mundesi te investojne ne teknologji. Tregtaret e pakices, fitimet me te medha. Politikat e prodhimit, te pa ndryshuara Nga Albana MUCAJ
Vlera prej 20 miliarde lekesh e detyrimeve te debitoreve ndaj bankave ve ne levizje kreret e qeverise, te cilet kerkojne pershpejtim te ekzekutimit te kolateraleve. Bankat: Nese nuk nderhyhet, cenohet kreditimi Nga Laura Cela
Po te kthehemi pas ne kohe, do te verejme se pjesen me te madhe te ushqimeve nuk i kemi blere asnjehere me shtrenjte se sot. Tregu i prodhimit vendas po ndjek prirjet nderkombetare te rritjes se cmimeve, por fermeret fitojne pak nga kjo rritje duke pasur me pak mundesi te investojne ne teknologji. Tregtaret e pakices, fitimet me te medha. Politikat e prodhimit, te pa ndryshuara Nga Albana MUCAJ
Burimi: Oda Ekonomike e Kosoves
eshte nje nga pikat e forta te turizmit shqiptar, por qe ende nuk po shfrytezohet ne te gjithe potencialin e saj. Te huajt jane ata qe joshen me shume pas ketij turizmi, ndersa shqiptaret jane ende ne eksplorim Nga Elona Bedalli
Mes sallave shqiptare dhe te vendeve me te zhvilluara te kinemase ka pak diference. Te njejtet filma ne pothuajse te njejten kohe, si saga e fundit e rHarry Potterr. Ndryshimin e perben niveli me i larte i piraterise. Shqiptaret po i rikthehen kinemase Nga Albana MUCAJ
Pergatiti: Albania Mucaj

Sipas nje studimi te ri, ne vitin 2010, drejtuesit gjermane te kompanive pane qe nivelet e tyre te shperblimeve te rkercejner 22%. Ata po fitojne sa perpara krizes, por jane ende ne mes te pagesave po te bejme nje krahasim nderkombetar