Në Europë nuk janë fshirë ende hijet e dyshimit për bankat dhe borxhet qeveritare, nëse ato do të mundin të mbajnë larg një krizë të dytë. Në takimin e saj të fundit me krerë të bankave qendrore nga e gjithë bota, shefja e FMN-së, Kristine Lagard, nënvizoi se pasiguri të tilla po përcjellin nervozizëm të madh në tregje.
Rreziqet për një rënie tjetër të ekonomisë globale po shtohen. Sado që rritja ekonomike vazhdon, ajo është e pamjaftueshme. Të gjitha ekspertizat ekonomike tashmë konvergojnë në faktin se jemi në një fazë të re, kur nga çasti në çast mund ta shohim këtë rimëkëmbje të brishtë të devijojë. Pikërisht për këtë arsye, të gjithë mendojnë se është koha për të vepruar.
A është Shqipëria në vorbullën e këtij shqetësimi. Sigurisht që po, ndonëse jo me të njëjtat përmasa. Kanalet nga mund të përcillen shqetësimet europiane drejt ekonomisë shqiptare janë të shumta dhe kanë provuar që veprojnë.
Në tablonë e fundit ekonomike, Banka e Shqipërisë, javën e kaluar theksoi se rrtija ekonomike do të vazhdojë edhe kredia bankare është gjallëruar. Sipas të dhënave të fundit edhe si 6 mujor stoku i kredive arriti në rreth 510 miliardë lekë në fund të muajit qershor, duke shënuar rritje prej 11% me bazë vjetore për periudhën janar-qershor 2011 dhe 5.6% në krahasim me fundin e vitit 2010. Mjaft e ndjeshme dhe e lartë është rritja e kredisë për bizneset (lexo në brendësi “Pengu” i bankave). Megjithatë këto dy tregues mbeten të pamjaftueshëm për të ekuilibruar ekonominë dhe për të sjellë qetësinë e dëshiruar. Ka ende kërkesë të ulët, nënvizoi Banka e Shqipërisë, dhe rritja ekonomike po prish parashikimet. Ndaj është koha për të vepruar më me energji. Së pari, ndërhyrja nuk duhet të jetë afatshkurtër, por të ketë plane afatgjata dhe veçanërisht të koordinuara jo vetëm financiare, por edhe monetare. Në projeksionet për muajt e ardhshëm, Banka e Shqipërisë vëren se kanë prirje për rënie të inflacionit, ka rritje të nevojës për kredi nga biznesi, ndërkohë indeksi i besimit është rritur. Pra më shumë se zgjidhjet e momentit, nevoja mbetet për të parë në një të ardhme më të sigurt. Së dyti, megjithëse detyrë prioritare është mbajtja nën kontroll e borxheve, përpjekjet qeveritare nuk duhet të cenojnë stimujt, mungesa e të cilëve do të kërcënonte rikuperim e rritjes ekonomike të dëshiruar. Së treti kërkohet që Banka e Shqipërisë të jetë më aktive në këto përpjekje. Javën e fundit, guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, paralajmëroi një vendim të ardhshëm për uljen e normës bazë të interesit, duke e parë si një stimul për t’i dhënë hov kërkesës. Por sërish mbetemi tek argumenti se këto politika janë zgjidhje afatshkurtra, nga Banka Qendrore kërkohet më shumë gjallëri. Norma e interesit është vetëm një instrument monetar, ndonëse shumë i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm. Banka Qendrore ka mundësi të japë më shumë stimuj përmes politikave monetare, të cilat do të përfshijnë sistemin bankar në plane zhvillimi afatgjatë, për ta kthyer atë një stimul aktiv për ekonominë. Por kjo ende nuk është dëgjuar nga autoritetet. Në këto momente, planet konkrete afatgjata të mirëkoordinuara, që cekin një mjedis të gjerë ekonomik janë shumë të rëndësishme, pasi rreziku që një krizë mund të fusë ekonominë në recesion, është më i lartë se sa risku i një inflacioni të lartë.
Jeni duke lexuar në: 494
Modeli i televizionit me pagese, gjeneruesi kryesor i fitimeve dhe programeve te mira ne biznesin e medias, gjendet nen kercenim
Shtimi i kredive me probleme nuk po u jep mundesi bankave te marrin fryme dhe tri gezohen rritjes se vazhdueshme te depozitave, apo te perqendrohen ne zgjerimin e kreditimit. Fitimet e bankave bien serish Nga Ornela Liperi
A duhet të shqetësohen investitorët, nëse një kompani shpenzon më shumë se sa fitonr Investitorët e gjigantit të gazit natyror që kontrollohet nga Rusia, “Gazprom”, në pamje të parë nuk duken të shqetësuar. Kompania e gazit raportoi javën e kaluar, se fluksi i mjeteve monetare ishte gëlltitur plotësisht nga shpenzimet kapitale në tubacionet e shtrenjta dhe hekurudhat në gadishullin e ngrirë Yamal. Megjithatë, aksionet nuk kanë rënë, pasi u mbështetën nga një rritje e fortë e të ardhurave të regjistruara […]
Pse ne Shqiperi, tregu i veshjeve te shtrenjta apo “high” nuk ka sukses? Me gjithë dëshirën e shqiptarëve per makina apo argetim, ne veshje shpenzojne ne shifra te uleta apo mesatare Nga Laura Cela Në një kohë kur numri i qendrave tregtare dhe i njësive që tregtojnë veshje po rritet, shumë të paktë janë ato që shesin veshje të shtrenjta apo “firmato”. Menaxherët e qendrave tregtare, si dhe konsulentë të sektorit kanë konfirmuar për “Monitor” se sektori “high” i përket […]
eshte nje treg ende i pakonsoliduar. Jane te shumta arsyet qe e bejne ende te tille. Tregtuesit, thone se mungesa e sigurise, por edhe fakti qe eshte nje treg i vogel i mban ende larg markat e medha, qe te hapin filialet e tyre ekskluzive Nga Elona Bedalli
Turizmi shqiptar duket se ka bere hapa prapa, me gjithe disa permiresime sporadike. Ekspertet e fushes shprehen pesimiste per ecurine e kesaj industrie, e cila ka humbur avantazhet me rajonin Nga Elona Bedalli
eshte padyshim nje nga celesat e suksesit te nje fushate marketingu, por biznesi shqiptar nuk ka mesuar ende ta perdore si duhet. Agjencite e reklamave po i japin gjithnje e me shume rendesi, madje shpesh duke ia besuar kete rol eksperteve te huaj Nga Elona Bedalli
Interviste me Rektorin e Universitetit BEDeR, Dr. Ferdinand Gjana
Motorola, në treg Pro+ Motorola prezantoi modelin e saj të ri të telefonit të mençur me Android 2.3 Gingerbread, përkatësisht modelin Motorola Pro+, i cili do të dalë në treg së shpejti në Europë dhe Azi. Modeli i ri i telefonit të Motorola-s, i cili vjen me versionin e fundit të sistemit operativ Android, ka tastierë të plotë QWERTY, ndërsa besohet se i njëjti do të ketë qasje të plotë në aplikacionet e Google, pas blerjes që kjo e fundit […]
Nga Ornela Liperi
Pse ne Shqiperi, tregu i veshjeve te shtrenjta apo rhighr nuk ka suksesr Me gjithe deshiren e shqiptareve per makina apo argetim, ne veshje shpenzojne ne shifra te uleta apo mesatare Nga Laura Cela
eshte padyshim nje nga celesat e suksesit te nje fushate marketingu, por biznesi shqiptar nuk ka mesuar ende ta perdore si duhet. Agjencite e reklamave po i japin gjithnje e me shume rendesi, madje shpesh duke ia besuar kete rol eksperteve te huaj Nga Elona Bedalli
Akullorja eshte nder produktet me te suksesshme te kesaj vere. Tregtaret raportojne dyfishim te shitjeve krahasuar me veren e kaluar. U nxiten nga oferta e shtuar dhe cmimet e qendrueshme. Sic vleresojne dhe europianet, akulloret jane privilegji i embel, i perballueshem Nga Albana MUCAJ
Komplekset e pishinave po shtohen bashke me format e argetimit brenda tyre. Oferta e shtuar, por edhe perkeqesimi i financave te konsumatoreve, kane sjelle ulje te nivelit te frekuentimit ne disa prej tyre. Pishine private, per me shume qetesi
Komplekset e pishinave po shtohen bashke me format e argetimit brenda tyre. Oferta e shtuar, por edhe perkeqesimi i financave te konsumatoreve, kane sjelle ulje te nivelit te frekuentimit ne disa prej tyre. Pishine private, per me shume qetesi
Të gjithë, çdo ditë, përballemi me lëvizjen drejt një epoke të re, asaj të ekonomisë së dijes. Punonjësit çdo ditë kanë nevojë për nivele më të larta edukimi, përvetësimin e aftësive të ndryshme dhe sjelljeve të reja, që i ndihmon ata të përshtaten me një mjedis social pune gjithmonë e në ndryshim. Në ekonominë e sotme “të diturit” është monedha e suksesit, organizatat nuk mund të ngrenë pritshmëri suksesi apo lulëzimi, pa marrë në konsideratë serioze mangësitë në fuqinë punëtore, […]
Nga prof. dr. Kristaq TENEQEXHI
Shqipëria renditet sot një nga vendet me potencial të madh në Europë për kultivimin e gështenjës, por deri më sot, vetëm 7 mijë hektarë janë “në dispozicion” të saj. Që në fillim të këtij viti, qeveria i përfshiu në prioritetet e sektorit të bujqësisë arrorët, ku synohet nxitja e 30 milionë rrënjëve të tilla, por fermerët thonë se pengesa më e madhe në këtë drejtim është magazinimi dhe ruajtja e tyre. Ramiz Jahja është sot i vetmi përpunues i gështenjës […]