Ne Europe shqetesimi eshte rritur se tregjet e kreditit nuk po funksionojne, pasi bankat po e kane gjithnje e me te veshtire per te gjetur para dhe situata po perkeqesohet. Sinjalet e tkurrjes se kredise sa vijne e po behen me te qarta, qe nga Europa po perhapen ne Azi e deri ne Japoni e Australi. Europa shqetesohet se ka hyre tashme ne recesion dhe nje tharje e huase do ta perkeqesonte me tej situaten. Bankat ofrojne karburantin e nevojshem qe duhet qe te ece perpara makina ekonomike; pa kete lubrifikant makina ngec.
Bankat jane furnizuesit tradicionale te kredise per qeverite, kompanite dhe individet. Ndersa problemi ne Europe eshte se bankat vete nuk i kane te sigurta burimet e financimit, ne Shqiperi ky rrezik nuk ekziston. Bankat ne vend kane likuiditet te mjaftueshem, teksa burimi kryesor i financimit te fondeve te tyre jane depozitat, te cilat ne dy vitet e fundit jane rritur ndjeshem, sidomos ato ne euro (shiko shkrimin e bankave ne faqet e brendshme te revistes). Kredia, vertet nuk rritet me ritmet e larta te parakrizes, prej 50% ne vit, por 2011-a solli gjithsesi nje gjallerim, me nje zgjerim prej 15% me baze vjetore.
Megjithese situata nuk eshte aq alarmante sa ne Europe, shqetesimet jane se dhe ne Shqiperi bankat, qe ushtrojne aktivitetin ne vend mund te tkurrin kreditimin, sidomos ato me kapital te huaj, qe jane dhe me ngushtesisht te lidhura me krizen e borxheve, qe po kalojne shtetet e bankave te tyre mema. Shtrengimi i kushteve lidhur me raportin e kapitalit me kredine (direktive e bankave mema) eshte nje faktor qe mund te orientoje bankat ne ngadalesimin e kredidhenies. Vijimi i rritjes se huave te keqija eshte elementi tjeter, qe ka marre kohen me te madhe te personelit bankar. Ngadalesimi i ciklit te biznesit, dhe riformatimi i sektoreve, qe po sjell mbarimi i nje cikli, qe zgjati prej me shume se dy dekadash, eshte nje tjeter zhvillim qe ka rcrorientuarr bankat (psh nje pjese e konsiderueshme e kredise, dikur ishte e destinuar per ndertimin; sot ky sektor konsiderohet nga bankat si me rrezik mjaft te larte). Ne kahun tjeter, vete bizneset kane tkurrur kerkesen per hua, sidomos per investime, dhe po marrin kryesisht overdraft apo hua per kapital punues.
Ne nje ambient te tille, Banka e Shqiperise, ne nje veprim te guximshem, uli normen baze te interesit per lekun ne minimumin me te ulet historik prej 4.75%. Niveli i uljes dhe shpejtesia me te cilin po kryhet kjo levizje e fundit eshte shume me e larte se ne vitin 2009, kur vendi filloi te ndiente pasojat e krizes financiare globale, qe i pati fillesat ne SHBA. Tashme qe kriza eshte tek dera, me fqinjet Itali e Greqi, qe jane prekur ndjeshem, nje veprim i shpejte eshte i mirepritur.
Ne afatin e shkurter, ndikimin me te madh nga ulja e normes baze pritet qe gjithsesi ta kete qeveria, e cila do te perfitoje nga nje kosto me e ulet e borxhit te brendshem, si rrjedhoje e efektit qe do te kete levizja e BSH-se ne reduktimin e yield-it (interesit) te bonove te thesarit. eshte bere e qarte tashme se financat nuk parashikojne te dalin ne tregjet nderkombetare kete vit, ashtu sic bene vitin e kaluar, dhe e gjithe vemendja e tyre do te orientohet ne financimin me bono te brendshme, bleresit kryesore te te cilave jane bankat. Borxhi publik, qe ndodhet ne kufirin maksimal prej 60% te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) dhe pritet te qendroje ne keto nivele, apo ndoshta dhe te rritet pak ne afatin e mesem, nuk e ka luksin qe te sherbehet me norma te larta interesi, pasi kjo do te perkeqesonte parametrat makroekonomike te vendit.
Ndersa ndikimi i uljes se normes baze ne nxitjen e kreditimit pritet te jete pak me i shtrire ne kohe. Krahas faktoreve qe u permenden me lart, huaja ne valute vijon te jete e preferuar, sidomos nga bizneset (keto te fundit jane ato qe po vazhdojne te kreditohen, ndersa hua per individe po rritet me ritme shume te uleta). Nderkohe pervoja ka treguar se nje vendim i tille do te pakten gjashte muaj kohe qe te transmetohet ne tregun e kredise (p.sh., ulja e nje muaji me pare te normes baze nuk eshte transmetuar akoma ne nje renie te kostos se kredise se lekut). Megjithate ne rregulloren e fundit te Bankes se Shqiperise bankat e nivelit te dyte jane te detyruara qe, sikunder kane raportin valute-leke ne depozita, te kene te njejtin raport edhe kur kreditojne. Ku kusht i shoqeruar me uljen e normes se interesit ne leke, shton shanset e nje krediti me te larte ne monedhen vendase, duke qene keshtu nje perftim dhe vlere e shtuar per biznesin. Ne finale, mund te thuhet se nga ky agresivitet i Bankes se Shqiperise pritet te mos perfitoje vetem qeveria, megjithese ne nje afat me te gjate perfitues do te jene edhe bizneset, dhe e gjithe ekonomia shqiptare.
Jeni duke lexuar në: 507
Qetësohen tregjet për Italinë e Spanjën Yield-et (interesat) e borxhit të vendeve periferike të Eurozonës po bien me shpejtësi, me yield-in referencë të Italisë që zbriti poshtë 7% pas ankandeve të suksesshme të obligacioneve spanjolle dhe franceze. Përmirësimi në tregjet e obligacioneve, të cilat prej javësh ishin bërë objekt frike për investitorët, dha shenjat e para se një lëvizje e koordinuar e bankave qendrore për të nxitur likuiditetin global po përmirëson aftësinë e shteteve periferike të Eurozonës për të marrë […]
Bankat i janë gëzuar rritjes së depozitave, sidomos gjatë tremujorit të tretë të vitit, kur emigrantët në Greqi zhvendosën një pjesë të kursimeve në Shqipëri. Por, kreditë e këqija kanë vijuar rritjen, teksa disa banka kanë fshirë kreditë Sistemi bankar e përmirësoi aktivitetin në tremujorin e tretë të 2011-s. Bankat e mëdha gjallëruan kreditimin, teksa rritja e depozitave ishte mjaft e lartë, sidomos në muajin gusht, kur sistemi iu gëzua prurjes së depozitave nga emigrantët në Greqi. Por, disa banka, […]
Vonesat ne pagesa dhe veshtiresite ne kreditim po nxisin zhvillimin e kompanive te faktoringut. Objekt i ndermjetesve parapagues jane prodhuesit shqiptare, te cilet tregtojne ne rrjetet e shitjes me pakice. Eksportuesit, nje mundesi e mire per te ardhmen. Ne bote, faktoringu nderkombetar rritet 47% Nga Albana MUCAJ
Gjate dhjete mujorit tregu i sigurimeve u rrit me ritme modeste krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Liberalizimi i cmimeve per sigurimet motorike ka sjelle jo vetem ulje te te ardhurave per kompanite, por edhe renie te demeve te paguara Nga Elona Bedalli
CEZ nderron mendje: Na jepni borxhin, nuk kerkojme rritje tarife. Problemi qendron te KESH dhe OST, pasi duan shtrenjtim deri ne 230%. Variantet e ERE-s dhe vendimi final
Zhvillimet globale, qe shpesh duket se na kane perfshire ne nje lemsh te pazgjidhshem, po japin edhe nje efekt te kundert: te shohim afer. Ne vendin tone, ashtu si dhe tregjet me te zhvilluara, nxitet konsumi i prodhimeve vendase, perdorimi i sherbimeve, apo turizmi vendas. Shume vende po zgjedhin produktet rme 0 kmr per te mbeshtetur prodhuesit vendas e per te thithur ajer me te paster. Nga Albana MUCAJ Tashmë kur “fshati global” është bërë realitet, edhe ndjeshmëria ndaj produkteve […]
Sherbimet e konsulences po behen domosdoshmeri per sipermarrjet shqiptare. Vetem programi BAS (Sherbime Konsulence per Biznesin) i BERZH ka mbeshtetur gati 250 projekte konsulence
Bankat i janë gëzuar rritjes së depozitave, sidomos gjatë tremujorit të tretë të vitit, kur emigrantët në Greqi zhvendosën një pjesë të kursimeve në Shqipëri. Por, kreditë e këqija kanë vijuar rritjen, teksa disa banka kanë fshirë kreditë Sistemi bankar e përmirësoi aktivitetin në tremujorin e tretë të 2011-s. Bankat e mëdha gjallëruan kreditimin, teksa rritja e depozitave ishte mjaft e lartë, sidomos në muajin gusht, kur sistemi iu gëzua prurjes së depozitave nga emigrantët në Greqi. Por, disa banka, […]
Efekti krize nuk po favorizon vetem produktet e lira. Ndersa pjesa me e madhe e bleresve po varferohen, kriza po tregon se hendeku mes te pasurve dhe te varferve po thellohet me tej. Rrjetet e shitjes me pakice e dyqanet e veshjeve raportojne rritje te shitjeve te segmentit te lire, por edhe prodhimeve me te shtrenjta. Restorantet italiane po ecin gjithashtu me mire. Nga Albana MUCAJ
CEZ nderron mendje: Na jepni borxhin, nuk kerkojme rritje tarife. Problemi qendron te KESH dhe OST, pasi duan shtrenjtim deri ne 230%. Variantet e ERE-s dhe vendimi final
RETAIL/Qendra arrin 120 mije vizitore ne diten e pare. Drejtuesit te bindur ne sukses, megjithese zyrtarisht konsumi shenon renie
Programet e Bashkimit Europian pritet te jene mbeshtetja me e madhe e shoqerive civile ne Shqiperi, por barra fiskale behet pengese
Programet e Bashkimit Europian pritet te jene mbeshtetja me e madhe e shoqerive civile ne Shqiperi, por barra fiskale behet pengese
Kriza qe ka mberthyer Europen ka nxitur vendet e rajonit te Ballkanit tri hedhin syte nga njeri-tjetri, per te rritur shkembimet tregtare, por jo vetem. Shqiperia eshte nje nga tregjet qe shihet me interes Nga Elona Bedalli