Mallrat e akcizës – Importet
Importi i mallrave të akcizës paraqet një tendencë rritje në pjesën më të madhe të këtyre produkteve.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), sasia e kafesë së importuar gjatë 2011-s arriti në 6.54 mijë tonë, ose 34% më shumë se një vit më parë. Gjithsesi, krahasuar me dy vite më parë, importet mbeten ende më të ulëta.
Sasia e birrës së importuar gjatë vitit 2011 ra ndjeshëm. 31,446 mijë litra të importuara vitin e kaluar ishin rreth 7% më pak se në 2010-n. Sasia më e madhe e birrës së importuar u shënua në vitin 2009, kur konsumuam 36,601 mijë litra birrë importi.
Stina e verës shënoi kulmin e importeve. Vetëm në muajin gusht u importuan 4.730 mijë litra, ose 15% e totalit të importit.
Gjatë vitit të kaluar, rënie të ndjeshme pësuan edhe importet e karburantit. Sipas të dhënave doganore, sasia e importuar ishte 457,250 tonë. Krahasuar me një vit më parë, sasia e importit ra 6%.
Në vitin 2011, importi i karburanteve shënoi nivelet më të larta në muajt gusht e dhjetor.
Edhe në tregtinë e cigareve vërehet një tendencë rënie e importeve. Sipas të dhënave doganore, sasia e importit të cigareve për vitin 2011 ishte 3.25 mijë tonë. Krahasuar me një vit më parë, importi i cigares ra 28%. Në 2010-n, sasia e cigareve të importuara u rrit mbi 12%.
Burimi: DPD