Kriza europiane Bankat ulin investimet në bonot e thesarit të qeverisë
Në tremujorin e tretë dhe të katërt 2011, bankat kanë ulur investimet në bono thesari, të cilat zinin 9.3% të totalit të aktiveve në fund të 2011-s, nga 11.2% në fillim të po këtij viti. Të dhënat për tremujorin e parë të këtij viti nuk janë bërë publike nga Banka Qendrore, por presioni që kanë hasur financat mund të konstatohet nga rritja e vazhdueshme e yield-it të bonove të thesarit, që ka arritur në 7.35% aktualisht nga rreth 7% në […]
Program buxhetor Borxhi publik, në rritje në 2012-n
Pavarësisht presionit të vazhdueshëm të institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN e BB, qeveria shqiptare nuk planifikon të ulë borxhin e brendshëm gjatë 2012-s, përkundrazi ai pritet të rritet në raport me vitin e kaluar. Sipas programit buxhetor afatmesëm, 2013-2015, në 2012-n stoku i borxhit do të arrijë në 59.6% të PBB-së, niveli më i lartë rekord i viteve të fundit për të zbritur në 58% vetëm në fund të vitit 2015. Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik […]
Vendimi – Kontrata “1 euro” për energjinë e rinovueshme
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për disa shtesa në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës synojnë të nxisin investimet në sektorin e energjisë së rinovueshme. Në vendim propozohet zbatimi i tarifës së përdorimit “1 euro kontrata” për truallin me pronësi publike, për zhvillimin dhe stimulimin e projekteve për ndërtimin e burimeve të reja energjetike. […]
Kredia – Gjallërohet në mars
Megjithatë ritmet e rritjes së kredisë janë përgjysmuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Kredia për ekonominë ka shënuar rritje me bazë mujore në muajin mars duke arritur në 550 miliardë lekë, 1.3% më e lartë në krahasim me shkurtin 2012. Megjithatë në raport me dhjetorin 2011, huaja për ekonominë është rritur vetëm me 1.5%, nga rreth 3% që ishte ky ritëm rritjeje për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përgjysmimi i ritmeve të kredisë […]
Statistikat – Kriza, shqiptarët po kursejnë më pak
Monedha vendase mbetet e preferuara e depozituesve Kursimet e shqiptarëve në tre muajt e parë të këtij viti janë rritur me ritme më të ulëta në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shtesa e kursimeve për periudhën janar-mars 2012, në krahasim me dhjetorin 2011, ishte 12.7 miliardë lekë, nga 14.4 miliardë lekë që ishte kjo shtesë në janar-mars 2011. Ndonëse në kohë të pasigurta ekonomike rritet tendenca për të […]
Kuvendi – Miratohet projektligji për Gjykatën Administrative
Me 122 vota pro është miratuar në Kuvend projektligji shumë i debatuar e për më tepër i zgjatur për disa vite. Në rendin e ditës, Kuvendi shqyrtoi ligjin për Gjykatën Administrative. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në tërësi me konsensus të palëve projektligjin për Gjykatën Administrative. Të dyja palët ranë dakord gjithashtu që në shkallë vendi të jenë 6 Gjykata Rrethi Administrative, duke marrë si formë organizimi atë të Gjykatave të Apelit. Sipas këtij ligji, veprimtaria e Gjykatës Administrative […]
Tendenca – Politika lehtësuese e BSH-së pa ndikim në treg
Interesat e kredive dhe depozitave në lekë kanë vazhduar rritjen edhe në muajin mars Ndonëse që nga korriku i vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka ulur katër herë normën bazë të interesit, duke e çuar atë në 4.25% aktualisht, efektet e kësaj politike lehtësuese, që synonte nxitjen e ekonomisë, nuk janë ndier ende në treg. Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Qendrore bëjnë të ditur se norma mesatare mujore e interesit e kredive të reja në lekë […]
Kthimi!
Kthimi i emigrantëve në atdhe po jep efektin në ekonomi. Rritja e depozitave, e kërkesave për dyqane dhe apartamente, e përdorimit të kartave telefonike, janë disa nga sinjalet që ata po japin në treg. Por qëndrimi i tyre në një kohë kur norma e papunësisë është ende e lartë, pritet të jetë i shkurtër Ndonëse nuk ka shifra të sakta për kthimin e emigrantëve dhe integrimin e tyre në vend, sektorë të ndryshëm të ekonomisë duket se po ndjejnë ndikimin […]
Kur forcohen themelet
Për vite të tëra, fermerët kanë mundur të kreditohen përmes mikrofinancës. Mbi 31 mijë anëtarë numëron vetëm Unioni SHKK, i cili shikon interes në rritje të fermerëve dhe po u përgjigjet me diversifikim të shërbimeve. Këtë vit, ajo do të bankarizë shërbimet. Dy djem të rinj në zonën e Vlorës, të kthyer nga emigracioni, kanë ngritur dy ferma blegtorale me nga 300 krerë të imëta, falë mbështetjes që kanë gjetur tek Unioni i Shoqërive të Kursim Kredisë (Unioni SHKK). Me […]
Xhungla e internetit
Në treg operojnë rreth 70 operatorë, nga të cilët 12 bëjnë “zhurmë” dhe shumë shpejt, mund të mbeten vetëm 4-5. Çfarë po ndodh me tregun super të liberalizuar dhe tarifat-flluska “Shqipëria dixhitale” është ëndrra e kahershme e Kryeministrit, i cili nuk harron ta promovojë si sfidë. Ndoshta deri-diku ia ka arritur qëllimit, sa i takon shërbimeve online për taksat, tenderët, apo dhe përdorimit në masë të celularëve, deri në 5 milionë (nga 2.8 milionë banorë që jemi gjithsej). Për ta […]
Sikur t’i ngjanim Turqisë
Disa parametra të ngjashëm zhvillimi, si ai i zgjerimit të gjeografisë së eksporteve, investimit në shëndetësi e arsim, si dhe “prioriteti” i turizmit na bëjnë të mendojmë se edhe në Shqipëri po krijohen bazat për një rritje të fortë e të qëndrueshme si në Turqi. Por shteti e sipërmarrjet private turke duken më pragmatiste në bashkëpunimin e rritjen e konkurrueshmërisë Zhvillimi i ekonomisë turke vitet e fundit është bërë objekt studimi për shumë ekspertë të tregjeve të tjera. Duke u […]
Pse ranë eksportet?!
Energjia elektrike dha ndikim të gjithanshëm në tregtinë e muajve të parë të këtij viti. Nga eksportues një vit më parë, kemi kaluar në importues neto të saj. Po për shkak të energjisë, reduktuam eksportet e metaleve. Shqetësimi: rënia e eksporteve ka prekur gjithë produktet kryesore Fenomeni: Eksportet drejt Greqisë fillojnë të rimëkëmben me eksportin e materialeve të ndërtimit Tre muajt e parë të këtij viti nxorën në pah anët e dobëta të eksporteve shqiptare. Me një rënie vjetore prej […]
Bërthamat e biznesit
Ekspertët mendojnë se ndërmarrjet nuk i shpëtojnë dot globalizimit, por një organizim i ngritur në formën e bërthamës i ndihmon të zhvillohen më shpejt Për zhvillimin e sipërmarrjeve private në një treg të vogël si Shqipëria, aplikimi i Metodës së Bërthamës është më se i përshtatshëm. Metoda e Bërthamës synon mobilizimin e ndërmarrjeve individuale, veçanërisht SME-ve dhe zhvillimin e proceseve organizative përmes ndërveprimit të disa sipërmarrjeve të ndërlidhura mes tyre në tregti a shërbime. Besnik Sykja, drejtor i Departamentit të […]
Modeli i ri i akcizave
Kuvendi pret të miratojë variantin final të akcizave, pas dy muajsh debate mes forcave politike dhe grupeve të interesit. Çfarë përmban në thelb projekti me 160 nene Për Ministrinë e Financave nuk ishte e lehtë të sqaronte ndryshimin radikal të ligjit “Për akcizat”, si për opozitën, ashtu dhe për grupet e interesit, të cilat kanë shprehur shumë vërejtje rreth paketës me propozime. Duke filluar nga 1 korriku, taksa do të administrohet vetëm nga dogana, përfshi edhe te prodhuesit vendas dhe […]
Bie çmimi i bakrit
Çmimi i bakrit ra pasi investitorët kinezë dhe tregtuesit u kthyen në treg pas një fundjave të gjatë, duke ndikuar në uljen e çmimit të metalit të kuq. Rënia erdhi pas njoftimeve në fundjavë nga një kompani e madhe e shkrirjes së bakrit, “Jiangxi Copper”, se do të fillonte eksportin në mënyrë që të lehtësonte mungesat në furnizim të këtij metali. Inventarët në Kinë, që është konsumuesi dhe importuesi më i madh i bakrit, janë në nivele rekord, por çmimet […]
Nafta bie si rrjedhojë e pasigurive ekonomike në Europë
Nafta ka shënuar një rënie të ndjeshme javën e kaluar, teksa presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se panorama ekonomike e Eurozonës ishte bërë më e pasigurt. Çmimet ranë me 2.5%, teksa Draghi tha se parashikimi ekonomik për rajonin është subjekt i rishikimeve në ulje, megjithëse BQE ende pret një rimëkëmbje graduale këtë vit. Banka Qendrore e mbajti nivelin referencë të normës së interesit në një nivel të ulët rekord prej 1%. Rënia e çmimit të naftës u […]
Rikthehet marrëveshja “Stand By”
Kosova i është rikthyer marrëveshjes “Stand By” me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi marrëveshjen që u lidh për një periudhë 20-mujore. Qeveria e Kosovës nga kjo marrëveshje do të përfitojë 106.6 milionë euro. Fondi do të përdoret si mbështetje për programin ekonomik për periudhën 2012-2013. Si fillim do të mund të përfitohen 5 milionë euro. Miratimi i marrëveshjes erdhi pas vlerësimit pozitiv që kishte bërë stafi monitorues i FMN-së. “Në 10 muajt e fundit, politika makroekonomike në […]
Serbi – Tregu i telekomunikacioneve rritet 9.6%
Tregu i telekomunikacioneve të Serbisë u rrit me 9.6% në 2011-n në 1.6 miliardë euro, bëri të ditur Agjencia e Komunikimeve Elektronike në vend, në raportin e saj paraprak të publikuar pak ditë më parë. Tregu kryesohej nga telefonia celulare dhe shërbimet e internetit, raportoi “Bloomberg”. Numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme u rrit me pothuajse 267,000 në 10.2 milionë, duke e çuar normën e penetrimit në pothuajse 143%. Të ardhurat e telefonisë së lëvizshme u rritën më shumë […]
Serbi – Kreditë me probleme, ndër më të lartat në rajon
Norma e kredive me probleme (NPL) e Serbisë është midis më të lartave në rajon dhe në fund të 2011-s ishte rreth 19.2%, në rritje nga 16.9% në 2010-n, 15.7% në 2009-n dhe 11.3% në 2008-n. Cilësia e portofolit të huasë është e dobët në segmentin e korporatave dhe biznesit të vogël, ndërsa sektori i pakicës ka një ecuri më të mirë. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Bankave, mund të pritet që niveli i NPL-ve të rritet […]
Bullgari – Qeveria do ulë çmimet e naftës
Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, tha se kabineti i tij po punon aktualisht dhe pret që të ulen çmimet e karburantit në vend, raporton “Novinite.com”. “Qeveria pret që të reduktojë më tej çmimet e karburantit dhe ka argument të mira rreth kësaj”, tha Borisov në një vizitë në Plovdiv. “Kabineti qeveritar ka bërë shumë përpjekje për të reduktuar çmimet e karburanteve, por megjithatë duhet theksuar se në këtë lojë janë të përfshira interesa prej miliardësh”, tha Kryeministri bullgar.
Kroaci – Interneti përdoret më pak se mesatarja europiane
Kroacia mbetet mbrapa vendeve të tjera të Europës për sa i përket aksesit në internet, raporton portal bankamagazine.hr. 61% e familjarëve kanë akses në internet në Kroaci, në një kohë që mesatarja e BE-së ishte 73%. Pjesa më e madhe e familjarëve që kishin akses në internet e merrnin shërbimin përmes bandës së gjerë. Rreth 64% kishin akses përmes DSL, ndërsa 24% përmes internetit me kabllo. Ata që mbeten, përdornin aksesin dial-up (6%) dhe telefonin (6%). Në krahasim me vitin […]
Rumani – Ngec huadhënia
Huadhënia qëndroi në vend në dy muajt e parë në Rumani në vitin 2012 (-0.34%), ndërsa kërkesa e ulët për hua të reja pritet të vazhdojë të paktën deri në mes të vitit, në një mjedis ekonomik jo shumë të favorshëm, çka i ka bërë si kompanitë ashtu dhe individët që të jenë të kujdesshëm.
Turqi – Konkurrenca e kompanive të makinave
Kompanitë e makinave po konkurrojnë me njëra-tjetrën për të mbrojtur shitjet e tyre në një treg që po tkurret në Turqi. Fushatat e fundit të reklamimit përfshijnë hua pa interesa dhe me kurs këmbimi të fiksuar. Prodhimi i makinave në Turqi ra me 8% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit 2012, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Makinave (OSD). Shitjet e automobilave të prodhuara në Turqi ranë me 17%, ndërsa reduktimi i shitjeve të makinave të importuara ishte […]
Serbi Kryesuese në rajon për IHD-të
Ministrja serbe e Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal, Nebojsa Ciric, theksoi se me një nivel prej 2.2 miliardë eurosh Investime të Huaja Direkte (IHD), që u arritën vitin e kaluar, Serbia ishte lider në rajon. Ajo shtoi se një fluks i ngjashëm investimesh pritet edhe këtë vit. Duke folur në tryezën e rrumbullakët “Investimet e Huaja Direkte në Serbi 2001–2011”, Ciric tha se gjatë 10 viteve të fundit janë investuar në Serbi rreth 17 miliardë euro në formën e Investimeve të […]
Bullgari – Ministri kërkon polici për taksat
Ministri bullgar i Financave, Simeon Dyankov, thotë se ai do që të kalojë në Parlament deri në qershor një faturë që parashikon krijimin e një policie për taksat dhe që kjo njësi duhet të fillojë punën në vitin 2013. Ministri tha se ai do që Agjencia e të Ardhurave Kombëtare të dalë me një propozim formal për krijimin e një policie të taksave brenda pak ditësh. Dyankov pohoi se dihet prej kohësh që ka një problem serioz me evazionin e […]
Rumani – BE heton tarifat e energjisë
Komisioni Europian ka nisur një hetim lidhur me tarifat e energjisë së firmës rumune “Hidroelectrica”, rezultatet e së cilës mund të çojnë në një gjobë që duhet të paguhet nga vendi. Komisioni ka hapur një hetim pesëditor, për të vlerësuar nëse kompania hidroenergjetike në pronësi shtetërore, “Hidroelectrica”, ka blerë ose shitur energji me tarifa preferenciale te disa tregtues energjie, klientë industrialë dhe prodhues energjie. Vendi mund të gjobitet ose të përballet me dënime të tjera, në rast se gjykohet se […]
Maqedoni – Borxhi i ulët ndihmon rritjen
Por vendi rrezikon sërish, pas huave të marra së fundmi nga bankat e huaja dhe institucionet ndërkombëtare Ekonomia e Maqedonisë po ecën mirë, në sajë të politikave të qeverisë, pohon Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. Sipas tij, vendi është i katërti në Europë sa i përket nivelit të ulët të borxheve, në 26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke u renditur pas Estonisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Luksemburgut. Ai shtoi se rritja ekonomike e projektuar prej 2% këtë vit nuk është […]
Gara shqipfolëse e turizmit
Operatorët turistikë në Shqipëri dhe trevat shqipfolëse të rajonit për këtë sezon premtojnë më shumë se një vit më parë. Për ta vërtetuar këtë do të duhet pak kohë, ndërsa kanë kuptuar se më shumë sesa për konkurrencë, duhet të flitet për paketa të përbashkëta turistike Europa Juglindore parashikohet të ketë rritjen më të lartë të turizmit deri në vitin 2020. Vlerësimi i Organizatës Botërore të Turizmit thekson faktin se në dhjetë shtetet e Ballkanit prishmëritë janw qw tw vijnw […]
Ku rëndon çmimi i naftës?!
Shtrenjtimi i karburanteve ka nxitur tashmë zinxhirin e rritjes së çmimeve në ekonomi. Familjet po i përdorin më pak autoveturat. Transporti i mallrave është kufizuar, ndërsa industria përpunuese po përpiqet të mos i kalojë kostot te çmimi i konsumatorit. Çmimet e larta erdhën në një periudhë kur kërkesa është tkurrur ndjeshëm Ndërsa qytetarët kanë zgjedhur të përdorin më pak automjetet e tyre, industria nuk pritet të reflektojë në prodhime a shërbime kostot e larta të lëndës djegëse. Në muajt e […]
Konsumi artificial i birrës
Ligji i ri për akcizat rrit artificialisht, deri në 240% më shumë, importet e birrës. Operatorët kanë shtuar importet që të mund të shesin nën ligjin e vjetër, me kosto më të lirë. Kriza po ul konsumin, 11% më pak se një vit më parë Shifrat e fundit të doganës për birrën e importit duket se përbëjnë një surprizë të vërtetë. Importi i birrës është rritur në mënyrë “galopante” në dy muajt e parë të vitit, 240% më shumë se […]
Plus si e tërhoqëm vëmendjen e publikut
Fushata publicitare për hedhjen në treg të produktit të ri PLUS Special, ka tërhequr masivisht vëmendjen e publikut. Veçantitë lidhen jo vetëm me komunikimin e një produkti që përbën risi absolute në tregun shqiptar, por edhe me kreativitetin e spikatur, ku konsumatorët lejohet të kërkojnë edhe të pamundurën… “Sfida në konceptimin dhe realizimin e kësaj fushate ishte komunikimi i një produkti risi dhe novator në tregun shqiptar, që hidhet për herë të parë në tregun e telekomunikacionit”, thonë burime nga […]
Telekomunikacionet: Mes humorit e rrjeteve sociale
Humori po përdoret si një element i rëndësishëm në fushatat e fundit të disa prej kompanive celulare në vend. “Lojën” e nisi AMC në fushatën e saj që reklamonte telefonin fiks me spotin e mamasë e djalit që kulmoi me shprehjen e “lapitopit” dhe më pas, me tri reklama rresht të realizuara me të ashtuquajturit “shokët e Çimit”. Në fushatën e radhës ishte kompania më e re e telefonisë së lëvizshme, PLUS, ajo që përmes tre spoteve prezantoi ofertën e […]
BQE e mban normën e interesit në 1%
Banka Qendrore Europiane i ka lënë normat e interesit të pandryshuara në 1%, teksa Eurozona nuk po arrin ta marrë veten nga efektet e masave të rrepta fiskale që janë ndërmarrë në rajonin e 17 vendeve. Vendimi nga Këshilli Qeverisës i BQE-së – që u takuan në prani të forcave të mëdha të sigurisë në Barcelonë të Spanjës – ishte gjerësisht i pritshëm. Banka Qendrore ende po pret ndikimin e huasë prej 1 trilion eurosh me afat trevjeçar, që i […]
“Microsoft” investon miliona në e-book
“Microsoft” do të investojë 300 milionë dollarë (226 milionë euro) te “Barnes & Noble”, në përpjekje për të forcuar librarinë dixhitale. Kjo lëvizje pritet të sfidojë bllokun kompjuterik të “Apple” e “Samsung”. Me këtë investim, “Microsoft” do të marrë 17.6% në një njësi të përbashkët me “Barnes & Noble”, me qëllim për të përshpejtuar “kalimin në leximin përmes internetit, çka po revolucionarizon zakonet e njerëzve, krijimin, ndarjet e gëzimin e përmbajtjeve dixhitale”, thanë dy kompanitë javës së kaluar. Lëvizja e […]
Më pak se 3 milionë të papunë në Gjermani
Për herë të parë në vitin 2012, shifrat e papunësisë për Gjermaninë kanë zbritur kufirin e 3 milionëve. Ndërsa punësimi në përgjithësi përmirësohet në pranverë, ekspertët mbeten skeptikë në lidhje me tregun e punës në muajt që vijnë. Numri i personave të papunë në Gjermani ka rënë në 2.963 milionë në prill, raportoi Agjencia Federale e Punësimit në Nuremberg. Ishte hera e parë për këtë vit që niveli i papunësisë ra në 7.0%, nën pragun psikologjik 3 milionë. Të dhënat […]
Pushimet, luksi “mund” krizën
Ndërsa kategoritë e tjera vuajnë pasojat e krizës, hotelet me pesë yje po rrisin punësimin dhe xhiron. Nëse familjet që i përkasin shtresës së mesme janë të detyruara të “shtrëngojnë rripin”, duke reduktuar buxhetin për pushimet, për të pasurit ndodh krejt e kundërta. Luksi duket se ka mundur krizën. Sipas vlerësimeve të fondacionit “Altagamma” në Itali, në sektorin e hotelerisë, stina e verës do të vazhdojë të shënojë rritje (19% në vitin 2010). Statistikat tregojnë se në këtë sektor prenotimi […]
Alarmi, në Itali papunësia arrin në 9.7%
Në Kombet e Bashkuara ka rënë alarmi mbi nivelin e papunësisë në Itali. Ilo (Organizata Ndërkombëtare e Punës) bën të ditur se në tremujorin e katërt, ky nivel kapi shifrën 9.7%, më e larta që nga viti 2001. Sipas Ilo-s, norma mund të jetë më e lartë sepse 2.1 milionë të papunëve do t’iu shtohen edhe 250,000 personat që janë në asistencë. Tepër alarmante paraqitet situata për Neet (akronim anglisht për të paarsimuarit, të papunët dhe të patrajtuarit) të cilët […]
Kur kriza ekonomike bëhet sinonim i taksave
Në Europë, kriza financiare duket se është bërë sinonim i taksave. Me planet për të mbajtur në kontroll shpenzimet publike, me kategori sociale që kanë nevoja të ndryshme dhe me një ekuilibër delikat politik, qeveritë e këtij kontinenti po përpiqen të gjejnë burime të reja, potencialisht të taksueshme. Në Angli, për momentin, “gishti” është drejtuar kundër një propozimi të bërë nga qeveria për një “pasty tax”, emër që ka marrë shkas nga torta e famshme e kripur angleze. Bëhet fjalë […]
Zotëria i rrezikshëm
Socialisti, i cili ka të ngjarë të jetë presidenti i ardhshëm i Francës mund të rezultojë jo i mirë për vendin e tij dhe gjithë Europën Është gjysma e motorit franko-gjerman që drejton Bashkimin Europian. Ka qenë vendi që ka mbajtur ritmin në krizën e euros, mes një Veriu të kujdesshëm dhe Jugu plëngprishës dhe midis kreditorëve dhe debitorëve. Dhe është i madh. Në rast se Franca do të ishte shteti i ardhshëm i Eurozonës që do të gjendej në […]
Korridoret e remitancave
Në Tapachula, një qytet tepër i nxehtë në jug të Meksikës, njerëzit qëndrojnë në radhë brenda një dege me ajër të kondicionuar të bankës “Azteca”, për të marrë remitancat e tyre. Vitin e kaluar, meksikanët vlerësohet të kenë marrë 24 miliardë dollarë remitanca nga miqtë dhe familjet që punojnë jashtë vendit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën Meksika formon korridorin më të ngarkuar të remitancave në botë. Por një vështrim më i thellë në radhën e […]
Si të formuloni një njoftim për punë
Kërkesat për punë janë të lehta për t’u shkruar, por të vështira për t’u perfeksionuar. Ashtu si çdo reklamë, kërkesat për punë duhet të jenë të thjeshta, informative dhe bindëse në mënyrë që të japin ndikimin e duhur te punëkërkuesit. Objektivi kryesor i një njoftimi pune është i njëjtë me atë të një reklame, mesazhi që po transmetoni duhet të bindë njerëzit. Një kërkesë e mirë me shkrim duhet të shprehet qartë, në mënyrë që të tërheqë kandidatin e dëshiruar. […]
Çaji, tregu 4 milion tonë
Ashtu si dhe për produktet e tjera tropikale, tregu botëror i çajit ka parë tendencë në rritje, e udhëhequr nga rritja e kërkesës, çmimet e ulëta dhe kthimi i prodhuesve në vendet në zhvillim. Disa përpjekje për të kontrolluar furnizimin ndër vite kanë rezultuar joefektive. Ekspertët e tregut të çajit e kanë orientuar vëmendjen te kërkesa dhe në veçanti, si ta rrisin kërkesën në vendet prodhuese, ku konsumi i çajit për frymë është i ulët, sipas një raporti të FAO-s. […]
Një vizitë në Rumani
Ka ardhur koha që të ndërmerrni një pushim të shkurtër. Koha tani është vërtet e mrekullueshme dhe ofertat e veçanta dhe interesante nuk mungojnë. Ju propozojmë një aventurë që do t’ju lërë mbresa. Si thoni për t’i bërë një vizitë Kont Drakulës? E pra, bëhet fjalë për një udhëtim disaditor në Bukuresht Përse ky destinacion Guidën tonë turistike zgjodhëm ta nisnim me një destinacion që ka shumë për të ofruar dhe që preferohet shumë nga turistët europianë. Ka thesare të […]
Toyota Yaris; Rikthimi i “gjeniut të vogël”
Gjenerata e tretë është 10 cm më e gjatë dhe 2 cm më e ulët. Rifreskohet stili dhe përmirësohet hapësira në kabinë Yaris i tretë. Duket si emri i një perandori oriental dhe perandoria e tij është ajo e makinave të qytetit, ku për vite me radhë ka arritur të jetë protagonist në listën e makinave më të shitura për këtë segment. Sot Toyota është gati për riprezantimin e modelit të ri, të riprojektuar tërësisht, të përmirësuar në pajime dhe […]
10 pubet më të mira në Edinburg
Edinburgu ofron shumë mundësi argëtimi. Problemi kryesor i turistëve që dalin nga hoteli për të shijuar një gotë birrë është se ku të shkojnë. Asnjëherë nuk mund ta gjykosh një pub nga pamja e jashtme apo e brendshme dhe për këtë kemi listuar 10 pubet më të mira për ju… Malt & Hops 45 The Shore Malt & Hops është zgjedhje fantastike. Ky pub që është mbi ujë, ofron uiski të mirë, birrën e fortë tradicionale dhe një atmosferë gazmore. […]
Nokia 808 PureView
Nokia 808 PureView është smartphone më i ri Symbian i gjigantit finlandez që është vënë në qendër të vëmendjes, mbi të gjitha për kamerën. Sensori i fotokamerës në pjesën e përparme të celularit është 41 megapiksel. Aktualisht, ky smartphone është vendosur në listën online të “MediaWorld”, zinxhiri më i famshëm në botë për shitjet e produkteve të teknologjisë. Nokia 808 PureView ka një sërë karakteristikash dalluese. Në skedën e tij teknike dallojmë mbi të gjitha kamerën 41 megapiksel me xham […]
LG, në treg brezi i dytë i smartfonëve 3D
Arritja e fundit e LG në hapësirën pa syze 3D – Optimus 3D Max do të fillojë turin global, duke nisur në Europë. Ashtu siç u pa për herë të parë në Kongresin Botëror të Celularëve 2012, smartfoni i brezit të dytë 3D sjell një çip të përmirësuar dhe më shumë veçori të zbavitjes 3D, në një trup më të hollë e më të lehtë. “Ne po i shtyjmë me vetëdije kufijtë e risive të zbavitjes së lëvizshme me Optimus […]