Ligji bën lëmsh biznesin
Afate të shkurtra për transferimin e mallit nga tatimet në doganë, ndëshkimet për mosdeklarimet në kohë, garancia bankare dhe pagesat për “punë” ekstra Projektligji “Për akcizat” ka mbetur i bllokuar në Parlament, për shkak të disa mospërputhjeve me direktivat e BE-së, por sakaq, biznesi dhe shoqatat e ndryshme që e përfaqësojnë, po fitojnë kohë, me shpresën se propozimet për disa ndryshime do të gjejnë terrenin e duhur të aprovimit nga Ministria e Financave. Të pyetur nga “Monitor”, shoqata të […]
Nga po vjen rritja e bizneseve
Në katër muajt e parë të vitit, numri i bizneseve të reja u rrit me rreth 5%. Si faktor kryesor vlerësohet qëndrueshmëria ekonomike, ndërsa nuk përjashtohet edhe ardhja e emigrantëve që kanë vendosur të investojnë në atdhe. E kënaqshme vlerësohet nga QKR-ja pritshmëria për muajt në vijim. Biznesi shqiptar, deri-diku, ka arritur t’i rezistojë krizës financiare që po rëndon mbi një pjesë të mirë të vendeve të kontinentit. Klima e qëndrueshme dhe rritja e besimit vlerësohen si faktorë kryesorë që […]
“Me sytë nga dielli”
Shqipëria do të fillojë të bazohet edhe te sistemet e energjisë së rinovueshme. Korniza ligjoje është duke u konsultuar me aktorët kryesorë, ndërsa mendohet se së shpejti do të kalojë edhe në Kuvend. Në fillim të vitit 2013 do të nisë puna për instalimin e këtyre sistemeve në ndërtesat publike e më vonë, edhe në ato private Edhe për një vend si Shqipëria, ku rreth 95% e energjisë dhe 23% e totalit të prodhimit sigurohet nga burimet hidrike, përdorimi i […]
Berisha – Manual për informacionin dixhital
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hartimin e një manuali për të shpjeguar të dhënat e hapura. Në një takim me ministrat dhe krerët e disa agjencive të informacionit, Berisha theksoi se projektet e teknologjisë së informacionit duhet të ofrojnë garanci për funksionimin e këtij sistemi në një sportel të vetëm. Sipas tij, për këtë kërkohet vullnet nga të gjitha agjencitë për përcaktimin e të dhënave të hapura që do të jenë pjesë e këtij sistemi. “Kjo kërkon që ju të […]
Shitja e Lanabregasit – Hijet e dyshimit
Ekspertët thonë se shitja e hidrocentralit të Lanabregasit tek Ujësjellësi i Tiranës është një manovër e jashtëligjshme financiare, përmes së cilës qeveria po përpiqet të lehtësojë krizën financiare të saj, shkruan gazeta “Shqip”. “I gjithë legjislacioni për sa i përket mënyrës së trajtimit të pronës shtetërore, të shitjes së saj, të privatizimit të saj, apo të transferimit është i përcaktuar. Aq më tepër kur bëhet fjalë për kalim të kësaj prone midis dy pronarëve që kanë të njëjtin pronar, që […]
Tremujori i parë i 2012-s – Kredia shkon vetëm për tregtinë
Huaja për bizneset është rritur me 2% në tremujorin e parë 2012, në raport me fundin e vitit 2011, por sektori kryesor që i është gëzuar huamarrjes, ka qenë ai i tregtisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë për firmat, që shesin e blejnë, është rritur me rreth 6.9 miliardë lekë, ose rreth 5% në muajt e parë të 2012-s. Pas një gjallërimi në dhjetor, huaja për ndërtim është tkurrur sërish në janar-mars 2012, me bankat […]
Kursi – Leku mbylli një javë të suksesshme ndaj euros
Monedha europiane ka vijuar gjatë gjithë javës së kaluar zhvlerësimin e pandalshëm në tregun vendas të këmbimit valutor. Euro e ka mbyllur javën me 0.43 lekë më pak se në fillim të javës, duke u kuotuar të premten në nivelin e 139.44 lekë. Kjo situatë është rrjedhojë e gjendjes në Eurozonë dhe zhvlerësimit të euros në bursat ndërkombëtare, sidomos kundrejt dollarit. Situata e paqëndrueshme politike në Europë, ku kriza e thellë në Greqi ka nxitur debatet për largimin e saj […]
Tregti – Rriten 10% eksportet ndaj Italisë…
Eksportet shqiptare drejt Italisë në janar-mars 2012 pësuan 10% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke paraqitur një tendencë krejt të kundërt nga eksportet tona në tërësi. Me një vlerë prej 25.95 miliardë lekësh ato ishin sa 57% e eksporteve në total, ndërsa një vit më parë 45% e eksporteve tona shkuan në tregun italian. Performanca e mirë e eksporteve erdhi nga ruajtja e nivelit të eksporteve (rieksportove) të tekstile-këpucëve, të cilat zunë 52% të […]
Privatizimi – Në qershor, gara për 4 HEC-e të mesëm
Në datat 4-6 qershor do të hapet gara për privatizimin e plotë të HEC-eve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2, me një kapacitet instalues prej 77 megavat. Ministria e Ekonomisë ka shpallur edhe letrat e interesit për kompanitë e interesuara për këtë proces, vendase dhe të huaja. Ndër kriteret financiare që duhet të përmbushë çdo kompani në garën e hapur ndërkombëtare është dhe kushti që të ketë një kapital mbi 25 milionë euro. Ministria e Ekonomisë po përgatitet edhe për […]
Tendenca – Shqiptarët nuk heqin dorë nga kredia në euro
Monedha e përbashkët vijon të mbetet e preferuar për bizneset dhe individët, pavarësisht ndërgjegjësimit të rrezikut të kursit të këmbimit dhe përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të orientuar huadhënien në lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për periudhën janar-mars 2012 tregojnë se stoku i kredisë në valutë është shtuar me 4.8 miliardë lekë në raport me fundin e vitit, nga 3.4 miliardë lekë që ishte shtesa e huasë në lekë. Normat ende më të ulëta të interesit të […]
Kriza – Bie sigurimi i jetës
Në tremujorin e parë të këtij viti, primet e shkruara bruto të sigurimit të Jetës u ulën me rreth 5%, duke arritur në 256 milionë lekë. Kriza financiare vlerësohet të jetë shkak kryesor për rënien e sigurimit në këtë segment, që prej kohësh njihte rritje, edhe pse në shifra jo të larta. Nga të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bie në sy rënia e primeve për grupin “Jetë debitori” (19.2%) dhe “Jeta dhe shëndeti në udhëtim” (32.2%). […]
Ankthi i Greqisë
Tregjet janë në ankth pasi Greqia nuk po arrin të krijojë qeverinë e re dhe përsëritja e zgjedhjeve, ku pritet të dalin si forcë e parë të majtët e Syriza, që janë kundër paketave shpëtuese, do të rrezikonte një dalje të vendit nga euro. Çfarë ndodh nëse Greqia ikën…. Situata është komplikuar ditët e fundit në Greqi, teksa shteti helen nuk po arrin të krijojë qeverinë e re dhe përsëritja e zgjedhjeve, ku pritet të dalin si forcë e parë […]
Tendenca për kursim, e fortë, por nuk rrezikojmë deflacion
Konsumatorët po i qëndrojnë “fanatikë” prirjes së muajve të fundit për të kursyer, duke ulur shpenzimet. Në raportin e fundit të politikës monetare për tre muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë vëren se preferenca ndaj kursimit vijon. Kjo bazohet nga ulja e kredive konsumatore nga individët, rritja e depozitave me afat, rënia e kredive për investim nga biznesi. “Edhe në vrojtimet që ne realizojmë me biznesin dhe individët na rezulton se prirja do të jetë e tillë edhe […]
BB shkel njërin sy
Negociatat mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore janë zhvendosur në Tiranë, ku çdo ditë diskutimet marrin rrjedhë të re. Paraprakisht duket se palët e kanë gjetur zgjidhjen për borxhin Ekonomia nuk po ecën me ritmin e duhur dhe rritja vjen nën kapacitetet e disponueshme, fakt që shqetëson gjithnjë e më shumë Bankën e Shqipërisë. Të ardhurat nuk janë sipas planit, shpenzimet dhe rrjedhimisht deficiti po rriten në çdo muaj. Në këto kushte, skenari për rishikimin e buxhetit 2012 shihet […]
Fasoni, bien eksportet drejt Gjermanisë e Greqisë
Ky efekt negativ pritet të jetë i përkohshëm dhe porositë pritet të marrin ritmet normale të rritjes të vitit të kaluar Rritja e vazhdueshme e ekonomisë së Gjermanisë, edhe në këtë periudhë krize, duket se nuk i ka ndihmuar eksportet shqiptare drejt këtij shteti. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve (fason) drejt Gjermanisë kanë pësuar rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij. Ato janë reduktuar me afro 35%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkaku […]
Trojet, tani blihet lirë
Kriza ka ulur deri në 30% çmimet e trojeve në zonat industriale dhe bregdetare në vend. Në kushtet kur tregu i shitblerjes së trojeve ka qenë i ndalur vitet e fundit, çmimet janë reduktuar. Tashmë, po rikthehet edhe interesi për të blerë Nëse udhëton me makinë nga Tirana në Durrës, aty ku ndodhet edhe zona më e zhvilluar industriale në Shqipëri, janë të shpeshta tabelat që shkruajnë: “Toka shitet ose jepet me qira”. Të gjitha janë të vendosura mbi troje […]
Misri, të korrat rekord do të lehtësojnë çmimin
Çmimet e misrit pritet që të lehtësohen në mënyrë domethënëse këtë vit, teksa qeveria amerikane parashikoi se fermerët e vendit do të kenë të korra rekord të këtij drithi, që do të çojnë në krijimin e rezervave në nivelin më të lartë të gjashtë viteve të fundit. Rritja e madhe në prodhim dhe inventarë do të lehtësonte shqetësimet rreth inflacionit të çmimeve. Misri është një produkt kyç ushqimor në industrinë globale të mishit dhe lëvizjet e çmimeve transmetohen me shpejtësi […]
Ari dhe nafta bien nga shqetësimet në Eurozonë
Greqia dhe Spanja ndikuan në ecurinë e çmimeve të produkteve javën e kaluar, teksa investitorët iu shmangën aktiveve me rrezik, si rrjedhojë e shqetësimeve rreth shëndetit ekonomik të Eurozonës. Ari ra 0.8% në 1,592.36 dollarë për troy onz, ndërsa bakri për dorëzimet në tre muaj në Bursën e Metaleve të Londrës u nënvlerësua me 0.9% në 8,030 dollarë për ton. Rreziqet makroekonomike, që ndikojnë mbi çmimet e produkteve, janë të njëjta si vitin e kaluar, thanë analistët. “Rikthimi nga investimet […]
FMN lëvron këstin e parë të “Stand BY”
Fondi Monetar Ndërkombëtar i lëvroi qeverisë këstin e parë prej 5 milionë eurosh në kuadër të marrëveshjes “Stand By”. Marrëveshja u miratua në fund të muajit të kaluar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së dhe ka nisur të realizohet sipas dinamikës së planifikuar. Kësti i parë u derdh në llogarinë e Thesarit dhe është pjesë e vlerës së përgjithshme të kësaj marrëveshjeje prej rreth 106.6 milionë eurosh. Deri në fund të këtij viti, qeveria do të marrë edhe 90 milionë euro […]
Kroaci – Fitimi i bankave rritet 12%
Fitimi total i bankave kroate u rrit në 3.73 miliardë kuna në tremujorin e parë të 2011-s, një rritje prej 11.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton e përditshmja “24 Sata”. Huadhënia e bankave u rrit me 0.8% për të njëjtën periudhë, ndërsa totali i depozitave të bankave ra me 13.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të fundit të vitit të kaluar. Kursimet ranë me 6%, ndërsa depozitat me afat u shtuan me 2.6%. […]
Rajon – Studim për industrinë e kimikateve
IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nisur studimin e parë të këtij lloji për industrinë e prodhimit të kimikateve dhe plehrave për t’i ndihmuar kompanitë e Europës Jugore të identifikojnë fushat ku ka nevojë për përmirësime të efektivitetit të burimeve dhe për t’u bërë më konkurruese. IFC-ja njofton se po kryen një analizë të thellë të kompanive të zgjedhura vendore në Ballkanin Perëndimor, për t’i ndihmuar ato të përmirësojnë operacionet e tyre dhe për të kursyer në kosto […]
Maqedoni – Banka Qendrore ul normën e interesit në 3.75%
Banka Qendrore e Maqedonisë tha se ka ulur normën e saj bazë të interesit në 3.75% nga 4%, pasi ajo kishte nivele të mjaftueshme të rezervave të huaja valutore, raportoi një agjenci lajmesh, duke cituar një deklaratë të Bankës Qendrore. Banka gjithashtu uli parashikimin për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2012-n në 2% nga 2.4%, megjithëse banka tha se pret një përshpejtim në 3.7% në 2013-n. Vendimi i Bankës Popullore të Maqedonisë për uljen e normës së […]
Bullgari – Promovim i esencës së trëndafilit
Ministria bullgare e Bujqësisë dhe Ushqimeve po planifikon masa speciale për të promovuar në mbarë globin esencën e trëndafilit të Bullgarisë dhe produktet që bëhen nga ai. Informacioni u bë publik nga ministri i Bujqësisë, Miroslav Naydenov, gjatë vizitës në qendrën e Luginës së Trëndafilave – qytetin e Kazanlak. Sipas ministrit, esenca e trëndafilit të Bullgarisë është shumë popullore në një sërë vendesh arabe, gjë që ai e mësoi kur ishte pjesë e delegacionit të kabinetit në Qatar dhe Arabinë […]
Turqi – “Bosch” mohon planet për të ndërtuar fabrikë në Sincan
Pas lajmeve të ditëve të fundit se “Bosch” po planifikonte një investim të madh në Zonën Industriale të Organizuar të Sincan për një fabrikë që do të prodhonte pjesë makinash, kompania ka njoftuar se nuk ka plane të tilla, njoftoi “Hurriyet Daily”. “Lajmi se ‘Bosch’ do të hapë një fabrikë për pjesë të makinave edhe në Turqi nuk reflekton realitetin dhe nuk është marrë asnjë vendim për të investuar në një njësi prodhimi në Sincan Ankara”, thuhet në një deklaratë […]
Kroaci – Do të rriten çmimet e gazit dhe energjisë
Tarifat e gazit për familjarët në Kroaci janë rritur me 22% dhe energjia është shtrenjtuar me 20% nga 1 maji. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Radimir Cacic, tha se rritja prej 22% në tarifat e gazit për familjarët do të përkthehet në një rritje me 33 kuna të faturës mesatare të një familjeje. Tarifat e gazit të paguara nga industritë shtetërore do të mbeten të pandryshuara, ndërsa çmimet për shkollat, spitalet dhe disa sektorë të industrisë do të reduktohen me […]
Mali i Zi – Shitet fabrika e falimentuar e çelikut
Mali i Zi ka shitur fabrikën e falimentuar të çelikut, Zeljezara, me bazë në Niksic te një kompani turke metalesh, çka do ta ndihmojë vendin e Adriatikut që të reduktojë barrën e vet të borxhit. Sipërmarrja turke, “Toscelik Profil ve Sac Endustrisi AS”, e bleu shkrirësin e qytetit verior të Niksic për 15.1 milionë euro. Fabrika ishte deklaruar e falimentuar vitin e kaluar, me borxhe që arrinin deri në 193 milionë euro. Dy tenderët e mëparshëm të kompanisë nuk kishin […]
Serbi – Zgjedhjet serbe dhe rruga drejt BE-së
Progresivët dhe demokratët kanë nisur raundin e dytë të fushatës presidenciale me të dy liderët që shprehin besim në fitore Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Serbi nisi një ditë pasi lideri demokrat, Boris Tadiç, fitoi përqindjen më të madhe të votave në raundin e parë, 26.7%, i ndjekur ngushtë nga progresivi Tomislav Nikoliç, i cili fitoi 25.5%. Tadiç dhe Nikoliç do të shkojnë në një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 20 maj. Sipas ligjit për financimin […]
Vjedhja e aseteve të CEZ, një dëm publik
Vjedhja e aseteve po i shkakton dëme të mëdha CEZ Shpërndarje, duke vështirësuar furnizimin me energji të familjeve të tëra, përfshirë bizneset Duke marrë shkas nga ngjarjet më të fundit në disa rrethe të vendit, kompania e furnizimit me energji elektrike, CEZ Shpërndarje, i rikthehet edhe një herë një problemi shumë serioz dhe alarmues, siç është vjedhja e aseteve të shpërndarjes së kompanisë. Një nga rastet e fundit – vjedhja e 600 metrave kabllo bakri, përçues i tensionit të lartë, […]
A ngelin studentët?!
Skandali më i fundit, i diplomës universitare marrë nga Renzo Bossi, po shton debatet në vend mbi të ardhmen e universiteteve private në vend. A do të shkojë tregu drejt një selektimi dhe riformatimi, që tashmë duket mëse i nevojshëm?! Lajmi i bërë publik në shtetin fqinj, Itali, për marrjen e diplomës në një universitet privat në Shqipëri nga djali i liderit të Lega Nord, (i cili nuk kishte qenë ndonjëherë në Shqipëri dhe as fliste gjuhën tonë), brenda një […]
Bimët mjekësore, kërkohet mbështetje
Eksportuesit e bimëve mjekësore janë të shqetësuar për grumbullimin pa kriter e para kohe të bimëve. Rrezikohet prodhimi në vitet e ardhshme Në kushtet kur përballen me një konkurrencë të fortë me vendet fqinje, sipërmarrësit që merren me bimë mjekësore e aromatike kërkojnë mbështetje konkrete nga qeveria. Grumbulluesit dhe eksportuesit e bimëve kërkuan taksa më të ulëta dhe mundësi të barabarta shfrytëzimi javën e kaluar në një konferencë të zhvilluar në Tiranë. Filip Gjoka, kryetar i shoqatës, i kërkoi ministrit […]
Produktet tipike shqiptare sfidojnë krizën
Kriza dhe ulja e fuqisë blerëse nuk i ka ndaluar konsumatorët vendas që të blejnë produkte bio e tipike shqiptare. Nën markën “Garancia Shqiptare”, ofrohen tashmë prej kohësh një mori produktesh, që nga jufkat (makarona tipike dibrane), mjaltë, verë, fruta të thata dhe lëngje frutash, të cilat tregtohen në supermarkete dhe njësi të ndryshme ushqimore. Një pjesë e madhe e tyre kanë shitje të qëndrueshme në tregun e brendshëm, ndërsa disa kanë qenë të suksesshme edhe në tregjet e eksportit […]
Rriten dërgesat drejt Azisë
Kompania gjermane e postës DHL pa teksa përfitimet e saj u rritën 64% në tremujorin e parë 2012, e udhëhequr nga bumi i aktivitetit në Azi. Por, një rival i fortë po del ndaj kompanisë më të madhe të shërbimit postar në Europë. Pjesa e tregut gjerman të shërbimeve postare u rrit 4%. Sipas të dhënave të kompanisë, fitimi neto ishte 533 milionë euro ose 64% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2011. ShitjetAlpha e shumta në Azi kontribuuan […]
“Continental” do të krijojë mijëra vende të reja pune në Kinë
Prodhuesi gjerman i pjesëve të makinave dhe gomave, “Continental”, bëri të ditur se këtë vit, do të krijojë 5,000 vende të reja pune në Kinë. Kompania po punon me shpresën se do të përsëriten në Kinë shitjet e mbara të vitit të kaluar. Gjiganti i automjeteve “Continental” po planifikon të krijojë rreth 5,000 vende të reja pune në Kinë deri në fund të vitit, njoftoi kompania javës së kaluar në Shangai. Me këtë nismë punësimi, numri total i punëtorëve të […]
SHBA, pas 10 vitesh me fushatë marketingu për turizmin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rihyjnë në marketingun botëror të turizmit, për t’u bërë destinacion ideal. Dhjetë vitet e fundit, që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, kanë qenë një dekadë “e humbur” për turizmin amerikan. Turizmi amerikan nga 17% që zinte në shpenzimet botërore, totale zbriti në 11%. Vitin e kaluar SHBA-të pritën vetëm 6% të turistëve në rang botëror, duke u pozicionuar pas Francës (Mayday!). Vetëm pak ditë më parë nisi fushata e marketingut për t’i dhënë […]
Sekreti i VIP-ave në “Heathrow”
Të gjithë në radhë, përveç atyre që paguajnë. Ndërsa ka shpërthyer skandali i radhëve kilometrike të shkaktuara nga kontrolli i pasaportave në aeroportet angleze, zbulohet se në “Heathrow” (aeroporti kryesor i Londrës) po zbatohet një “shërbim” për personat VIP). Ata nuk do të presin asnjë minutë në doganë nëse paguajnë 1,800 sterlina (rreth 2.000 euro). Pasagjerët që e paguajnë këtë tarifë do të dërgohen pranë shkallës së avionit me limuzinë, nëpërmjet një terminali të rezervuar. Në kohë rekord do të […]
Kinë, inflacioni në rënie
Norma e inflacionit në Kinë ka vazhduar rënie, duke arritur 3.4% në prill nga 3.6% në mars. Ballafaqimi i kësaj shifre bëhet me 4%-shin vjetor, dhe është shumë më e ulët sesa kulmi i vitit të vjetshëm, 6.5%-shi që u arrit në korrik. Të dhënat e zbutura për inflacionin, së bashku me ato për dobësimin e shkëmbimeve tregtare, , duket se parashtrojnë kërkesën për më shumë masa monetare lehtësuese nga ana e Bejing–ut për të stimuluar rritjen në ekonominë e […]
SHBA, studentët 1 trilion USD hua për studimet universitare
Borxhi që marrin studentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paguar shkollën ka arritur shifrën totale prej 1 trilion dollarësh. Përmes protestave, studentët po tërheqin vëmendjen për pasojat afatgjata financiare dhe shoqërore për ta dhe familjet e tyre. Ndërsa papunësia në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë mbi 8%, studentët që diplomohen, largohen nga shkolla të pasigurt për të ardhmen. Në të njëjtën situatë janë edhe disa studentë të Universitetit Amerikan në Uashington. Kate Duffy është studente artesh […]
“Microsoft” ndeshet me ankesa për “Windows 8”
“Microsoft” është përballuar me një ankesë publike për sjellje antikonkurruese për sistemin e saj operativ, që po përgatitet të dalë “Windows 8”, duke shënuar një kthim të mundshëm në betejat ligjore dhe rregullatore me të cilat është përballur gjatë dekadës së fundit. “Mozilla”, organizata që është pas sistemit “Firefox”, e ka akuzuar gjigantin e programimit se ka kufizuar në mënyrë të padrejtë aksesin në “Web” në disa versione të “Windows 8” të sistemit të saj mëmë, IE. Ky pretendim është […]
Të paguash atë që do
Çfarë ndodh kur njerëzit mund të vendosin çmimin e tyre për një produkt Në fillim të studimeve të tyre për ekonomiks, studentët njihen me “Homo economicus”, një karikaturë e sajuar e qenies njerëzore me tendencën për të përfituar avantazhin personal maksimal nga një situatë e dhënë. Në botën reale, pa dyshim, sjellja njerëzore është shumë më e komplikuar se kjo, shkruan “The Economist”. Një shembull është strategjia e caktimit të çmimeve, e quajtur “paguaj atë që do”, në të cilën […]
Si të kërkoni për punë kur jeni ende i punësuar
Çdo punonjës ambicioz di si të jetë gjithmonë i vëmendshëm për mundësi më të madha në një vend pune. Një punëkërkues modern pret që të ngrihet në detyrë çdo 2-3 vjet, në mënyrë që të jetë mbi konkurrencën. Është e natyrshme për individët që të mbajnë një “sy hapur” për karrierën e tyre, të kërkojnë mundësi të reja që ofron tregu i punës. Edhe të ashtuquajturit punëkërkues “pasivë” duhet të jenë mendjehapur në lidhje me metodat e tyre të kërkimit, […]
Argjendi, shkëlqimi dhe rënia e një metali
Argjendi është etiketuar shpesh si “ari” i të varfërve, i cili renditet i dyti në listën e tregtarëve që duan të bëjnë investime të sigurta. Ky metal i çmuar nuk është aq i rrallë sa ari. Çmimi i argjendit ka qenë gjithnjë më i lirë krahasuar me arin, por argjendi është çmuar në krye të listës për rolin e tij në financë me aplikimin në fushën e fotografisë, industri, bizhuteri, elektronikë, si dhe fusha të tjera, duke e rritur kuptimin […]
Një udhëtim në Pragë
Është një nga qytetet interesante të Europës Lindore. Në Pragë keni shumë se çfarë të vizitoni. Nëse jeni fansa të Sting, lajmi i mirë është se ai ka planifikuar një koncert muajin e ardhshëm Përse ky destinacion Turistët kanë nisur ta “pushtojnë” që pas rënies së murit të Berlinit. Udhëtarët e “orëve të para” tani po ankohen se nuk e kanë më Pragën të gjithën për vete. Në këtë destinacion duhet të shkoni gjithnjë të “armatosur” me sensin kritik […]
Volkswagen up; Për të pushtuar qytetin
E gjatë 3,54 metra, ka tre dyer dhe motor me tre pistona me 60, 68 dhe 75 kf. Ofrohet edhe me metan Nga modeli që zëvendëson (Fox) ruan tre karakteret që formojnë emrin. Për të tjerat, up! – e shkruar me të vogla e me një pikë çuditëse në fund – është një produkt tërësisht i ri, një citycar e pastër me të cilën Volkswagen synon të zërë një rol kryesor në segmentin A. Dhe pikërisht për të theksuar karakterin […]
Sibiu, trashëgimia gjermane në mes të Transilvanisë
Në tokën e legjendave, spikat një qytet i cili është dhe një referencë kulturore për të gjithë rajonin Sibiu ose Hermanstadt. Sibiu ka qenë qendra e minoritetit gjerman që në kohërat e mesjetës dhe në ditët e sotme është kthyer në atraksionin kryesor turistik të Transilvanisë. Sibiu ndodhet rreth 300 kilometra larg Bukureshtit, por ka aeroport ndërkombëtar, kështu që këtu mund të mbërrini me tren, makinë ose avion. Ruajtja e vlerave mesjetare, ushqimi i shijshëm, peizazhet rrethuese (Karpatet) dhe njerëzit […]
Bratislava, qyteti binjak i Vjenës
Bratislava, kryeqyteti i Sllovakisë, është një vend relativisht i ri që u formua në vitin 1992, pas ndarjes së Çekosllovakisë në Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Është një qytet me histori dhe kulturë të vjetër, dhe gjendet aq pranë Vjenës, sa disa njerëz e konsiderojnë si një periferi e kryeqytetit të madh vjenez. Megjithëse midis këtyre dy qyteteve madhështore ka shumë ngjashmëri, Bratislava ka diçka të vetën, që e dallon nga qytete të tjera. Kështjella e […]
Galaxy S III, kufiri i kontrollit me zë
Një smartphone që mund të cilësohet “më i miri në botë”. Numri një i divizionit të komunikimeve në kompaninë Samsung, JK Shin, prezantoi Galaxy S III, majën e produkteve të shtëpisë koreane. Por, a është vërtet telefoni më i mirë në botë? Sigurisht, që është një produkt që pozicionohet në fashën e lartë të sektorit dhe ofron një seri karakteristikash me të vërtetë të mira. Një telefon që synon të sfidojë drejtpërsëdrejti iPhone5, që pritet të mbërrijë në vjeshtë. Samsung, […]
LG -IPS për masat e gjëra
Dihet se ekranet IPS janë më cilësore se ekranet më të përdorur TN, por monitorët e bazuar në këtë teknologji janë edhe më të shtrenjtë. LG, me linjën e re të monitorëve IPS4, do të mundohet t’ia përafrojë këtë teknologji masave të gjera. Kompania thekson përparësitë e ekraneve IPS mbi ata të tipit TN, riprodhim më i mirë, këndi më i gjerë i vështrimit prej madje 178 shkallësh dhe në përgjithësi shfaqja më e mirë e fotografisë. Teknologjia e përfshirë […]
Prezantohet GeForce GTX 690
Shefi i Nvidias, Jen-Hsun Huang, prezantoi në evenimentin GeForce LAN në Shangai kreun e ri të ofertës së kartave grafike. Bëhet fjalë për GeForce GTX 690 dyprocesorësh, të pajisur me dy çipa Kepler GK104 nga modeli GTX 680. Kartela ka 3,072 CUDA bërthama, 4 GB memorie grafike GDDR5 dhe mbledhësen 512-bitësh të memories (2×256 bit), specifika këto që edhe priteshin. Ajo çfarë nuk dihej ishin taktet e punës dhe dizajni i kësaj “bishe” të Nvidias. Procesori grafik punon në taktin […]
Indeksi i çmimeve të konsumit, prill 2012
Në muajin prill të këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit vazhdoi të rritej. Treguesi arriti në 1.6% nga 1% që ishte një muaj më parë, sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Krahasuar me një vit më parë, norma e inflacionit është 2.5 herë më e ulët. Në prill të vitit 2011, indeksi i çmimeve të konsumit ishte 4.1%. Krahasuar me një muaj më parë, indeksi i çmimeve ishte 0.1% më i ulët. Trendi rritës i IÇK-së […]