Vendimi – Integrim i plotë i Emporiki bank në Shqipëri në grupin Credit Agricole
Pas përfundimit të kësaj procedure Banka Emporiki Shqipëri do të adoptojë emrin e Crédit Agricole, markën si dhe logon e grupit… Ditën e enjte dt. 14 Qershor Crédit Agricole SA njoftoi firmosjen e një kontrate për blerjen e Bankës Emporiki Shqipëri nga zotëruesi i tij Grupi Emporiki Greqi. Ky proces është subjekt miratimi nga ana e Bankës Qendrore të Shqipërisë. Akti në fjalë është hapi i fundit i një procesi që ka filluar të zhvillohet që në vitin 2009, në […]
Banka e Shqipërisë: A duhet një kurs i ri?
Në kushtet e thellimit të krizës dhe të një ekonomie që vuan për kreditimin, vëmendja është përqendruar te masat që duhet të merren. Në këtë situatë, një këndvështrim është formëzuar në opinion, i cili kërkon nga Banka Qendrore, të jetë aktive në ndërhyrjen e saj, madje të heqë dorë edhe nga qëndrimi i saj klasik. Por si dhe sa mund të ndërhyjë BSH për të nxitur ekonominë, veçanërisht kreditimin? Kriza ekonomike dhe pasojat negative të saj, jo vetëm kanë dëshpëruar […]
Dy licenca njëherësh
AKEP ka nisur konsultimet me shoqëritë telefonike PLUS dhe “Eagle Mobile” për të testuar sa vlejnë realisht licencat për shërbimin e avancuar të komunikimit, 3G Ministria e Inovacionit dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike i kanë hapur rrugë zhvillimeve për liberalizimin e plotë të shërbimit të telefonisë celulare dhe të komunikimit, 3G. Pritja e gjatë u konsiderua e padrejtë nga ekspertë dhe aktorë të tregut, për shkak se autoritetet nuk reaguan në kohë për rezultatin e tenderit të muajit shkurt, i […]
Shifrat e panikut
Taksat kryesore rezultojnë me rënie drastike, duke dëshmuar se biznesi po përjeton situatën më të vështirë që prej fillimit të krizës. Situata sipas thesarit Ka rritje, por nuk mjafton, madje as për investimet, të cilat një pjesë janë realizuar me rezervat e shtetit, sikurse e njeh ligji i buxhetit kur thesari është trokë. Të renditura njëra pas tjetrës, taksat kryesore në vend dalin me humbje të konsiderueshme, duke dëshmuar se aktiviteti privat nuk ka para të paguajë detyrimet. Disa sektorë […]
EFSE, vëmendja te mikrokredia
Financimi i sipërmarrjeve, sidomos i bizneseve të vogla e të mesme, që në ekonomitë në rritje janë një burim i rëndësishëm i vendeve të punës, mbetet i rëndësishëm në këtë periudhë kur Europa në zhvillim po goditet nga kriza e borxheve të Eurozonës Me bankat e mëdha perëndimore që po tkurrin aktivitetin në Europën Qendrore e Lindore, situata është vështirësuar për ekonomitë në zhvillim, të cilat kanë nevojë për financime për të nxitur rritjen ekonomike. Kriza e borxheve në rajon, […]
Imobilarët kërkojnë ligj
Agjentët imobilarë kërkojnë një ligj për ta, me qëllim formalizimin e tregut kaotik imobilar dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Rreth 90% e transaksioneve, jashtë agjencive Në një kohë kur blerësit e shtëpive janë bërë më përzgjedhës dhe më të kujdesshëm, agjentët imobilarë kërkojnë një ligj për rregullimin e tregut imobilar, me qëllim formalizimin dhe nxitjen e sektorit të shitblerjeve të pasurive të patundshme në vend. Në kushtet e rënies së konsumit, uljes së ndjeshme të shitjes së shtëpive, sidomos atyre pa […]
OPEC nuk ndryshon prodhimin
Credit Suisse paralajmëroi se çmimet e naftës mund të bien me shpejtësi, në rast se kriza e Eurozonës mund të çojë në një tkurrje të ashpër të kredisë. Në skenarin më të keq, që shikon një përsëritje të recesionit të vitit 2008, çmimi i naftës mund të bjerë deri në 50 dollarë për fuçi dhe mund të mos arrijë të rimëkëmbet përtej 80 dollarëve për fuçi gjatë viteve në vijim. OPEC ra dakord që të mbajë nivelin aktual të prodhimit […]
Kosova merr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave
Delegacioni i Kosovës mori në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për Integrim, Vlora Çitaku, nga komisionerja e BE-së, Sesilia Molmstrom. Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Integrim, Vlora Çitaku, ka marrë në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me […]
Bosnjë-Hercegovinë – Thirrje për të ulur barrierat për biznesin
Të nisësh një biznes është shumë e komplikuar në Bosnjë, thanë ekspertët në një konferencë në Sarajevë, ndërsa kërkesat e tjera kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë politike dhe komunikim më të mirë. Pikërisht barrierat e tepërta për të bërë biznes dhe koha e gjatë që nevojitet për të plotësuar dokumentet e duhura janë arsyet kyçe se pse njerëzit nuk investojnë shumë në Bosnjë. Probleme të tjera serioze janë transporti dhe kultura e ryshfetit, teksa vendi ka një reputacion të keq […]
Serbi – Vendi duhet të nxisë investitorët
Guvernatori i Bankës Qendrore, Dejan Soskic, tha se kabineti i ri serb duhet të adresojë rritjen e borxhit publik dhe të kërkojë investitorë të rinj. Soskic tha se qeveria duhet të formohet me shpejtësi dhe të marrë një vlerësim nga FMN për shkak se kjo do të nxiste investitorët e rinj. Për shkak të madhësisë së vendit, Soskic theksoi domosdoshmërinë që Serbia në mënyrë të vazhdueshme të tregojë sigurinë e vet makroekonomike dhe të nxisë qeverinë që të zbatojë reforma. […]
Serbi – Rizgjidhet Dragan Djilas si kryebashkiak
Kandidati i Partisë Demokratike, Dragan Djilas, ka filluar mandatin e tij të dytë si kryebashkiaku i Beogradit, edhe për katër vjet të tjera, pasi 63 nga 110 anëtarët e Asamblesë së Qytetit votuan për të. “Ne do të vijojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri tani, të vazhdojmë betejën për një Beograd më të mirë”, tha Djilas pas votimit. Ai tha se autoritetet e qytetit do të bënin më të mirën në mënyrë që të siguronin vende të reja […]
Maqedoni – Mbyllet një tjetër media kritike
Këshilli i Mediave Televizive i Maqedonisë i hoqi licencën televizive A2 TV, kanalit motër të A1, i cili u detyrua që të mbyllej në fund të vitit të kaluar. Heqja e licencës vjen pikërisht teksa televizioni kishte filluar të transmetonte kohët e fundit buletine lajmesh dhe panele direkt me politikanët dhe të punësonin disa nga gazetarët që punonin më parë tek A1. Por shpjegimi i Këshillit për këtë veprim ishte se televizioni nuk arriti që të plotësonte kriteret e licencës, […]
Rajon – Ballkani Perëndimor mund të përballet me kthim të vizave
Shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të përballen me një presion të ri për të ulur numrin e azilkërkuesve nga vendet e tyre, që u drejtohen vendeve të BE-së, pasi shtetet e zonës “Schengen” ranë dakord pak ditë më parë në Luksemburg që të kthejnë kontrollin e përkohshëm të kufijve, për të parandaluar një fluks masiv të migrantëve, shkruan Bojana Barlovac për BIRN. Anëtarëve të “Schengen” do t’u lejohet që të rikthejnë kontrollin normal të kufijve për një periudhë 6-mujore, me […]
Maqedoni – Vendi po i reziston krizës
Ekonomia e Maqedonisë përballet me një periudhë të zgjatur rreziku nga kriza, por qëndrueshmëria makroekonomike dhe stabiliteti i monedhës nuk janë lëkundur, thotë Banka Qendrore. Në raportin e fundit, Banka Qendrore e Maqedonisë thotë se ndërsa nuk ka ndonjë presion të madh mbi monedhën kombëtare, rreziqet në ekonomi nga kriza europiane mbeten serioze. “Pavarësisht një ambienti të qëndrueshëm për politikën monetare, rreziqet lidhen me pasigurinë për krizën e borxheve në Eurozonë dhe efektet e saj në ekonominë globale dhe atë […]
Banka Botërore: Vendet në zhvillim kujdes me krizën!
Në Europën Qendrore dhe Lindore, tkurrja e aktiveve nga bankat mëmë pritet që të ngadalësojë rritjen në rajon në 3.3% këtë vit, nga 5.6% në 2011-n, përpara se një rimëkëmbje modeste të fillojë vitin që vjen, duke arritur në 4.1% Vendet në zhvillim mund të përballen me një periudhë të gjatë të luhatshmërisë në tregjet financiare dhe rritje më të dobët, teksa shtohen tensionet mbi krizën e borxheve të Eurozonës, ka thënë Banka Botërore, e cituar nga “Reuters”. Duke paralajmëruar […]
Marketing pa timon
Panorama mediatike në Shqipëri tashmë ka marrë trajta të ngjashme me ato të një vendi të zhvilluar perëndimor. Për të arritur në këtë gjendje janë të ndryshëm faktorët që kanë ndikuar, por është e pamohueshme që ndikimi kryesor vjen nga elementi marketing, baza dhe motori i gjithë sistemit mediatik. Ndikimi kryesor për këtë vjen nga prania e kompanive multinacionale, të cilat zbatojnë plane marketingu në rang ndërkombëtar, global, por edhe kompanitë shqiptare tashmë kanë një rol mjaft të rëndësishëm, megjithëse […]
Gazetat: Në varkën e shpëtimit
Shtypi i shkruar e veçanërisht të përditshmet po vazhdojnë të kalojnë një periudhë të vështirë. Gazetat kryesore në vend kanë rritur çmimin, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë krizës. Reklamat janë në rënie të lirë. Edhe tirazhet janë ulur. Ajo që po ndodh me shtypin e shkruar në Shqipëri është më shumë se luftë për mbijetesë. Nuk duhet të fitohet terren vetëm brenda “llojit”, por edhe kundrejt teknologjisë e krizës së fortë financiare që, më shumë se kudo, ndihet te […]
Ulliri, pasuri e shkelur
Shumë pak vende mund të prodhojnë ullinj. Klima mesdhetare është një dhuratë për Shqipërinë. Megjithëse kemi një strategji që pritet të na sigurojë 20 milionë rrënjë ullinj, gjendja aktuale e prodhimit është e mjerueshme. Ullinjtë shekullorë braktisen me pretendimin se çmimi i shitjes është i ulët. Përpunimi, vetën 2.2 mijë tonë në 2011-n Ndërsa strategjia e ullirit ka zënë me punë disa ekspertë të rëndësishëm të bujqësisë dhe është bërë “flamuri” kryesor që qeveria valëvit kur flitet për të nxitur […]
RIKTHIM I FABULËS SË DON KISHOTIT
Të shtunën, më 9 qershor, Spanja u bë shteti i katërt që kërkoi ndihmën e institucioneve europiane për të stabilizuar ekonominë e vendit. Ashtu si Irlanda, Portugalia dhe Greqia, shteti spanjoll humbi besimin e kreditorëve dhe u detyrua t’u zgjasë dorën partnerëve të Eurozonës. Si do ecë ky shtet dhe kush duket të vijë pas tij? Pak teori… Shtetet, sot, me përjashtime shumë të rralla, asnjëherë nuk e ndërtojnë buxhetin vjetor në ekuilibër primar: shpenzimet planifikohen më të larta […]
“Carrefour” dhe “ Credit Agricole” tërhiqen nga Greqia
Përpara zgjedhjeve vendimtare të së dielës, dy kompani franceze kanë ulur ekspozimin ndaj vendit me probleme ekonomike. Shefi ekzekutiv i “Carrefour”-it ka shitur dyqanet e shitësit me pakicë në Greqi për 1 € te partneri i tij lokal, përpara zgjedhjeve me rëndësi kyçe që priten në Greqi. Një tjetër kompani franceze – Credit Agricole”, banka e tretë më e madhe në vend sipas aseteve – po transferon aksionet në Francë nga filiali i tij grek, “Emporiki”, bënë të ditur lajme të […]
7 blerës të naftës në Iran do të shmangin sanksionet
Blerësit më të mëdhenj të naftës në Iran kanë rënë dakord të reduktojnë importet e vendeve të tyre për naftën e papërpunuar, duke fituar përjashtimet nga sanksionet e reja të SHBA-ve, por Kina nuk është në listë, shprehet administrata “Obama”. Vendimi i SHBA, i bërë të ditur javën e kaluar, shtoi shtatë vende në listën e përjashtimit, duke lënë potencialisht Pekinin që të përballet me gjobat financiare të shprehura nga sanksionet në një ligj të vitit 2011, i cili do […]
“Prada”, fitime të dyfishuara
Të ardhura në rritje dhe fitim pothuajse i dyfishuar. Nga shkurti e deri në prill, “Prada” njohu rekorde edhe në tregje siç është Japonia (38%) ku “Lvmh” regjistroi rritje. Ajo që habit më shumë ka të bëjë me faktin se rentabiliteti po përmirësohet gjithnjë e më shumë (29%) sjellje që më shumë është e njohur për sektorin e shërbimit sesa për atë të luksit. Grupi i drejtuar nga Patrizio Bertelli po rritet në të gjithë kategoritë e tregut, veçanërisht tek […]
Versace, në shitje vila për 125 milionë dollarë
“Mrekullia” e Gianni Versace në Majami kthehet në treg për vlerën 125 milionë dollarë. Kjo është shifra që do të duhet të japë ai që do të shtrijë duart në pronën që ndodhet në South Beach, ku u vra në vitin 1997 stilisti italian. Shtëpia “Casuarina”, kështu është quajtur pallati i mrekullueshëm i viteve ’30 që gjendet në një nga zonat më luksoze të qytetit. Ka një sipërfaqe prej 1,800 metër katrorë, 10 dhoma gjumi, 11 banja, 1 pishinë rreth […]
Menaxheri i shekullit të ri
A ndryshon stili i menaxhimit me kalimin e kohës? Teorikisht, çdo stil ka emërtimin e tij. Për shembull : menaxhimi klasik është ai i përcaktuar nga Taylorit, ai burokrat nga Webberit etj. Në bazë të kësaj logjike të gjithë menaxherët e shekullit të ri duhet të drejtonin biznesin dhe vartësit e tyre sipas stilit të marrëdhënieve njerëzore, por nuk ndodh gjithmonë kështu. Cilat janë tiparet kryesore që e dallojnë drejtuesin e shekullit 21? Nëse menaxheri i mëparshëm kishte për detyrë […]
Tregu global i aluminit, 52 milionë tonë në 2015-n
Tregu global i aluminit pritet të kalojë 52 milionë tonë në vitin 2015. Rritja e kërkesës po udhëhiqet nga zgjerimi i konsumit në tregje jo tradicionalisht konsumatore si Kina dhe India. Në këtë rritje po ndihmon edhe shtimi i përdorimit të aluminit në industritë e automobilave dhe atë të paketimit. Analistët e Industrisë Globale (GIA) kanë publikuar së fundi raportin gjithëpërfshirës për tregjet globale të aluminit. Recesioni ekonomik preku ndjeshëm tregun botëror të aluminit, ndërkohë që çmimet e metaleve ranë […]
Një udhëtim me kroçierë
Kroçierat do të triumfojnë gjatë këtij viti. Sipas agjencive të huaja, prenotimet për këto udhëtime janë rritur shumë në krahasim me vitin e kaluar. Destinacionet më të preferuara do të mbeten Mesdheu, Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme. Klientela në anijet e lundrimit do të rritet me më shumë se 30%. Kjo do të jetë periudha më e suksesshme e këtij sektori. Përse ky destinacion Prej sa kohësh ëndërroni pushime speciale? Ndoshta ky mund të jetë momenti i […]
Citroën DS4
Sport Chic… Njësoj si modelet SUV të kohëve të fundit, ka karrocerinë të lartë nga toka, por profili i pjerrët i tavanit dhe bishti mjaft elegant, i japin makinës një pamje prej veture coupé. Ky Citroën i ri spikat për pamjen origjinale, ndërsa në rrugë duhet vlerësuar për shkathtësinë dhe manovrueshmërinë mjaft të mirë. Zgjerimi i kohëve të fundit i gamës DS nga ana e Citroën, ka arritur në një etapë të re të rëndësishme. Pas DS3, alternativë në […]
Madeira, ishulli i pranverës së përhershme
Thuhet se ngjyra jeshile simbolizon paqe dhe relaksim. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ishulli portugez Madeira është një nga destinacionet më paqësore dhe relaksues në tokë. Bimësia e harlisur në çdo centimetër të ishullit dhe ajri i pastër që kjo bimësi prodhon e bën Madeiran një destinacion të përsosur pranveror gjithë vitin. Me vendndodhje 499 kilometra nga Kontinenti Afrikan dhe 982 kilometra nga Europa, Arkipelagu i Madeiras u zbulua nga lundruesit portugezë në vitin 1418. Përbëhet nga ishulli kryesor […]
LG Optimus L7
Në kutinë e ambalazhit të LG Optimus L7 do të gjeni ushqyesin, kabllon microUSB, kufjet për radion dhe çipin NFC, që mund ta programoni sipas dëshirës. Pasi ta keni hequr nga ambalazhi do të shikoni se keni marrë në duar një smartphone elegant. LG Optimus L7 është shumë i lehtë, me trashësi 8.7 milimetra. Është disi katror, edhe pse këndet janë të rrumbullakosura. Bie në sy korniza me metal të shkëlqyer, ndërsa mbulesa e pasme është krijuar nga një material […]
LG Optimus 4X HD, së shpejti në treg
Tashmë nuk është më sekret se LG është duke planifikuar të lançojë modelin e ri të telefonit, me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, Optimus 4X HD, i cili do të dalë në disa shtete të Europës. Në mesin e vendeve, të cilat do të kenë telefonin e LG-së me procesorin Tegra 3 në Android 4.0, është dhe Gjermania, Suedia, Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Sipas një burimi informacioni, i cili është i afërt me kompaninë, LG […]
Samsung sjell Galaxy Mini 2
Samsung ka lançuar modelin e tij të telefonit Galaxy Mini 2, i cili është prezantuar zyrtarisht në shkurt të këtij viti. Ky model i ri i telefonit Android, i sjellë në treg nga prodhuesi më i madh në botë i telefonave, Samsung, tashmë ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ardhur për klientët me versionin Android 2.3 Gingerbread. Për më tepër, Samsung Galaxy Mini 2 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 3.27 inç HVGA, procesorin 800MHz, si […]
Lenovo LePhone K800 prezantohet në Kinë
Shumica prej lexuesve të rubrikës së teknologjisë me siguri e kujtojnë modelin e ri të telefonit të zgjuar të Lenovo, LePhone K800, i cili është bërë publik në janar të këtij viti në CES. Tani, Lenovo ka njoftuar se ky model i ri i telefonit do të lançohet në tregun kinez. Nëse e keni harruar, atëherë vlen të përmendet se LePhone K800 vjen me Android 2.3.7 Gingerbread, procesor 1.6GHz Intel Atom, 400MHz GPU, si dhe HD ekranin e ndjeshëm në […]
Indeksi i çmimeve të konsumit, maj 2012
Në muajin maj të këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit vazhdoi të rritej. Treguesi arriti në 1.9% nga 1.6% që ishte një muaj më parë, sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Krahasuar me një vit më parë, norma e inflacionit është 2.3 herë më e ulët. Në maj të vitit 2011, indeksi i çmimeve të konsumit ishte 4.2%. Krahasuar me një muaj më parë, indeksi i çmimeve ishte 0.4% më i lartë. Trendi rritës i IÇK-së […]