Mercedes M Class
Përpiqet të jetë e gjelbër Debutim në Sallonin e Frankfurtit. Në Shqipëri në vitin 2012 Të akuzuar në çdo debat me temë ambientale dhe të treguar me gisht praktikisht nga të gjithë (sidomos nga kush nuk e ka një të tillë): modelet SUV (Sport Utility Vehicle) i rezistojnë vështirësive dhe vazhdojnë të pëlqehen nga shumë. Vetëm në tregun gjerman, nga viti 2000 deri në vitin 2010 është kaluar nga 30.000, në 300.000 SUV të shitur në vit. Një fenomen që […]
Shit-blerje – Gjermanët e WAZ do të tërhiqen nga “Vizion Plus”
Investitorët më të mëdhenj të huaj në një media shqiptare tërhiqen pas disa vitesh nga Shqipëria. Gjermanët e “WAZ Media Group”, një nga grupet më të mëdha mediatike në Europë, dhe deri kohët e fundit të pranishëm gjerësisht në rajon, do të shesin sërish zotërimet e tyre në “Vizion Plus”, duke kthyer tek aksionerët fillestarë 67% të aksioneve. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas tij, “më datën 2 korrik 2012, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e […]
“Fajtorët” e rënies ekonomike
Aktiviteti i dobët ekonomik në fillim të këtij viti ishte pasojë e uljes së theksuar të prodhimit në industri. “Kurum” e KESH ishin ndër “kontribuesit” më të mëdhenjë. Optimizmi vjen me pranverën Tkurrja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të vitit erdhi për shkak të rënies së theksuar të prodhimit në industrisë e veçanërisht nga kompanitë KESH dhe Kurum. Uzina e përpunimit të çelikut “Kurum” e ndërpreu tërësisht prodhimin gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që Korporata Elektroenergjetike […]
Rripi shtrëngohet më tej
Blerësit shqiptarë sa vijnë e tkurrin shpenzimet, duke kursyer edhe në produktet bazë të konsumit të përditshëm. Besimi i konsumatorit është përkeqësuar dhe supermarketet raportojnë rënie shitjesh. E njëjta gjë po ndodh edhe në Europë Me ankesat e filluara dy vite më parë, rrjetet e shitjes me pakicë po vuajnë gjithnjë e më tepër kalimin e klientëve pranë kasës së shitjes, me shportën gjithnjë e më të zbrazët. Operatorët kryesorë në treg pohojnë se xhirot e tyre në pesë muajt […]
“Nën tutelë”
Bizneset që do të përballen me falimentimin dhe që do të dërgohen në gjykatë nuk do të ndiqen nga ekspertë të ekonomisë, por nga administratorë të licencuar. Qëllimi kryesor është që të ndihmohen bizneset që të ristrukturohen në forma të tjera të ndryshme, por edhe të shmangen vështirësitë që shpesh ortakët hasin në caktimin e personit të besuar për përmbylljen e aktivitetit. Deri tani, në gjykatë, janë dërguar 12 raste për falimentim Rreth katër vjet pas ndryshimeve në ligjin “Për […]
Depozitë për të fituar nga kursi i këmbimit
Në një kohë kur kriza ekonomike ka krijuar pasiguri në të gjitha tregjet, përfshirë edhe atë të këmbimit valutor, bankat po nxitojnë të hedhin në treg produkte që kërkojnë ta mbrojnë klientin nga efektet negative që mund të vijnë nga luhatje të papritura. Depozita e këmbyeshme është një depozitë e re që shmang riskun e kursit të këmbimit dhe ndërkohë, krijon mundësinë për të përfituar nga ndryshimet në kursin e këmbimit dhe normat e interesit për monedhat Lek, Euro dhe […]
Pak kredi për fermerët
Kreditë me kushte tregtare nuk janë të përshtatshme për prodhuesit në bujqësi. Ndërsa BE mbështet fermerët e saj, prodhimi shqiptar është më pak konkurrues. Vrojtimi: 96% e fermerëve e kanë të vështirë të marrin kredi dhe 66% konkurrohen nga importi Pengesa më e madhe që fermerët shqiptarë të rriten është te pamundësia për të bërë investime. Ndërsa janë të interesuar, financimet nga bankat dhe institucionet e tjera financiare u duken të pafavorshme, aq sa dalin “duarbosh” nga dyert e bankave. […]
Zgjidhja ironike i Të bësh biznes me korrupsion
Biznesi pranon se paguan nën dorë për të zgjidhur më shpejt hallet dhe për të anashkaluar kostot shtesë të burokracisë dhe taksave. Problemet dhe pesimizmi për 2012-n, në sondazhin e 500 ndërmarrjeve Të bësh biznes në Shqipëri është më e lehtë…nëse paguan ryshfet. Një pjesë e mirë e pranojnë këtë fakt, kurse të tjerë e shikojnë si zgjidhjen me më pak kosto, ndërsa plot të tjerë deklarojnë se zbatimi i ligjit është rruga e duhur, por që në fakt, të […]
KKB-ja: Anëtarë dhe mandat të ri
Këshilli Konsultativ i Biznesit pritet të ndryshojë strukturë anëtarësie, për shkak të interesit të vazhdueshëm të shoqatave për të qenë pjesëmarrëse U ngrit nga qeveria në vitin 2007, si strukturë e posaçme për konsultimet me biznesin sa i takon ligjeve në fushën ekonomike dhe tashmë po shihet mundësia e rishikimit. Këshilli Konsultativ i Biznesit funksionon si komitet pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë, ku kryetar është kreu i këtij institucioni, ndërsa anëtarë janë bizneset. Aktualisht, numri arrin deri në 15, […]
Nafta, rritet çmimi
Çmimi i naftës u rrit javës së kaluar, ndërsa investitorët spekuluan se qeveria kineze do të rrisë masat nxitëse të ekonomisë dhe se SHBA forcoi sanksionet ndaj Iranit. Të premten kontratat e shitjeve në të ardhmen të naftës u rritën 1.4% në Nju Jork, pasi u mbyllën me një rritje 0.3% të enjten. Ekonomia kineze u rrit më pak se ç’pritej në tremujorin e dytë të këtij viti (7.6%) sipas statistikave zyrtare. Çmimi i naftës në Nju Jork u mbyll […]
Çmimi i bakrit, në rënie
Tregtarët e bakrit janë më të shqetësuarit prej 6 javësh nga kërkesa që pritet të bjerë në Kinë, Europë e SHBA, në një kohë që fondet e sigurisë po vënë bast se do të ketë çmime më të ulëta. Trembëdhjetë analistë të anketuar nga “Bloomberg” kanë thënë se presin të bjerë çmimi në javën e ardhshme. Nëntë prej tyre janë të sigurt, ndërsa gjashtë neutralë, duke e bërë përpjesëtimin e sigurisë (për rënien) në nivelin më të lartë që nga […]
Kosovarët 110 milionë euro për makinat
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për lejimin e futjes së makinave më të vjetra se dhjetë vjet në Kosovë ka bërë që të rriten ndjeshëm të ardhurat në arkën e shtetit. Që nga hyrja në fuqi e vendimit, numri i makinave të importuara arriti në rreth 18,711. Sipas të dhënave të Doganave, vlera e këtyre makinave ka qenë rreth 89 milionë euro. Për këto makina të importuara, qytetarët kanë paguar 8.1 milionë euro doganë, 12,4 milionë euro akcizë, si dhe […]
Dy muaj kohë për të rishqyrtuar licencat
Nën drejtimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari–Lila, u mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Zëvendëskryeministrja tha se secila ministri do të ketë dy muaj kohë në dispozicion që të rishqyrtojë të gjitha licencat dhe lejet e saj. “Ministritë duhet të arsyetojnë në mënyrë të qartë, se përse duhet të mbajnë një licencë apo leje të caktuar, bazuar në parametrat shëndetësorë, të sigurisë dhe efikasitetit. Në shtator të këtij viti do të […]
Ulen remitancat
Dërgesat e emigrantëve kosovarë u ulën me 6 milionë euro në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhën të vitit të kaluar. Kjo është bërë e ditur nga Banka Qendrore e Kosovës. Të ardhurat nga remitancat vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm financimi në Kosovë. Bedri Zymeri, drejtues i divizionit të bilancit të pagesave në BQK, thotë se “në bazë të vlerësimeve për tremujorin e parë të vitit 2012, të hyrat nga remitancat në tremujorin e […]
Kosova, me rendiment të lartë të grurit
Rendimenti i grurit në fushatën e korrje-shirjeve, ashtu sikurse edhe vitin e kaluar, e rendit Kosovën ndër vendet e para në rajon. Për shkak të kushteve të favorshme klimaterike, fushata nisi më herët dhe sipas të dhënave të komisioneve vendore, është korrur rreth 30% e sipërfaqes së mbjellë me grurë. Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, e ndoqën nga afër këtë proces, duke u shprehur të kënaqur për rendimentin. “Kosova po shndërrohet me të vërtetë në një […]
Çimento, dorëzohet ministrja, paralajmërohen ndryshime
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari–Lila, paralajmëroi mundësinë e ndryshimit të vendimit të tarifës prej 35% për importimin e çimentos nga Shqipëria. Seanca e Kuvendit të Kosovës që kishte në rend dite interpelancën e ministres së Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të marrë një vendim të ligjshëm lidhur me shfuqizimin e këtij vendimi. Partitë opozitare në Kosovë më parë paraqitën një varg kritikash në adresë të ministres së Tregtisë […]
Bullgari – “Credit Agricole” merr të gjitha aktivet e “Emporiki”
Banka franceze “Credit Agricole” ka marrë zyrtarisht nën kontroll asetet bullgare të filialeve greke “Emporiki Bank”. Transferimi i pronësisë u realizua javës së kaluar. Me përfundimin e procedurave, njësitë bullgare të “Emporiki Bank” kanë akses direkt nga financimet nga banka franceze dhe do të marrë emrin “Credit Agricole” me markën e saj të tregtisë dhe logon.
Kroaci – Më shumë fitime nga turizmi
Kroacia, ekonomia e së cilës është e orientuar nga turizmi, ka qenë në recesion që nga viti 2009, por tashmë parashikon një rritje të fitimeve nga shtimi i vizitorëve me afro 5% këtë vit. “Pritshmëritë tona për 2012-n janë që të përsërisim rezultatet e një viti më parë, por ndërkohë presim që rritja e numrit të turistëve dhe net-qëndrimeve të rrisë fitimet 3-5%”, tha ministri i Turizmit, Veljko Ostojic.
Mali i Zi – Pa rrezik për sistemin financiar
Vitin e kaluar, Mali i Zi u përball me shumë sfida, por rreziku ndaj stabilitetit financiar nuk u rrit, pavarësisht aspekteve të brendshme, vulnerabile dhe goditjeve të jashtme. Këshilli i Stabilitetit Financiar në prezantimin përpara Parlamentit të raportit të vitit 2011 tha se “rreziqet kryesore janë të lidhura me efektet që përhapen nga kriza që është në vendet e Bashkimit Europian, mungesa e likuiditetit, rritja e kredive të këqija në sistemin bankar dhe mosbalancimi fiskal. Sidoqoftë, të gjitha këto janë rreziqe […]
Bullgari – Riformatim i tregut të telekomunikacionit
Telekomunikacioni bullgar po kalon një periudhë të artë dhe duket se po futen në një fazë të re, me rënie të të ardhurave për shërbimet tradicionale për shkak të maturimit të tregut, konsumit të kufizuar përmes rregullave kombëtare e europiane. Sipas raportit të fundit mbi këtë treg, pas ndaljes së rritjes, operatorët e telefonisë celulare në Bullgari kanë filluar kërkimet për zgjidhje të reja për të zgjeruar sipërmarrjet e tyre, përmes shpërndarjes së shërbimeve televizive dhe internetit me shpejtësi të […]
Maqedoni – Program për hapjen e vendeve të reja të punës
Individët dhe kompanitë në Maqedoni mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Punësimit për të përfituar nga programet e qeverisë për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ose për zgjerimin e biznesit, që do të mund të çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës. Buxheti i vënë në dispozicion për këtë program nga qeveria është 100 milionë dinarë dhe parashikohet që të hapen 550 vende të reja pune. Ministri i Punës, Spiro Ristovski, u bëri thirrje kompanive […]
Rumani – Kriza politike po përkeqëson ekonominë
Tensionet politike në Rumani po u dërgojnë sinjalet e gabuara tregjeve ndërkombëtare, kanë paralajmëruar analistët. Monedha kombëtare rumune arriti pak ditë më parë një nivel të ri të ulët historik ndaj euros, duke reflektuar rritjen e paqëndrueshmërisë politike në shtetin ballkanik. Monedha vendase RON ka humbur rreth 3.5% kundrejt euros që nga fundi i vitit 2011. Analistët thonë se vlerësimi i qëndrueshëm i monedhës është vetëm një nga efektet e krizës politike që po vazhdon në Rumani, që po ndikon […]
Bullgari – Emetim i suksesshëm i obligacioneve
Në një rajon ekonomish të ngadalësuar që po përballen me një krizë serioze fiskale, Bullgaria ka arritur një sukses të dukshëm me emetimin e obligacioneve të veta kombëtare pak ditë më parë. Shteti ballkanik emetoi obligacione 5-vjeçare me vlerë 950 milionë euro me një yield (interes) prej vetëm 4.25%. Shitja e parë e obligacioneve të emërtuara në euro që prej vitit 2002 do të përdoret për të emetuar eurobondet që maturohen në janar 2013. Duke pasur parasysh situatën e ngushtë […]
Ekonomistët paralajmërojnë: Masat e rrepta po godasin rritjen
Gjashtë vende në Europën Lindore do të vuajnë nga recesioni këtë vit, për shkak të efekteve të krizës së Eurozonës dhe masave të rrepta që po merren gjerësisht në BE, pohuan parashikues ekonomikë në Vjenë. Rritja ekonomike e ka humbur ritmin në të gjithë rajonin, sipas Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, që përqendrohet në Europën Lindore. Ekonomitë e Bosnjë-Hercegovinës, Republikës Çeke, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë pritet që të tkurren në vitin 2012, me dy të fundit që do të […]
“Ikja nga rrëmuja” e Tiranës
Komplekset e vilave po i bëjnë ballë krizës imobilare, e cila ka mbërthyer sektorin e ndërtimit në 3-4 vitet e fundit. Në kërkim të cilësisë, qetësisë dhe shkëputjes nga “rrëmuja” e blloqeve të apartamenteve, të pasurit po blejnë vila dhe po i largohen qendrës Në një kohë kur tregu i shitblerjes së apartamenteve është zhytur në krizë të thellë, ku kërkesa dhe shitjet janë tepër të ulëta, e kundërta duket se po ndodh në komplekset e vilave. Administratorët dhe ndërtuesit […]
2012: rritet prodhimi i grurit
Muaji që po vjen pritet të mbushë pak më tepër hangarët e fermerëve shqiptarë. Ata nuk pritet të shesin më shumë e të sigurojnë të ardhura, por i gëzohen faktit që do të kenë pak më shumë rezerva në këtë vit të vështirë për shpenzimet Të korrat e këtij viti pritet të jenë më të mbara për grurin. Në fushat shqiptare, sasia e grurit të prodhuar parashikohet të jetë mbi 300 mijë tonë, sipas Ministrisë së Bujqësisë, çka reflekton rritje […]
Rritet mbi dy herë eksporti i vezëve
Veza e artë tashmë është ajo që shitet në supermarket. Jo sepse ka një çmim më të shtrenjtë, por po kërkohet më shumë, në Shqipëri e në Europë. Për sipërmarrjet shqiptare të pularive, të cilat prej vitesh prodhojnë për tregun vendas e për eksport, kjo sigurisht është një periudhë e artë. Eksporti i vezëve të prodhuara në Shqipëri është rritur mbi dy herë në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me janar –qershorin 2011. Këtë e pohojnë drejtuesit e […]
Britani e Madhe, deficiti tregtar ngushtohet në 2.7 mld paund
Deficiti i tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar u ngushtua në muajin maj, i ndihmuar nga rritja e eksporteve. Deficiti tregtar – një masë se sa importet tejkalojnë eksportet – ra në 2.7 miliardë paund, krahasuar me 4.1 miliardë paund në muajin prill, sipas shifrave nga Zyra e Statistikave Kombëtare. Volumet e eksporteve ishin 6.6% më të larta, ndërsa importet u rritën 1%. Deficiti i mallrave ishte 8.4 miliardë paund, në krahasim me 9.7 miliardë paund në prill, ndërkohë që shërbimet […]
ILO: Eurozona rrezikon të humbasë 4.5 milionë vende pune
Eurozona mund të humbasë më shumë se 4.500.000 vende pune në katër vitet e ardhshme, nëse rajoni vijon masat e kursimit, paralajmëron Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Rritja do ta çojë nivelin e papunësisë në bllokun e 17 vendeve në 22 milionë vetë. ILO tha se një politikë e përbashkët kundër masave të kursimit është e nevojshme për të krijuar vende të reja pune. “Nuk është vetëm Eurozona në telashe, por edhe e gjithë ekonomia globale është në rrezik ‘infektimi’”, […]
Kinë: Vendet e shenjta dhe malet kuotohen në bursë
Me të ardhurat e siguruara nga këto, do të financohet mirëmbajtja e vendeve të shenjta të budizmit e do të lehtësohet promovimi dhe mbështetja e fluksit turistik. Me këtë manovër, edhe murgjit e investitorët do të bëhen më të pasur Manastiret e maleve të shenjta të budizmit do të kuotohen në bursë në Kinë. Nisma ka ardhur nga autoritetet lokale të provincës së Zhejiang. Në pranverë, ata themeluan një shoqëri turistike për të administruar një prej vendeve të shenjta më […]
Bankat zvicerane tradhtojnë punonjësit e tyre
“Për të shpëtuar janë të gatshëm të shesin edhe prindërit e tyre”. Një funksionar i bankës HSBC në Gjenevë zgjodhi këto fjalë për të denoncuar metodat që po përdoren nga punëdhënësi i tij, i cili është vënë në masa të forta shtrënguese nga autoritetet fiskale amerikane. Ai nuk hezitoi ta bënte këtë deklaratë në emër edhe të 1,109 kolegëve që dyshohen se kanë ndihmuar mijëra qytetarë amerikanë të shmangin taksat mbi të ardhurat e fshehura në llogari bankare në Zvicër. […]
Studimi, të punosh shumë dëmton biznesin
Të punosh shumë dëmton biznesin. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i realizuar nga Universiteti i Stanford-it dhe që është publikuar me entuziazëm nga media të ndryshme. Sipas këtij studimi, duke punuar 60 orë në javë, me një mesatare 10 orë në ditë, një ritëm jo i zakontë në ditët e sotme, veçanërisht për ata që punojnë edhe në shtëpi, produktiviteti humbet në masën 25% edhe për shkak të uljes së përqendrimit. Zgjidhja? Sipas autorëve të kërkimit ka […]
Gjëra që nuk duhet t’ia bëni asnjëherë menaxherit tuaj
Ai është shefi juaj. Në çdo rast duhet të keni parasysh se ka gjëra të cilat atij nuk i pëlqejnë dhe duhet që t’i shmangni me patjetër. Ne ju vijmë në ndihmë, duke ju listuar gjërat kryesore që nuk duhet t’ia bëni shefit. Asnjëherë mos u vononi Ndoshta një ose dy herë është në rregull, por nëse e bëni zakon, sigurisht që kjo do të bëjë që menaxheri juaj të humbasë durimin. Si ta parandaloni: Gjithmonë vendosni alarmin […]
Bota nuk kursen për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit
Shumica e konsumatorëve janë të arsyeshëm e të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me ekspozimin ndaj diellit dhe prodhuesit e kremrave për këtë janë gjithnjë e më shumë krijues, duke rritur përfitimet Në gusht të vitit 2010, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballeshin me një ekonomi të dobët dhe frikën për kalimin e një recesioni të dytë në të gjithë tregun botëror, retë u shfaqën në qiell. Në Britaninë e Madhe, për shembull, ajo verë ishte më e ftohta që […]
Një udhëtim relaksues
Nuk ka asgjë më të mirë sesa pushimet që të ofrojnë qetësinë dhe relaksin e ëndërruar. E nëse puna gjatë gjithë vitit ju ka lodhur dhe stërmunduar, atëherë ne kemi gjetur atë që bën për ju. Transmetojuani këtë ide edhe mikeshave tuaja, ndoshta edhe ato mund t’u bashkohen qendrave të bukurisë më me kosto të ulët në Europë Slloveni, banjat termale më të lira në Europë Një tokë e pasur me histori, kulturë dhe natyrë, kjo është Sllovenia. Një […]
Mite mjekësore të cilave ende u besojmë
Kur të tjerët dëshirojnë t’ju bëjë të ndiheni më mirë pasi ju ka ndodhur diçka e pakëndshme, zakonisht thonë, “Të paktën ke shëndetin”. Nëse nuk e ke atë, ata do t’ju kujtojnë se si kanë përparuar metodat moderne në mjekësi dhe sëmundja juaj menaxhohet shumë më mirë se në të kaluarën. Dhe kanë plotësisht të drejtë. Kushdo që ka bërë ndonjëherë operacion, duhet t’i jetë mirënjohës mjekësisë moderne, duke marrë parasysh që më parë aplikoheshin metoda tepër të dhimbshme. Megjithatë, […]
Mercedes M Class
Përpiqet të jetë e gjelbër Debutim në Sallonin e Frankfurtit. Në Shqipëri në vitin 2012 Të akuzuar në çdo debat me temë ambientale dhe të treguar me gisht praktikisht nga të gjithë (sidomos nga kush nuk e ka një të tillë): modelet SUV (Sport Utility Vehicle) i rezistojnë vështirësive dhe vazhdojnë të pëlqehen nga shumë. Vetëm në tregun gjerman, nga viti 2000 deri në vitin 2010 është kaluar nga 30.000, në 300.000 SUV të shitur në vit. Një fenomen që […]
LG Optimus 4X HD
LG Optimus 4X HD është një smartphone Quadband, HSDPA e HSUPA që bazohet në sistemin operativ Android Ice Cream Sandwich (v4.0) dhe që ka një procesor Quad-Core NVIDIA Tegra 3, 1.5 GHz (1 GB RAM). Është e qartë që jemi përballë një modeli me performancë të lartë, gjë që reflektohet edhe te çmimi. Ky celular i dedikohet atyre personave që kanë kërkesa të larta ndaj funksioneve multimediale dhe në komunikim. LG Optimus 4X HD është një smartphone i madh sa […]
Samsung sjell Android 4.0 në tabletët Galaxy Tab.
Me sa duket, tabletët e fundit të Samsung, Galaxy Tab, përkatësisht Samsung Galaxy Tab 7.7, Galaxy Tab 8.9, Galaxy Tab 10.1 do të marrin azhurnimin e ri të platformës së Google, Android, Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Sipas Sammobile, freskimi i ri do të nisë muajin e ardhshëm, ndërsa i njëjti do të përfundojë për tabletët e linjës Galaxy Tab në fund të muajit gusht. Versioni i fundit i platformës së Google, Android 4.0 Ice Cream Sandwich do të jetë […]
Apple mbyll shërbimin MobileMe
Apple ka mbyllur shërbimin e saj MobileMe, të cilin tashmë e ka zëvendësuar me shërbimin e ri iCloud. Nëse përdoruesit ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave në shërbimin e ri, ata ende mund ta përdorin shërbimin. Shërbimi i ri i Apple, iCloud synon të zëvendësojë tërësisht MobileMe, edhe pse i njëjti nuk ofron gjithçka që ofrohej nga MobileMe, si për shembull: iDisk, iWeb dhe galerinë. Përdoruesit ankohen se Apple i ka limituar me iCloud, sepse MobileMe ishte […]
Nintendo sjell Super Marion 2 në web
Loja e famshme, Super Mario, tani ka një plan për t’u rikthyer në sipërfaqe. Bëhet fjalë për versionin e ri të lojës, New Super Mario Bros. 2, të cilën Nintendo planifikon ta kthejë në internet përmes faqes zyrtare, ku dhe do të ofrojë një galeri të plotë për lojtarët si dhe paralajmërimin për funksionet e reja të lojës. Mirëpo, përdoruesit do të duhet të presin edhe një muaj. Nintendo do të ofrojë një përmbajtje interesante në faqen e lojës, ndërsa […]
Indeksi i çmimeve të konsumit, qershor 2012
Në muajin qershor të këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit vazhdoi të rritej. Treguesi arriti në 2.2% nga 1.9% që ishte një muaj më parë, sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Krahasuar me një vit më parë, norma e inflacionit është dukshëm më e ulët. Në qershor të vitit 2011, indeksi i çmimeve të konsumit ishte 3.9%. Krahasuar me një muaj më parë, indeksi i çmimeve ishte 0.3% më i lartë. Trendi rritës i IÇK-së (në […]