Zbulimi i kësaj vere
Një nga surprizat e bukura të këtij viti për ekonominë, të paktën deri tani, ka qenë bujqësia. Rritja e eksporteve nga ky sektor me rreth 28% në këtë valë të fortë të krizës financiare ndërkombëtare, megjithëse pritej, nuk vlerësohej në këtë masë. Bujqësia, këtë pjesë të vitit, u shfaq gati-gati si një “zbulim”, prej të cilit rritja ekonomike mund të përfitojë shumë. Historikisht futja e bujqësisë në pikun saj ka sjellë përftime të dukshme për industrinë e lidhur me të, […]
Telekomunikacione – “Plus Communication” prezanton drejtorin e ri
Bordi Drejtues i “Plus Communication” njofton për ndryshim në nivelin më të lartë drejtues të kompanisë, duke emëruar z. Julien Coustaury si drejtorin e ri të përgjithshëm të kompanisë. Vendimi i mësipërm, sipas njoftimit zyrtar për shtyp, u mor në vijim të dorëheqjes për arsye personale të Z. Moni Buchnik, nga pozicioni i tij si drejtor i përgjithshëm. Z. Buchnik ka qenë drejtor i përgjithshëm i “Plus” që nga muaji korrik 2009. Ai ka dhënë kontribut të çmuar që nga […]
MË TË MËDHENJTË 2011
Ekskluzive. Renditja e 50 kompanive më të mëdha, sipas xhiros gjatë vitit 2011. Mbizotërojnë kompanitë e energjisë, bankat, tregtuesit e naftës dhe eksportuesit e mëdhenj. Ecuria e të ardhurave dhe fitimeve, në një vit me rritje të moderuar ekonomike Pas dy viteve të vështirë, 2011-a duket se i ka dhënë pak frymëmarrje bizneseve shqiptare, pjesa më e madhe e të cilave i janë gëzuar ritmeve të kënaqshme të rritjes, ndonëse fitimet në tregjet tashmë të maturuara nuk janë më ato […]
Për një “fillim” të ri
Krijimi i një strukture të posaçme për falimentimin gjykohet nga juristët, si një hap i domosdoshëm që do të siguronte “daljen” ligjore të atyre bizneseve që do të përballen me këtë procedurë Falimentimi është një nga procedurat më të vështira me të cilën përballen bizneset. Zbatimi i tij në Shqipëri ka çaluar dhe rastet që po shkojnë drejt çregjistrimit përfundimtar në gjykatë, janë të pakta. Në pesë vitet e fundit numërohen rreth 300 raste të shqyrtuara për falimentim. Rreth 73 […]
Shteti, shpresa te privatizimet
Të shesësh pronat publike në kohë krize kërkon kurajë dhe qeveria duket se po tenton të përfitojë sa të mundet. Në 6 muajt e parë të 2012-s, METE ka nxjerrë në ankand 250 objekte, me vlerë 3.8 miliardë lekë Nën frymën e liberalizimit të ekonomisë, por edhe të nevojës për para, qeveria i ka dalë ballëhapur krizës, duke nxjerrë në shitje gjithçka që është pronë shtetërore, të pavlefshme për funksionet e saj. Fushata e madhe nisi në 2010-n, por sot […]
Tensioni në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën
Çmimet e naftës u shtrenjtuan javën e kaluar në nivelin më të lartë të pothuajse dy muajve, teksa tensioni në rritje në Lindjen e Mesme ka shtuar shqetësimet për ofertën. Treguesi ICE Brent i naftës bruto për dorëzimet e shtatorit arriti në 108 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga mesi i majit. Dhuna në Siri ka shtuar shqetësimet për ndërprerje rajonale të furnizimit me naftë. Tregtuesit e naftës po qëndrojnë në ankth, pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, […]
Çmimet e misrit arrijnë nivele rekord të larta
Bota po përballet me një krizë të re ushqimesh, teksa thatësira më e keqe në 50 vjet e SHBA-ve ka bërë që çmimet e produkteve bujqësore të arrijnë në nivele rekord të larta. Çmimet e misrit dhe të sojës arritën në një nivel rekord javën e kaluar, duke tejkaluar kulmin e krizës 2007-‘08 që shkaktoi trazira të lidhura me ushqimet në më shumë se 30 vende të botës. Çmimet e grurit nuk kanë arritur ende në një nivel rekord, por […]
FMN jep pjesën e dytë të huasë për Kosovën
Fondi Monetar Ndërkombëtar aprovoi dhënien e 48 milionë eurove, si pjesë e huasë së dytë “stand by” për Kosovën, raporton agjencia e lajmeve AFP. “Drita jeshile” u dha pas rishikimit të performancës ekonomike të Kosovës nga FMN-ja në kuadër të një programi të mbështetur nga marrëveshja me vlerë prej 111.5 milionë eurosh. “Politikat makroekonomike dhe financiare janë kryesisht në rrugën e duhur”, vlerësoi FMN-ja. Dhënia e pjesës së dytë të huasë u bë e mundur pasi Kosova përmbushi kriteret e […]
Bullgaria – Pa nxitim për në euro
Ministri bullgar i Financave, i cili fillimisht synonte pranimin e shpejtë të vendit në Eurozonë, ka pohuar se vendi nuk ka asnjë nxitim për të adoptuar monedhën e vetme. “Ne nuk do të bëjmë asnjë lëvizje në drejtim të kalimit te monedha e përbashkët për dy vitet e ardhshme”, u ka thënë Simeon Djankov gazetarëve në Vjenë. Deklarata është në përputhje me qëndrimin e analistëve vendas, të cilët janë përpjekur të ulin entuziazmin e kabinetit për miratimin me shpejtësi të […]
Maqedoni “Draexlmaier Group” do hapë 4,000 vende pune
Kompania gjermane e automobilave “Draexlmaier Group” ka nënshkruar me qeverinë e Maqedonisë një marrëveshje për të kryer një investim që do të kapë vlerën 30 milionë euro. Kompania parashikon të ndërtojë një fabrikë me sipërfaqe rreth 52,000 metër katrorë, për prodhimin e pjesëve të makinave “Mercedes”. Falë këtij investimi do të hapen 4,000 vende të reja pune. Maqedonia, në këtë mënyrë, hyn zyrtarisht në listën e vendeve furnizuese të prodhuesit automobilistik gjerman.
Kroaci – Ulen kostot për hapjen e një biznesi
Vendimi për ndryshime në aktin e kompanive në Kroaci që u mor në Parlament, do të sjellë uljen e kostove për hapjen e një biznesi. Aktualisht, kapitali për të hapur një kompani është 2,670 euro, por me ndryshimet e fundit në ligj, do të nevojitet vetëm 1 euro.
Bullgari – Një në dy bullgarë nuk do të bëjë pushime
Një në dy bullgarë do t’i kalojë pushimet verore në shtëpi dhe arsyeja është mungesa e parave, sipas një sondazhi. Numri i pushuesve bullgarë, kryesisht atyre që jetojnë në qytetet më të mëdha, ka rënë 48% krahasuar me një vit më parë dhe rreth 2% e tyre i kanë bërë tashmë pushimet. Por, anketuesit janë optimistë lidhur me shifrat. Në bazë të sondazhit të realizuar prej tyre mes 27 qershorit dhe 3 korrikut tek 1000 bullgarë, del se përqindja e […]
Kroaci – Ekonomia tkurret 1.6%
Analistët e Bankës Kombëtare Kroate parashikojnë tkurrjen e ekonomisë vendase me 1.6% në vitin 2012 në buletinin më të fundit, ndërkohë që parashikimi i tyre fillestar për këtë vit ishte -1%. Sipas buletinit të HNB-së, PBB-ja e vendit do të ulet në 1.3% në 2012. Norma e inflacionit është projektuar në 3.2% këtë vit si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ndërkohë që pritet të ngadalësohet në 2.6% në 2013-n. Deficiti i përgjithshëm i qeverisë mund të jetë […]
Serbi – Liderët e rinj kërkojnë të shkarkojnë guvernatorin e Bankës Qendrore
Guvernatori i Bankës së Serbisë, Dejan Soskic, mund të humbë vendin e tij të punës në rast se ai vazhdon që të shtrëngojë rripin financiar, në vend që të nxisë rritjen. Kërcënimi ka ardhur nga Ivica Dacic, Kryeministri i pritshëm i Serbisë, që parashikohet të udhëheqë koalicionin qeverisës të progresistëve, Rajonit të Bashkuar të Serbisë dhe Socialistëve të tij. Marrëveshja e koalicionit nuk e përmend të ardhmen e Bankës Qendrore të Serbisë, por liderët e rinj të vendit kanë pohuar […]
Rumani – Masa të reja për të nxitur ekonominë
Qeveria rumune kërkon të promovojë një politikë të re të bazuar në kujdesin buxhetor dhe disiplinën për të nxitur ekonominë e vendit, tha Kryeministri Victor Ponta. Sipas Pontas, kabineti i tij ka propozuar një grup me pesë masa. Kryeministri tha se kabineti synon që të zhvendosë pagesën e TVSH-së nga momenti i faturimit në momentin e kryerjes së pagesës, për kompanitë me një xhiro vjetore biznesi më të vogël se 500,000 euro. “Kjo është një masë që do të ndikojë […]
Maqedoni – Fillon ndërtimi i kullave më të larta në Shkup
Ndërtimi i katër kullave 42-katëshe, që do të jenë ndërtesat më të larta në Maqedoni, ka nisur pak ditë më parë në Shkup. Kompania turke, “Cevahir Holding”, planifikon të investojë rreth 300 milionë euro në projektin që duhet të përfundojë brenda tre vitesh në njësinë Aerodrom të Bashkisë së Shkupit. Kompleksi do të përfshijë një kombinim të zonave të banimit, zyrave dhe tregtisë me pakicë, me 1,400 apartamente që do të sigurojnë shtëpi për 5,000 njerëz dhe një qendër të […]
Maqedoni – “Shkupi 2014” do vazhdojë, pavarësisht krizës
Plani i Maqedonisë për të reduktuar 5% të buxhetit të shtetit për vitin 2012 nuk do të ndalojë punimet për rindërtimin e kryeqytetit, të njohur si “Shkupi 2014”, bënë të ditur autoritetet. Ministri i Financave, Zoran Stavreski, ka shpjeguar kohët e fundit se ndërtimet nuk do të ndikohen nga shkurtimi i buxhetit me 120 milionë euro, megjithëse dinamika e ndërtimit mund të rishikohet. Por Ministria e Financave nuk ka dhënë detaje të tjera rreth financimit të projektit, apo mënyrës se […]
Mes sportit dhe argëtimit
Me përmasa të ndryshme, pishinat po shihen si domosdoshmëri për hotelet në bregdet, një komoditet i pranueshëm për vilat dhe një zgjidhje sportive gjithëvjetore për ata që duan të mbajnë trupin në formë Pishinat po shihen me një këndvështrim gjithnjë e më të gjerë nga shqiptarët. Sjelljet kanë ndryshuar edhe krahasuar me vetëm pak vite më parë, kur të rinjtë drejtoheshin në pishina për të marrë rrezet e para të diellit, në pritje të ditëve të nxehta në bregdet. Sot, […]
NËPËR KORÇË ME TURIZËM QYTETAR…
Një ecje turistike ditën në rrugicat e lagjeve, mbi dhe nën bulevardin kryesor të Korçës, ofrojnë bukuri shtëpish të restauruara, por dhe banesa të reja, që ruajnë arkitekturën e një identiteti tipik të vjetër të qytetit. Ndërsa mbrëmjeve, mjafton një shëtitje në bulevard drejt parkut të madh, për të ndjerë si shumëfishohet kënaqësia edhe nga tingujt e serenatave, lokaleve të hapura në këto muaj zhegu përvëlues. Janë dy të veçanta që korçarët kanë ditur t’i sjellin si vlera tërheqëse për turistin shqiptar dhe të huaj […]
Dyfishohen taksat për francezët me pasuri mbi 4m€
Qytetarët francezë me pasuri që vlerësohet mbi 4m€, këtë vit do të paguajnë më shumë se dyfishi i asaj që kishin pritur për taksë pasurie, pasi Parlamenti i vendit votoi që me anë të një mase emergjence të grumbullojë 2.3 mld€ për qeverinë e cash-strapped. Rritja – e njohur edhe si kontributi i jashtëzakonshëm mbi pasurinë – është një masë parandaluese, që u prezantua nga François Hollande, Presidenti i ri socialist, për të kthyer mbrapsht lëvizjet e pararendësit të tij […]
Greqi, turistët druhen, por investitorët afrohen
Menaxherët e hoteleve më të mëdha në Greqi ndihen të pasigurt, ndërsa shqetësimet për të ardhmen e vendit në Eurozonë kanë shtuar turbulencat në industrinë e turizmit, e cila zë rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë, disa investitorë privatë e shohin vlerë në sektor, sepse çmimet kanë rënë dhe hotelet po mbahen kryesisht nga të ardhurat prej të huajve. Çmimet mesatare të net-qëndrimeve në hotelet e Athinës janë rreth 16% në pesë muajt e parë të këtij viti […]
Dhe Emiri i dhuroi gruas sharmin “Valentino”…
Marka e luksit është dorëzuar për rreth 700 milionë euro, falë pasionit të gruas së Emirit, për linjat e detajet elegante Vera e së bukurës Sheikha Mozah do të jetë sigurisht e paharrueshme. Burri i saj, në fakt, sapo i ka bërë dy dhurata përrallore: i ka blerë një copë të ishullit të Sardenjës (për 600 milionë euro) dhe shtëpinë e modës “Valentino”, për të cilën flitet se ka shpenzuar 700 milionë euro të tjera. Valentino fluturon në Katar, ku […]
Luksi në alarm, frenon Kina
Edhe “ylli” i luksit duket se është i destinuar që të “perëndojë” ose të paktën, për këtë është e bindur edhe kompania ndërkombëtare financiare “Morgan Stanley”, që pas performancës dhe rezultatet e jashtëzakonshme të regjistruara në tremujorin e parë, tani u bën thirrje investitorëve të tregohen të kujdesshëm. Pas ngadalësimit të përgjithshëm të ekonomisë në Kinë për periudhën prill-qershor, ekspertët bankarë amerikanë vlerësojnë faktin se tremujori i dytë mund të jetë zhgënjyes. E nëse shitjet ngadalësohen, prodhimi do të qëndrojë […]
Klasifikimi, “Google” preferenca e të rinjve për punësim
Shoqëri konsultimi, shtëpi botimi, po edhe grupe “made in Italy”. Këto janë ëndrrat e të rinjve italianë për profesionet që dëshirojnë që të kenë në të ardhmen. Ëndrra që janë mijëra dritë larg nga ato të bashkëmoshatarëve të tyre gjermanë, të cilët, pas agjencive të konsulencës, rendisin kolosët e portaleve (që nga “Facebook” e deri te “Rocket Internet”). Në preferencat e tyre për t’u punësuar bëjnë pjesë edhe institutet e kërkimit të universiteteve si “Cern” në Gjenevë, i cili, vetëm […]
Si duhet të paguhet një punonjës
Kur një menaxher duhet të vendosë mbi nivelin e pagave të punonjësve, ai duhet të kujdeset që të mos jenë të njëjta për çdo punonjës. Pra, të jenë individuale. Nuk mund të shpërblehet njësoj dikush që punon më shumë apo më mirë se një tjetër, për të njëjtën punë. Ja se çfarë mund të merrni në konsideratë për të vendosur një pagë sa më të drejtë. Vjetërsia apo performanca Një nga faktorët që ndikon në vendosjen e pagave është […]
Një udhëtim për të sapomartuarit
Nga Maldivet në Nepal, në Abu Dhabi apo me trenin Orient Express, këto janë destinacionet më të kërkuara për muajin e mjaltit. Analistët, operatorët dhe agjencitë japin këshillat e tyre për mënyrën se si duhet të planifikoni udhëtimin tuaj të mjaltit, cilat destinacione të zgjidhni dhe se si të kurseni Të gjitha tendencat e vitit I reziston krizës, nuk ndikohet nga sjelljet e rastit, ruan dimensionet e një ëndrre. Nuk po flasim për mashkullin ideal, por për udhëtimin e muajit […]
Si të kaloni bukur në Orlando
Ah, Orlando, Florida. Shtëpia e Disney World, Universal Studios dhe shumë e shumë gjërave të tjera interesante. Në Orlando mund të shijoni aktivitete nga më të lirat, më të shtrenjtat, më ngazëllueset dhe mund të dëfreheni si me shoqërinë, edhe me familjen. 1) Gatorland – Nëse ju dhe fëmijët tuaj doni të shikoni zvarranikë, ju rekomandojmë të shkoni në Gatorland. Një park zoologjik ku ju mund të mësoni gjithçka rreth jetës së egër të kësaj zone, mund t’i shikoni gjarpërinjtë […]
Sekreti i rrezatimit të lules së zhabinës
Një nga lojërat e preferuara të fëmijëve në një ditë me diell në livadh është të mbajnë një lule zhabine poshtë mjekrës, derisa sipërfaqja poshtë mjekrës të ndriçojë nga një dritë e verdhë. Sipas fëmijëve, drita që shfaqet në lëkurën poshtë mjekrës sapo e vendosin lulen aty, tregon që fëmija në fjalë e pëlqen shumë gjalpin. Të nxitur nga kjo lojë fëmijënore, shkencëtarët kanë përdorur pajisje moderne për të ekzaminuar anatominë e petaleve të zhabinës, në mënyrë që të shpjegojnë […]
Range Rover Evoque
Baby Range Markë fisnike, design modern, mundësi praktikisht e pafund për personalizime, madje edhe argëtuese në timon: modeli më i vogël i gamës Range Rover synon të arrijë suksesin duke imituar strategjitë e marketingut të aplikuara nga Mini dhe Fiat 500. Prezantimi zyrtar i modelit përfundimtar do të bëhet në qershor dhe më tej, në shtator, makina do të vijë edhe në konçesionarët në Shqipëri. Ose mbase duhet të themi se “do të pushtojë” konçesionarët, duke qenë se vetëm gama […]
Samsung Wave M
Samsung Wave M, me sistemin operativ Bada 2, është një model i nivelit të mesëm. Ka procesor 832 MHz, por është i pajisur edhe me sistemin NFC (Zona e Komunikimit). Ky model nuk shkëlqen për sa i përket pamjes së jashtme. Për nga përmasat mund të cilësohet si i madh, duke qenë se është i gjerë 63.3 mm, i gjatë 113.8 mm, me trashësi 12.2 mm dhe peshon 121 gramë. Megjithatë ka një ekran shumë të mirë LCD, 3.63 polësh […]
Modeli i ri i telefonit LG me procesor L9!
LG është duke punuar vazhdimisht që të ketë procesorin e saj për telefonat celularë dhe sipas një raporti, kompania së shpejti do të lançojë një model të ri telefoni me procesorin quad-core L9. Procesori LG L9 është i mbështetur nga ARM dhe pritet të dalë në treg së bashku me modelin e ri të telefonit LG Android, i cili do të prezantohet në muajin shtator. Ekrani i kësaj pajisjeje do të mbështetet edhe nga LG True HD. Për më shumë, […]
Samsung prezanton Galaxy Chat
Samsung ka prezantuar versionin e ri të telefonit të tij të mençur Android, modelin e ri të Samsung Galaxy Chat, i cili vjen me tastierë të plotë Qwerty dhe versionin e ri të Android, 4.0 Ice Cream Sandwich. Samsung Galaxy Chat posedon ekranin QVGA të ndjeshëm në prekje me 3 inç dhe i njëjti vjen me ChatON. Galaxy Chat vjen me kamerën 2 megapiksel, Bluetooth 3.0, USB 2.0, baterinë 1,200 mAh, 4GB memorie, portën për microSD, e cila mund të […]
Motorola prezanton modelin Defy Pro
Motorola është duke lançuar modelin e saj të parë të telefonit të mençur Defy, me tastierë të plotë Qwerty dhe ekran të ndjeshëm në prekje. Ky version quhet Motorola Defy Pro. Motorola Defy Pro është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, ndërsa ndërfaqja e telefonit mbështetet nga ekrani Corning Gorilla Glass. Karakteristika të tjera të këtij modeli përfshijnë edhe aplikacione të cilat ndihmojnë përdoruesin në organizimin e ditës, përmes Outdoor View, Hiking View dhe Workout View. Këto aplikacione mundësojnë parashikimin e […]
Punësimi, bilanci
Numri i popullsisë në moshë pune ka ardhur duke u rritur ndër vite, sipas Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Nga 1.939 milionë persona që llogaritej në vitin 2000, dhjetë vite më vonë, ky numër ka arritur në 2.166 milionë, ose gati 12% më shumë Gjithsesi, forcat e punës gjithsej, kanë ardhur në rënie, ndonëse të lehtë. Sipas INSTAT, numri i forcave të punës zbriti në 1.07 milionë persona vitin e kaluar, nga 1.28 milionë që ishte në vitin 2000. Rënien […]
Energjia, vihen në pikëpyetje burimet hidrike
Uji është burimi që kushton më pak për të prodhuar energji, por nuk do të jetë kështu në të ardhmen. Ngrohja e klimës dhe rritja e temperaturave të ujit ngrenë pikëpyetje për eficencën e energjisë. Çfarë sugjerojnë ekspertët për Europën dhe Amerikën. Po ne a jemi në rrugën e duhur?! Planet ambicioze të Shqipërisë për të prodhuar energji elektrike, janë përqendruar, mbi të gjitha, në shfrytëzimin e burimeve hidrike, ndërsa deri më sot, e gjithë energjia e prodhuar është siguruar […]
Gjithanshmëria e vajit të palmës
Shampoja juaj, akullorja, margarina, buzëkuqi, të gjitha përmbajnë vaj palme. Kërkesa po rritet, ashtu si dhe plantacionet e mbjella. Dëmtimi i biodiversitetit, kostoja që paguajmë Prodhimi botëror i vajit të palmës është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Mbi 14 milionë hektarë plantacione të mbjella prodhojnë 35 milionë tonë vaj. Sipas FAO-s, që në vitin 2000, ai ishte vaji bimor më i prodhuar dhe i tregtuar, duke zënë rreth […]