Karburantet – Tregu sërish drejt konsolidimit, mundësi për kartele
“Kastrati”, “Taçi Group” dhe “Europetrol” kanë rritur dominimin në këtë treg vitet e fundit, çka u mundëson atyre të fiksojnë më lehtë çmimet Liberalizimi i tregut të karburanteve u konsiderua si një sukses pak vite më parë, që do të sillte më shumë konkurrencë dhe çmime më të lira për konsumatorët. Por në tre vitet e fundit, tregu ka shkuar sërish drejt përqendrimit, ku bie në sy fuqizimi i tre grupeve “Kastrati-Kastpetrol”, “Taçi Group” dhe “Europetrol” dhe rënia e kompanive […]
Kreditë me probleme, 21.7% në qershor
Bankave u fluturojnë mbi 240 milionë euro (6.6% e totalit), si kredi të humbura që nuk kanë më shpresë se do t’i rikuperojnë… Nuk ka të ndalur rritja e huave me probleme në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë bëjnë të ditur se raporti i kredive problematike në vend ndaj totalit të huave arriti në 21.7% në fund të muajit qershor, nga 20.1% që ishte në fund të tremujorit të parë 2012 dhe 18.9%, që […]
Koha për të deklaruar
Brenda datës 30 shtator, kush siguron të ardhura vjetore më shumë se 2 milionë lekë në vit, duhet të dorëzojë në tatime deklaratën e të ardhurave personale Tatimet janë gati. Në zyrat rajonale janë ngritur grupet e posaçme për të pritur dorëzimin e deklaratave. Të paktën deri në gusht, deklarimi mund të realizohet dorazi, kurse në shtator, periudha kur pritet fluksi i dorëzimeve, çdo individ do të ketë mundësi ta realizojë përmes sistemit online. Në faqen zyrtare të Drejtorisë së […]
Apartamentet, vetëm për të banuar, jo për të investuar
Në kushtet kur qiratë e apartamenteve kanë rënë për shkak të krizës dhe shtimit të ofertës në treg, investimi në banesa nuk është fitimprurës dhe cilësohet si një biznes “i dështuar”. Shqipëria renditet e fundit në rajon për çmimin e qirasë, fitimeve prej saj si dhe periudhës së shlyerjes së vlerës fillestare të investimit Nëse investimi në pasuri të patundshme ishte një zgjedhje e zgjuar 5-6 vite më parë, kur çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve rriteshin me ritme të shpejta […]
Ruhet ritmi
Duke ofruar zgjidhje për atë pjesë të klientëve që kanë pak mbështetje sociale, por edhe financiare nga sektori bankar, institucionet e mikrokredisë po jetojnë një periudhë të mire Institucionet e mikrofinancës i rezistuan më së miri periudhës së vështirë ekonomike, në ndryshim nga sistemi bankar. Pas një mbyllje pozitive të vitit të kaluar, edhe gjatë këtij viti, mikrokredia ka ecur me ritme të kënaqshme. Institucionet e mikrofinancës duket se kanë dyer që hapen më lehtë për individët apo sipërmarrësit e […]
Depozita me afat “4 Stinët”, oferta e re
INTERVISTA/ Flet Frida Krifca, Manager Marketing Department në “Tirana Bank “Tirana Bank” ka nxituar ashtu si dhe bankat e tjera vendase të prezantojë ofertat e saj verore për depozitat. Banka ka lançuar depozitën “4 Stinët”, si ofertë për klientët, duke ofruar interesa që rriten çdo muaj dhe fleksibilitet sipas dëshirës së klientëve. Banka ka pasur vazhdimisht në fokus edhe rritjen e portofolit të kredive për individë, si nëpërmjet rishikimit të produkteve ekzistuese të kredive për individët, ashtu edhe përmes promovimit […]
Dilemat e rritjes
Turizmi duket se ka shfaqur një performancë të mirë për këtë vit. Shifrat e dala nga qeveria flasin për rritje jo vetëm të numrit të vizitorëve, por edhe të të punësuarve dhe investimeve kryesisht në zonën bregdetare. Ekspertët thonë se jemi në të njëjtat nivele dhe se rritja nuk është kaq entuziaste U sfidua kriza (?) Në mbledhjen e fundit, ekzekutivi ofroi shifrat e ecurisë së turizmit për 7-mujorin. Sipas të dhënave u vërejt rritje e numrit të turistëve […]
MË SHUMË PËRFITIME PËR KLIENTËT TANË!
Prezantohet për herë të parë në Shqipëri një produkt i përbashkët Bankë – Sigurime Përgjatë vitit 2012 Credins Bank ka ofruar dhe do të ofrojë shumë risi të cilat mbajnë vulën “PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI”, sa i takon produkteve dhe shërbimeve financiare. Në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve SiCRED sh.a., Credins Bank vjen me një produkt të përbashkët bankë – sigurime, ekzistues tashmë në shumë tregje financiare ndërkombëtare. Ky bashkëpunim vjen në formën e një oferte e cila […]
Në hije
Pjesa më e madhe e hoteleve në Shqipëri janë pothuajse të “padukshëm” për sytë e turistëve vizualë. Pavarësisht përpjekjeve, kryesisht nga hotelet e reja për t’u bërë të “dukshëm” për konsumatorët, ato përsëri mbeten të pamjaftueshme. Ekspertët thonë se njësitë akomoduese në vend janë të vonuara në shfrytëzimin e hapësirave online Sa herë kemi kërkuar dëshpërimisht kontaktet e një hoteli në vendin tonë, që miqtë na kanë sugjeruar për të pushuar disa ditë. Nuk kemi harxhuar vetëm para pa fund […]
Rritet kërkesa për naftë
Ashtu si një mumie në filmat horror me buxhet të ulët, rritja e kërkesës për karburante refuzon të vdesë. Eurozona është në krizë, rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara është anemike dhe Kina nuk ecën më me ritmet e mëparshme. E megjithatë, rritja globale e konsumit të naftës dhe çmimit të saj ruajnë nivele të larta. Aleanca e OPEC-ut, e cila tradicionalisht ruan një qëndrim mjaft konservator për parashikimet e konsumit të naftës në botë, përshkroi grafikisht optimizmin në raportin […]
Bie çmimi i arit, ndërsa tkurren blerjet nga Azia
Kërkesa botërore për ar po shënon rënie të theksuar, ndërsa konsumatorët më të mëdhenj, India e Kina, ulën blerjet me dobësimin e rritjes ekonomike, duke ndalur papritmas bumin e konsumit që filloi pesë vite më parë, kur nisi kriza financiare. Rënia e konsumit po sjell ulje të çmimeve, duke dëmtuar të ardhurat e minierave të arit si “Barrick Gold” në Kanada dhe “Newmont” e listuar në bursën e Nju Jorkut, duke dëmtuar njëkohësisht edhe investimet e menaxherëve të mëdhenj si […]
Albright hyn në garë për të privatizuar PTK-në
Dy liderët e luftës amerikane për të çliruar Kosovën nga Serbia më 1999, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, dhe gjenerali Wesley Clark, mund të rikthehen në Kosovë, por kësaj here, jo për luftë, por për biznes. Kompania e drejtuar nga ish-sekretarja e Shtetit, “Albright Capital Management Llc”, po garon për të blerë PTK-në, ndërsa Clark po interesohet për investime në prodhimin e naftës sintetike nga thëngjilli i rajoneve të Dukagjinit. Futja në biznesin kosovar e këtyre dy miqve të Kosovës […]
Kroaci – Rusia, presion për marrëveshjen e gazit
Zëvendëspresidenti kroat Neven Mimica ka pohuar se qeveria nuk do të nënshkruajë një marrëveshje me kompanitë ruse të gazit, të cilat duan që Kroacia të nënshkruajë marrëveshje për energjinë përpara se vendi të hyjë në Bashkimin Europian, në 2013-n. “Qeveria nuk do të bëjë në asnjë mënyrë ndonjë veprim që mund të rrezikonte hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Europian”, ka pohuar ai për mediat vendase. Gazeta “Jutarnji List”, më parë kishte bërë publike një dokument, ku një kompani ruse e […]
Rumani – Inflacioni u shtohet shqetësimeve ekonomike
Inflacioni me bazë vjetore u rrit në 3% në korrik, nga 2.04% në qershor, zgjerimi i dytë këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Instituti Kombëtar i Statistikave, INS, tha se çmimet u rritën me 0.59% me bazë vjetore, për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe produkteve të tjera joushqimore, në një kohë që shërbimet u rritën me 0.84%. Çmimet e ushqimeve ishin 1.2% më të larta në krahasim me korrikun 2011. Analistët e shikojnë me kujdes perspektivën e rritjes së […]
Bukuria plastike kushton
Kirurgjia plastike në Shqipëri vazhdon të njohë rritje, pavarësisht krizës. Është një treg në zgjerim ku konkurrenca është bërë më e ashpër, edhe për faktin se janë shtuar spitalet dhe klinikat që ofrojnë këto shërbime. / Nga Elona Bedalli Industria e kirurgjisë plastike duket se po kalon një periudhë të artë, duke bërë që fjala “krizë” të jetë e huaj, pavarësisht ritmeve të rritjes. Në spitalet dhe klinikat private, operacionet plastike janë kthyer në një “armë” të vërtetë për të […]
Tkurret tregu
Pavarësisht investimeve të shtuara në përpunimin e qumështit, si përpunimi vendas, edhe importi shënuan rënie. 2011: Përpunimi bie 7% Sipërmarrës të ndryshëm iu “sulën” vitin e kaluar një tregu që duket se s’ka ku të shkojë më tej në pamje të parë: atij të përpunimit të qumështit. Një prej sipërmarrësve më të mëdhenj në tregun e vezëve ka prezantuar prej një viti produktin e ri të qumështit në disa formate. Tre sipërmarrës të disa fermave blegtorale në rrethinat e Tiranës […]
Çfarë nuk mund të blini me para
Provoni të imagjinoni diçka që nuk mund ta blini. Një të mirë apo një shërbim që nuk mund t’i lejoni vetes, jo sepse është jashtë arritjeve tuaja, por sepse nuk ekziston një çmim që duhet të paguaje për ta pasur. Është e vështirë apo jo? Ndër mundësitë e vetme për të pasur një përgjigje do të ishte pikërisht të paguani një konsulent për një kërkim më të thelluar të tregut lidhur me këtë çështje. A ka mbetur ndonjë gjë që […]
Greqia kërkon zgjatje dyvjeçare të afatit të emergjencës
Greqia po kërkon një shtyrje dyvjeçare të afatit të programit të saj të emergjencës, i cili synon të përmirësojë kapacitetet shlyese të borxhit të vendit dhe perspektivën për një rikthim të rritjes, sipas një dokumenti që kanë arritur të sigurojnë mediat e huaja. Antonis Samaras, Kryeministri i së djathtës së qendrës, pritet të parashtrojë propozimin gjatë bisedimeve të javës së ardhshme me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin, dhe Presidentin francez François Hollande në Paris. Kjo lëvizje vjen teksa Greqia […]
Gjiganti europian i qendrave tregtare, jashtë krizës
“Unibail-Rodamco” thotë se fokusi i saj në qendra tregtare me cilësi të lartë ka tërhequr firma të forta dhe ka rritur pjesën e tregut Në mes të krizës më të rëndë financiare për disa dekada, disa kompani europiane të pronave janë duke ecur dukshëm më mirë se të tjerat. Ndërkohë që shumë nga rivalët e saj janë duke luftuar me rënien e çmimeve të pronave dhe uljes së financimeve, qiramarrësit e qendrës tregtare gjigante “Unibail-Rodamco”, pronari më i madh i Europës […]
Drithërat, alarmi i bumit të çmimeve
Kërkesa e dobët, produktiviteti i ulët, masa të kufizuara nxitëse, kursimi i energjisë e ngrohja globale janë disa prej shkaqeve që kanë vënë në lëvizje spiralen e inflacionit. Kombet e Bashkuara janë në alarm. Nuk është e lehtë të kuptohet nëse sot duhet të kemi frikë apo jo për rritjen e disatë të çmimeve të drithërave e si rrjedhim, edhe të produkteve të tjera bazë. Kësaj radhe lajmi që ka sjellë shqetësime ishte ai i lidhur me një verë tepër […]
Tundimi i Angela-s?
Një ndarje e kontrolluar e euros do të ishte tepër e rrezikshme dhe e shtrenjtë. Po kështu është dhe të presësh pa fund për një zgjidhje Për të gjithë ju që e dini, Angela Merkel edhe tani po mediton se si ta ndajë euron. Sigurisht kancelarja gjermane që po e vuan këtë situatë prej një kohe të gjatë mund të tundohet, duke pasur parasysh përpjekjet e pafundme dhe grindjet pa mbarim mbi paketat shpëtuese, që më pas kanë rezultuar se kanë […]
Jeni të papunë, çfarë duhet të bëni
Në kohëra të vështira si këto, ndodh që, edhe pse në kërkim të një pune, shumë individë hasen vazhdimisht me vështirësitë e tregut. Por kjo s’do të thotë që duhet të hiqni dorë nga kërkimet dhe të prisni që puna e dëshiruar t’ju bjerë nga qielli. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë jo vetëm në pasurimin e CV-së suaj, por edhe që ju të ndiheni më mirë me veten Përditësojuni Për sa kohë që jeni duke kërkuar punë, kthejeni në […]
Orët, një treg në rimëkëmbje
Tregu global i orëve të dorës parashikohet të arrijë në 46.65 miliardë dollarë dhe ai i orëve të murit 5.42 miliardë dollarë në vitin 2017, sipas një raporti të ri të “Global Industry Analysts” (GIA). Pavarësisht se është prekur nga recesioni ekonomik i këtyre viteve, tregu botëror i produkteve të luksit parashikon rritje. Rritja e këtij tregu, sipas vrojtimeve, do të vijë kryesisht nga rigjallërimi i kërkesës për orët luksoze, me rritjen e popullaritetit të modeleve të reja e në […]
Udhëtim në Tunizi
A ju ka shkuar ndonjëherë në mend se destinacioni i pushimeve mund të jetë Tunizia, e cila gjendet në veri të Afrikës dhe për shumë vite ka qenë epiqendra e Ligës Arabe. Jua propozojmë këtë destinacion, pasi ngjall vërtet kërshëri. Tunizia ofron një zgjidhje të pasur akomodimesh, që nga strukturat e thjeshta (me mure gjysmë ovalë) e deri tek ato më luksozet, që gjenden kryesisht përgjatë plazhit dhe janë të ngjashme me akomodimet europiane. Në këtë destinacion mund të gjeni […]
Hotele të çuditshëm
Të gjithë kemi përvoja hotelesh të çuditshëm. Si për shembull hyni në një hotel që duket tepër luksoz dhe e gjeni veten në një dhomë që ngjason më shumë me një dollap, ose në vend të një pishine madhështore gjeni veç një pishinë të vogël ku as uji nuk është ndërruar prej kohësh. Ja disa hotele që do t’ju duken po aq artistikë, sa edhe të çuditshëm. 9. Hoteli Librari, Nju Jork Kemi dëgjuar për hotele të sofistikuar dhe […]
Range Rover Sport
Gjak i pastër blu Për serinë e sukseshme Range Rover Sport mbërriti modeli i ri i vitit 2012, i cili kombinon një makijazh të lehtë me një motor të ri diesel biturbo prej 3,0 litrash që çliron 255 kf. Bien në sy komoditeti në udhëtim dhe detajet cilësore Receta nga lind gjenerata e re e Range Rover Sport, tashmë është bërë e zakonshme për çdo model që mban disa vite mbi shpatulla. Bëhet një makijazh i lehtë i design-it që ruan thuajse […]
HTC dhe Facebook prodhojnë Facebook Phone?
Vitin e kaluar, kompania e prodhimit të celularëve, HTC, lançoi disa modele të telefonave të mençur, të cilët ishin të integruar me Facebook, dy prej të cilave kishin edhe butona të dedikuar për rrjetin social. Edhe pse nuk kanë arritur të bëhen shumë të famshëm në treg, bëhet e ditur se HTC dhe Facebook nuk do të ndalen së provuari të sjellin një model të telefonit, i cili do të njihet si Facebook Phone i vërtetë. Tani, thuhet se dy […]
Samsung përgatit modelin Gogh
Kompania Samsung po bëhet gati të lançojë një model të ri të telefonit Android, përkatësisht modelin Samsung SPH-L300, i cili është i njohur edhe me emrin Gogh. Sipas raporteve të fundit të mediave, Samsung Gogh tashmë është bërë gati për shitje përmes Now Network dhe i njëjti do të ofrojë mbështetje për rrjetin 4G LTE të Sprint. Samsung Gogh do të përmbajë Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç në teknologjinë Super AMOLED, me […]
Instagram, 80 milionë përdorues
Me sa duket, blerja prej 1 miliard dollarësh e Facebook, shërbimi mobil i fotografive – Instagram, është duke u rritur shumë shpejt, pasi zyrtarët e Instagram kanë njoftuar se kanë arritur në 80 milionë përdorues anembanë botës. Në muajin maj, Instagram kishte rreth 50 milionë përdorues, kështu që për vetëm disa muaj, shërbimi pothuajse ka dyfishuar numrin e përdoruesve. Në këtë rritje natyrisht ka kontribuar edhe lançimi i aplikacionit të Instagram në platformën mobile të Google, Android. Do të jetë […]
Nokia prezanton N9
Nokia N9 është një smartphone elegant me ekran xhami, AMOLED dhe me elementë mbrojtës ndaj gërvishtjeve. Falë përmbajtjes “swipe”, ju mund të aksesoni shpejt të gjitha aplikimet që ju dalin në ekran. Kemi të bëjmë me një model që fare mirë mund të konsiderohet “cool”. Është i pajisur me një skedë teknike mjaft interesante, mbi të gjitha nga pikëpamja multimediale dhe nga fotokamera. Dizajni është i bazuar te modelet e mëparshme Lumia 800/900. Përmasat e tij janë: 116.45 milimetra gjatësi, […]
Statistika-Mallrat e akcizës
Importi i mallrave të akcizës paraqet një tendencë në rritje në pjesën më të madhe të këtyre produkteve. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), sasia e kafesë së importuar gjatë periudhës janar –qershor të këtij viti arriti në 3.54 mijë tonë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo sasi është mbi 9% më e lartë. Krahasuar me pesë vite më parë sasia e kafes që ka hyrë në tregun shqiptar është rritur […]