Vendimi KESH, 40 milionë euro për importin e energjisë
Qeveria vendosi të autorizojë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të marrë kredi prej 40 milionë eurosh për importin dhe blerjen e energjisë, pasi siç tha Kryeministri Berisha, kompania CEZ nuk e ka përmbushur këtë detyrë. Në këtë mënyrë, importi i energjisë deri në fund të këtij viti do të kryhet nga KESH dhe jo nga CEZ Shpërndarje, sikurse bëhet aktualisht sipas kontratës së privatizimit. Sipas këtij vendimi, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e importit të […]
Raport-progresi BE – Brishtësitë financiare të Shqipërisë
Reformat thelbësore strukturore ende nuk janë kryer; problem niveli i lartë i euroizimit; ekonomia po ngadalësohet; konsumi i brendshëm po tkurret; deficiti i llogarive korente mbetet i brishtë; huatë me probleme janë shqetësuese… Në raport-progresin e Bashkimit Europian, publikuar së bashku me rekomandimin për statusin e kushtëzuar për vend kandidat për Shqipërinë, në pjesën për ekonominë theksohet se rritja e deficitit fiskal në 2011-n ka çuar në një borxh relativisht të lartë publik, duke përkeqësuar brishtësinë makrofinanciare të Shqipërisë. Ndërkohë […]
Dështimi me energjinë
Konflikti midis KESH dhe kompanisë së shpërndarjes CEZ mbi borxhet mbetet i pazgjidhur dhe mund të rrezikojë stabilitetin e sektorit të energjisë… Raport progresi i Bashkimit Europian për vitin 2012 ka një vlerësim shumë të dobët për zhvillimet në fushën e energjisë në Shqipëri në pothuajse të gjitha drejtimet. Sipas raportit ka pasur pak progres në sigurimin e furnizimit me energji. Shqipëria ka përmirësuar kapacitetin e interkoneksionit përmes inaugurimit të një nënstacioni të ri në Tiranë, por nevojiten përpjekje të […]
Pas dere…
Me marrjen përfundimtare të statusit kandidat, që parashikohet në muajin dhjetor, Shqipëria garanton më shumë siguri dhe forcim të pozitës së saj gjeopolitike. Përfitimi direkt ekonomik do të përkthehet në më shumë investime të huaja, por për të marrë fonde të mëdha nga “portofoli” i BE-së, do të duhet të presim anëtarësimin e plotë Për herë të parë, marrëdhëniet diplomatike me komunitetin ekonomik europian u vendosën në vitin 1991, kur u nënshkrua edhe marrëveshja e tregtisë dhe bashkëpunimit. Më pas, […]
Etja për para në buxhet penalizon tregun
Në vitin e tretë të shërbimit të avancuar 3G, vetwm 7% e abonentëve e përdorin atw, për shkak të kufizimit të tregut dhe kostos së lartë. Megjithatë, AKEP vijon ta shesë shtrenjtë licencën Shteti luan rolin e rregullatorit, kurse kompanitë private përmbushin detyrimet për shërbime më korrekte dhe sa më afër konkurrencës. Janë ato që vlerësojnë se cili do të jetë ekuilibri i duhur në treg, kurse çdo ndërhyrje e shtetit te përcaktimi i kostove, penalizon jo vetëm firmën, por […]
Albpetrol: Ku duhet të shkojnë paratë
Revista “Monitor” mbledh në një forum ekspertë, politikanë e sipërmarrës për të mënyrën sesi duhet të menaxhohen 850 milionë euro që do të arkëtohen nga privatizimi i “Albpetrol”. Sugjerimet: Të financohet borxhi, të paguhen borxhet ndaj biznesit dhe të realizohen investime të matura publike Kur pritet që në buxhetin e shtetit të arkëtohen rreth 850 milionë euro (rreth 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto) nga privatizimi i kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”, debati është ngritur mbi mënyrën sesi duhet të […]
Çfarë do të ndodhë tani me Albpetrol
Pak ditë më parë, qeveria shpalli zyrtarisht fitues të garës për privatizimin e kompanisë “Albpetrol”, konsorciumin amerikan “Vetro Energy”, i cili ofroi 850 milionë euro. Tani autoritetet shqiptare duhet të hyjnë në bisedime për termat e kontratës. I gjithë procesi parashikohet të përfundojë në fund të këtij viti. Privatizimi i “Albpetrol” është më i madhi i realizuar ndonjëherë dhe vjen në një kohë të vështirë krize. Për zëvendësministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ky është një zhvillim pozitiv Për zëvendësministrin […]
“Albpetrol” – Negociatat, pezull
Kur diskutohet për lëvrimin e shumës, “Vetro Energy” thotë se më parë do të negociojë dhe më pas do të kryejë pagesën, por bisedimet nuk kanë nisur ende Janë 850 milionë euro ose 1.1 miliardë dollarë, që bën çdo shtet të rajonit t’i ëndërrojë në këto kohë krize ekonomike dhe situate të vështirë financiare. Qeveria shqiptare i ka shanset, por duket se sa afër janë këto para, aq edhe larg janë, duke vlerësuar procesin delikat të negociatave. Konsulenti amerikan “Patton […]
Borxhi kapërcen kufirin
Garancia e lëshuar nga Ministria e Financave për importet e KESH-it rrit borxhin publik, duke kapërcyer kufirin ligjor 60% të PBB-së, në 60.5% Pas katër muaj negociatash, më në fund qeveria shqiptare pranon t’i akordojë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) një garanci për të mundësuar blerjen e energjisë elektrike përmes importit. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, mësohet zyrtarisht se garancia arrin në 50 milionë euro, gati 7 miliardë lekë, të nevojshme për të mbuluar importet deri […]
Kërkesa për çelik do të ngadalësohet dy vitet e ardhshme
Kërkesa për çelik do të ngadalësohet në mënyrë domethënëse këtë vit dhe në 2013-n, për shkak të rritjes së dobët ekonomike në Kinë dhe krizës së borxheve të vendeve të Eurozonës, duke ndikuar në përfitueshmërinë e prodhuesve të çelikut dhe minierave. Çeliku është një prej produkteve që tregtohen më gjerësisht në botë, dhe që përdoret kudo, që nga makinat te lavatriçet dhe anijet e luftës. Analistët vlerësojnë se vlera totale e tregut global të çelikut është afër 850 miliardë dollarëve. […]
“Vërmicë-Merdarë” mund të arrijë në 1 miliard euro
Kostoja e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë mund të arrijë në 1 miliard euro. Muajin e ardhshëm pritet të përfundojnë punimet për 64 kilometrat e parë, ose siç njihet si segmenti i parë. Janë rreth 2,500 punëtorë të konsorciumit amerikano-turko “Bechtel-Enka”, të cilët janë të angazhuar që prej dy vjetësh në ndërtimin e 102 kilometrave. Afati i përfundimit të projektit është 36 muaj. Përfaqësuesit e këtij konsorciumi thonë se kjo autostradë është ndërtuar në bazë të parametrave ndërkombëtarë. Në të, shpejtësia […]
Bullgari/Bizneset kërkojnë lehtësimin e ndalimit të duhanit
Industria e argëtimit në Bullgari ankohet se ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet publike po çon shumë biznese drejt falimentimit. Përfaqësues të sektorit të restoranteve dhe hoteleve i kanë shkruar një letër të hapur Kryeministrit Boyko Borisov, duke i bërë thirrje atij të heqë ndalimin e duhanpirjes së plotë në ambientet e brendshme. Sektori vlerëson një rënie me 20-40% të xhiros, që kur ligji kundër duhanit hyri në fuqi më 1 qershor 2012 dhe i frikësohet një eksodi masiv […]
Mali i Zi sfidon Kroacinë për kurorën e Adriatikut
Mali i Zi, me sa duket, është destinacioni tjetër i madh turistik, shkruajnë mediat angleze. Vizitorët e saj variojnë nga yjet e Hollivudit te këngëtarja që është në krye të renditjeve britanike, Emeli Sandé, e cila u martua atje së fundmi. Këshilli Botëror i Turizmit ka parashikuar se Mali i Zi mund të ketë industrinë turistike me rritjen më të shpejtë në botë, me një zgjerim prej 10% me bazë vjetore, për një periudhe 10-vjeçare. Duke pasur gjysmën e madhësisë […]
20 vite përkrah
71 projekte dhe 1.2 miliardë dollarë është bilanci në shifra i pranisë së Bankës Botërore në vendin tonë. Por, siç vlerësojnë edhe ekspertët e ekonomisë, një vlerë e pallogaritshme është ngritja e institucioneve. Për shumë prej nesh do të ishte e vështirë të ndaleshim një moment e të mendonim se si do të kishte ecur ekonomia e brishtë shqiptare, çfarë drejtimi do të merrte dhe mbi të gjitha ku do të kishte arritur sot, nëse qeveritë (pa përvojë në këtë […]
Pse lehtësohen HEC-et
Masat lehtësuese për të investuar në HEC-e pritet të sjellin efekt të dyfishtë si shtirjen e investitorëve shqiptarë në këtë sektor dhe ndërtimin e HEC-eve të planifikuara në zonat e thella. Punësimi në këto rajone është një përfitim më tepër. Sipas ekonomistëve, heqja e TVSH-së për hekurin e çimenton, si dhe për makineritë, është mbi të gjitha një rrugëdalje për qeverinë ndaj detyrimeve të prapambetura për Rimbursimin e TVSH-së ndaj investitorëve në HEC-e. Ekspertët: Lehtësitë të vendosen që në momentin […]
Eksportet e peshkut nuk njohin krizë
Nëse eksportet e shumë produkteve shqiptare e kanë pasur të vështirë të rriten në këtë periudhë krize, kjo nuk duket se vlen për produktet e peshkut. Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përpunuesit e peshkut i kanë rritur eksportet me 15% krahasuar me një vit më parë. Gjatë janar-gushtit të këtij viti janë dërguar drejt tregjeve të BE-së rreth 2,800 tonë, me vlerë totale rreth 2.5 miliardë lekë. Eksportet në vlerë janë thuajse dyfishuar krahasuar […]
“Java e artë” në Kinë nuk ishte e tillë për pazarin
“Java e artë”, gjatë së cilës kinezët janë pushim, u mbyll pa shumë fitime për sektorin e luksit, sikundër ishte parashikuar. Në dyqanet vezulluese në Hong Kong, sipas Joseph Tung, drejtues ekzekutiv i këshillit të “Travel Industry”, i intervistuar nga “Bloomberg”, shitjet u parashikuan të uleshin me 10% në krahasim me një vit më parë. Por, pas tetë ditëve të festimeve, bilanci ishte edhe më negativ. Sipas një kronike të përgatitur nga televizioni shtetëror, në total u realizuan shitje me […]
“BAE Systems” dhe EADC anulojnë planin e bashkimit
Gjigantët e aeronautikës dhe të mbrojtjes “BAE Systems” dhe “European Aeronautic Defence & Space” (EADC) e anuluan planin e tyre të shkrirjes pasi Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania nuk arritën të bien dakord se sa influencë duhet të kenë mbi kompaninë e bashkuar. Shoqëritë nuk përmendën ndonjë plan për të rigjallëruar bashkimin në një fazë të mëvonshme. Vendimi i jep fund disa muaj negociatave frenetike lidhur me planet që kompanitë të krijonin grupin më të madh në botë të […]
Bankat europiane pritet të shesin aktivet
Bankat europiane pritet që të rrisin volumin e aktiveve të pasurive të paluajtshme që nxjerrin në treg, teksa përgatiten për rregullat e reja të kapitalit të Bashkimit Europian. Bankat janë nën presion që të reduktojnë portofolat e tyre të pasurive të paluajtshme, si rrjedhojë e shtrëngimit të rregullores. Të ashtuquajturat rregullat e Basel III, që do të bëhen efektive vitin e ardhshëm, u kërkojnë bankave që të mbajnë më shumë kapital kundrejt huave të siguruara me pasuri tregtare. Tregtuesit dhe […]
Moda: Dragoi vishet me gusto italiane
Blerës të fuqishëm, stilistët dhe zonjat e pasura kineze kanë pushtuar tregun e modës në Milano. Ja pse italianët duhet të dinë të thonë të paktën “ni Hao”. Drejtuesit e hotelit “Princi i Savojës” në Milano janë përgatitur prej kohësh. Miqtë kinezë nuk duan dhoma në katin e katërt (apo të kenë numrin katër mes shifrave) preferojnë suitën e kuqe, duan ibrikun e çajit në dhomë dhe një shoqërues që t’i ndihmojë për blerjet apo për të shkuar në sfilata. […]
Mosmarrëveshje për kuotat e FMN-së
Zyrtarët e lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar duhet ende të bien dakord për rrugën e duhur për të përllogaritur kuotat e vendeve që përfaqësojnë fuqinë votuese në Fond dhe janë përfshirë në çështje më të debatueshme, ndërmjet anëtarëve të ekonomive në zhvillim dhe të avancuara. Një përmbledhje e diskutimit ndërmjet anëtarëve të bordit ekzekutiv të FMN-së në shtator tregon se nuk është arritur konsensus për shkallën sesa Prodhimi i Brendshëm Bruto duhet të përdoret për të formuluar kuotat. Aktualisht, PBB […]
“Ikea” aplikon për hapjen e dyqaneve në Indi
“Ikea”, operatori suedez i tregtimit me pakicë të mobilieve ka aplikuar në qeverinë indiane për hapjen e dyqaneve në këtë vend, duke përfituar nga lëvizja e fundit e Nju Delhit për të hapur biznesin e retail-it edhe për sipërmarrësit e huaj. Aplikimi nga “Ikea” është kulmimi i viteve të negociatave për hapjen e dyqaneve në Indi, ku ndërtimi që është në bum, ka rritur ndjeshëm kërkesën për mobilime shtëpish. “Ne e dimë që shumë njerëz po presin me padurim për […]
Ku kushtojnë më shtrenjtë taksitë
Në filmin “Blues Brothers”, John Belushi duhet të justifikohet përpara së fejuarës, e armatosur rëndë, pasi nuk u prezantua përpara altarit në ditën që e kishin caktuar për të zhvilluar ceremoninë e martesës, shpiku një sërë ngjarjesh që nuk kishin ndodhur, si përmbytje, tërmet, sulm karkalecash. Ai i tha gjithashtu se nuk kishte para për të marrë një taksi. Filmi argëtues të vitit 1980, nëse do të ishte xhiruar në ditët e sotme, ky justifikim do të ishte i besueshëm, […]
Obama “korr” rezultate nga reforma fiskale
Norma e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ul nën nivelin e 8%, një lajm shumë i mirë për Presidentin Barack Obama që pret verdiktin e amerikanëve më 6 nëntor. Por, Presidenti Obama ka një tjetër arsye për të qenë i kënaqur: punësimi nuk u rrit vetëm në sektorin e shërbimit, higjienës, transportit dhe restorantit, por edhe në atë të prodhimit, që është edhe më i godituri nga recensioni i madh 2007-2009. Madje punësimi u rrit edhe në […]
Stolitë, një treg lindor
Duke llogaritur më shumë se gjysmën e vlerës globale të shitjeve të aksesorëve personalë, stolitë shpesh udhëheqin rritjen e tregut të aksesorëve në tërësi. “Euromonitor International” ka analizuar arsyet e këtij dominimi dhe parashikon se si do të duket peizazhi deri në 2017-n Stolitë e vërteta, shumë para pjesës tjetër Kërkesa për stoli udhëhiqet në rastet më të shpeshta nga tradita e veshjes dhe dhurimit të këtyre lloj produkteve. Si të tillë, liderët tradicionalë: Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës […]
Si të investoni online në bursë
Në ditët e sotme, shumë njerëz investojnë në bursë jo vetëm për punë, por e konsiderojnë edhe thjesht si një kalim kohe, duke ndjekur rrugë të ndryshme në internet. Me anë të programit Excel, ju mund të menaxhoni veprimet tuaja, vetëm nëpërmjet përdorimit të një komponenti të vogël të paketës Office Çfarë ju duhen 1. Një kompjuter 2. Microsoft Excel e paketës Office 3. Programi i aksioneve: MSN MoneyCentral Si funksionon Natyrisht që gjëja e parë që duhet […]
SRT Viper
Rikthimi i nepërkës Supermakina amerikane rinovohet duke u bazuar tek tradita. Motori V10 8.4 litra çliron 648 kf Në Sallonin e New York-ut (6-15 prill 2012) lindi modeli i ri Viper, seria e pestë e sportives amerikane, e cila humb markën Dodge për t’u quajtur thjesht SRT Viper. Ajo çka siguron ndjekësit e kësaj supermakine “Made in USA” në lidhje me vazhdimësinë e legjendës, është pikërisht sigla me tre shkronja që nënkupton “Street and Racing Technology”, ose e thënë ndryshe, […]
Indeksi i çmimeve të konsumit, shtator 2012
Gjatë muajit shtator të këtij viti, indeksi (vjetor) i çmimeve të konsumit shënoi rënie krahasuar me një muaj më parë. Ndryshimi vjetor i këtyre çmimeve ishte 2.6% nga 2.8% që ishte në muajin gusht, sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Muaji bazë është dhjetori 2007 (Dhjetor 07=100), Edhe krahasuar me një vit më parë, norma e inflacionit ishte më e ulët. Në shtator të vitit 2011, indeksi i çmimeve të konsumit ishte 2.8%. Grupi me peshën më […]
Përse disa sipërmarrës pengohen rrugës
Askush nuk ka thënë që të jesh një sipërmarrës është e thjeshtë. Të krijosh një biznes dhe një karrierë është e vështirë. Për të pasur sukses në këtë lloj jete, nevojiten disa tipare të veçanta. Përgjithësisht, sipërmarrësit janë njerëz inteligjentë. Ata janë punëtorë dhe zakonisht ndër më të mirët e fushës së tyre. Megjithatë, ka edhe nga ata njerëz të zgjuar që kalojnë nga “kopshti me lule” që shijojnë në vendin e tyre të punës, tek lufta për mbijetesë, si […]
Kryeqytetet antike
Roma Është e pamundur të shëtisësh në Romën moderne e të mos hasësh në elemente antike. Koloseu dhe Panteoni janë dëshmi të mirëfillta të një kryeqyteti perandorak, që zinte tri kontinente, ku banonin 100 milionë njerëz. Perandoria arriti kulmin në vitin 117 pas Krishtit, kur perandori Trajan qeverisi nga Roma, ku zhvilloheshin lojëra gladiatorësh, që zgjasnin me muaj të tërë për të festuar lavdinë e qytetit. Athina Demokracia, matematika, filozofia, Lojërat Olimpike dhe shumë gjëra të tjera kanë dalë nga […]
Nexus phone i Google, mban firmën LG
Ekspertët nuk vonuan ta etiketojnë si ndër të parët smartphone me procesor quad-core që tashmë po bëhet gati të “zbarkojë”. Debutimi është parashikuar në fund të muajit dhe në fillim do të prezantohet në tregun amerikan. Nexus-i i ri i Google është ende në pritje të emrit që do të ketë. Një tipar i dytë i rëndësishëm që ai duhet ende të tregojë ka të bëjë me listën e prodhuesve që kanë përqafuar markën e gjigantit të Mountain View. Pas […]
Samsung prezanton modelin Galaxy Music
Një nga kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të telefonave celularë ka rritur agresivitetin në treg, duke projektuar dhe lançuar me shpejtësi modele të reja për konsumatorët. Për një kohë të gjatë është folur për modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy Music, ndërsa tani kompania e ka zyrtarizuar atë dhe thotë se ky model do të jetë i bazuar në Android 4.0. Samsung Galaxy Music vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 3 inç, teknologji […]
Google, gati për Nexus 7 me 32GB dhe Samsung Nexus II
Tableti i ri i Google, Nexus 7, momentalisht ofrohet në dy versione, njëri me 8GB dhe tjetri me 16GB, ndërsa duket se Google dhe Asus tani janë duke u përgatitur që të lançojnë edhe modelin e ri të kësaj linje, versionin me më shumë memorie të brendshme. Sipas DroidLife thuhet se Google Nexus 7 Tablet do të fillojë të ofrohet edhe në versionin 32GB dhe për ta konfirmuar një gjë të tillë, shitësi britanik me pakicë Carphone Warehouse ka publikuar një […]