Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2012
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2012, arriti 113.1 për qind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Ndryshimi vjetor në muajin Nëntor është 2.5 për qind.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.9 për qind.
Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.1 për qind. Ulja më e madhe prej 8.8 për qind vërehet në nëgrupin “fruta”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të limonave me 34.6 për qind, manderinave me 19.9 për qind, portokalleve me 15.7 për qind, kivit me 11.1 për qind, etj.
Indeksi i grupit “zarzavate përfshirë patatet” shënoi një rritje prej 6.1 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të specave me 42.7 për qind, bishtajave me 42.8 për qind, patëllxhaneve me mbi 50 për qind, patateve me 13 për qind, si dhe rritjen e çmimeve të lulelakrës me 10.7 për qind, preshit me 9.1 për qind, lakrës me 7.6 për qind, spinaqit me 4.0 për qind, etj.
Çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupin , “kafe, çaj, kakao” me 3.3 për qind, “qumësht, djath e vezë” me 0.7 për qind, “vajra dhe yndyrna” me 0.4 për qind, etj
Indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ka shënuar një rritje prej 0.2 për qind, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të duhanit me 0.3 për qind.
Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Indeksi i grupit “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.3 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të lëndëve djegëse me 0.4 për qind.
Indeksi i grupit “Transporti” ka shënuar një ulje prej 0.2 për qind. Gjatë muajit Nëntor çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.3 për qind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.5 për qind.
Indeksi i grupit “Mallra dhe shërbime të tjera” ka shënuar një rritje prej 2.8 për qind, rritje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së tarifave të siguracionit të automjeteve me 23.5 për qind. Në grupet e tjera ndryshimet variojne nga + 0.1 për qind në + 0.4 për qind