INSTAT: Ulen të punësuarit në gati të gjithë sektorët
Kriza po detyron shumë ndërmarrje në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë që të shkurtojnë numrin e punonjësve. Gati të gjithë sektorët kryesorë rezultojnë të kenë reduktuar personelin në tremujorin e tretë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëhet e ditur në statistikat afatshkurtra të INSTAT-it. Rezultojnë të kenë ulur numrin e punonjësve sektorë të tillë si telekomunikacioni (që ka vijuar me shkurtimin e personelit për dy tremujorë rresht, duke shënuar tkurrjen më të lartë […]
Një tjetër vit i vështirë
Ekonomia pritet të vijojë të përballet me ritme të ngadalësuara, me biznesin që mbetet tepër pesimist dhe situatën e energjisë të paqartë, ndonëse presionet nga Eurozona pritet të jenë më të moderuara. Ekonomia shqiptare shënoi ritmet më të ulëta të rritjes së dekadës në 2012-n, afër 1-2 përqindëshit, shifër e pranuar së fundmi dhe nga ministri i Financave, dhe një rimëkëmbje e shpejtë e saj nuk pritet të ndodhë në afatin e shkurtër. Biznesi mbetet tepër pesimist të paktën për […]
Shitblerjet e pronave, përmirësim në Tiranë
Xheni Jahja, administratore e agjencisë imobilare “Tirana Real-Estate”, thotë se marrëdhënia ekonomike në lidhje me pronat e patundshme për vitin 2013 parashikohet të jetë më e mirë se në vitin 2012. Kjo për shumë arsye. Buxheti për vitin 2013 është 3% më i lartë se ai i 2012-s, si dhe buxheti i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit është 7% më i lartë se në vitin 2012. Kjo do të thotë më shumë investime në punët publike, që ndikon në […]
Banka “Zhvlerësim i lekut dhe pak kredi”
INTERVISTA/ Flet Serdar Egeli, Drejtues i Përgjithshëm i Korporatave në NBG Albania Z. Egeli, sapo është mbyllur një vit i vështirë si 2012-a. Si e prisni vitin 2013? Presim që 2013 të jetë një vit me sfida si brenda, edhe jashtë vendit. Duke filluar nga pritshmëritë globale, parashikojmë që problemet e lidhura me borxhin e lartë dhe rritjen e ulët në vendet e zhvilluara do të vijojnë edhe në 2013-n. Procesi i rikapitalizimit në bankat e vendeve të zhvilluara, me […]
EKSPORTET, rritja nga mineralet e nafta
Eksportet shqiptare arritën në 196 miliardë lekë për periudhën janar-nëntor 2012, duke shënuar një rritje prej 8.6 përqindësh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bënë të ditur statistikat e INSTAT-it. Ndonëse në vlerë absolute eksportet ranë në nëntor në krahasim me tetorin, ritmet e rritjes së eksporteve janë përshpejtuar. (për periudhën janar-tetor, rritja vjetore ishte 7.3%). Në vitin 2013, eksportuesit pritet të shesin më pak, të fitojnë më pak dhe madje edhe të largojnë të punësuarit […]
Biznesi, pritshmëri të zymta
Viti 2013 pritet të jetë një vit i vështirë për biznesin shqiptar. Përfaqësues të organizatave të biznesit, por edhe të kompanive më të mëdha në vend, kanë konfirmuar për “Monitor” se presin një vit me pak konsum, pak investime dhe pak të ardhura. Në përkeqësim të ndjeshëm janë kompanitë e ndërtimit, në kushtet kur përllogarisin mbi 100 milionë euro punime të papaguara nga qeveria dhe mbi 12,000 apartamente bosh, të pashitura në të gjithë vendin. Edhe eksportuesit, nga ana tjetër, […]
Energjia Me borxhe dhe pasiguri
Ashtu si KESH, OST dhe Shpërndarja, prodhuesit e vegjël lëshojnë alarmin për borxhet e pashlyera, kurse investitorët shikojnë me frikë të ardhmen pas largimit të CEZ-it Viti që lamë pas ishte periudha më e vështirë për sektorin energjetik. Në fakt, hyri me probleme dhe ashtu u mbyll. Në fillim të janarit 2012, të gjithë industritë duhet ta siguronin vetë energjinë elektrike dhe jo më nga CEZ, e cila i furnizonte me çmim të rregulluar nga ERE. Kjo solli një boshllëk […]
Spekulimi dhe taksat do ta rrisin sërish çmimin e naftës
Inxhinieri dhe eksperti i sektorit të hidrokarbureve, Maksim Shuli, flet për tendencën e çmimeve, bursën dhe privatizimet. Z. Shuli, cilat janë proceset kryesore të vitit 2012 në sektorin energjetik, që ndikuan në ekonominë tonë? Të parën do të rendisja dështimin e privatizimit të naftës, për të cilën do të flas më gjatë në diskutimet e mëposhtme. Në vitin që lamë pas, u thellua më tepër problemi i sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, menaxhuar nga CEZ, duke vërtetuar dështimin […]
Karburantet: Taksat zbehin parashikimin optimist
Kompania kanadeze që operon në Shqipëri, “Bankers Petroleum” parashikon një çmim edhe më të ulët të naftës bruto Brent, duke e vendosur në vlerat mesatare 103 USD/fuçi për vitin 2013. Analistët dhe agjencitë e huaja për sektorin e hidrokarbureve parashikojnë ulje të çmimeve, por në vendin tonë nuk pritet të ketë reflektim, madje “synohet” rritje e kostos Të parashikosh ecurinë e çmimit të naftës se si do të jetë përgjatë vitit është mision i vështirë për analistët e sektorit. Një […]
Rrezikojmë të kthejmë pas trendin e varfërisë
Nga Ismail Beka / GIZ – Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Shqipëria rrezikohet nga varfëria në rritje, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë. Zhvillimet kryesore të 2012 Gjatë vitit 2012, u festua me entuziazëm 100-vjetori i Pavarësisë, ku shoqëria shqiptare e sfidoi realitetin dhe bëri një festë shembullore ku tregoi një solidaritet të të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë e punojnë. (aq sa frymëzuan politikën të zgjohet me teza nacionaliste). Politika shqiptare, që […]
Banka Botërore: 2013 duhet të jetë një vit më i mirë
Nuk ka asnjë dyshim se viti që sapo lamë pas ishte ndër më të vështirët për ekonominë shqiptare. Por, a do të mund të shpërndahen “retë e zeza” gjatë 2013-s. Ekspertët janë skeptikë, ndërsa sugjerojnë se duhet të merren masa të menjëhershme për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit Flet Kseniya Lvovsky, drejtuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Në fund të vitit, lajmet ekonomike ishin të zymta. Sipas raportit periodik të Bankës Botërore, ku mbulohet Shqipëria dhe pesë […]
Çfarë të prisni nga Eurozona në 2013-n
Është një kohë e pasigurt për Eurozonën – duke përfshirë 17 anëtarët e Bashkimit Europian që përdorin euron – që tani ka rrëshqitur sërish në recesion. Rritja e PBB për rajonin është ulur edhe me 0.2%, dhe parashikimet për 2013-n janë të zymta, me vazhdim të recesionit në pjesën e parë të viti dhe rimëkëmbje të lehtë në pjesën e dytë të vitit. Me krizën që shkakton dyshime rreth Eurozonës dhe fatin e euros, edhe SHBA së shpejti do të […]
Një vit në një fjalë: “Grexit”
Makthi i Europës në një neologjizëm Grexit: (emër) një shkurtim për “daljen greke nga Eurozona” – një skenar makthi me të cilin u përballën liderët e Europës për shumicën e vitit 2012. Bashkimi monetar i Europës është ndërtuar mbi parimin e pathyeshmërisë: kur shtetet bëhen pjesë, nuk duhet të kishte një rrugëdalje. Por Greqia – një anëtare që prej 2001 – nuk arriti t’i ndjekë rregullat. Mundësia e daljes u bë reale në fund të vitit 2011, kur politika e […]
A do shpërbëhet euro në 2013-n
Edhe pesimistët kanë zbutur parashikimet, pasi apokalipsi i vitit 2012 u shmang. Në maj të vitit 2012, teksa Eurozona po hynte gjithnjë e më thellë në krizë, ekonomisti fitues i çmimit “Nobel”, Paul Krugman, shkroi një ndër artikujt më të zymtë rreth monedhës së përbashkët në “New York Times”, me titullin “Apokalipsi është shumë afër”. “Papritur është bërë shumë e thjeshtë të shohësh se si euro – ky eksperiment madhështor i bashkimit monetar europian, pa një bashkim politik – mund […]
Banka Botërore: Europa Juglindore do rritet 1.6% në 2013
Pas dy viteve rikuperimi të brishtë nga recesioni global, si grup gjashtë vendeve të Evropës Juglindore (EJL6) – Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina (BiH), Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi, dhe Serbia – janë duke përjetuar një recesion të dyfishtë në vitin 2012, sipas raportit të fundit të zhvillimeve ekonomike në rajon, të hartuar nga Banka Botërore. Përkeqësimi i kushteve të jashtme, ndikimi i dimrit të ashpër në aktivitetin ekonomik, dhe një rritje e vazhdueshme e papunësisë në fillim të […]
Europa Qendrore e Lindore: 2013 pritet më e mbarë
Gjatë vitit 2013 pritet të ketë një përmirësim gradual në aktivitetin ekonomik në rajon, pas vitit problematik 2012. Banka Uni Credit në raportin e saj për tremujorin e katërt 2012 për Europën Qendrore e Lindore (EQL) parashikon një rritje të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në nivelin e 2.5% në 2012, i pandryshuar nga parashikimi i mëparshëm, por duke shënuar ritmet më të ngadalta të rritjes në 3 vjet. Për vitin 2013 Uni Credit parashikon një rritje të PBB-së në […]
Ekonomia globale do mbetet e dobët
Rritja e ekonomisë globale është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë vitit 2012 dhe pritet që të jetë e dobët në dy vitet në vijim, sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara, Situata Ekonomike Botërore dhe Perspektiva (WESP). Ekonomia globale pritet të rritet me 2.4% në 2013 dhe 3.2% në 2014, një rishikim domethënës në ulje, në krahasim me parashikimet e Kombeve të Bashkuara gjashtë muaj më parë. Ritmi i rritjes nuk do të jetë i mjaftueshëm për të […]
Në pritje të privatizimit të gjigantëve publikë
Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike ishte çështja më e diskutuar në aspektin ekonomik gjatë vitit që sapo kaloi. Ky proces u kundërshtua fort nga shoqëria civile, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe ekspertë të çështjeve ekonomike, sipas të cilëve kjo nuk ishte koha e përshtatshme për të bërë privatizime. Me gjithë kundërshtimet, në qershor të vitit 2012, u privatizua për 26.3 milionë euro distribucioni i furnizimit me energji elektrike, i njohur me shkurtesën KEDS. Kompania që bleu […]
Bullgari – Shfrytëzim i rezervave të energjisë
Bullgaria synon të mbështetet në rezervat e veta për të garantuarpavarësinë e energjisë, sipas ministrit të Energjisë dhe Ekonomisë, Delyan Dobrev. Dobrev tha se Bullgaria po përpiqet që të zhvillojë dhe eksplorojë rezervat e saj dhe qeveria po përpiqet tashmë që ta përshpejtojë këtë proces, duke qenë se gazi vendas është 35% më i lirë se ai që ble jashtë “Bulgargaz”. Ministri dha një shembull të përpjekjeve që po bëhen. Konsorciumi midis francezes “Total”, austriakes OMV dhe spanjolles “Repsol” që […]
Turqia tërheq investimet e huaja; Ballkani nuk ia arrin
Kriza ekonomike në Eurozonë ka ndikuar në investimet e drejtpërdrejta të huaja në ekonomitë e Europës Juglindore. Ndërsa Turqia ka ende një ekonomi në rritje, vende si Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina ose Serbia po shohin më pak investime sesa në vitet e mëparshme. Sipas Treguesit të Besimit A.T. Kearney FDI, Turqia renditet si destinacioni i 13 më tërheqës në botë në investimin e huaj të drejtpërdrejtë në vitin 2012. Në vetëm nëntë muaj të 2012-s, investimi i huaj i drejtpërdrejtë […]
Japoni, “fluturon” deficiti tregtar
Deficiti tregtar në Japoni, në nëntor të vitit të kaluar u llogarit në 953,4 miliardë yen (ose rreth 9 miliardë euro), më e larta e shënuar ndonjëherë, e cila lidhet me ngadalësimin e eksporteve kundrejt Kinës dhe Europës. Bilanci i “kuq” tregtar vlerësohet si lehtësisht më i ulët në krahasim me pritshmëritë që kishte tregu, por rezulton me rritje në masën 38% në krahasim me vitin 2011. Sipas Ministrisë së Financave, eksporti u ul me 4.1% (4.983 miliardë yen). Ngadalësimi […]
Numrat e 2012: Europa, SHBA dhe Azia
Viti 2012, nga pikëpamja e numrave dhe e arritjeve ekonomike, vështirë se mund të konsiderohet si i sukseseve të mëdha, as për Europën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për “tokën e premtuar” aziatike, së cilës i referohen performanca të jashtëzakonshme. Në Kontinentin e Vjetër, të dhënat e grumbulluara janë në tërësi shumë negative. Në termat e Prodhimit të Brendshëm Bruto, pas shpërthimit të krizës në vitin 2009 (-5%) dhe rikuperimit të periudhës 2010-2011 (pak më shumë se 2%), […]
Franca zotohet të mbajë taksën mbi të pasurit
Qeveria socialiste e Francës është zotuar që të vazhdojë të shtrydhë të pasurit, pavarësisht faktit që Gjykata Kushtetuese e vendit hodhi poshtë një taksë të diskutueshme prej 75%. Presidenti François Hollande u detyrua të rishikonte propozimin e tij për buxhetin e vitit 2013 që vendoste një taksë proporcionale të lartë për të ardhurat mbi 1 milion euro, kur këshilli e hodhi atë poshtë pak ditë më parë. Por Pierre Moscovici, ministri i financave tha se taksa prej 75% ishte një […]
Thellohet skandali i evazionit grek, hetohet ish ministri
Koalicioni qeverisës i Greqisë do të fillojë një hetim lidhur me akuzat se ish ministri i financave, George Papaconstantinou, ka manipuluar listën që i është dhënë nga qeveria franceze për të pasurit grekë, që kanë llogari bankare në Zvicër. Z. Papaconstantinou akuzohet se ka hequr emrat e tre anëtarëve të familjes së tij nga një disk kompjuteri që përmban detaje të rreth 2,000 llogarive, shumë prej të cilave zotëroheshin nga biznesmenë grekë dhe profesionistë, që dyshohej se i kishin zhvendosur […]
Fitimet rriten, por Britania merr më pak taksa nga firmat e mëdha
Kompanitë e mëdha në Britani tani paguajnë më pak taksa se sa paguanin para 12 vjetëve, pavarësisht nga rritja e madhe e përfitueshmërisë, tregon një analizë nga “Reuters”, bazuar në statistikat zyrtare. Aktivistët e taksave thonë se “trendi” është shenja më e qartë që një shmangie e taksave ka ndodhur nën një strategji më miqësore ndaj bizneseve, të ndjekura nga autoriteti i qeverisë britanike, që është përgjegjës për mbledhjen e taksave (HMRC). Pagesat e taksave të korporatës nga kompanitë e […]
ShBA-të, më tërheqëset për pasuritë e paluajtshme
Sipas rezultateve të Pyetësorit mbi Ndjeshmërinë e Investimeve Globale publikuar nga “Colliers International”, rajoni më i preferuar për të intensifikuar investimet globale në pasuri të patundshme për 2013-n janë Shtetet e Bashkuara. Ky rajon renditet i pari për të dytin vit radhazi dhe është i ndjekur nga Azia dhe Europa Perëndimore dhe në veçanti Londra, Parisi si dhe disa nga qytetet kryesore gjermane. Pjesëmarrësit në pyetësor përfshinë investitorë të rëndësishëm institucionalë dhe privatë, të cilët përfaqësojnë një pjesë të gjerë […]
Reklamat negative, gabimet që duhet të shmangen
Një nga pjesët më të rëndësishme të marketingut të një kompanie është padyshim reklama. Çdo biznes, në mënyrë që të ruajë pozitën në treg, detyrohet të përdorë reklamën si një mjet komunikimi me konsumatorët. Ndërkohë që efektet pozitive janë të pranuara gjerësisht, ato kanë edhe një anë tjetër të medaljes, atë negative. Shpesh këto efekte janë të fshehura dhe janë në dëm të konsumatorëve. Kostot e fshehura Një konsumator duhet të dijë që reklamat kushtojnë shumë dhe se paratë […]
“Palestra” financiare
Kujdesi për financat personale është shumë i rëndësishëm për të jetuar të qetë, pa u “mbytur” nga rreziku dhe me më shumë burime për të përballuar të ardhmen. Ka nga ata që mendojnë se dedikimi në mënyrë autonome në “financial fitness”, pa ndihmën e një konsulenti të autorizuar, është tepër i vështirë, ose më mirë, i pamundur. Gazetari italian, Marco Liera, themeluesi i “YouInvest”, shkolla e investimeve dhe një nga drejtuesit e “ilSole24”, thotë se kjo mund të arrihet, nëse […]
Moska: E bukura e Rusisë
Moska është qyteti i pasurive, bukurive dhe mistereve të mëdha. Kush e ka ndërtuar këtë qytet ndër vite, nuk është kursyer për ta kthyer në gurin e çmuar të një kurore mbretërore. Kryeqyteti rus është dëshmi e mirëfilltë e shkëlqimit të pasurisë dhe imagjinatës njerëzore. Ndalesa e parë për çdo vizitor të Moskës është Kremlini. Ky kompleks i fortifikuar rrethohet nga muri i Kremlinit. Ai përfshin katër katedrale, katër pallate dhe shërben si shtëpia e Presidentit rus. Sheshi i Katedrales […]
Ford B-Max
Një “tris” i mahnitshëm Monovolumi kompakt gjerman spikat për shkathtësinë dhe manovrueshmërinë. Për t’u vlerësuar motori i ri 1.000 cc me tre cilindra Nëse përshtypja e parë është ajo që ka rëndësi, atëherë monovolumi i ri kompakt i Ford i ka rënë pikës. Mjafton një xhiro e shkurtër prej pak kilometrash për tu dashuruar menjëherë me këtë makinë. Motori i saj me tre cilindra turbo do t’ju lejë gojëhapur: një motor 1.000 cc kaq i këndshëm dhe efiçent sa motori […]
Lumia 620, telefoni i tretë Windows Phone 8 i Nokia-s
Mbërriti i treti smartphone Nokia me Windows Phone 8, quhet Lumia 620, që ofron një pjesë të madhe të karakteristikave teknike, sikundër edhe modelet e tjerë të gamës “top”, si 920 e 820. E veçanta është se ky celular do të ofrohet me një çmim shumë më të ulët, si një strategji për të bindur atë kategori përdoruesish që zakonisht priren t’i besojnë nivelit të lartë të modeleve Android. Lumia 620 do të jetë në një seri ngjyrash, si jeshile […]
Nubia prezanton supermodelin e telefonit, Z5
Si pjesa më e madhe e prodhuesve tjerë kinezë të telefonave “të zgjuar” celular, edhe marka në pronësi të ZTE, Nubia ka prezantuar modelin e saj të ri të telefonit Android, Z5, i cili, përveç shumë karakteristikave të avancuara, sjell edhe ekranin 5 inç me rezolucion të lartë 1080p. Nubia Z5 është i pajisur edhe me procesorin e Qualcomm 1.5GHz quad-core APQ8064, 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, ndërsa në këtë model të pasur me harduer është edhe kamera […]
Apple teston iPhone 6 dhe iOS 7
Apple ka filluar të testojë versionin e ri të telefonit të saj të famshëm – iPhone 6, si dhe gjeneratën e re të softuerit – iOS 7. Me dhjetëra zhvillues të aplikacioneve të Apple thonë se në aplikacionet e tyre kanë parë referenca të cilat lidhen me iPhone 6 dhe iOS 7, raporton The Next Web. Të dhënat e aplikacioneve i kanë ndihmuar zhvilluesit të identifikojnë pajisjet dhe sistemet operative që përdoren në aplikacionet e tyre. Modeli aktual i iPhone, […]
Tregtia e jashtme, nëntor 2012
Në Nëntor 2012 u eksportuan 19,420 milionë lekë mallra, me ulje 2.7 për qind në krahasim me Tetor 2012 dhe rritje me 15.5 për qind në krahasim me Nëntor 2011. U importuan 45,038 milionë lekë mallra me ulje 3.4 për qind në krahasim me Tetor 2012 dhe ulje 4.5 për qind në krahasim me Nëntor 2011. Deficiti tregtar i këtij muaji është 25,617 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 3.9 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje […]