Shitja te “Balfin” METE sqaron procedurën e shitjes së ACR
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës sqaron se ka nënshkruar me shoqërinë “Darfo” s.p.a. marrëveshjen e koncesionit të formës ROT për minierën e kromit në Bulqizë, fabrikën e pasurimit në Bulqizë, të impiantit të seleksionimit në Klos dhe të uzinës së ferrokromit në Burrel, e cila është miratuar me ligjin nr.8791, datë 10.5.2001. “Darfo” s.p.a. ka themeluar “Darfo Albania” sh.p.k. më 14.04.2000, regjistruar si person juridik me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 23729, datë 05.05.2000, me NIPT […]
“Albpetrol” – Anulohet privatizimi
Pas përgjigjes negative të kinezëve “Win Business”, Ministria e Ekonomisë është e detyruar të anulojë privatizimin më të madh dhe “ëndrrën 850 milionë euro”. Luftohet për të marrë 10% e “Vetro”-s Nuk ishte e thënë që në arkën e buxhetit të shqiptarëve të futeshin 850 milionë euro. Megaoferta e “Vetro Energy” u zbeh me problematikën e derdhjes si fillim të 10% të garancisë së ofertës dhe më pas të kontratës, prej 20%, që konsorciumi shqiptaro-amerikan e kushtëzoi. Numrin e kaluar, […]
Rritja, sërish nën potencial
Banka e Shqipërisë paralajmëron se do të kemi një ekonomi me konsum të plogësht dhe investime të limituara private. Viti 2013 do të jetë i vështirë, me rritje ekonomike nën potencial. Edhe eksportet pritet të regjistrojnë një performancë më negative, si pasojë e situatës në Eurozonë dhe përqendrimit të tyre në shumë pak produkte Rritja ekonomike e vitit 2012 parashikohet të jetë nën nivelin 2%. Lajmi bëhet i ditur nga ekspertë të Bankës së Shqipërisë gjatë prezantimit të raportit të […]
Më pak para në kuleta
Zgjerohet ndjeshëm numri dhe përdorimi i kartave bankare në vend. Kartat e kreditit kanë pësuar rritjen më dinamike në vitin 2012, rreth 55% më shumë se një vit më parë. Shqiptarët shtojnë edhe blerjet dhe pagesat në internet Nga Laura Çela Shqiptarët kanë rritur me shpejtësi përdorimin e kartave bankare gjatë vitit të fundit. Megjithëse “besnikë” të blerjeve në “cash”, konsumatorët duket se tashmë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt mënyrave bashkëkohore të pagesave dhe blerjeve. Sipas të […]
Panairi “Bauma”, një shans që nuk duhet humbur
Panairet janë një nga instrumentet më të rëndësishëm të marketingut, jo vetëm për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të çdo kompanie, por edhe për krijimin e kontakteve dhe tregjeve të reja. Pjesëmarrja nëpër panaire u krijon mundësinë kompanive të ndryshme që të njihen jo vetëm në rajon, por dhe në nivel ndërkombëtar, të njohin konkurrentët e tyre duke bërë njëkohësisht dhe një krahasim të çmimeve dhe cilësisë së ofruar, si dhe të bashkëpunojnë me kompani të tjera. Panairet shihen edhe […]
Super Bowl 2013: Reklamat më të mira dhe më këqija
Ndeshja e Super Bowl në SHBA mund të ketë mbaruar, por jehona e reklamave – të cilat i kushtojnë reklamuesve 4 milionë dollarë për 30-sekonda – nuk është shuar. Urime për Ravens dhe Clydedales, të kurorëzuar si kampionët e Super Bowel. Triumfi i reklamës Budweiser për Super Bowl të dielën, e çoi në më shumë se 10 milion numrin e shikueshmërisë së spotit përmes YouTube. Numër i cili vazhdon të rritet. Sigurisht, kafshët kanë efekt para një audience amerikane të […]
Gërshërët e reklamave
Telekomunikacioni ka reduktuar me rreth 30% buxhetin për marketing për vitin 2013. Të njëjtin shembull ka ndjekur edhe sistemi bankar. Kriza e medias së printuar duket se do të thellohet edhe më tej. Zgjedhjet parlamentare të qershorit mbeten shpresa e këtij tregu për pak para më shumë. Nga Elona Bedalli Dielli nuk shkëlqen më si më parë për tregun e reklamave në Shqipëri, të paktën jo që nga viti 2009. Telekomunikacioni dhe bankat, dy sektorët që e gjallëronin, nuk shpërndajnë […]
Metalet bien nga shqetësimet për Europën
Zinku ka shënuar rënie gjatë javës së kaluar, duke kryesuar tkurrjen e metaleve industriale, si rrjedhojë e shqetësimeve se kriza në Europë po përkeqësohet dhe mund të prekë kërkesën. Prodhimi industrial në Europë ra për të 16-in muaj radhazi në dhjetor, sipas raporteve më të fundit. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se rreziqet për ekonominë e rajonit mbeten të larta. Zinku për dorëzimet në tre muaj ra 0.2% në 2,163 dollarë për metrik ton në Bursën e […]
Bie nafta
Nafta ra në nivelin më të ulët në dy javë në Nju Jork, teksa presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se fortësia e euros mund të dëmtojë një rimëkëmbje të ekonomisë, çka do të ndikonte në rënien e kërkesës për naftë. Indeksi West Texas Intermediate ra 0.8%, ndërkohë që dhe euro ra ndaj dollarit në fund të javës së kaluar. Bashkimi Europian llogaritet që zinte 16% të përdorimit total të naftës në vitin 2011, sipas të dhënave statistikore. […]
Kandidatët për guvernator shpalosën platformat
Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, rrëfeu përpara ish- bashkëpunëtorit të tij në parti, sot kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Sejdi Rexhepi, platformën e tij për të drejtuar bankën. Në të njëjtën procedurë, kaluan edhe gjashtë kandidatët e tjerë, të cilët kanë plotësuar kriteret teknike për postin e drejtuesit të BQK-së, guvernatori ende në detyrë Gani Gërguri, dhe Valentin Toçi, Safet Merovci, Xhemajl Gashi, Flamur Keqa dhe zëvendësguvernatori Nexhat Kryeziu. Kryetari i Bordit, Sejdi Rexhepi, tha se procesi […]
Rumani – FMN i jep kohë vendit
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Rumanisë një shtesë prej dy muajsh për të përfunduar reformat që përfshinë shitjen e aktiveve shtetërore, para se të negociojë një marrëveshje të re huaje në mbështetje të financave të saj. Shteti i dytë më i varfër i Bashkimit Europian, i cili i kërkoi ndihmë FMN pas një bumi krediti që përfundoi në vitin 2009, ka zbatuar masa të rrepta në mënyrë që të kontrollojë hendekun e buxhetit të saj, por dështoi në realizimin […]
Britania, fushatë kundër emigrantëve rumunë dhe bullgarë
Nisma e ministrisë për të nisur një fushatë reklamuese negative për të penguar bullgarët dhe rumunët të punojnë në Britani vitin e ardhshëm është “në kufi të absurditetit”, tha Keith Vaz, kryetar i komitetit të punëve të brendshme. Vaz paralajmëroi se taktika të tilla propagandistike janë përdorur në të kaluarën dhe kanë rezultuar joproduktive. Fushata, e cila do të përqendrohet në dobësitë e jetës britanike, ndoshta duke sugjeruar se vendet e punës, të cilat janë të pakta dhe se bie […]
INSIG: Do të mbajmë rritje të qëndrueshme
Kompania me kapital shtetëror e sigurimeve në varësi të Ministrisë së Financave e mbylli vitin 2012 me një performancë të mirë, veçanërisht në tregun e “Jetës”. Drejtuesit janë optimistë dhe besojnë se do të ruhet kjo rritje e qëndrueshme në treg edhe gjatë këtij viti Të dhënat e fundit të tregut të sigurimeve treguan se INSIG pati rritje të aktivitetit të saj në treg. Në sigurimin e “Jo-Jetës”, rritja e primeve të shkruara bruto, për vitin 2012, ishte modeste në […]
Rritja e ulët dobëson mbështetjen për globalizimin
Nga zhvlerësimet konkurruese te burimet nacionaliste dhe fragmentimi financiar, burimet e fuqisë së ekonomisë globale po ndiejnë barrën në vite të një rritjeje mediokre, duke i bërë më urgjente përpjekjet e G20 për të ringjallur kërkesën. Situata mund të jetë shumë më keq. Proteksionizmi tradicional tregtar është vënë në heshtje. Suksesi i Japonisë për të zhvlerësuar jenin me paralajmërimin e një politike më të lehtë monetare, bëri bujë në të gjithë botën, por nuk ndikoi në frikën për luftën e […]
Supermodeli i ardhshëm
Të djathtë e të majtë mund të marrin mësim nga vendet nordike Vendet e vogla shpesh janë në pararojë, kur bëhet fjalë për reforma në qeveri. Në vitet 1980, Britania kryesonte, në sajë të Thatçerizmit dhe privatizimit. Prej kohësh, Singapori i vogël ka luajtur rol model për shumë reformatorë. Tani janë vendet nordike ato që kanë të ngjarë të marrin përsipër një rol të tillë. Kjo ndodh pjesërisht për shkak se katër vendet kryesore nordike – Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe […]
Mirupafshim emër i mirë
Sipërmarrjet europiane janë duke rivlerësuar koston e nxitimit për të blerë kompani, në kohën që ekonomia po lulëzonte, teksa rregullatorët kërkojnë që të fshihet nga bilanci vlera e aktiveve të vjetruara. Kompanitë janë të detyruara të sigurojnë që shuma për emrin e mirë në bilancet e tyre të reflektojë saktësisht përfitimet ekonomike të objektivit. Ndërkohë që recesioni po jep ndikimin e vet, disa janë gjithnjë e më pak të gatshëm të shkurtojnë një shifër që reflekton primin shtesë që ata […]
Rritja e firmave gjigante të tregjeve në zhvillim
Grupi “Bimbo” është sërish në qendër të vëmendjes, shkruan “The Economist”. Në vitin 2009, gjiganti meksikan i produkteve të pjekura ushqimore, bleu një pjesë të “Weston Foods” për 2.3 miliardë dollarë, duke u bërë prodhuesi më i madh i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara. Dy vjet më vonë, ai bleu operacionet amerikane të pjekjes së Sarah Lee, për 960 milionë dollarë. Në muajin e kaluar, ai ka qenë në betejë për të blerë pjesët më të mira të “Hostess […]
Britani e Madhe, rigjallërohet tregu i shtëpive
Në Mbretërinë e Bashkuar, çmimet e shtëpive kanë regjistruar rritjen e parë vjetore që nga tetori 2010, duke u rritur me 1.3% në janar, në krahasim me një vit më parë, thotë një huadhënës. Por “Halifax”, tani pjesë e grupit bankar “Lloyds”, tha gjithashtu se vlera e pronës ra 0.2% në dhjetor. “Shenjat e përmirësimit” në treg, të cilat filluan në vitin 2012, kanë vazhduar gjatw 2013-s, tha huadhënësi, duke shtuar se perspektiva për çmimet ishte e paqartë. Çmimet në tre muajt e fundit deri në janar ishin 1.9% më të larta se në tre muajt e mëparshëm, tha “Halifax”, me çmimin mesatare të shtëpive prej 162,932 paund. Shifrat, bazuar në të dhënat e saj të kreditimit të “Halifax”, sugjerojnë që çmimet janë rritur shumë pak nga viti në vit. “Parashikim i paqartë” Ekonomisti […]
Zvicra kundër superbonuseve
Bëhet fjalë për një referendum që ngjan më shumë me një hakmarrje të “servirur në një pjatë të argjendtë”. Më 3 mars, Zvicra do të shkojë në referendum për të votuar një ligj që synon të vendosë limite te pagat e menaxherëve të lartë dhe të parandalojë “likuidimet e arta”. “Babai” i kësaj nisme është sipërmarrësi zviceran i “Sciaffusa”, Thomas Minder, familja e të cilit është e njohur për kompaninë që prodhon pastën e famshme të dhëmbëve me herbale. Në […]
Ju dua sërish: Të ripunësohesh nga një ish-punëdhënës
Njerëzit lënë punën për një sërë arsyesh: Ata gjejnë mundësi më të mira, atyre u është ofruar pagë më e lartë, ose ata janë shkarkuar apo pushuar nga puna, për të përmendur disa. Por, çfarë ndodh nëse një punëkërkues dëshiron të shkojë përsëri tek punëdhënësi i mëparshëm? Ndërsa kjo mund të duket e pamundur, ka përfitime nëse konsideroni vendin e mëparshëm të punës, si për shembull ju tashmë e kuptoni kulturën e kompanisë dhe mënyrën se si funksionon biznesi. Nëse […]
Të blesh shtëpi jashtë, ja ku ia vlen
Blerja e shtëpive në vende të ndryshme të Europës dhe dhënia e tyre më pas me qira duket se është kthyer në një tendencë të vërtetë. Po ku mund të bëni blerjet më të mira? Artikulli zbulon “hartën”. Europianët, gjithnjë e më shumë, po tentojnë të blejnë një shtëpi të dytë jashtë vendit ku ata jetojnë. Ndoshta kjo mund të jetë një ide e mirë për t’u ndjekur edhe nga shqiptarët. Arsyeja kryesore është gjetja e një raporti të mirë […]
5 muze të jashtëzakonshëm në Çikago
Çikago është qyteti më i madh në Illinois dhe renditet i treti për popullsinë në SHBA pas Nju Jorkut dhe Los Anxhelos. Ky vend spikat për artin, kulturën, sportet dhe simbolet e shumtë. Në tërësi, muzetë e Çikagos vlerësohen ndër muzetë më të mirë të Amerikës Veriore Muzeu i Shkencës dhe Industrisë Me vendndodhje në Hyde Park, Muzeu i Shkencës dhe Industrisë është një nga muzetë më popullorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Muzeu ka ekspozita të ndryshme që […]
Renault Clio
Clio fut të katërtin Më sportiv se modeli paraardhës, multimedial në maksimum dhe i pajisur me një motor të ri me 3 cilindra turbo benzine dhe kambio me dopio friksion. Gjenerata e katërt e Clio mbërrin në vjeshtë Fakti që janë shitur më se 11,5 milion ekzemplarë në 22 vite karrierë, tregon më së miri rëndësinë që ka Clio për Renault. Gjenerata e katërt e këtij modeli është vepër e stafit të designer-ave të drejtuar nga Laurens van der Acker: […]
Në pritje të Samsung Galaxy S IV
Një muaj nga fillimi i Kongresit Botëror të Telefonisë së Lëvizshme, po dalin në dritë më shumë detaje në lidhje me produktet e reja që do të prezantojë shtëpia koreane, që duket se do të pritet në Barcelonë (vendi ku do të mbahet kongresi) si një mbretëreshë e vërtetë. Tashmë dihet me siguri se në të do të prezantohet i shumëprituri Galaxy S IV, që është pasardhësi i smartphone më të shitur për vitin 2012. Sipas detajeve që jep portali […]
Polytron zbulon telefonin e parë në botë plotësisht transparent
Polytron ka zbuluar telefonin e parë të mençur, prototipin e parë në botë, i cili vjen me ekran të plotë transparent. Prodhuesi tajvanez është marrë me dizajnimin e këtij modeli për një kohë të gjatë dhe pas prezantimit të modelit prototip të telefonit mund të vërehet se vetëm disa komponentë të ekranit janë të dukshëm, si pllaka, çipi i memories dhe kamera. Materiali kryesor me të cilin është krijuar telefoni është prej xhami, ndërsa ekrani i tij është i ndjeshëm në prekje […]
Fableti më i ri është Pantech Vega N0 6!
Para pak kohësh flitej për modelin e ri të fabletit Android, Pantech Vega No. 6, ndërsa tani, modeli me ekran të ndjeshëm në prekje 5.9 inç, ndërfaqe në Full HD dhe rezolucion 1920 x 1080 piksel, është bërë zyrtar. Pantech Vega N0 6 vjen me Android 4.1.2 Jelly Bean dhe mbështetet nga procesori quad core Snapdragon 1.5GHz dhe posedon 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Për më shumë, pajisja ka edhe portën për mikro SD kartelë për memorie shtesë, si dhe dy kamerat, njëra 13MP […]
Acer prezanton modelin Liquid C1
Vitin e kaluar, Acer kishte lajmëruar hedhjen në treg të një modeli të ri telefoni, të cilin do ta bazonte në procesorin e Intel. Tani është njoftuar se Intel ka krijuar partneritet me Acer për telefonin e quajtur Liquid C1, që është lançuar në Bangkok të Tajlandës. Telefoni i mençur bazohet në procesorin e Intel, Lexington Atom Z240, ndërsa çmimi i Liquid C1 pritet të jetë rreth 336 dollarë. Drejtori i Intel për Azinë Juglindore, Uday Marty, tha se lançimi në Indonezi është bërë […]
Statistika për lejet e ndërtimit, T III 2012
Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa gjatë tremujorit të tretë 2012 është 37 nga të cilat 27 leje janë miratuar për ndërtesa banimi dhe 10 për ndërtesa të tjera si hotele, ndërtesa tregtare, etj. Krahasuar me tremujorin e dytë 2012 ky tregues është rritur 105.5 % ndërsa krahasuar me njëjtën periudhë të vitit të kaluar është ulur 87 %, bëhet e ditur në statistikat e INSTAT. Në total, për 9 mujorin për ndërtesa të reja janë dhënë […]