Zgjedhjet, Nga po lëviz peshorja
Fushatat elektorale përgjithësisht shkaktojnë një gjendje entuziazmi, por këtë herë në Shqipëri po japin efekt të kundërt, atë të pasigurisë, ose së paku peshorja rëndon nga pasiguria më shumë sesa nga entuziazmi. Megjithëse kontaktet e politikës janë bërë më të ngjeshura me grupet e interesit, më të detajuara, ka propozime konkrete dhe qasje të reja, të cilat tentojnë ta nxjerrin mjedisin ekonomik e social nga rutina e zakonshme, ato janë të pamjaftueshme. Pas një fi llim fushate të qetë, ku […]
3-mujori “Zhgënjen” TVSH: Ulet qarkullimi në ekonomi, apo zgjedhjet “shkrehin” administratën?!
Shpresat për një ringjallje të shpejtë të ekonomisë shqiptare duket se janë zbehur, të paktën për pjesën e parë të këtij viti. Pas një ecurie relativisht pozitive në dy muajt e vitit, të ardhurat në total për periudhën janar-mars në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë shënuar një rënie me bazë vjetore prej 5%, duke zbritur në 75.6 miliardë lekë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Ministria e Financave. Zëri që ka ndikuar më […]
Çfarë parashikon BSH
Banka e Shqipërisë ka vënë re se treguesi i besimit të sektorit të ndërtimit u përmirësua ndjeshëm, me afërsisht 20 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2013. Megjithatë niveli aktual i tij qëndron rreth 12.8 pikë përqindje poshtë mesatares afatgjatë. Ky nivel është më i larti i arritur që prej tremujorit të tretë të vitit 2011. Përmirësimi i TBN-së u përcaktua nga rritja e të tria balancave përbërëse të tij: vlerësimi për kërkesën (+20.9 pikë përqindje); për prodhimin […]
Eksportet: Nëse ka acarime, dëmtohemi
Jashtë kësaj situate nuk kanë mbetur as bizneset eksportuese në vend. Sipërmarrësit i tremben ndonjë agravimi të situatës politike në vend, në një kohë kur eksportet kanë regjistruar përmirësim në disa sektorë. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, thotë se të huajt nuk shqetësohen për sa kohë Shqipëria nuk bëhet pjesë e mediave të huaja. Nëse ndodhin trazira dhe ato transmetohen në mediat e huaja, kjo jep ndikim të drejtpërdrejtë tek partnerët e huaj dhe lidhja apo vazhdimi i […]
Turizmi: Zgjedhjet, jo në sezon veror
Politika dhe ashpërsimi i ngjarjeve politike jep ndikim të menjëhershëm në sektorin e turizmit. Përfaqësuesit e këtij sektori kujtojnë ngjarjet e 21 janarit, që përkeqësuan imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve pas transmetimit të tyre në mediat ndërkombëtare. Presidenti i Shoqatës së Turizmit (ATA), Zak Topuzi, konfirmon për revistën se deri tani, ashpërsimi i situatës politike nuk ka dhënë ndonjë efekt. “Sigurisht që nëse do të ketë acarim të mëtejshëm nuk do të shmanget efekti negativ në sektor. […]
Ndërtimi, biznesi i trembur
Trembja Efekti i parë e kryesor është ‘trembja’. Në një situatë të acaruar politike, çdo biznes i shtyn planet apo vendimet e investimit. Për më tepër që në këto momente, ne jemi në krizë si sektor, ku ka mungesa të thella në kapacitetet financiare dhe investuese Lajmi më i ri i zgjerimit të bulevardit të Tiranës ka “gëzuar” ndërtuesit, që shpresojnë në hapjen e një fronti të ri pune, por duket se deri në nisjen e punimeve ka ende kohë. […]
Konfindustria: Jemi të paqartë
Konstatimi Është për të ardhur keq që kompani të mëdha perëndimore po zhvendosin investimet e tyre në rajonin e Ballkanit dhe nuk po zgjedhin Shqipërinë, por më së shumti Serbinë dhe Maqedoninë. Megjithëse Shqipëria ka një traditë të vjetër në prodhimin e tekstileve dhe këpucëve, nuk po harton strategji të plota për të tërhequr investime Drejtuesi i Konfindustrisë, që mbledh brenda vetes dhjetëra biznese vendase, kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe industrisë, duket i shqetësuar mbi situatën aktuale parazgjedhore. […]
Biznesi dhe konsumatorët, në “pritje”
INTERVISTA/ Flet Luan Bregasi, President i Biznes Albania Z. Bregasi, a po ndikon situata politike në frenimin e biznesit në investime, ndryshim planesh etj.? Situata zgjedhore këto ditë ka hyrë në fazën më të ngarkuar politike, e pleksur me akuza e kundërakuza që lidhen me besueshmërinë e zhvillimit të tyre në qershor. Sigurisht, si në çdo vend tjetër të botës, edhe në Shqipëri, situatat politike zgjedhore shoqërohen me rritje të pritshmërive të planeve të biznesit, e lidhur kjo sidomos me […]
Goditja e politikës!
Situata e ashpërsuar politike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme ka lënë në “stol” biznesin vendas. Në pasigurinë se ç’do të ndodhë në muajt në vazhdim, sipërmarrësit vendas kanë shtyrë planet e investimit dhe projektet e tyre. Flasin për “Monitor” drejtues të disa prej organizatave më të mëdha të bizneseve në vend Nga Laura Çela Kur zgjedhjet e përgjithshme po afrohen dhe gara politike është ashpërsuar, sipërmarrësit vendas po shqetësohen më shumë për bizneset e tyre. Drejtues të disa prej […]
Europa në zhvillim, rimëkëmbje e lehtë
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një Europë Juglindore e Qendrore ende nën potencial. Shqetësuese, kreditë e këqija Vendet e Europës në zhvillim kanë përjetuar një ngadalësim të mprehtë të rritjes në vitin 2012, duke reflektuar krizën e Eurozonës dhe shtrëngimin e politikës së brendshme në ekonomitë më të mëdha, në përgjigje të shtrëngimeve të reja. Vetëm një rimëkëmbje e moderuar duket se do të ndodhë në periudhën në vazhdim, 2013-2014. Thellimi i krizës së Eurozonës ka përkeqësuar aktivitetin në Europë në […]
Me rregulla të reja
Projektligji “për koncesionet dhe partneritetin publik privat” parashikon rregulla të qarta operimi, kompetenca të reja, bonuse dhe afatet Sektori i koncesioneve në vend po zhvillohet me ritme të shpejta, ku qeveria po mundohet të ofrojë çdo shërbim apo të drejtë operimi përmes kësaj skeme të privatit. Megjithatë, bashkë me volumin e madh të kontratave dhe bumin e investimeve, sërish vërehet kaos në trajtimin e koncesioneve, që edhe pse me ligj të hartuar gati pesë vite më parë, me ndihmën e […]
Kazino nga shtëpia
Ministria e Financave ka miratuar projektin që rregullon tregun e lojërave të fatit, duke trajtuar për herë të parë edhe mundësinë e “kazinosë elektronike” Tregu i lojërave të fatit i ngjason sot sektorit të ndërtimit të shumë viteve më parë, kur kriza nuk e kishte stepur ende. Kudo në rrugë shikon ambiente që ofrojnë lojëra fati, duke nisur me bastet e ndeshjeve, kazinotë dhe bingot. Numri i tyre në rritje nuk i shqetëson dhe aq institucionet mbikëqyrëse të sektorit, pasi […]
Juristët: Ata që punësojnë të huaj, kujdes për të marrë informacionin e duhur
Flet Av. Emel Haxhillari, MA Avokate për çështjet e punës Kalo & Associates Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë ligjin e ri “Për të huajt”, i cili me hyrjen në fuqi më datë 20 prill 2013, shfuqizon atë të miratuar në vitin 2008. Ligji i ri “Për të huajt” rregullon kriteret e hyrjes, punësimit, qëndrimit dhe trajtimit të të huajve në Shqipëri, për këtë arsye kërkohet një njohje e mirë e dispozitave të tij, jo vetëm nga të huajt që […]
Hapen dyert
Shqipëria rrëzon të gjitha “barrierat” për punësimin e shtetasve të BE-së (edhe ata të zonës “Shengen”). “Urdhrat” e artikuluar nga Komisioni Europian bënë që të hartohej një tjetër ligj i ri për “Të huajt”. Ai ekzistues u hartua katër vjet më parë. Edhe shtetasit amerikanë, që do të duan të punojnë në vendin tonë, do të trajtohen me regjim më të favorshëm. Nga Elona Bedalli Në qetësi, pa shumë bujë, ligji “Për të huajt” pësoi sërish ndryshime radikale, aq […]
Pas rënies së ndjeshme, arri merr veten, si rrjedhojë e kërkesës së lartë fizike
Ari zgjeroi fitimet mbi 1,400 dollarë një onz si pasojë e shenjave se argjendarët dhe të tjerë përdorues të metalit të çmuar janë duke përfituar nga rënia e madhe e çmimeve në tri dekada. Primi për metalin në tregtimet e arit të Shangait është deri në gati 10 dollarë, në Turqi është pothuajse 20 dollarë dhe në Azi është rreth 5 dollarë, tha në një mesazh elektronik Bernard Sin, kreu i monedhës dhe tregtimit të metaleve në MKS (Zvicër) SA […]
Nafta fillon rritjen, pas rënies trejavore
Treguesi referencë i naftës së papërpunuar amerikane, WTI, u rrit në dy ditët e fundit të javës së kaluar, duke zvogëluar rënien e tij trejavore, çka kishte shënuar dhe tkurrjen më të gjatë që nga nëntori. Brent, treguesi referencë i naftës europiane “përparoi” në dy ditët e fundit të javës, pranë 100 dollarëve për fuçi. WTI u rrit me gati 0.9 për qind në Nju Jork. WTI ka gjasa të bjerë këtë javë, si pasojë e shenjave se rritja ekonomike […]
Përfitimet e qeverisë nga 25% e aksioneve të mbetura të PTK-së
Pas privatizimit të 75% të aksioneve të Telekomit, qeverisë së Kosovës i mbeten në pronësi 25% e aksioneve. Sipas zyrtarëve të qeverisë, në pronësi mbeten të gjitha pronat e paluajtshme të PTK-së, që në gjithë territorin llogariten të jenë mbi 160 objekte. Arsim Bruçaj, menaxher i njësisë për zbatimin e këtij projekti, thotë se me këtë përqindje qeverisë i mundësohet përfaqësimi me një anëtar në bordin e ardhshëm të Telekomit. Nga ana tjetër, blerësi i ri, do të paguajë qira […]
Bullgari – Rishikim i projektit të Rrjedhjes së Jugut
Kryeministri i qeverisë teknike të Bullgarisë, Martin Rajkov, bëri thirrje për një analizë të thellë të projektit të tubacioneve të gazit në Rrjedhën e Jugut, sponsorizuar nga rusët. Duke folur në një takim të rregullt të qeverisë teknike, kryeministri Rajkov shprehu shqetësimin e tij mbi projektin. “Ne kemi nevojë ta shqyrtojmë në detaje këtë projekt investimi, duke qenë se ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që ka disa çështje të ndjeshme rreth tij”, ka deklaruar ai, duke i kërkuar ministrave […]
Rumania planifikon shitje të re të pasurisë shtetërore
Pas një sërë përpjekjesh të dështuara të privatizimit, qeveria rumune shpreson për më shumë sukses me shitjen e kompanive të reja. Të ballafaquar me një nevojë të ngutshme për ‘cash’, qeveria e Rumanisë gjatë kësaj jave do të fillojë shitjen e aksioneve të saj në kompani të ndryshme, kryesisht në industri dhe energjetikë. “Ne do të fillojmë me dy kompani të mesme – zinxhiri ‘Plafar’ i dyqaneve të mallrave bio dhe ‘Sanovit’, prodhues i shiringave që përdoren vetëm një herë […]
Sfidat e një tregu të ri
Si një treg i ri, me hapësira të shumta ende të pashfrytëzuara, tregtia elektronike, veçanërisht pagesat në këtë formë, po kthehet në një fushë të kërkuar për investime. Megjithatë, futja në të nuk është edhe aq e lehtë sa mund të duket. Pengesat nuk mungojnë. Ludovic Laventure, një sipërmarrës francez që prej vitesh jeton në Shqipëri, tregon se si arriti të hedhë në treg vetëm pak kohë më parë MPAY, platformën e pagesave elektronike, e cila integrohet me sistemin qendror […]
Pagesat elektronike, gjithnjë e më shumë në rritje
Për herë të parë në tregun shqiptar, “EasyPay” ishte ai që prezantoi një metodë të re për kryerjen e pagesave, nëpërmjet celularit. Shërbimet që ofrohen prej tij janë: abonime “Digitalb” me SMS, online, rimbushje për llogari të “Plus”, pagesa faturash dhe transferta kredish nga një celular në tjetrin. Risi tjetër në fushën e pagesave online për Shqipërinë ishte edhe ofrimi nga “PayPal” i mundësisë së nisjes dhe të marrjes së parave. Sikundër shihet, kurba e shërbimit është në rritje. Drejtoresha […]
Në xhep me një klik
Në Shqipëri, tregtia elektronike duket se ka hyrë në një fazë të “artë”. Bizneset po e shohin si një mënyrë për ta “shkëputur” konsumatorin nga mënyrat tradicionale të të blerit, për ta futur në botën virtuale, për t’i ofruar gjithçka në kohë reale dhe më shpejt. Shihet edhe si një përgjigje kundrejt krizës ekonomike për të përfituar produkte e shërbime me kosto të lirë. Edhe legjislacioni, i cili së fundmi ka pësuar ndryshime, u ka “hapur” dyert këtyre shërbimeve […]
Në “lojë” hyjnë edhe bankat
Në Shqipëri, paraja fizike (cash) është mjeti mbizotërues i pagesave, në të gjitha sferat. Kjo tregon se pagesat elektronike janë ende në nivel të ulët në vendin tonë. Në BE, për shembull, mesatarisht transfertat/pagesat elektronike zënë më shumë se 50% të sektorit të pagesave. Ekspertët thonë se është e nevojshme që të rritet përdorimi i pagesave elektronike në një shkallë më të gjerë, duke qenë se infrastruktura teknologjike e internetit dhe rrjetit telefonik ekziston në Shqipëri, pasi kjo do të […]
Europë, shitjet e makinave bien 10% ndërkohë që tkurrja në Gjermani dëmton “Volkswagen”
Shitjet e makinave në Europë kanë rënë 10 për qind në mars, teksa rëniet u regjistruan për “Peugeot Citroen” (UG), “Ford Motor Co” (F) dhe “Volkswagen AG”. Një rënie e shitjeve në Gjermani e pozicionoi industrinë në ritmin më të ulët të porosive të 20 viteve të fundit. Regjistrimet ranë në 1.35 milionë automjete muajin e kaluar nga 1.5 milionë një vit më parë, tha Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave me qendër në Bruksel, ose ACEA, në një deklaratë. […]
Depozituesit e mëdhenj në bankat e Qipros humbasin 8.3 miliardë euro
Depozituesit e mëdhenj që depozituan paratë e tyre në dy bankat më të mëdha qipriote do të humbasin deri në 8.3 miliardë euro (7 miliardë paund) përmes ristrukturimit të dy institucioneve, tregoi një dokument i Komisionit Europian. Kjo është pjesë e një kontributi të përgjithshëm të vlerësuar 10.6 miliardë euro nga investitorët për ristrukturimin e sektorit bankar qipriot, i cili përfshin gjithashtu eliminimin e aksionerëve dhe zotëruesve të obligacioneve në Bankën Laiki, si dhe ngarkimin me humbje të zotëruesve të […]
Zhgënjimi i rritjes së Kinës
Rimëkëmbja ekonomike e Kinës ngeci papritur në tre muajt e parë të vitit 2013, ndërkohë që ngadalësimi i prodhimit në fabrika dhe tkurrja e shpenzimeve për investime detyruan analistët të fillojnë të ulin pritshmëritë për të gjithë vitin, përkundër këmbënguljes së zyrtarëve se perspektiva ishte e favorshme. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit 7.7 për qind në tremujorin e parë nga një vit më parë, duke ngadalësuar ritmet në krahasim me nivelin prej 7.9 për qind, […]
Evazioni fiskal në Europë, do të ndiqet shembulli i SHBA-së
Në Europë, evazioni fiskal do të luftohet sipas mënyrës amerikane. Janë pesë vende të Bashkimit Europian: Italia, Gjermania, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe që kanë marrë një vendim, të vënë në zbatim një program për të luftën kundër evazionit fiskal, e cila duhet të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Komisionit Europian i është dërguar një letër pikërisht për këtë qëllim, ku ndër të tjera i kërkohet që të zgjerohet bashkëpunimi mes të gjitha shteteve anëtare të […]
Afrika, “Eldoradoja” e re për financat
Tregjet financiare të vendeve të zhvilluara kanë mbetur në stanjacion, ato të vendeve BRICS janë në ngadalësim, ndërsa Afrika po kthehet në “Eldoradon” e investitorëve. Në vitin 2012, bursa nigeriane u rrit me 35% (pas një rritjeje prej 18% të regjistruar në vitin 2011), ajo e Nairobit shënoi rritje me më shumë se 30%, ndërsa e Ugandës me 39%. Ajo që ka ndikuar në shkëlqimin e 19 bursave të kontinentit është perspektiva e fitimeve të majme, nevoja për të diversifikuar […]
Grekët, “rreze” shprese në rezervimet turistike
Industria e turizmit në Greqi po llogarit deri në 1 milion vizitorë më shumë këtë vit, diçka që do të sigurojë nxitje të mirëpritur në ekonominë e vendit të shkatërruar nga recesioni. Rezervimet e hershme nga britanikët “e uritur” për diell dhe turistët gjermanë, dy grupet më të mëdha të turistëve në Greqi, janë rritur me shifra dyshifrore dhe linjat ajrore thonë se janë shtuar më shumë se 1 milion vende të reja, me qëllim përballimin e kërkesave. Këta vizitorë […]
“H & M”, bien shitjet si pasojë e zgjatjes së motit të ftohtë
“Hennes & Mauritz” (HM), shitësi i dytë më i madh në Europë i veshjeve, raportoi rënie në të ardhurat e marsit, pasi moti i ftohtë i shtyu blerjet e veshjeve të pranverës. Shitjet totale muajin e kaluar kanë rënë 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha kompania me bazë në Stokholm në një deklaratë, duke mos përmbushur vlerësimin mesatar në një anketë të SME-ve për një rënie prej 2%. Të ardhurat në dyqanet dhe […]
Parajsat fiskale, ku mund të jetoni në pension
Nëse mendoni se si do të jetë jeta juaj kur të dilni në pension, atëherë mësoni se mund jetë edhe e bukur, pa shumë kokëçarje, madje edhe ekzotike, me shumë diell. Është e mundur? Transferohuni jashtë. Këtë mund ta mendojnë edhe ata që sot janë të rinj dhe mund të vënë pak para mënjanë, që do t’ju nevojiten shumë kur të mos jeni më në gjendje të punoni. Nëse pak kohë më parë, ideja për të lënë pas gjithçka dhe […]
Statistika/ Indeksi i shifrës së afarizmit në volum, T IV 2012
Indeksi i shifrës së afarizmit në volumi në tremujorin e katërt 2012 arriti 212.4%, kundrejt tremujorit mesatar (2005=100), duke shënuar një rritje prej 1.7% krahasuar me tremujorin e katërt 2011 dhe 0.8% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në Industri, shifra e afarizmit e deflatuar krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të mëparshëm, ka një rritje prej 4.5%, ndërsa me tremujorin e mëparshëm ka një rënie prej 9.1%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, Industria Nxjerrëse dhe […]