Premtimet me shumë zero
Si mund të dimë se cili është ilaçi i duhur, pa diagnostikuar më parë sëmundjen?! Me këtë perifrazim, “qeveria e re” manovron rreth përgjegjësisë se çfarë do të ndodhë me premtimet për uljen e taksave Fitorja në përmasa surprizë e opozitës ka vënë në diskutim opinionin, nëse zgjedhësit votuan për të ndërruar një pushtet 8-vjeçar të demokratëve apo panë programin me premtime të bollshme. Ndërsa koha do ta tregojë, diskutimet kanë qëndruar dhe do të mbeten për një kohë të […]
Pagat, rritja sipas kategorive
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e javës së kaluar rritjen e pagave dhe pensioneve. Ky vendim parashikon rritjen në masën 4 për qind të pensioneve për 590 mijë persona. Rriten me 4 për qind pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare, pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetërore apo shtesat mbi pensionin e posaçëm shtetëror. Me këtë rritje, në qytet nuk do të ketë pension […]
Politika tatimore dhe dimensioni administrativ i saj
Refleksione lidhur me politikat e fundit ndryshimin e sistemit ekzistues tatimor dhe përshkallëzimin e TVSH-së Kur politikanët mendojnë mbi mundësinë e ndryshimit të sistemit ekzistues tatimor nëpërmjet zëvendësimit të tij me një të ri, nëse duan që një ide e tillë të jetë realiste, duhet të marrin në konsideratë faktin se çdo ndryshim i politikës ekzistuese tatimore, përfaqëson një kërcënim në të panjohurën. Si shembull shërben TVSH që mblidhet çdo vit në buxhetin e shtetit, që është jo vetëm një […]
Administrim fiskal me drejtim menaxherial efektiv
Nga Eduart GJOKUTAJ Aktualisht, administrata fiskale në vendin tonë është e organizuar sipas modelit të bazuar te funksionet, duke u konsideruar si model i përshtatshëm për të mbështetur programin modernizues të saj. Struktura organizative është e një rëndësie të madhe si për sektorin publik, por edhe atë privat. Rëndësia e saj qëndron te përgjegjshmëria, llogaridhënia dhe transparenca si brenda strukturave të organizatës, por edhe në raportet me institucionet dhe agjencitë e tjera publike dhe private. Synimi kryesor lidhet me rritjen […]
Pritshmëritë për politikën fiskale para nënshkrimit të kontratës sociale
Biznesi duhet të sigurohet që çdo hap i qeverisë së re në lidhje me politikën fiskale do të konsultohet me publikun sipas standardeve të detyrueshme, të njohura dhe praktikave më të mira. Av. Ardjana Shehi KALO & ASSOCIATES Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, palët politike fituese janë përfshirë në punën për përqasjen e programeve politike të anëtarëve të kampit politik fitues, me qëllim finalizimin e një programi të përbashkët të gatshëm për zbatim. Një nga pikat e rëndësishme të programit […]
Koha për turizëm të qëndrueshëm
Për qeverinë e re, turizmi vlerësohet si një nga sektorët më të rëndësishëm se ku do të mbështetet rritja ekonomike, por edhe hapja e vendeve të punës. Për partinë që do të bashkëqeverisë, LSI, turizmi duhet të planifikohet në mënyrë të integruar, në bashkëveprim me sektorët e tjerë. Në një intervistë për “Monitor”, sekretari ndërkombëtar i kësaj partie, Ralf Gjoni, tregon detaje nga strategjia e së ardhmes së këtij sektori, që parashikon edhe përgjysmimin e TVSH-së për shërbimet. INTERVISTA […]
Çështje sistemi apo menaxhimi?
KESH lëshon alarmin e borxheve, kurse CEZ-it i duhet të ulë humbjet, duke investuar. Sakaq, ERE përpiqet të ruajë ekuilibrat, por sektorit i nevojitet më shumë se kaq Muajt e qetësisë në sektorin energjetik u turbulluan shpejt pas përfundimit të zgjedhjeve. Një raport rutinë i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) mbi sistemin e shpërndarjes, për 6-mujorin e parë shkaktoi jo pak polemika, nxitur nga një debat politik mbi menaxhimin e sektorit. Me ardhjen në krye të “CEZ Shpërndarje” të një […]
Kredia informale, deri 4-5% interes në muaj
Standardet për marrjen e një kredie nga biznesi janë shtrënguar ndërkohë që bankat parashikojnë që të bëhen edhe më “të rrepta” në muajt në vazhdim. Në këto kushte, shumë biznese po mbështeten te tregu i zi për të siguruar kapital qarkullues. Risku, rritja e kriminalitetit Nga Laura Çela Në kushtet kur marrja e një kredie është bërë gjithnjë e më vështirë, bizneset po “mbështeten” te tregu informal për të marrë hua dhe për të shlyer detyrimet e tyre. Fenomeni është […]
Bakri bie si pasojë e shqetësimit se kërkesa do të zvogëlohet
Bakri ra në Londër javën e kaluar, si pasojë e shqetësimit se kërkesa po shkon drejt ngadalësimit, ndërkohë që oferta po rritet dhe ekonomitë, duke filluar nga Europa e deri në Kinë, konsumatori më i madh i metalit në botë, po “lëkunden”. Furnizimi i bakrit nga minierat mund të rritet me gati 2 milionë tonë metrikë deri në fund të vitit 2015, tha “Credit Suisse Group AG”, trefishi i nivelit aktual të rezervave vlerësuar nga Bursa e Londrës. Firma e […]
Buxheti 2012 u mbyll me suficit
Buxheti i Kosovës në vitin 2012 u mbyll me suficit prej 71.49 milionë eurosh, krahasuar me deficitin e vitit të kaluar prej 84.48 milionë eurosh. Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), thuhet se të gjitha vendet e rajonit e mbyllën periudhën raportuese me deficit buxhetor, mesatarisht 3.4 për qind të PBB-së, ndërsa Kosova ishte vendi i vetëm në rajon me bilanc pozitiv buxhetor, prej 1.5 për qind të PBB-së. “Rritja e bilancit buxhetor në vitin 2012 ishte kryesisht […]
Maqedoni-Serbi/ Fund debatit për tregtinë
Gruri dhe mielli serb do të eksportohen lirshëm në Maqedoni dhe vera dhe domatet maqedonase mund të hyjnë lirisht në Serbi pas një takimi të dy ministrave të Tregtisë. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç, dhe homologu i tij maqedonas, Lupço Dimovski, kanë rënë dakord se Maqedonia do të amendojë një rregullore që synon reduktimin e importit të grurit dhe miellit nga Serbia. “Ne ramë dakord të eliminojmë të gjitha barrierat jotarifore në tregti në mënyrë që të lejojmë lëvizje […]
Bullgarët revoltë kundër gazsjellësit rus
Banorët e qytetit të Detit të Zi të Bullgarisë, Varna, po përgatiten të organizojnë një protestë kundër projektit të përbashkët ruso-bullgar “”Rrjedha e Jugut” të gazsjellësit natyror. Ata kanë përgatitur 9 pyetje për shefin e gjigantit rus të gazit Gazprom, Alexey Miller, lidhur me ndikimin mjedisor të tubacionit. Njerëzit në Varna, shtëpitë e të cilëve janë vetëm 2 kilometra larg nga tubacioni dhe do të preken drejtpërdrejt prej tij, kanë dërguar një letër të hapur me pyetje. Ata thonë se […]
Kriza dhe zgjedhjet stepin bizneset
Numri i bizneseve të reja ka rënë ndjeshëm në gjashtë muajt e parë të vitit. Efekti “zgjedhje” e ka vënë biznesin në “pritje”. Gjashtë vjet nga krijimi i QKR-së, drejtori i saj, Tomi Kola, bën një bilanc dhe tregon sesi ka ndryshuar mentaliteti i biznesit Nga Elona Bedalli “Era” nuk ka fryrë aspak e mbarë për të hapur një biznes të ri. Në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan rreth 39% më pak biznese të reja krahasuar me […]
Barnat: Blejmë më pak, por i paguajmë më shtrenjtë
Tregu i medikamenteve ka ulur ritmet e rritjes në dy vitet e fundit duke reflektuar pasojat negative të krizës. Importet zënë mbi 95% të tij dhe dominojnë barnat nga Zvicra. Që nga viti 2010,kur u vendos TVSH prej 10% e barnave, çmimet e tyre janë rritur mesatarisht 7-10% në vit, duke e kaluar barrën te konsumatori, që nga ana e tij ka reaguar duke ulur konsumin Kriza po prek dhe një produkt të domosdoshëm për shëndetin e njeriut, siç […]
Greqia miraton skemën e “shkurtimit” të mijëra punonjësve publikë
Koalicioni i “lëkundur” i Greqisë miratoi me votim projektligjin për shkarkimin e punonjësve të sektorit publik teksa mijëra qytetarë protestonin jashtë ndërtesës së Parlamentit duke brohoritur parulla kundër masave shtrënguese. Votimi ishte testi i parë i madh për koalicionin dypartiak të kryeministrit Antonis Samaras, që prej humbjes së aleatit si pasojë e mbylljes së papritur të transmetuesit shtetëror muajin e kaluar, i cili e la atë me një shumicë të pamjaftueshme prej pesë vendesh në Parlamentin 300 vendesh. 153 nga […]
Rriten çmimet e shtëpive në Britani
Shitësit e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar rritën çmimet fillestare për të shtatin muaj radhazi në një rekord në korrik, sipas “Rightmove Plc” (RMV), i cili tha se vlerat do të rriten dy herë më shumë se parashikimi i mëparshëm për këtë vit. Çmimet u rritën 0.3 për qind, në një mesatare prej 253,658 paund (383,300 dollarë), referoi në një raport operatori i pasurive të paluajtshme me bazë në Londër. “Rightmove” tha se vlerat tani do të rriten 4 për […]
Mijëra milionë të fituara në bankat e Europës
Bankat paguan më shumë se 1 milion euro për 3,175 punonjës në vitin 2011 Autoriteti Bankar Europian (EBA) ka pohuar se 3,175 punonjësit e sektorit financiar europian fituan më shumë se 1 milion euro (1.3 milionë dollarë) secili në vitin 2011, shumica dërrmuese e tyre gjendej në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar – bazë për qendrat financiare të City of London dhe Canary Wharf – kishte shumicën e bankierëve të cilët përvetësuan më shumë se 1 milion euro secili, […]
Indeksi Big Mac/ Ku kushtojnë më lirë hamburgerët
Perspektiva e dhënies fund të blerjes së aktiveve nga Rezerva Federale ka shkaktuar “rotacione” në tregjet valutore. Teksa monedhat e tregjeve në zhvillim bien dhe parashikimet optimiste për dollarin rriten, është koha për të lexuar midis rreshtave. Big Mac Index është treguesi i kursit të këmbimit të “The Economist”. Ai bazohet në metodën e fuqisë blerëse (PPP), e cila thotë se në periudhën afatgjatë, normat e këmbimit duhet të rregullohen në mënyrë të tillë që çmimi i një shporte identike […]
“Rënia” e Kinës frikëson kompanitë ndërkombëtare
Tregu i pafund i Kinës për mallra dhe shërbime të huaja, i parë kohë më parë nga kompanitë botërore si një “El Dorado” e kohëve moderne, është duke u bërë një peshë rreth qafave të tyre, ndërkohë që rritja e saj po ngadalësohet. Rritja e “dragoit” ekonomik kinez gjatë dy dekadave të kaluara e ka transformuar biznesin ndërkombëtar. Por tani vendi është në kthetrat e një ngadalësimi për shkak të një rënieje të eksporteve dhe mbingopje të sektorit bankar, tregojnë […]
Evazioni fiskal, marrëveshje mes SHBA-së dhe Zvicrës
Një marrëveshje mes SHBA-së dhe Zvicrës tashmë besohet se do të ketë impakt në luftën kundër evazionit fiskal, kështu të paktën u paralajmërua nga “Wall Street Journal”. Për të përditshmen financiare, qeveria e Bernës u ka premtuar 12 institucioneve kombëtare të kreditimit të dërgojë në Uashington të dhënat e qytetarëve që kanë “eksportuar” kapital në Zvicër, natyrisht me qëllimin për të shmangur pagesën e taksave. Ata që do të mbledhin të dhënat do të jenë Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së […]
Markat, “made in Italy” që përfunduan jashtë për 10 miliardë euro
Orizi i famshëm “Scotti”, sallami “Fiorucci”, ëmbëlsirat e pastiçerisë së famshme milaneze “Cova” dhe në fund një “Chianti” e mirë. Janë që të gjitha prodhime “trengjyrëshe”, vetëm si emër dhe jo më në pronësi dhe kushedi edhe në prodhim. “Rafti made in Italy” duket se nuk është më. Që nga fillimi i krizës, gjithnjë e më shumë marka historike nuk janë më në duart e italianëve, por drejtohen nga kompani të huaja që nga Franca e deri në Kinë. Vlera […]
Arsyet e “shëndosha” për të hapur një e-commerce
John Fitzgerald Kennedy, në një nga fjalimet e tij, pati thënë: “E shkruar në gjuhën kineze, fjala krizë përbëhet nga dy germa. Njëra përfaqëson rrezikun dhe tjetra mundësinë. E pikërisht në momentet e vështirësive më të mëdha lindin mundësitë më të mira për të përmirësuar situatën” Po cila mund të jetë një nga këto mundësi? E keni menduar ndonjëherë se mund të jetë e-commerce. Në fakt, të dhënat e tregtisë elektronike i japin të drejtë ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara […]
Statistika/ Kredia e re sipas sektorëve janar-maj 2013
Dy janë sektorët , që kanë arritur që të marrin më shumë hua në vlerë absolute gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, “tregtia, riparimi i automjeteve” dhe “ prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike, gazit e ujit”. Kredia e re për sektorin e fundit, ka qenë e vetmja që ka shënuar rritje me bazë vjetore për periudhën janar-maj 2013. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë për kredinë e re sipas aktivitetit ekonomik. Sipas […]