Nis “gjuetia” e kursimeve
Gjithnjë e më shumë, dërgesat e emigrantëve, për shkak edhe të krizës në vendet ku ata jetojnë, po njohin rënie. Kjo gjë ndikon jo pak në ecurinë e depozitave, veçanërisht të atyre që janë në euro. Bankierët parashikojnë se kjo tendencë do të vazhdojë, ndërsa flasin për disa faktorë që kanë ndikuar në shtimin e kursimeve në monedhën vendase Gushti, përveç temperaturave të larta, shënon për bankat një periudhë “gjahu” për të thithur kursimet e shqiptarëve, veçanërisht emigrantëve që rikthehen […]
Lvovski e Bankës Botërore/ Qeveria e re duhet të arrijë shumë me më pak financa
Në një intervistë të “Deutche Welle”, me drejtuesen e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovski, ajo ka folur mbi sfidat që ka përpara qeverisja e re socialiste në Tiranë. “Sfida kryesore për qeverinë e re është të kërkojë agjentë të rinj të rritjes dhe rritje, që krijon vende të reja pune. Dhe këtë duhet ta bëjë në një mjedis të vështirë të jashtëm dhe të brendshëm, kur jo vetëm kërkesa e brendshme është e shtypur, por kur qeveria […]
“Byroja” e ekonomisë
Të ndarë janë 6 ministra që do të mbulojnë sektorët për çështjet ekonomike, 3 nga PS dhe 3 nga LSI. Cilët janë, me në krye Shkëlqim Canin dhe si paraqitet struktura qeverisëse Me në krye Shkëlqim Canin, ministër i Financave dhe të tjerë nga pas, në postet e Industrisë, Transporteve, Infrastrukturës, Energjisë, Zhvillimit Urban, Turizmit, Bujqësisë, Sipërmarrjes dhe Mjedisit, të ndarë mes PS-së dhe LSI-së, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, shpreson për një rimëkëmbje të ekonomisë, në të gjithë sektorët […]
Shumë zhurmë, për asgjë!
Për ekonomistët është një debat që s’ia vlen të diskutohet, kurse ekspertët habiten me zhurmën e krijuar të një “procesi rutinë”. Debati pro dhe kundër Kishin kaluar tri ditë nga dalja e rezultatit të zgjedhjeve, kur kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, deklaronte për herë të parë në publik se me marrjen e detyrës, të parën gjë që do të bënte ishte auditimi i financave publike, por jo vetëm. Kaq mjaftoi dhe ekonomistët, përfshi edhe politikanët, filluan të diskutonin për “risinë”, […]
Ulet kosto e lekut, por kredia në minimum historik
Lehtësimi i vazhdueshëm i politikës monetare nuk po arrin të nxisë huadhënien në ekonomi, e cila mbetet në nivelet më të ulëta rekord të dekadës. Bankierët pohojnë: Nuk japim kredi për shkak të nivelit të lartë të huave me probleme Në një lëvizje që ishte paralajmëruar prej muajsh, teksa Banka e Shqipërisë kishte deklaruar disa herë se do të vazhdonte politikën e saj lehtësuese, institucioni monetar ka ulur normën bazë të interesit në nivele rekord prej 3%. Kjo është hera […]
Një klik larg
Konsumatorët shqiptarë po rrisin transaksionet që kryhen online. Bankierët thonë se rritja e aksesit ndaj internetit i nxit ata që të përfshihen më shumë në shërbimet që po ofrohen së fundmi nga ky sektor. INTERVISTA 1 Winbank, platforma elektronike e Tirana Bank që bën ndryshimin në tregun shqiptar! Flet Sotirios Kousouris, Drejtor i Divizionit Operacional Tirana Bank Çfarë është winbank dhe si e lehtëson ajo jetën e konsumatorit? winbank është Platforma Elektronike e Grupit Bankar të Pireut, e vlerësuar […]
Përgjysmohen çmimet e shtëpive në bregdet
Kriza dhe ndërtimi pa kriter kanë ulur ndjeshëm shitjet dhe çmimet në disa zona bregdetare të vendit. Zona më “e dëmtuar” është Durrësi, ku çmimet përllogariten të kenë rënë deri në 50% në raport me fillimin e parakrizës. Agjentët këshillojnë se për këdo që kërkon një shtëpi të dytë, ky është momenti ideal për të “kapur” ofertat Nga Laura Çela Vetëm dy vjet më parë, një apartament në pallatin më të madh prej 25 katesh në bregdetin e Golemit, […]
Shtrenjtohet bakri nga rritja e prodhimit kinez
Bakri u rrit në fund të javës së kaluar, duke shkuar drejt rritjes më të madhe dyditore që nga fillimi i majit, pasi Rezervat Federale mbajtën programin e blerjes së obligacioneve dhe prodhimi u rrit në mënyrë të papritur në Kinë, që është dhe përdoruesi më i madh botëror i metalit. Kontratat e së ardhmes së bakrit për dorëzimet në shtator arritën në 3.185 dollarë për paund në fund të javës së kaluar, duke bërë që çmimet të rriteshin me […]
Rritet nafta teksa përmirësohet ekonomia
Nafta referencë amerikane, West Texas Intermediate (WTI) e mori veten në fund të javës së kaluar, pas rënies disaditore, pasi prodhimi kinez u rrit, pretendimet për përfitime papunësie ranë në nivelin më të ulët që nga 2008-a dhe Rezerva Federale (Fed) e SHBA-së mbajti programin e saj të blerjes së obligacioneve. Kontratat e së ardhmes fituan 2.2%, teksa Indeksi i Blerjes së Menaxherëve në Kinë u rrit në 50.3 në korrik. Aplikimet për pagesë papunësie ranë me 19,000 një javë […]
Ekspertët e BB-së: Kosova, 80 vite larg Europës
Europianëve të rinj u duhen jo më pak se 80 vjet për të arritur standardin ekonomik që kanë tani europianët e vjetër. Me ritmin e tanishëm të rritjes ekonomike, sipas ekspertëve të Bankës Botërore, edhe Kosovës do t’i duhet një kohë e gjatë për të arritur këto standarde. Sipas tyre, të ardhurat për frymë në Kosovë janë vetëm një e dhjeta e niveleve të BE-së, që tregon se shkalla e varfërisë është shumë e lartë. Por, statistikat e Europës dhe […]
Bullgari/ Rritje në “asimilimin” e fondeve të BE-së
Hasan Ademov, ministri bullgar i Punës dhe Politikës Sociale, ka thënë se fondet e planifikuara për përvetësim deri në fund të vitit 2013 në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i burimeve njerëzore” të Bashkimit Europian, BE, janë ekuivalente me shumën totale të burimeve të BE-së të përvetësuara nga qeveria gjatë 5 viteve të kaluara. Ai informoi se pagesat ishin menduar të rriteshin nga 45.5% në rreth 60% të buxhetit të përgjithshëm të programit, apo nga 1.08 miliardë BGN (kodi i […]
Lufta tregtare Bosnjë-Kroaci
Kriza dhe konkurrenca po ashpërsojnë luftën tregtare në rajon, teksa vendet po u rikthehen masave proteksioniste për të mbrojtur bizneset e tyre Serbët e Bosnjës kërkojnë taksa në ushqimet e importuara Republika Srpska i ka kërkuar Ministrisë së Tregtisë së Jashtme të vërë taksa mbi importin e frutave, mishit dhe perimeve, si masë në ndihmë të prodhuesve vendas. Republika Srpska, një nga dy entitetet në Bosnjë, i ka kërkuar sektorit të Ministrisë së Jashtme të Tregtisë të imponojë taksa të […]
Një i tretë si arbitër
Gjithnjë e më shumë po tentohet që të shmangen gjykatat, si një nga mënyrat e kushtueshme për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme. Figura e ndërmjetësit po bëhet më e pranishme. Në Shqipëri janë gjithsej 143 ndërmjetës të licencuar. Vetëm pak kohë më parë u krijua edhe një dhomë e posaçme Tendencat e fundit tregojnë se shoqëritë moderne po zgjerojnë gamën e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve, me qëllim shmangien e rrugës gjyqësore për shkak të kostove më të larta ekonomike dhe kohore, […]
Investitorët u kthehen tregjeve të reja në zhvillim
Rumania e Bullgaria mes vendeve që po tërheqin investimet në vitet e fundit, teksa bie interesi për Brazilin e Kinën Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Pakistani. Një itinerar për një udhëtar me dhunti për gjuhë ose një listë skenash për një thriller spiunazhi gjatë Luftës së Ftohtë? Kështu shkruan Matthew Craft, i “Associated Press”. Asnjëri. Rezulton se ato bëjnë pjesë në mesin e vendeve me tregjet e aksioneve që janë nga performuesit më të mirë në botë këtë vit. […]
ECB mban të pandryshuara interesat, teksa ekonomia po ringjallet
Banka Qendrore Europiane (ECB) la të pandryshuara normat e interesit në një nivel rekord të ulët prej 0.5% javën e kaluar, pas shenjave për një tentativë rimëkëmbjeje të ekonomisë së Eurozonës. Lajmet më të mira ekonomike gjatë ditëve të fundit mbështesin pritshmëritë e ECB-së për një rimëkëmbje në pjesën e dytë të vitit, megjithëse opsionet e politikave janë të komplikuara nga reagimet e tregut ndaj planit të Rezervës Federale të SHBA-së për të ngadalësuar programin e saj të stimulit ekonomik. […]
Berlini nuk gjen aleatë për masat e rrepta
Dështimi i Gjermanisë në një samit të fundit për të fituar mbështetje nga SHBA-ja dhe ekonomitë e tjera të mëdha për recetat e saj të masave të ashpra “minon” pozitën e saj për mënyrën se si kërkon të “ringjallë” ekonominë e Eurozonës, megjithëse Berlini pritet të ngulë këmbë mbi këtë, duke u gjendur përpara zgjedhjeve kombëtare në shtator. Zyrtarët e financave nga grupi i 20 (Group of 20) ekonomive të zhvilluara dhe në zhvillim, arritën në përfundimin pas takimit të […]
Shkatërrimi i të vdekurit të gjallë
Sistemi financiar i Europës është në një gjendje të tmerrshme dhe nuk po bëhet asgjë rreth kësaj “Pothuajse masa më e suksesshme e politikës monetare që u ndërmor kohëve të fundit”. Ky është gjykimi altruist i Mario Draghi-t për programin e transaksioneve monetare (OMT), premtimi i Bankës Qendrore Europiane (BQE) verën e kaluar, për të blerë obligacionet e qeverive problematike të Eurozonës. Presidenti i BQE-së meriton respekt që qetësoi tregjet e obligacioneve. Por në realitet, situata është ende e tmerrshme […]
Thatcher, funerali 4 milionë euro, gjithçka në “kurriz” të taksapaguesve
Funerali shtetëror i Margaret Thatcher, gruas që privatizoi gjysmën e Britanisë së Madhe iu kushtoi 3,2 milionë sterlina (rreth 4 milionë euro) taksapaguesve anglezë. Bilancin e detajuar e publikoi vetë qeveria. Shpenzimet e sigurisë dhe të policisë u llogaritën në 948.833 sterlina (846.500 për policinë e Metropolitan, 73,000 për atë të City of London Police dhe 25,233 sterlina për policinë e Transportit) bëri me dije Lord Wallace of Saltaire, zëdhënës i qeverisë. Ndërsa shpenzimet e lidhura ngushtë me funeralin arritën […]
Zuckerberg, gjithnjë e më i pasur, fiton 3.7 miliardë dollarë në një ditë
E enjtja, 25 korrik për Mark Zuckerberg, nuk ishte një ditë e zakonshme, si të tjerat. Në një ditë të vetme, themeluesi i “Facebook” arriti të fitonte 3.7 miliardë dollarë. Të dhënat e bilancit të kompanisë për tremujorin e dytë kanë tejkaluar të gjitha parashikimet e analistëve dhe aksionet kanë kapur nivelin më historik të vitit, 34.36 dollarë. Sipas përllogaritjeve të “Daily Mail” Zuckerberg, më datë 24 korrik çoi në dorë, në “shtëpi”, 15.83 milionë dollarë. Performanca e mirë gjatë […]
Inovacioni, kryeson SHBA
Studimi i ekonomisë shpesh ka si qëllim të ofrojë instrumente për ata që ulen në kabinën e “regjisë” së qeverive dhe Parlamentit, për të marrë vendime të ponderuara në lidhje me masat që duhet të zbatohen në të ardhmen. Për këtë është e nevojshme që të krahasohen situata të ndryshme, në mënyrë që të zgjidhet ajo që është më e mira. Si rezultat i kësaj mund të maten edhe elementë abstraktë që mund të jenë thelbësorë, pikërisht kjo detyrë për […]
Të panjohurat e ankandeve online
Një nga format për të marrë financiare që po njeh përdorim gjithnjë e më të madh janë edhe ankandet që zhvillohen online. Po çfarë janë? Si funksionojnë dhe si mund të “luhet” në to. Në këtë artikull do të përpiqemi t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve. Për të marrë financime në një kohë të shkurtër dhe për të shmangur burokracitë e shumta, një rrugë që po përshkohet shpesh është edhe ajo e përfitimit të kreditimit nga uebi. Ideja, për të hedhur […]
Ecuria e nënsektorëve të industrisë, T I 2013
Ndonëse të dhënat për tremujorin e parë flasin për një ecuri pozitive të sektorit të industrisë, të dhënat më të detajuara tregojnë se vetëm pak sektorë, kryesisht ai i energjisë dhe industria nxjerrëse kanë ndikuar në këtë performancë të mirë të të gjithë sektorit, duke tregua për një rezultat sezonal dhe të paqëndrueshëm. Ndërsa sipërmarrjet në fushën e tekstileve, industrisë së letrës e botimeve, mobilieve dhe të drurit po vijojnë rënien me bazë vjetore prej disa tremujorëve radhazi. Sipas INSTAT, […]