Vera e qetë e ndërrimit të pushteteve
Qetësia me të cilën u zhvilluan zgjedhjet e 23 qershorit, me pak incidente, por që nuk arritën ta prishin këtë atmosferë, pranimi i qetë i rezultatit dhe përgatitja për ndërrimin paqësor të pushteteve, ishin zhvillime pozitive, që u vlerësuan nga të gjithë dhe që treguan se shoqëria dhe politika shqiptare ka arritur një fazë më të lartë emancipimi. Pavarësisht zhurmës që tenton të krijojë media, edhe tani, kur kanë mbetur shumë pak ditë nga ndërrimi zyrtar i pushteteve, vazhdojmë të […]
Në Kosovë, vetëm 17,000 biznese me kasa
Tregtarët kosovarë vazhdojnë të përdorin çdo formë të mundshme vetëm për t’iu shmangur detyrimeve ndaj shtetit. Me mijëra biznese nuk po i paguajnë detyrimet. Të dhënat në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) tregojnë se gjithsej biznese/kompani, private apo publike të regjistruara në Kosovë janë 120,00. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore (ATK), në vitin 2012, rreth 50,00 kanë paguar tatim mbi fitimin, që do të thotë më pak se gjysma e bizneseve që veprojnë në vend. Qeveria e Kosovës, […]
Studimi, Kosovës i duhet një plan i ri ekonomik
Kosovës i duhet një marrëveshje e re në formë të një plani ekonomik kombëtar që do të kishte përkrahje të gjerë. Kështu thuhet në studimin e Nismës Ekonomike për Kosovën – ECIKS, që së fundmi është botuar edhe në gjuhën shqipe. Studimi që mban titullin: “Marrëveshje e re për Kosovën – krijimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike”, përmban rekomandime të qarta në 10 fusha. Kujtim Dobruna, kryetar i organizatës, thotë se kjo marrëveshje e re do të duhej t’i linte […]
Bisedimet me Serbinë, kryeministria shpenzon gjysmë milion euro
Vetëm zyra e Kryeministrit të Kosovës shpenzoi deri në korrik rreth gjysmë milion euro për udhëtimet e delegacioneve në bisedimet me Serbinë. Megjithatë qeveria ende nuk i ka treguar shpenzimet e plota dhe detajet e tyre për takime me delegacionet serbe për afro dy vjet e gjysmë. Në muajin korrik, për këto qëllime ajo ndau edhe një fond të ri prej 700 mijë eurosh. Qeveria e vendit ka dhënë vetëm përgjigje të pjesshme për taksapaguesit në lidhje me koston e […]
Gati lista e produkteve që duhet të mbrohen nga MSA-ja
Autoritetet vendore kanë hartuar listën paraprake të produkteve industriale dhe bujqësore që duhet të mbrohen në raport me Bashkimin Europian dhe ia kanë dorëzuar shoqatave të biznesit. Këto janë produktet që do të liberalizohen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Por, përpara se të miratohet, kjo listë do të diskutohet dhe argumentohet edhe në raport me Komisionin Europian. Komentet e sugjerimet duhet të jenë gati deri në fillim të shtatorit, kur edhe priten takimet e para të […]
Biznesi kosovar, i shqetësuar për bllokimin e mishit
Prodhuesit kosovarë të mishit vazhdojnë të jenë të shqetësuar për situatën e krijuar nga bllokimi i eksportit, me arsyetimin se brenda ambientit ku mbahet mishi nuk ndodhet termometri dixhital. Burim Piraj, pronar i kompanisë së mishit “Meka”, është në pritje të këtij termometri që e ka porositur jashtë. Sipas tij, deri tani, ka qenë e pamundur të eksportohen produktet e mishit për në Shqipëri pa këtë pajisje teknike. Piraj thotë se shtetet si Greqia dhe Italia, që janë eksportuese të […]
Societe Generale Albania, nën drejtim të ri
Banka me kapital francez sjell në Shqipëri një tjetër menaxher për të drejtuar degën këtu, Frederic Blanc, i cili vjen pas përvojave në drejtim të degëve në Vietnam dhe Kinë. Z. Hubert De Saint Jean, pas rezultateve pozitive, merr detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Societe Generale në Bregun e Fildishtë Nga Laura Çela Banka Societe Generale Albania do të ketë tashmë një drejtues të ri, i cili nis punën në muajin shtator. Ai është gjithashtu francez (si paraardhësi i […]
Udhëtimi me avion, ja si do të jetë në 2015-ën
Gjithnjë e më pak radhë në pikat e kontrollit, zgjedhje paraprake e menysë, ndërlidhje gjatë fluturimit, si dhe shumë të reja të tjera. Pas rreth dy vjetësh udhëtimi me avion nuk do të jetë më si më parë, ja se çfarë do të ndryshojë Sot, teknologjia e ka bërë më të lehtë fluturimin me avion falë check-in online dhe lajmërimeve të ndryshme, që disa shoqëri ajrore i nisin në kohë reale me smartphone, sms ose përmes aplikacioneve zyrtare që i […]
Dilema e “fundit” e reformimit të sektorit energjetik shqiptar
Nga Av. Dr. Lorenc Gordani Javët e fundit, opinioni publik është njohur gjerësisht me rezultatet e bilanc-raportit të 6-mujorit të fundit të Bankës Botërore, ku për sektorin energjetik vlerësohet se fokusi duhet të jetë ai i reformimit. Duke iu referuar të njëjtit raport rikujtohet që të paktën vetë procesi i ndarjes së kompanisë shtetërore u plotësua që më 2008. Prandaj del e nevojshme të kuptohet cili është thelbi i reformës së tregut energjetik, e cila kërkohet të arrihet. Në këtë […]
E vërteta e financave
Pyetësori i FMN-së Zbardhen përgjigjet e Ministrisë së Financave ndaj pyetjeve të FMN-së, në kuadër të programit të vlerësimit. Shumë çështje i janë lënë në dorë qeverisë së re, kurse ajo aktualja thotë se viti 2013 do ta gjejë vendin me 30 miliardë lekë mangët. Ja të dhënat e 7 mujorit… Ditë të vështira do të vijnë për qeverinë e re, e cila pritet të marrë detyrën në muajin shtator. “Monitor” ka mundur të zbulojë pjesën e përgjigjeve të Ministrisë […]
Situata nën kontroll, deficiti u rrit nga bashkitë dhe ulja e taksave
Ministri i Financave, Ridvan Bode, zbardh ecurinë e 7-mujorit dhe çfarë nuk shkoi me treguesit Për ministrin ende në detyrë të Financave, Ridvan Bode, situata me buxhetin dhe treguesit fiskalë nuk paraqitet aq shqetësuese, madje po shkon drejt normalizimit. Ajo çfarë ka ndodhur sipas tij, lidhet për disa shkaqe jo të keqmenaxhimit apo të krizës. plani i realizimit të të ardhurave, vjetore, si 7-mujor, është 94%, ose me një mungesë në buxhet prej afro 11.5 miliardë lekësh. “Duhet të kemi […]
Nga gabimet do ta pësojnë taksapaguesit
Arben Malaj Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, shprehet i shqetësuar për mungesën e publikimit në kohë të të dhënave fiskale, për 7-mujorin, ku sipas tij, me sistemin e ri të Thesarit, koha e raportimit duhet të ishte shkurtuar. “Vonesat e përsëritura të publikimit të treguesve të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit e bëjnë më të madh dhe realist shqetësimin për keqpërdorimin elektoral të buxhetit dhe për përkeqësimin e treguesve të tij. Pasojat e përkeqësimit të buxhetit do t’ju […]
7-mujori, ku ngecën financat
Totali i të ardhurave si 7-mujor ishte 185.3 miliardë lekë, rreth 11.5 miliardë lekë më pak se plani dhe 4.8 miliardë më ulët se viti 2012, kurse nga Tatimet dhe Doganat kemi një mosrealizim në masën e 9.5% me planin dhe 4% me vitin e kaluar. Edhe pse muaji korrik, rezultoi me suficit, periudha 7-mujore në tërësi dëshmoi se viti elektoral dha pasoja te financat e vendit. Nga tabela me të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, përveç tatimit mbi […]
Industritë e makinave në Europë po shfaqin shenja të qarta se po kthehen në rrugën e duhur
Industritë e makinave në Europë po shfaqin shenja se po kthehen në rrugën e duhur pas dështimesh të rënda, si pasojë e krizave financiare dhe të borxhit. Në fillim të këtij muaji, BMW tha se tregjet e dobëta europiane dhe konkurrenca e lartë do të vazhdojnë të ofrojnë sfida në gjysmën e dytë të vitit. Në korrik, regjistrimet në Gjermani u rritën me 2.1 për qind, ndërsa Spanja u përball me një rritje prej 14.8 përqindësh, edhe pse kjo u […]
Ndërtimi në Eurozonë rritet si pasojë e “rigjallërimit” gjerman
Prodhimi i ndërtimit në Eurozonë u rrit për muajin e tretë në qershor, nxitur nga një “rigjallërim” në Gjermani, pasi 17 vendet e bllokut të monedhës dolën nga një recesion rekord i gjatë. Ndërtimi në Eurozonë u rrit 0.7 për qind nga muaji maj, kur ai fitoi 0.5 për qind, deklaroi zyra e statistikave të Bashkimit Europian në Luksemburg. Shifra e majit u rishikua nga një vlerësim fillestar i një rënie prej 0.3 për qind. Ndërtimi në qershor ra 3 […]
“Ferrari” planifikon “hibridët” si pasues të “LaFerrari” prej 1.34 milionë dollarësh
“Ferrari SpA” (F) planifikon të ndërtojë më shumë automjete hibride pas suksesit të “La Ferrari”, makinës me vlerë prej 1 milion eurosh (1.34 milionë dollarë) teksa prodhuesi punon për të “joshur” blerësit e pasur të ndërgjegjshëm për mjedisin. “Unë nuk besoj në makinat elektrike, por besoj fuqimisht në hibridë”, tha kryetari Luca Cordero i Montezemolo, në një intervistë për televizionin “Bloomberg”. “Ferrari”, njësia më fitimprurëse e kompanisë “Fiat SpA” me bazë në Torino, Itali, prezantoi makinën sportive “LaFerrari” në “Geneva […]
BQE në Athinë, teksa diskutimet për një paketë të tretë shpëtimi arrijnë kulmin
Banka Qendrore Europiane po vlerëson se si po i përmbush Greqia detyrimet e saj ndërkombëtare, ndërkohë që ministri i Financave të Gjermanisë tha se do të nevojitej një program i tretë ndihme për të mundësuar mbijetesën e Athinës. Joerg Asmussen, anëtar i bordit ekzekutiv të BQE-së, u takua javën e kaluar me kryeministrin e Greqisë, ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore, si dhe zhvilloi bisedime me udhëheqësit e bizneseve greke. Shqetësimi aktual i tij lidhet me këstin e […]
Shpresë afatshkurtër?!
Banka Qendrore evidenton në Raportin e fundit të Politikës Monetare se gjatë gjysmës së parë të këtij viti, rritja ekonomike shfaqet më e përmirësuar, por rritja e saj në prill-qershor është afatshkurtër. Ekonomia mbetet nën potencial, në kushtet kur kreditimi për biznese është ulur, investimet dhe konsumi privat gjithashtu, ndërkohë që kompanitë janë edhe më pak produktive. Shpresat janë te stimuli fiskal Banka e Shqipërisë vlerëson se në tremujorin e dytë të këtij viti është shënuar një rritje më e […]
Bordo 2003: Erdhi koha për të hapur shishen
Kanë kaluar 10 vjet që kur Europa vuajti temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Vala e të nxehtit e vitit 2003 ka pasur një ndikim të rëndësishëm te verërat klasike të Europës. Në Bordo, vreshtat nuk mbetën pa u dëmtuar, pasi temperaturat arritën në 40 gradë Celsius gjatë muajit gusht, shkruan Will Lyons për Wall Street Journal. Hardhitë, duke reaguar ndaj stresit, u thanë dhe në shumë raste humbën gjethet e tyre; vegjët e rrushit u dogjën. Në Pomerol, […]
Partia e euroskeptikëve “trondit” zgjedhjet në Gjermani
Politikani optimist, Bernd Lucke, ka një shpjegim të thjeshtë se pse bashkëkombësit e tij gjermanë, deri më tani, kanë rënë dakord të paguajnë miliarda euro për të mbajtur Greqinë dhe vendet e tjera të Europës Jugore brenda euros. “80%, nëse jo 90% e njerëzve nuk kanë njohuri rreth ekonomisë gjithsesi”, tha z. Lucke, profesor ekonomie dhe kreu i Partisë së re politike “Alternative for Germany”. “Situata është shumë e rrezikshme për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian”. Një diskutim i tillë i […]
Vendet në zhvillim të Europës dalin nga recesioni
Tri ekonomitë kryesore të Europës Qendrore “lanë pas” një periudhë të recesionit dhe të ngadalësimit ekonomik, treguan të dhënat e fundit të tremujorit të dytë të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rimëkëmbja ekonomike pushtoi rajonin në tre muajt deri në fund të qershorit, nxitur nga përmirësimi në të gjithë Bashkimin Europian, destinacioni më i madh për prodhimet e tyre. Eksportet luajtën rol kyç në rimëkëmbjen e Republikës Çeke dhe Polonisë falë kërkesës në rritje për tregtinë e tyre në ekonominë e […]
Anija përshkon Arktikun nga Kina në Europë
“Yong Sheng” i Kinës është një anije, gati për të bërë histori. Është e para transportuese kontejnerësh që lundron nga Europa nga Kinë nëpërmjet Arktikut, në vend të rrugës së zakonshme drejt jugut përmes Kanalit të Suezit, duke kursyer dy javë kohë udhëtimi. Anija 19,000 tonëshe “Yong Sheng”, në zotërim të grupit të kontrolluar nga shteti, “Cosco Group”, la Portin e Dalian më 8 gusht dhe planifikon të arrijë në Roterdam, Holandë, më 11 shtator përmes Ngushticës së Beringut. Koha […]
Rusët “parkojnë” paratë në Ishujt Virxhinë Britanikë
Rusët, që përdornin parajsat fiskale të Qipros, pas kolapsit të sistemit bankar të ishullit, duket se i kanë kundërshtuar thirrjet e Kremlinit për të sjellë mbrapsht paratë e tyre në vendin “mëmë” dhe i kanë vendosur ato në Ishujt Virxhinë Britanikë, sugjerojnë të dhënat nga Banka Qendrore e Rusisë. Investimet direkte ruse në Ishujt Virxhinë Britakinë u rritën afro tetëfish në bazë tremujore në tre muajt e parë të vitit 2013, që përkon me krizën bankare të Qipros, që solli […]
Ministri i ri serb i Financave deklaron se ka mbështetje politike
Ministri i ardhshëm i Financave të Serbisë, konsulenti 29-vjeçar i McKinsey, me pak pushtet politik, tha se ishte i vendosur të përmbysë “spiralen negative”, e cila ka “mbërthyer” ekonominë e vendit. Duke adresuar dyshimet përballë investitorëve, nëse ka influencën për të zotëruar krahun socialist të koalicionit qeverisës, Lazar Krstiq tha për transmetuesin shtetëror të Serbisë, se ai priste mbështetje të plotë për vizionin e tij. Ai nuk dha detaje rreth programit të tij, por raportet treguan për një kthim të […]
“Tërheqja” e arit ka çuar në stabilizim të çmimeve, teksa Kina vazhdon blerjet
“Tërheqja” e arit që “fshiu” 56 miliardë dollarë të vlerës këtë vit ka shtuar kërkesën e konsumatorëve në Kinë dhe Indi, blerësit më të mëdhenj, dhe ka nxitur JPMorgan Chase& Co. dhe Bank of Americas Corp. të deklarojnë se çmimet po stabilizohen. Shitjet e bizhuterive, monedhave dhe shufrave do të arrijnë gati 1,000 tonë metrikë në Indi dhe Kinë në vitin 2013, vlerësuar në 87.6 miliardë dollarë, parashikon Këshilli Botëror i Arit. Çmimet do të variojnë mesatarisht në 1,300 dollarë […]
Më shumë “liri” në tregun postar
Qeveria miraton uljen e peshës së monopolit në tregun vendas të shërbimeve postare të kompanisë publike Posta Shqiptare. Pritet rritje e konkurrencës në këtë sektor Nga Laura Çela Qeveria ka vendosur vetëm pak ditë më parë, në mbledhjen e radhës së saj, për të reduktuar monopolin e Postës Shqiptare në tregun e brendshëm postar. Në vendimin “Për përcaktimin e tarifës dhe të peshës së shërbimeve të rezervuara për operatorin publik postar”, zona e rezervuar e kompanisë shtetërore ulet në 2.5-fish, […]
Ankandi: BSH shet 15 milionë euro bono; interesi zbret ndjeshëm në 3.08%
Aktorët e tregut valutor e lidhin zhvlerësimin e javës së fundit të lekut pikërisht me ankandin e eurobonove… Banka e Shqipërisë ka shitur javën e kaluar 15 milionë euro letra me vlerë me afat maturimi 12-mujor për llogari të Ministrisë së Financave. Ndryshe nga ankandi i kaluar në korrik, ku BSH nuk arriti që të shesë të gjithë shumën e nxjerrë në shitje për shkak të interesit të lartë të ofruar nga bankat, pavarësisht kërkesës së lartë për to, këtë […]
Kriza: Bie shkalla e punësimit, shkak ndërtimi
Norma e papunësisë në vend, në bazë të anketimeve është 14.5%, gati 2 pikë përqindje më e lartë se shkalla zyrtare e papunësisë… INSTAT ka publikuar rezultatet kryesore nga Anketa Tremujore e Forcave të Punës 2012-2013 (ATFP). Gjatë tremujorit të parë 2013, në Shqipëri, 63.2 për qind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 55.3 për […]
Jerk Perks: 5 përfitimet e fshehta nëse keni një shef të vështirë
Një marrëdhënie e vështirë me shefin tuaj mund ta bëjë çdo aspekt të punës tuaj më sfidues. Kjo është një situatë e vështirë, por nuk është domosdoshmërisht e pashpresë. Sigurisht që në rastet e mungesës së aftësisë apo papajtueshmërisë, mund të jetë më mirë të kërkoni punë diku tjetër. Por në shumë raste të tjera, të mësoni ta ktheni situatën në avantazhin tuaj mund të jetë një veprim i zgjuar. Edhe nëse menaxheri juaj është kontradiktor, autoritar ose thjesht nuk […]
Hotelet shqiptare në “lupën” e turistëve të huaj e vendas
Yjet e vendosura pa kriter, stafi i patrajtuar dhe shërbimi jo cilësor janë disa nga të metat e hoteleve shqiptare. Vlerësohet ushqimi i freskët me çmime të lira Për të pasur një panoramë edhe më të qartë mbi hotelet dhe shërbimin turistik që ne i ofrojmë turistëve që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, “Monitor” bëri një kërkim edhe në një nga sitet më të njohura për komentet mbi hotelet, “tripadvisor.com”. Ky është një web-site që përdoret si “udhërrëfim” nga shumë […]
Braktiset Durrësi, interes për Veriun
Anketimi me menaxherët e hoteleve zbulon tendencat e pushuesve në këtë sezon me mot të nxehtë, por me biznes të “ftohtë” Nga Laura Çela Ajo që bie në sy këtë sezon veror është braktisja e qytetit të Durrësit nga turistët, çka ka çuar në një numër shumë të ulët rezervimesh gjatë këtij viti. Rënie të ndjeshme në këtë zonë kanë regjistruar turistët kosovarë rezulton nga një pyetësor me drejtues të disa hoteleve kryesore në bregdetin shqiptar, që ka realizuar Revista […]
Jeep Cherokee i ri prezantohet ne Sallonin e New York
Nga modelet Suv të gjeneratave më të fundit deri tek sportivet intriguese me performanca të larta, Salloni i Nju Jorkut i këtij viti vërtetë ka mahnitur për bollëk dhe produkte të reja, të paraqitura si nga konstruktorët amerikanë ashtu edhe nga markat evropiane. Një nga protagonistët e Sallonit ishte padyshim modeli i ri Jeep Cherokee Jeep Cherokee, Suv-i kompakt i grupit Fiat-Chrysler, vitin e ardhshëm do të festojë 50 vjetorin e pranisë së saj në treg dhe këtë do ta […]
Për të parën herë, telefonat e mençur i tejkalojnë ata të thjeshtë
Sipas studimit të Gartner thuhet se rritja e shitjeve prej 46.5% ka bërë që telefonat e mençur mobilë t’i tejkalojnë telefonat e thjeshtë për të parën herë në nivel global. Duke vlerësuar shitjet për tremujorin e dytë, studimi thotë se telefonat e mençur sot marrin 51.8% të shitjeve të telefonave mobil në të gjithë botën. Shitjet e telefonave të thjeshtë kanë rënë për 21%, respektivisht në 210 milionë njësi. Në një raport të comScore thuhet se penetrimi i telefonave të […]
Acer prezanton modelin e lirë Liquid Z3
Acer ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur në Android, përkatësisht modelin Acer Liquid Z3, i cili hyn në kategorinë e telefonave të lirë në treg. Acer Liquid Z3 mbështetet në Android 4.2 Jelly Bean dhe posedon kamerën 3.5 inç, procesorin dual core me 1.7 Ghz, si dhe 4GB memorie të brendshme. Karakteristika të tjera të Acer Liquid Z3 përfshijnë edhe kamerën e pasme 3 megapiksel, si dhe lidhjet për rrjetet HSPA+, WiFi dhe GPS. Çmimi i këtij […]
Telefoni më i hollë në botë, muajin e ardhshëm!
Telefoni më i hollë në botë i krijuar nga firma kineze Umeox x5 fillimisht ishte paralajmëruar në qershor të këtij viti. Ai do të prezantohet zyrtarisht në Panairin e madh të Elektronikës në Berlin, muajin e ardhshëm. Nuk dihet shumë për modelin e ri të telefonit Umeox x5, përveç faktit se ka ekran me diagonale 5.3 inç, çipin e MediaTek dhe përmasat tejet të holla të cilat besohet se janë vetëm 5.6 mm. Umeox 5x tejkalon edhe modelin më të […]