Janar-Gusht/ Thellohet rënia e sigurimeve
Luhatjet e forta të tarifave për sigurimin e detyrueshëm të makinave, TPL vazhdon të jetë shkaku kryesor për rënien e ndjeshme që po pëson tregu i sigurimeve. Një fenomen që është përsëritur ndjeshëm të paktën dy vitet e fundit. Edhe për periudhën janar-gusht të këtij viti, primet e tregut të sigurimeve ndoqën tendencën rënëse. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2013 arritën rreth 5,352 milionë lekë, ose 8.39% më pak se në të njëjtën […]
Rënia e kredisë: Kush e ka “fajin”?!
Kredia për ekonominë ka regjistruar rënien më të thellë të 10 viteve të fundit në muajin korrik. Bankierët vërejnë se biznesi ka pak interes për kredi, sidomos për investime të mëdha. Por sipërmarrësit fajësojnë bankat për “ngurtësi” dhe burokraci të mëdha Nga Laura Çela Kredia për ekonominë po njeh rënie të shpejtë në muajt e fundit dhe shifrat më të fundit zyrtare, të muajit korrik, konfirmojnë ritmet më të shpejta rënëse të dekadës. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë […]
Del në dritë e vërteta
Shifrat që po përfliteshin prej javësh, më në fund u bënë publike. Gjendja e vështirë e buxhetit, rritja e borxhit dhe këshillat e FMN-së për të menaxhuar situatën Ishte paralajmëruar prej javësh se situata financiare nuk ishte e lehtë. Shpenzimet e larta përpara zgjedhjeve të qershorit, shkrehja e administratës para dhe pas zgjedhjeve, që u reflektuan në rënien e të ardhurave tatimore, kriza ekonomike që bëri të vetën, të gjitha këto e kishin një faturë nga pas. Dhe ministri i […]
Konsumi i frenuar, importet ulen 5.3%
Në një sinjal se konsumi dhe investimet në vend vijojnë të jenë të frenuara, importet kanë vijuar tendencën rënëse me bazë vjetore për 8-mujorin. Importet po vijojnë për të dytin vit radhazi tendencën negative, një tregues i qartë i rënies së investimeve në ekonomi, me blerjet e makinerive, pajisjeve e materialeve të ndërtimit, që po vazhdojnë të tkurren. Sipas INSTAT, importet janë tkurrur me 5.3% me bazë vjetore për periudhën janar-gusht në 324 miliardë lekë, duke përshpejtuar sërish ritmet e […]
8-mujori: Ngadalësohen ritmet e rritjes së eksporteve, shkak materialet e ndërtimit dhe energjia
Eksportet kanë ngadalësuar ritmet e rritjes në tetë muajt e parë të këtij viti, kryesisht për shkak të performancës negative të materialeve të ndërtimit, ndërkohë që grupmallrat “minerale, lëndë djegëse e energji” si dhe “tekstilet e këpucët” kanë vijuar me ecurinë e tyre pozitive, ndonëse eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë kanë ngadalësuar ritmet e rritjes. Të dhënat e publikuara nga INSTAT-i tregojnë se për periudhën janar-gusht 2013, kompanitë shqiptare kanë shitur jashtë vendit rreth 160 miliardë lekë, me […]
Gjoba pa apelim
Rikthehet historia e ligjit të gjobave, por tashmë në një tjetër kontekst. Bizneset nuk duan të paguajnë detyrimin para apelimit në tatime, por në gjykatë. Situata me gjobat, vendimet dhe sugjerimet për rishikimin e ligjit Ligji i procedurave tatimore, miratuar rreth 4 vjet më parë, shkaktoi jo pak debate për të ashtuquajturin neni i gjobave, sipas të cilit biznesi duhet të paguante 15% të gjobës para se të ankimonte. Në atë kohë, bizneset lobuan fort për ta hequr si nen, […]
Afër dhe larg
Qeveria e re është angazhuar që të bëjë të mundur që brenda vitit të parë të mandatit, Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në familjen europiane. Në programin e saj, integrimi kryeson listën e prioriteteve. Po çfarë thonë ekspertët? Çfarë kemi humbur deri tani? Realisht sa afër dhe sa larg BE-së jemi. Cilat do të ishin përfitimet ekonomike? Politika shqiptare, më shumë se kurrë, do të duhet të punojë fort për të afruar vendin në strukturat e Bashkimit […]
“Dritarja” e fqinjit
Maqedonia po tregohet gjithnjë e më “agresive” në marketimin e vetvetes, si një destinacion për shumë mundësi investimi. Kjo strategji ka nisur pak vite më parë, por mesa duket sa vjen dhe bëhet më dominante. Një nga “armët” kryesore me të cilat shteti fqinj josh investitorët janë subvencionet. Mundësi përfitimi që mbetet e hapur edhe për bizneset shqiptare që duan të futen në këtë treg. Për sipërmarrjen, një nga shtyllat e forta për mbarëvajtjen e suksesshme është padyshim marketingu, i […]
Nafta në rënie prej tre javësh
Treguesi referencë i naftës evropiane, WTI, u pozicionua për një humbje të tretë javore teksa pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ranë dakord mbi rezolutën për eliminimin e armëve kimike të Sirisë, duke zbehur kërcënimin e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kontratat e së ardhmes ranë gati 0.5% të premten e javës së kaluar. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është takuar në Siri, pasi pesë anëtarët e saj të përhershëm ranë dakord […]
Gruri në nivelin më të lartë në dy muaj, si pasojë e rritjes së kërkesës për furnizime nga Amerika
Gruri përparoi në nivelin më të lartë në më shumë se dy muaj, si pasojë e rritjes së kërkesës për furnizime nga SHBA, eksportuesi më i madh në botë, dhe si pasojë e shqetësimit se prodhimi në Argjentinë mund të jetë më i pakët se sa ishte parashikuar më parë. Kontrata për dorëzimin e dhjetorit fitoi gati 0.3% në 6.80 dollarë një shinik në Bursën e Çikagos, në fund të javës së kaluar, shifra më e lartë për kontratat e […]
Rritja e pagave shqetëson FMN-në
Rritja e pagave ka gjasa që më shumë të shkaktojë telashe sesa do të zgjidhë problemet e të punësuarve në sektorin publik në Kosovë. Nëse kjo nuk bëhet në bazë të performancës, sipas shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jose Suleman, rritja e premtuar nga qeveria do ta komplikojë edhe më shumë situatën ekonomike. Gjatë tryezës së diskutimit për “Implikimet financiare të zgjedhjeve lokale 2013” në Kosovë, të organizuar nga kolegji universitar “Universum”, shefi i misionit tha se duhet […]
Maqedoni/ Qeveria publikon projektbuxhetin e 2014-s
Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski zbuloi projektbuxhetin e vitit 2014 që parashikon një rritje prej 3.2% të PBB-së (prodhimit të brendshëm bruto) dhe 3.3% të inflacionit. Buxheti synon të rrisë pagat dhe pensionet, të garantojë transfertat e sigurimeve dhe investimet kapitale, si dhe të zgjerojë subvencionet bujqësore, duke siguruar për fermerët një vlerë prej 130 milionë eurosh (175 milionë dollarë amerikanë). Ai së shpejti do të dërgohet në Parlament për miratim. “Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon rritjen e pensioneve me […]
Bullgaria: Britania ka nevojë për punëtorë emigrantë “sepse vendasit janë dembelë”
Bullgaria këmbëngul se “turizmi i përfitimit” (term politik ndaj kërcënimit që një numër i madh qytetarësh të anëtarëve të rinj të BE-së do të lëviznin drejt vendeve të BE-së me qëllim përfitimi nga sistemi social) është një mit dhe thotë se njerëzit e saj janë “jetikë” për bujqësinë britanike. Britania ka nevojë për emigrantët e Europës Juglindore, pasi qytetarët e saj nuk janë të gatshëm të punojnë aq sa duhet, ose nuk do të presin përfitimet nga punët sezonale, sikundër […]
Pesha e “rëndë” e turizmit
Industria e turizmit dhe e udhëtimeve është një nga më të rëndësishmet në sektorin e shërbimeve. Por, cila është performanca e vendeve të Europës në këtë industri, cili e mban vendin e liderit, ku renditet Shqipëria? “Kohl & Partner”, një kompani konsultimi, e pavarur (me seli edhe në Tiranë) dhe e specializuar në fushën e turizmit, ka ndërmarrë një studim, bazuar edhe në të dhënat e Këshillit Botëror të Turizmit, mbi rëndësinë që ka ky sektor në ekonominë e shteteve […]
Triumfi i “trishtuar” i Angela Merkel
Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë për tetë vjet, duket se do të qëndrojë në detyrë edhe për disa kohë të tjera. Ajo ka fituar për partinë e saj, Bashkimi Demokratik Kristian (CDU), një rezultat brilant zgjedhor, me rreth 42% të votave nëse përfshin partinë e saj “simotër” bavareze, CSU, sipas sondazheve dhe vlerësimeve. Në varësi të ecurisë së partive të vogla, kjo ka gjasa që edhe të mjaftojë për shumicën absolute të vendeve në Parlament, duke i lejuar zonjës Merkel […]
Greqia nuk ka nevojë për një paketë të tretë shpëtimi, i nevojitet një “riprofilizim” borxhi
Greqia nuk kërkon një paketë të tretë shpëtimi dhe mund t’i “mbulojë” nevojat e veta pa i rënduar më tej mbështetësit e saj aktualë, duke përmirësuar kushtet e borxhit të saj dhe ndoshta duke iu kthyer tregut të obligacioneve gjatë vitit të ardhshëm, deklaroi zëvendëskryeministri i vendit, sipas “Reuters”. Evangelos Venizelos, i cili është gjithashtu ministër i Jashtëm në qeverinë e koalicionit, është i vendosur të mos i imponojë humbjet tek partnerët e Bashkimit Europian të Greqisë dhe Fondit Monetar […]
Është koha që 99% t’i kthejë mbrapsht 1%
Është koha të heqim dorë nga një tjetër shprehje kolektive. Këtë herë bëhet fjalë për idenë popullore se të suksesshmit janë të obliguar që “t’i japin mbrapsht komunitetit”. Ky pretendim kaq shumë i dëgjuar supozon se pasuria e njerëzve të pasur merret nga “komuniteti”. Dhe pas kësaj fshihet nocioni i “shtrembër” marksist se pasuria grumbullohet nga “shfrytëzimi” i popullit, e jo duke krijuar vlera – sikur Henry Ford të mos ishte ai që “ngriti” linjat e montimit të “Ford” dhe […]
“Telecom Italia”, ja çfarë fshihet pas shitjes
“Cunami” i blerjes së “Telecom Italia” nga ana e spanjolles “Telefonica” është vetëm një dallgë në detin e madh të telekomunikacionit, por që ka përmasa të konsiderueshme. Nxitur nga risitë teknologjike dhe nga konkurrenca e një tregu të maturuar, kompania spanjolle po kalonte një periudhë të re konsolidimi. Preludi, sipas “Business Week”, ishte periudha e “super rrjeteve” që do të jenë në gjendje të ofrojnë shpejtësi dy deri në tre herë më të madhe sesa ajo aktuale, falë teknologjisë LTE. […]
Varfëri apo politika sociale
Çrrënjosja e varfërisë ekstreme nuk është më një ëndërr në diell. Por qeveritë, së pari, duhet të bien dakord mbi këndvështrimin e tyre “Unë nuk jam në dijeni të ndonjë vdekjeje maternale në komunitet në dy apo tre vitet e fundit”, thotë një mjek në detyrë në një klinikë të largët rurale në ultësirën Terai në Nepal, shkruan Th Economist. “Unë mendoj se kjo ka ndodhur për shkak se ilaçet janë në dispozicion, shërbimet janë të lira dhe ne kemi […]
Çaji dhe birra, ide investimi
A e keni menduar ndonjëherë se mund të investohet në dy produkte që konsumoni rëndon, siç është birra apo çaji. Në fakt, ekspertët argumentojnë se investimi në çaj është kthyer në modë, veçanërisht në Lindje. Në këtë artikull ju mund të njiheni me mundësitë që ofrojnë tregjet për këto dy tip investimesh Moda e re, të investosh te çaji Në Kinë, gjithnjë e më shumë, po investohet nga gjethet e vjetruara të paktën një shekull te fushat e vogla të […]
Statistika/Indekset e volumit në tregtinë me pakicë dhe tregtinë dhe riparimin e automjeteve
Tremujori i dytë ka dhënë sinjale pozitive se konsumi i individëve ka filluar të gjallërohet. Këtë tendencë e konfirmoi dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë në daljen e fundit publike ku konstatoi se konsumi ka shënuar rritje, ndonëse të plogësht, ndërkohë që investimet vazhdojnë të tkurren. Sipas INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë 2013 arriti 180.9%, kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të […]