Reagimi i “Bankers”
“Bankers Petroleum Albania Ltd.” (“Bankers”) është njohur me njoftimin publik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (“DPD”) ku bëhet me dije se është konstatuar shkelje e ligjit të akcizës nga shoqëria jonë, gjë për të cilën jemi ngarkuar me detyrim dhe gjobë. Ju bëjmë me dije se çdo vendim i administratës doganore lidhur me pretendimin në fjalë është në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, dokumentacionin dhe faktet. Gjithë veprimtaria e “Bankers” zhvillohet mbi bazën e ligjeve dhe marrëveshjeve të lidhura […]
Kthesa!
Sistemi bankar duket se po hyn në një pikë kthese, pas “qetësisë” që e karakterizoi në gjysmën e parë të vitit. Pastrimi i bilanceve nga kreditë e këqija ka ndikuar të gjithë performancën e sistemit në tremujorin e tretë. Jepen shenjat e para të gjallërimit të kredisë, ndërsa bankat ulin pjesëmarrjen në letrat me vlerë të qeverisë dhe i vendosin sërish paratë jashtë vendit. Nga Ornela Liperi Sistemi bankar, pas një qetësie të muajve të parë, ka shënuar zhvillime interesante […]
Shtohen rreziqet në ekonomi
Banka e Shqipërisë, në raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të këtij viti, thekson se politika fiskale do të jetë një tjetër faktor i rëndësishëm në ecurinë e ekonomisë, por hapësirat e sektorit publik për politika kundërciklike mbeten të kufizuara. Në këto rrethana, parashikimi për rritjen ekonomike mbetet subjekt i rreziqeve të shtuara në kahun rënës Nga Laura Çela Ekonomia shqiptare ka pak gjasa të rimëkëmbet edhe në muajt në vazhdim. Raporti i politikës monetare për tremujorin e […]
Bien çmimet e banesave, rriten qiratë
Tregu i apartamenteve në vend po shënon rënie të vazhdueshme duke reflektuar ende krizën e thellë të sektorit të ndërtimit. Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë se çmimet e banesave në Tiranë kanë shënuar rënien e pestë radhazi në tremujorin e tretë të vitit 2013. Indeksi i çmimit të banesave regjistroi ndryshim vjetor negativ në tremujorin e tretë të vitit 2013, për të pestin tremujor radhazi. Rënia në terma realë me 1.2% mund të konsiderohet e ulët […]
Pagat, shënohet rritje
Indeksi i pagës mesatare në ekonomi regjistroi rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit, pas tkurrjes së regjistruar gjatë vitit 2012. Rritja e këtij treguesi ishte kryesisht e përqendruar në tremujorin e parë (5.9%), ndërsa në tremujorin e dytë rritja ishte vetëm 0.3%. I korrigjuar për inflacionin, indeksi i pagës mesatare në ekonomi regjistroi rënie reale prej 1.9% në tremujorin e dytë. Rënia e pagës reale reflektoi kryesisht tkurrjen e pagës në sektorin e shërbimeve dhe në degën e ndërtimit. […]
Bujqësia, drejt legalizimit
Fermerët që fituan nga Ligji 7501 pritet të bëhen pronarë në bazë të planit që Ministria e Bujqësisë po parashikon të hartojë. Në një intervistë, ministri Panariti, tregon se njëkohësisht do të aplikohet edhe taksa e tokës, e cila do të shërbejë për kompensimin e ish-pronarëve. Mbështetja për bujqësinë do të synojë rritjen e sasisë së prodhimit dhe jo shtimin e kultivimit, siç ka ndodhur deri më tani. Intervistë – Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të […]
Me gjuhën e diplomacisë
Konkurrenca e fortë e ka bërë Maqedoninë që të ndërmarrë një strategji të veçantë sa i përket thithjes së investimeve të huaja, por edhe zhvillimit të tregtisë dhe turizmit. Një strategji që ka për bazë shumë elementë e që po jep rezultate Nga E.Bedalli Në gjashtë vitet e fundit, kurba e investimeve të huaja që ka arritur të thithë fqinji ynë, Maqedonia, ka qenë e luhatshme. Niveli më i lartë është shënuar para krizës së fortë ekonomike, në vitin […]
Strategjia e tarifave
Gazsjellësi TAP ka kaluar në fazën e përcaktimit të modelit mbi të cilin do të vendosen tarifat. Pranë enteve rregullatorë të energjisë, atij të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (Aeeg) është paraqitur propozimi. Mësohet se modeli do të përcaktohet mbi kushtet e barazisë, ndërsa detajet do të jepen me hartimin e opsionit final Gazsjellësi TAP ka prezantuar para tre rregullatorëve të energjisë të vendeve nga ku do të kalojë (Shqipëri, Greqi, Itali) kodet tarifore që do të zbatohen gjatë […]
Të tatosh biznesin e vogël
Kostot e përmbushjes së legjislacionit tatimor dëshmojnë se si i adreson sistemi tatimor nevojat e veçanta të bizneseve të vogla Politika tatimore dhe administrimi tatimor ndërveprojnë në tre nivele dalluese: formësimin e politikës dhe hartimin e legjislacionit, procedurat administrative dhe institucionet që nevojiten për të vënë në jetë legjislacionin tatimor, me kusht që politika tatimore t’u përshtatet kërkesave të kohës në lidhje me kapacitetet administrative në dispozicion. Nuk ka rëndësi se sa e mirë mund të jetë teorikisht një […]
Prodhuesit kërkojnë të ulet akciza e birrës
Biznes Albania: Të ulet nga 22 në 2 euro për birrën. Kostot nuk e justifikojnë çmimin dhe po fiton vetëm kompania koncesionare Në prag të përfundimit të paketës së re fiskale, prodhuesit e birrës kanë kërkuar të rishikohet akciza për birrën. Kodi që vendoset në mënyrë elektronike mbi shishet e birrës kushton 22 euro për 1 mijë njësi. Taksën që nuk e kanë vendet e Bashkimit Europian, por as vendet fqinje, sipërmarrësit shqiptarë e kanë pranuar, si një mjet për […]
FMN: Kosova përmbushi kriteret paraprake të “Stand by”
“Qeveria e Kosovës ka përmbushur me sukses kriteret e parashikuara me marrëveshjen ‘Stand by’”, thanë zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për të rishikuar dhe për të vlerësuar përmbushjen e marrëveshjes së pestë dhe të fundit për dy javë, në Kosovë ka qëndruar një mision i FMN-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim mbështetjen e një programi për të lehtësuar presionet fiskale të vendit. Përmes programit “Stand by”, që ka filluar para rreth tre vitesh, Kosova ka përfituar rreth 107 milionë euro. […]
Rumani/ Tatimet e reja alarmojnë bizneset
Grupet e biznesit kanë reaguar me shqetësim, pasi qeveria e qendrës së majtë njoftoi planet për të aplikuar sistemin e ri të taksave në vitin 2014. Bizneset rumune kanë kundërshtuar rritjet e reja të planifikuara të taksave, duke thënë se barra në fund do të bjerë mbi konsumatorët, në formën e çmimeve më të larta. “Rritjet e taksave do të ndikojnë jo vetëm paguesin e drejtpërdrejtë në sektorin energjetik, telekomunikacione, shërbime, transport dhe infrastrukturë, por do të reflektohen në mënyrë […]
Maqedonasit kundër “Shkup 2014”
Një sondazh i kohëve të fundit tregon se një pjesë e madhe e maqedonasve nuk janë pro riorganizimit të kryeqytetit të sponsorizuar nga qeveria, “Shkup 2014”. Shumica e maqedonasve nuk e pëlqejnë stilin e zgjedhur artistik të ndryshimit të Shkupit, refuzojnë koston dhe nuk do të donin që të vazhdonte zbatimi i tij, thotë një sondazh nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane të Shkupit, ISSHS, një institucion kërkimor lokal. Anketa, e kryer në shtator, është pjesë e një analize […]
Carrefour, strategjia për të nxitur prodhimin vendas
Kompania është në bisedime me bankat vendase për të ngritur një zinxhir bashkëpunimi, fermer-bankë-supermarket, ku ajo do të jetë nxitëse e kreditimit të prodhuesve vendas, me qëllimin për të rritur praninë e produkteve shqiptare në rrjetin e Carrefour, por edhe në rajon Nga Laura Çela Carrefour Albania, kompania më e madhe e rrjetit të supermarketeve në Shqipëri, ka prezantuar strategjinë e re, përmes së cilës synon të riforcojë praninë e saj në tregun vendas. George Vogiatzakis, zëvendësmenaxher i përgjithshëm […]
Zara hap në prill dyqanin e parë në Shqipëri
Nga Laura Çela Një nga kompanitë më të mëdha të modës në botë, Inditex, do të hapë njësinë e parë tregtuese në Shqipëri. Në një sipërfaqe totale prej afro 6,000 m², kompania do të sjellë në vend të gjitha markat e saj. Brenda muajit prill të vitit 2014, për herë të parë në Shqipëri, do të hapen dyqanet e markave Zara, Massimo Dutti, Stradivarious, Pull & Bear dhe Bershka, që janë pjesë e Inditex Group. Kompania ka nënshkruar kontratën e […]
Të “ftohtë” në tregti
Tregtia jonë me rajonin ndoqi të njëjtin kurs të tregtisë së jashtme në tërësi gjatë nëntë muajve të vitit. Eksportuam 10% më shumë e importuam 15% më pak. Por, pesha vendeve CEFTA vazhdon të mbetet e ulët. “Lufta” tregtare mes vendeve shfaqet me procedura të herëpashershme administrative. Tregtia jonë me rajonin e Ballkanit u ndikua njësoj nga faktorët që sollën rritje të eksporteve dhe ulje të importeve tona në tërësi. Sipas të dhënave doganore, në periudhën janar-shtator të këtij viti, […]
Trojka: Greqia ka ende punë me reformat
Mbeten ende disa çështje të pazgjidhura mbi progresin e Greqisë në reformën ekonomike, sipas deklaratës së fundit nga ana e huadhënësve ndërkombëtarë, pas një shqyrtimi të përpjekjeve të vendit për të përmbushur kushtet e nevojshme, në mënyrë që të sigurojë ndihmë të mëtejshme financiare. Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, grupi i njohur si trojka, tha se diskutimet me Athinën nuk kanë përfunduar ende dhe se do të vazhdojnë më tej. “Progres i mirë është bërë, por […]
Sekreti bankar në Zvicër, ja si ndryshon
Merr fund “sekreti bankar” në Zvicër dhe në parajsat fiskale, rruga ka marrë këtë drejtim ose të paktën kështu duket. Përdoruesit e llogarive bankare në Lugano dhe Cyrih së shpejti do të marrin një njoftim, përmes të cilit institucionet e kreditimit do t’u kërkojnë që të dalin nga anonimati ose të mbyllin llogarinë. Një ultimatum që nuk është gjë tjetër veçse prologu i një revolucioni që ka të bëjë me sistemin fiskal dhe që përligjet me luftën kundër pastrimit të […]
BIITS zëvendëson BRIC teksa tregjet në zhvillim nuk mbulojnë më blerjet
Investitorët në këto tregje po bëhen më të matur se ku t’i investojnë paratë e tyre, duke iu shmangur vendeve të tilla si Brazili, India , Indonezia, Turqia dhe Afrika e Jugut (BIITS). Përtej diskriminimit ka një fokus të ri që janë deficitet e llogarisë aktuale dhe dobësitë strukturore të ekspozuara nga mundësia e më pak stimujve nga Rezerva Federale dhe rënia e kërkesës në Kinë, sipas ekonomistëve nga HSBC Holdings Plc, JPMorgan Chase & Co. dhe International Strategy & […]
Nafta, SHBA prodhuesi i parë në vitin 2015
Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të bëhen prodhuesi i parë i naftës në botë deri në vitin 2015, falë zhvillimit të asaj që njihet si “shale oil” (nafta e prodhuar nga gurët argjilorë), ndërsa Kina do të zërë vendin e parë sa i përket kërkesës për arin e zi. Ndërsa kërkesa e lartë për energji do të rrisë emetimet e dyoksidit të karbonit me 20%, pavarësisht rritjes së peshës së energjisë së rinovueshme. Kjo është ajo çka del në […]
Suedia, përse është atdheu i miliarderëve
Pesë në dhjetë personat më të pasur në botë janë amerikanë. Por, siç bën të ditur një artikull i fundit i botuar nga “Slate”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend i përbërë nga shumë popuj. Gjërat ndryshojnë kur analizohet numri i miliarderëve nga klasifikimi i “Forbes 500” në termat e një raporti për banorë. Në këtë pikë, vende të ndryshme, të vogla, arrijnë të mundin Shtetet e Bashkuara të Amerikës E në këtë pikë, Monako dhe ishujt karaibik […]
Të ndërtosh një “start up”, fenomeni antikrizë
Nuk keni një punë? Atëherë duhet të krijoni një “start-up” ( kompani që gjendet në fazat e para të operimit) sepse ky është fenomen i ekonomisë në krizë. Është e “mesmja e artë” mes tendencës dhe nevojës. Një mundësi për të rinj dhe teknikë që nuk kërkojnë punë, por e krijojnë atë. Janë testuar, kanë rezultuar të suksesshme dhe kanë bërë milionerë shumë të rinj. “Refinery29” lindi në vitin 2005 me një kapital prej 5,000 dollarësh, sot është një nga […]
Tregtia sipas shteteve, 9 mujori- 2013
Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë, si përsa i përket eksporteve ashtu dhe importeve, duke zënë 38% të totalit të volumit tregtar me Shqipërinë, me një rritje prej dy pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht rënies së interesit për të bërë biznes me Greqinë gjatë viteve të fundit, si rrjedhojë e krizës së borxheve që po kalon shteti Helen, fqinji kufitar vazhdon të mbetet partneri i dytë i vendit, përsa i përket volumit […]