ProCredit/ Rinis fushata e këshilluesit financiar
Çdo pagamarrës do të donte që paga e tij të kalonte në bankën, e cila nuk do të ishte vetëm banka ku ai tërheq pagën, por të jetë banka e tij, banka ku ai merr shërbimet që i nevojiten dhe gjen mbështetjen financiare për investimet që do të kryejë. Zgjedhja e një partneri financiar është e rëndësishme në disa aspekte, pasi është një marrëdhënie mirëbesimi që krijohet me këtë institucion, i cili këshillon individin si të menaxhojë sa më mirë […]
Shkëlqimi dhe rënia e Belle Air
Kur u krijua, si u rrit dhe më pas falimentoi kompania më e madhe ajrore në vend, “Belle Air”? Brenda dy viteve, kjo shoqëri arriti të dalë e para në treg dhe më pas të dominojë tregun, duke nxjerrë “jashtë loje” disa operatorë të tjerë, vendas dhe të huaj Nga Laura Çela Falimentimi i kompanive në vështirësi financiare është një proces thuajse i zakonshëm në ekonomitë e tregut (megjithëse pak raste janë shënuar në Shqipëri) por kur kjo i ndodh […]
“Era e re” e falimentit
Ligji për Falimentimin pritet të ndryshojë sërish. Arsyeja? Mosfunksionimi. Pavarësisht rasteve të paraqitura në gjykatë, asnjë nuk ka përfunduar të gjitha fazat. Për shkak të këtij handikapi të madh, Ministria e Drejtësisë, më saktësisht ekspertët e Agjencisë së Falimentit, po përgatisin draftin e ri që do të dorëzohet brenda tremujorit të parë të vitit 2014 Nga Elona Bedalli Për biznesin shqiptar, falimenti shihet si “mëkati” i madh që nuk duhet të ndodhë. Që nga viti 2008, kur u miratuan ndryshime […]
Të gjitha detajet e ndryshimeve të taksave
Viti 2014 do të sjellë ndryshime të rëndësishme në sistemin fiskal të vendit, më të mwdhatw qw nga periudha 2007-2008, kur u zbatua reforma e taksës së sheshtë në tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatim fitimin. Ashtu siç ishte paralajmëruar, socialistët kanë vendosur që ta anulojnë këtë reformë, duke iu rikthyer tatimit progresiv të të ardhurave personale dhe duke vendosur dy-tre shkallë të tatim fitimit. Revista “Monitor” ka arritur të marrë nga Shoqatat e Biznesit detajet kryesore të paketës […]
Financat rrudhin dorën, reduktohet deficiti për 10-mujorin, tetori me suficit
Por, kursimi ka ardhur kryesisht nga ulja e shpenzimeve kapitale, të cilat, në tetor të këtij viti, ishin në nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit, vetëm 1 miliard lekë… Financat ia kanë dalë që të shtrëngojnë rripin, duke ulur shpenzimet dhe duke rritur të ardhurat në tetor, çka ka bërë që buxheti të rezultojë me një suficit prej rreth 4.4 miliardë lekësh në muajin tetor, sipas statistikave fiskale për 10-mujorin që janë publikuar nga Ministria e Financave. […]
10-mujori: Të ardhurat në buxhet bien 2.7%; nuk ka përmirësime në TVSH
Financat kanë arritur të përmirësojnë rendimentin e mbledhjes së të ardhurave në tetor të këtij viti, megjithëse trendi rënës vjetor vazhdon të jetë i pranishëm. Të ardhurat në buxhet arritën në 265 miliardë lekë për periudhën janar-tetor 2013, duke qenë 2.7% (rreth 7.4 miliardë lekë) më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjithsesi, ritmet e rënies janë ngadalësuar, teksa për periudhën janar-shtator 2013, tkurrja me bazë vjetore ishte 4%. Shifrat bëhen të ditura në tabelat fiskale të […]
Të mbështesim investimet private
Ekonomia ka nevojë për një reagim të shpejtë, për politika që ofrojnë siguri e qartësi. Në një intervistë për “Monitor”, prof. Arben Malaj, sugjeron që qeveria të marrë pjesërisht kredi të re për shlyerjen e borxhit dhe një pjesë të vlerës së tij ta shlyejë përmes planit të investimeve për vitin e ardhshëm. Të ardhurat nuk duhen fokusuar vetëm te rritja e taksave Intervistë me Arben Malajn, profesor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës Kohët e fundit ka […]
Shqipëria, më e prapambetura në rajon në zhvillimin energjetik
Nga Rita Strakosha Sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, humbjet nga fenomenet ekstreme të motit kanë shkuar në 200 miliardë $/vit në dekadën e kaluar. Shkak për këto fenomene ekstreme janë emetimet e karbonit, kryesisht nga burimet fosile: nafta, qymyri dhe gazi natyror. Domosdoshmëria e shkarbonizimit është njohur në strategjinë 2050 të BE-së mbi zhvillimin energjetik, në marrëveshjet ndërkombëtare mbi klimën e strategjinë ndërsektoriale të mbrojtjes së mjedisit të Shqipërisë. Shkarbonizimi bëhet edhe më i domosdoshëm nga rritja […]
Përurohet autostrada e “Kombit”, nis qarkullimi
Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u organizua ceremonia e përurimit të përfundimit të projektit të autostradës së “Kombit”. Ceremonia u zhvillua në fshatin Mazgit, të Komunës së Prishtinës. Ndërtimi i kësaj vepre nisi në prill 2010, me nënshkrimin e kontratës në mes Bechtel & Enka dhe qeverisë për ndërtimin e korridorit më të rëndësishëm të infrastrukturës së Republikës së Kosovës, që fillon në Morinë, kufiri jugor me Shqipërinë, në drejtim të Merdarës, kufiri verior me […]
Bosnjë Hercegovinë/ Korrupsioni, është një nga pengesat kryesore për të bërë biznes
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) paraqiti në Sarajevë raportin mbi rezultatet e sondazhit të tij në biznes, korrupsion dhe krim në Bosnjë-Hercegovinë. Prezantimi u prit nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Bosnjë-Hercegovinë me mbështetjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Bashkërendimit të Luftës kundër Korrupsionit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Raporti u financua nga Bashkimi Europian, si pjesë e një projekti rajonal për vlerësimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Sondazhi i ndërmarrjes private vijon raportin […]
Maqedonia, lotari për ata që marrin faturat e dyqaneve
Gjatë masës së marrë për të ulur evazionin fiskal, Maqedonia ka lançuar një lotari shtetërore për njerëzit që mbledhin faturat e tyre nga dyqanet dhe shërbimet. Maqedonia ka lançuar një lotari të re për njerëzit që mbledhin faturat për mallrat që kanë blerë. Duke dërguar zarfin që përmban 20 fatura, njerëzit mund të fitojnë një shtëpi, një apartament, zona tregtare, makina, kompjuterë dhe shpërblime të tjera, shpjegoi ministri i Financave, Zoran Ztaveski. Qeveria thotë se lotaria do të përmirësojë disiplinën […]
Të dalësh i fituar
Për zgjidhjen e konflikteve tregtare, biznesi duket se gjithnjë e më shumë po preferon që të gjejë të “mesmen” e artë, duke minimizuar përballjen me togat e zeza. Ndërmjetësimi si një tendencë në rritje në vendet perëndimore, por nxitet edhe nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që të zhvillohet edhe në Shqipëri. Një proces i tillë siguron më pak kohë dhe para të humbura. Ekspertët thonë se edhe konfliktet që lindin brenda ndërmarrjeve mund të trajtohen me këtë “formulë” Nga një […]
Kriza, më pak mish e më shumë brumëra
Po shpenzojmë më pak edhe për produktet bazë të konsumit. Ndërsa sasitë e importit shënuan rritje të lehtë, prodhimi vendas i agroindustrisë ra me 7% në gjysmën e parë të vitit. Deri në 2012-n, sektori u rezistoi pengesave dhe vazhdoi rritjen. Pritjet, edhe më pesimiste Viti që po mbyllet duket më i vështiri për agroindustrinë. Efektet e krizës, që kanë nisur prej kohësh edhe për produktet e konsumit të përditshëm, janë “kurorëzuar” së fundi me kërkesën e ulët të konsumatorëve, […]
Besimi ekonomik në Eurozonë rritet më shumë se parashikimi
Besimi ekonomik në Eurozonë u rrit më shumë sesa prisnin ekonomistët, duke arritur në nivelin më të lartë të 27 muajve në nëntor, duke u bërë treguesi i fundit se rimëkëmbja e bllokut është në trajektoren e duhur. Një indeks i besimit të drejtuesve dhe konsumatorëve u rrit në 98.5 nga 97.7 në tetor, tha Komisioni Europian në Bruksel, duke qenë më i lartë se pritshmëritë e ekonomistëve dhe leximi më i madh që nga gushti 2011. Rritja e ekonomisë […]
Krishtlindjet, në krizë për italianët
Edhe këto Krishtlindje do të kalojnë në krizë, por ka edhe më keq, nuk do të jetë i fundit. Por, pavarësisht kësaj, italianët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga dhuratat: do të shtrëngojnë rripin edhe një herë, por do të realizojnë 9-10 dhurata me një buxhet të reduktuar dhe duke u bazuar kryesisht te produktet “made in Italy”. Kjo është një mënyrë për të mbështetur ndërmarrjet në vështirësi, por edhe një lloj gare solidariteti kombëtar kundrejt atyre që kanë […]
Londër, “flluskat italiane” tejkalojnë shampanjën
“Flluskat italiane” (spumantia) kanë pushtuar Britaninë e Madhe. Për herë të parë duket se anglezët po pinë më shumë spumante sesa shampanjë: shitjet e kësaj vere italiane u rritën me 65% gjatë këtij viti, ndërsa ajo franceze ka shënuar rënie me 1.5% të shitjeve pas vlerës rreth 12% të shënuar vitin e kaluar. “Majestic Wine” është shpërndarësi më i madh i verës në Britaninë e Madhe dhe ka deklaruar se shitjet janë rritur me rreth 39% vetëm në gjashtë muajt […]
Tregjet në zhvillim po “mbireagojnë” ndaj reduktimit të planit të Fed-it.
Plani i Rezervës Federale të SHBA-së për të tërhequr gradualisht mbështetjen e saj për tregjet në borxhe është më i menaxhueshëm nga sa frikësohen shumë njerëz dhe nuk do të jetë i mjaftueshëm për të detyruar investitorët që të rimendojnë mbi strategjitë e tyre të tregut në zhvillim, sipas Vontobel Asset Management me bazë në Zvicër. Vontobel, i cili zotëron aktive në vende aq të ndryshme si Turqia, Rusia dhe Brazili, supozon se kur Fed të jetë përfundimisht në gjendje […]
“Rigjallërimi” i Eurozonës ngjason si recesion
Të dhënat tregojnë se rritja “u paralizua” në verë, goditje të rënda dhe të gjata vazhdojnë të qëndrojnë në nivelet e parakrizës Rimëkëmbja e ekonomisë së Eurozonës nga recesioni i saj i gjatë e ka humbur “vrullin” në tremujorin e tretë, duke rritur frikën se Europa ka të ngjarë të “zhytet” në “dekadën e humbur” të stanjacionit, papunësisë dhe pakënaqësisë politike. Edhe pse rritja pritet të përmirësohet lehtësisht vitin e ardhshëm, Eurozona është ende larg nga niveli i prodhimit dhe […]
Krishtlindjet bëjnë me “krah” “Tiffany”, tejkalohen parashikimet
Diamantet janë miqtë më të mirë të grave. Ky është edhe rasti i “Tiffany & Co” që, pavarësisht krizës ekonomike, ka konfirmuar rritje të shitjeve dhe të fitimeve, ecuri e cila ka bërë që kompania amerikane të rishikojë vlerësimet për fundin e vitit. Në këtë vendim është arritur pas marrjes së rezultateve fiskale të tremujorit të tretë që kanë tejkaluar ndjeshëm parashikimet e Wall Street. Ato që do të shtojnë edhe më shumë të ardhurat në arkat e kompanisë do […]
Braktis gjithçka, shkoj të jetoj në…
Cilat janë vendet më të mira për të gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën, duke marrë në konsideratë aspektin e jetës profesionale, raportin punë/cilësi jete dhe mirëqenien e fëmijëve. Klasifikimi vjetor i Hsbc “Expat Explorer” i prezantuar nga Business Insider identifikon se cilët janë destinacionet më të mirë për të ndryshuar jetën duke marrë në konsideratë cilësinë e jetës, mjedisin ekonomik dhe synimin për të rritur fëmijët në një vend me ciësi të mirë të jetës. Në bazë të […]
Eksportet, tetor 2013
Për periudhën janar-tetor 2013, kompanitë shqiptare kanë shitur jashtë vendit rreth 204 miliardë lekë, me një rritje prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë, duke ruajtur të njëjtat ritme rritje si për 9 mujorin, sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, të publikuara nga INSTAT.sions f Materialet e ndërtimit, kanë vijuar tendencën e tyre rënëse, ndërkohë që grupmallrat “minerale, lëndë djegëse e energji” si dhe “tekstilet e këpucët” kanë vijuar me ecurinë e tyre pozitive, ndonëse eksportet e mineraleve,lëndëve […]