Sigurimet, Rama/ Strategji të re për tregun
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqatës së kompanive të agjencive të sigurimeve. Në këtë takim u fol për problematikën dhe shqetësimet e tregut dhe të shoqatës në lidhje me fushën e sigurimeve. Rama theksoi se kjo fushë përbën një potencial të madh zhvillimi për Shqipërinë dhe për pasojë nevojitet një strategji e plotë zhvillimi për të ardhmen, për t’u larguar njëherë e mirë nga arnimet e vazhdueshme që janë bërë në këtë sektor. Kryeministri i kërkoi […]
Viti i vështirë i financave
Financat kanë kaluar një vit të vështirë në 2013-n, me të ardhurat që kanë pasur një rendiment negativ dhe shpenzimet në rritje, sidomos në pjesën e parë të vitit, çka ka bërë që deficiti buxhetor të rritet ndjeshëm, duke vënë shpesh në vështirësi financat për financimin e tij, teksa bankat nuk iu përgjigjën gjithnjë kërkesës së qeverisë për të blerë borxh. Në tre muajt e fundit të vitit, të qeverisura nga socialistët, shpenzimet kapitale ranë ndjeshëm, me gati 40%… Të […]
Fullani: Masat janë marrë, tani duhet të rritet kreditimi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka pohuar se politikat që ka marrë Banka e Shqipërisë vitin e fundit kanë krijuar mundësi për rritje të kreditimit pas krizës. Deklaratat e guvernatorit janë bërë në një konferencë për shtyp të Bankës Intesa San Paolo e cila prezantoi linjën e re të kreditimit për agrobiznesin dhe bujqësinë. “BSH ka dhënë të gjitha incentivat për zgjerimin e bazës së kreditimit”, tha Fullani, duke shtuar se janë të gjitha shanset që të shtohet […]
Intesa Sanpaolo, kredi për agrobiznesin
Duke filluar nga muaji shkurt 2014, Intesa Sanpaolo Bank Albania do të ofrojë produkte dhe shërbime të avancuara në sektorin e agrobiznesit për klientët e biznesit në biznesin e vogël dhe të mesëm. “Agrobiznesi përfaqëson një nga sektorët më të rëndësishëm, ku Shqipëria mund të synojë të forcojë rritjen e saj ekonomike dhe të punësimit. Ne i mirëpresim shërbimet e reja që Banka Intesa Sanpaolo vë në dispozicion të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, i cili është i interesuar […]
Alpha Bank hedh në treg kredinë e re konsumatore
Alpha Bank Albania lajmëroi hedhjen në treg të produktit të saj më të ri, Alpha Realizo, e cila është një kredi konsumatore e pasiguruar, që u mundëson klientëve ekzistues dhe të rinj të Bankës realizimin e dëshirave dhe nevojave të tyre. Kjo kredi ofron këste mujore të përballueshme, afat ripagimi deri në 7 vjet dhe shuma maksimale deri në 7 mijë euro ekuivalent në Lek, ndërkohë që procedurat e aplikimit janë mjaft të thjeshta. Znj. Brunilda Isaj, Anëtare e Drejtorisë […]
Si po ndahet torta e Belle Air
Largimi nga tregu i kompanisë më të madhe ajrore në vend, Belle Air, që prej më se 6 vjetësh dominoi hapësirën ajrore shqiptare ka “ndezur” konkurrencën ndërmjet linjave ekzistuese dhe atyre të reja. “Monitor” detajon se si u nda tregu pas “ikjes” së Belle Air, cila e “rrëmbeu” tregun e saj dhe çfarë pritet për këtë vit Nga Laura Çela Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mundur të mbyllë një bilanc pozitiv për vitin 2013, duke regjistruar rritje prej 5.5% në […]
Nga dera e madhe e vendit të vogël
Me anë të një sërë vendimesh, qeveria i ka hapur “dritën jeshile” punësimit të të huajve, përfshi këtu edhe shqiptarët qëjetojnë nëtrojet shqipfolëse. Synohet liberalizimi i tregut dhe përgatitja e tij sipas kushteve tënjë vendi që po aderon të hyjë në familjen e përbashkët europiane. Ndërsa, rekrutuesit thonë se italianët janë ata që po njohin një “dashuri” të re me Shqipërinë Nga Elona Bedalli Takimin me një nga ato që njihen si “gjahtar kokash” (rekrutues)e kisha lënënë njëlokalafër zyrave të […]
Duke pritur “yjet”
Teksti i ligjit të ri të turizmit është gati. Duket se pas disa viteve përpjekje, sektori i turizmit do të mund të ketë njëlegjislacion që do të synojë jo vetëm disiplinimin, por edhe zgjidhjen e shumë problemeve që e mbajnë larg nga zhvillimi i qëndrueshëm. Faza e dytë do të nisë me diskutime rreth tekstit të hartuar. Përpjekjeve katërvjeçare për të paraqitur në tavolinë një ligj të ri për turizmin duket se më në fund u ka ardhur fundi. Teksti […]
Shalom Albania!
Shqipëria Turistike në Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar në Izrael. Në stendën ku prezantohet Shqipëria, kuruar me shumë kujdes nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar në Tel Aviv, afrohet një djalë i ri, me çantën hedhur supeve, duke të krijuar përshtypjen se prej aty do të nisej në aventurën e radhës turistike. “Si quheni”, – e pyes. “Amos”,-përgjigjet. “Nuk kam qenë më parë në Shqipëri dhe do të doja ta vizitoja,” – shton më tej duke […]
Gruri ra me ritmet më të shpejta në dy javë
Kontratat e së ardhmes së grurit ranë me ritmet më të shpejta në dy javë të premten, pasi SHBA tha se prodhimi rekord botëror vitin e kaluar i siguroi inventarë të bollshëm dhe do të nxisë uljen e çmimeve në vitin 2015. Misri ndryshoi pak, ndërsa soja u rrit. Edhe pse mbjellja e grurit të SHBA-së ra 1.2% këtë vit në 55.5 milionë hektarë, çmimet vendase do të variojnë mesatarisht 5.30 dollarë një shinik në vitin që fillon më 1 […]
Nafta në rritje
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, iu drejtua fitimit të gjashtë javor teksa moti i ftohtë në SHBA përforcoi kërkesën për lëndët djegëse për ngrohje në konsumatorin më të madh të naftës në botë. Edhe treguesi referencë për naftën e papërpunuar europaine, Brent në Londër, u zgjerua javën e kaluar. Kontratat e së ardhmes ndryshuan pak të premten në Nju Jork dhe u rritën 2.3% javën e kaluar. Rezervat e naftës së distiluar, duke përfshirë karburantin për ngrohje […]
Kroaci/ Zvicra nuk do të firmosë marrëveshjen për lëvizjen e lirë
Zvicra ka vendosur të mos e nënshkruajë marrëveshjen e propozuar që i siguron anëtarit të ri të Bashkimit Europian, Kroacisë, akses në tregun zviceran të punësimit, ka deklaruar Ministria zvicerane e Drejtësisë. Një zëdhënës tha për agjencinë e lajmeve zvicerane se marrëveshja nuk mund të nënshkruhet “në formën e saj aktuale”, pas votimit të 9 shkurtit në favor të frenimit të emigracionit të BE-së. Të dy vendet kishin rënë dakord mbi marrëveshjen e lëvizjes së lirë në verë të vitit […]
Maqedonia, debate mbi madhësinë e borxhit
Deputetët qeveritarë dhe ata të opozitës në Maqedoni po debatojnë fort mbi borxhin e vendit, e cili mbetet një burim sherri, teksa të dyja palët kanë pikëpamje radikalisht të ndryshme për madhësinë e tij. Deputetët e opozitës në Maqedoni kanë akuzuar qeverinë se ka refuzuar të japë të dhëna të plota rreth borxhit të vendit, ndërsa qeveria këmbëngul se financat e Maqedonisë janë ndër më të mirat në Europë. Ministri i Financave, Zoran Stavreski, hodhi poshtë si “sensacionale” pretendimet e […]
Etika e biznesit për rregullat e konkurrencës
Shkelja e rregullave të konkurrencës si abuzim me etikën e biznesit. Një rekomandim për të përfshirë angazhimin për konkurrencë të lirë në kodet e sjelljes Nga Pajtim Melani* Personazhi kryesor i romanit “Budenbrokët” i Thomas Mann-it, e di se çfarë është një tregtar i ndershëm, kur e këshillon të birin duke i thënë: “Biri im, bëje me dëshirë e pasion tregtinë gjatë ditës, por bëje në atë mënyrë që të flesh rehat natën”! Etika në biznes është kthyer në ditët […]
Biznese më konkurruese dhe inovative
Qeveria prezanton pesë shtyllat ku do të mbështetet rritja e bizneseve dhe ajo ekonomike në gjashtë vitet e ardhshme. Synimi: Shqipëria të shndërrohet në lider të thithjes së investimeve të huaja në rajon, por vështirësitë janë të mëdha Qeveria shqiptare ka nisur diskutimet me ekspertët dhe grupet e interesit për strategjinë që do të ndjekë gjatë gjashtë viteve të ardhshme për të zhvilluar biznesin dhe investimet në vend. Draft-Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, për periudhën 2014-2020, përbën dokumentin […]
“Tradhtia” shqiptare ndaj helenëve
2013-a shënoi vitin e katërt të dobësimit të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Greqi. Sipërmarrësit e “dorëzuar” shqiptarë po kërkojnë shtigje të reja e pse jo edhe tregun e brendshëm të pavlerësuar deri më tani Prej katër vitesh, marrëdhëniet tona ekonomike me Greqinë sa vijnë e zbehen. Nuk kanë mjaftuar konferencat ndërkombëtare të zhvilluara në Tiranë, për të forcuar entuziazmin e sipërmarrjeve të dy vendeve. Tkurrja e aktivitetit të kompanive greke prodhuese në Shqipëri, më pak fuqi blerëse në tregjet ku arrinin të […]
Greqia njofton suficitin e parë që nga 1948-a
Shpenzimet në nivele rekord nga turistët e kanë ndihmuar Greqinë të njoftojë suficitin e saj të parë të llogarisë aktuale që nga periudha kur filloi regjistrimi i të dhënave zyrtare. Shifrat nga Banka e Greqisë kanë treguar se dallimi midis shumës së parave që kanë hyrë dhe atyre që kanë dalë nga vendi, ishte 1.24 miliardë euro (1 miliard paund) vitin e kaluar. Kjo shifër u udhëhoq pjesërisht nga një rritje prej 15% në paratë e siguruara nga turizmi, industria […]
Scott Hodge*: Ja se si do të dukej “barazia e të ardhurave”
Merrni rreth 4 trilionë dollarë nga 40% e familjeve më të kamura dhe jepuani 60 përqindëshit të “këputur” – dhe ja ku jemi, nuk ka më pabarazi Presidenti Obama ka folur shumë kohët e fundit në lidhje me reduktimin në pabarazinë e të ardhurave. Megjithatë, ai nuk bën me dije se sa para po rishpërndan qeveria, aq më tepër as se sa do të jetë e nevojshme për të mbyllur “hendekun” e të ardhurave. Ndoshta kjo për shkak se projekti […]
Bankat e huaja përgatiten për rregulla të ashpra të kapitalit nga Fed
Bankat përtej detit gjykojnë se do të fitojnë vetëm koncesione të vogla kur Rezerva Federale të nënshkruajë rregullat e reja të kapitalit, teksa ato të bëhen gjithnjë e më të pashpresa, për faktin se do të rritet kostoja e të bërit biznes në Shtetet e Bashkuara. Fed, bordi i guvernatorëve u ka kërkuar bankave të huaja të mbajnë të njëjtën sasi të kapitalit në Shtetet e Bashkuara sa mbajnë rivalët e tyre lokalë. Reforma është projektuar në mënyrë që të […]
Kryeministri i ri i Italisë përballet me pengesa të vjetra
Njeriu përgjegjës për rrëzimin e Kryeministrit Enrico Letta tani po përballet me sfidën e “përkthimit” të popullaritetit të tij personal në një qeveri të gjerë, të mjaftueshme për të çuar shpejt përpara një axhendë ambicioze, edhe pse ai përballet me të njëjtin Parlament të “vështirë” që ai e ka akuzuar për inerci. Z. Letta dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen e tij si kryeministër pak ditë më parë, pas një revolte në Partinë e tij të majtë Demokratike që ishte udhëhequr nga Matteo […]
Çfarë ndryshon për ata që punojnë në Zvicër pas referendumit
Zvicra vendosi. Me një mazhorancë votash mbi 50.3% në referendum u vendos kufizimi i hyrjes së qytetarëve të huaj në Konfederatën Zvicerane. Referendumi u kërkua nga partia konservatore Udc. Efektet nuk do të jenë të menjëhershme, ato do të fillojnë në vitin 2017 (edhe pse në vazhdimësi nuk përjashtohet fakti se qeveria e Bernës mund të marrë ndonjë masë zbutëse). Referendumi ka modifikuar artikullin 121 të Kushtetutës zvicerane dhe kufizon me “tavan” hyrjet vjetore të të huajve. Këto kufizime vlejnë […]
Ceo-t që duhet të “mbikëqyren” gjatë 2014-s
Mary Barra u emërua dhjetorin e kaluar si administratore e deleguar e “General Motors”. Me një karrierë 33-vjeçare, ajo është e para Ceo e një shtëpie prodhuese makinash, e cila ka arritur të dallohet për ndikimin e saj në dizajn, organizimin e brendshëm, te shitjet dhe në përgjithësi në cilësinë e markës “Gm”. Me të gjitha këto që përbëjnë edhe sfidat kryesore, Barra do të duhet ta udhëheqë kompaninë drejt së ardhmes. Por, Barra nuk është e vetmja që ka […]
Të investosh te vera ia vlen
Shpenzimet janë të ulëta dhe fitimet e garantuara, veçanërisht në vendet në zhvillim Sa vlen koleksionimi i verës? Nga pikëpamja gastronomike shumë, sepse të kesh një sasi vere të cilën herë pas here mund ta servirësh në dreka apo darka është gjithnjë një vlerë më vete. Ndër të tjera, e përditshmja amerikane “Los Angeles Times” shkruan se shumë të pasionuar pas verës e kanë gjetur befas veten, pa e planifikuar duke menaxhuar një pasuri me shumë vlerë financiare. Sot, të […]
Të punësuarit sipas sektorëve
INSTAT ka publikuar shifrat më të fundit të anketës së forcave të punës, me të dhënat deri në fund të 2012-s. Sipas këtyre informacioneve rezulton se sektori i ndërtimit është ai që ka humbur më shumë vende pune, duke reflktuar krizën e thellë që po kalon ky sektor. Sipas INSTAT, të punësuarit në këtë sektor kanë rënë në 29 mijë në fund të vitit 2012, nga 35 mijë në vitin e mëparshëm dhe 56 mijë që ishin të punësuarit në […]