BE: Financim 64 milionë euro për Shqipërinë
Bashkimi Europian dhe Shqipëria nënshkruan një Marrëveshje Financimi prej 64 milionë eurosh, për të mbështetur reformat kyçe në fushën e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe për përmirësimin e infrastrukturës. Kjo do të plotësohet me një marrëveshje tjetër, e cila do të nënshkruhet më vonë gjatë këtij viti, me një vlerë prej 17 milionë eurosh. Gjatë tre viteve të ardhshme, autoritetet shqiptare do të mund të përfitojnë nga ndihma e BE-së në kuadër të instrumentit […]
Ulja e “pashpresë” e interesave
Teksa interesat e kredive u rritën në janar 2014 dhe kredia për ekonominë u tkurr në të njëjtin muaj, Banka e Shqipërisë nxitoi javën e kaluar të ulë interesin bazë në ekonomi në 2.75%. Në një lëvizje, që ishte disi e papritur, institucioni monetar qendror duket se në mënyrë të pashpresë po tenton të nxisë ekonominë përmes lehtësimit të tejskajshëm të politikës monetare. Lehtësim, që gjithsesi po vonon të japë efektet në treg, sidomos në nxitjen e kredidhënies, teksa faktorë […]
Doganat: Bien eksportet në janar, rriten importet
Eksportet shënuan rënie me bazë vjetore në janar, pas performancës tepër pozitive që ato shënuan gjatë vitit të kaluar, ku u rritën me 16%. Në kahun tjetër, importet janë rritur ndjeshëm, duke thelluar në këtë mënyrë deficitin tregtar. Sipas të dhënave të publikuara nga Doganat, eksportet rezultuan 17 miliardë lekë në janar, me një tkurrje prej 1.5% me bazë vjetore. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, zgjerimi ishte 35%. Tre grupet që kanë ndikuar në rënie janë […]
Mallrat e akcizës, ulen ndjeshëm importet në janar
Cigaret bien me 88%; blerjet e karburantit jashtë tkurren me 53%… Importet e produkteve të akcizës shënuan rënie në janar, pas rritjes së ndjeshme të shënuar në dhjetor, teksa importuesit nxituan të blinin sa më shumë cigare e karburante, në pritje të hyrjes së taksave të reja në janar. Sipas buletinit statistikor fiskal, të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importet e cigareve në janar ishin vetëm 66 tonë, një nivel minimal historik ky, me një tkurrje prej 88% […]
Financat nuk e nisin mbarë vitin: të ardhurat bien 1.4% në janar
Të ardhurat nga tatimfitimi bien me 25%. Financat: Tkurrja lidhet me ndryshimin kohor në mënyrën e pagesës… Tatimet dhe doganat nuk kanë arritur që të ruajnë ritmin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave të konstatuara në dhjetor, duke treguar se performanca pozitive e muajit të fundit të 2013-s ishte e lidhur më së shumti me rritjen e pazakontë të importeve, si rrjedhojë e rritjes së pritshme të akcizës në 2014-n. Sipas statistikave fiskale mujore, të publikuara nga Ministria e Financave, […]
Sigurimi i depozitave: SHKK-të të trajtohen njësoj si bankat
Përfshirja e SHKK-ve në skemën e sigurimit të depozitave, një domosdoshmëri për tregun financiar shqiptar Nga Afërdita Selimi Rishikimi që po i bëhet aktualisht ligjit për Sigurimin e Depozitave të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) sjell risi të rëndësishme për tregun bankar shqiptar dhe në veçanti për SHKK-të dhe Unionet e tyre. Shoqëritë Kursim Kredi (SHKK) janë ndër institucionet më përfaqësuese të mikrofinancës shqiptare. Ato janë bashkime vullnetare individësh, banorë të zonave rurale, të cilët vetëkrijojnë dhe vetadministrojnë Shoqërinë […]
Renta minerare, pse u përkeqësuan të ardhurat
Nga Laura Çela Renta minerare ka shënuar rënie për herë të parë gjatë pesë viteve të fundit. Në fund të muajit janar 2014 u arkëtuan 539 milionë lekë të ardhura nga renta minerare, me një rënie prej 18.2% kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë. Gjatë janarit 2013, renta minerare kishte arritur edhe vlerën maksimale të saj, duke shënuar 659 milionë lekë. Rënia e rentës minerare ka ardhur si pasojë e tkurrjes së eksporteve të karburanteve gjatë këtij […]
Për pak vende pune më shumë
“Shqipëria 2020” premton një panoramë krejtësisht të ndryshuar të punësimit. Flitet për nxitje të punësimit, për më shumë gra e burra të punësuar, për më shumë fonde që do të investohen në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në themel mendohet të jetë rritja e shanseve të barabarta. Zbatimi i strategjisë reflektoi edhe nevojën për të rishikuar metodën e matjes së papunësisë sipas standardeve ILO, e që në fakt në vendet e tjera kanë nisur të aplikohen në tremujorin e […]
Kriza uli bizneset e reja në 2013
Gjatë vitit të kaluar, numri i bizneseve të reja u ul me 7%, kjo si pasojë e përkeqësimit të situatës ekonomike, vitit elektoral, por edhe rënies së kreditimit të sektorit privat. Pritshmëritë për këtë vit janë më optimiste. Drejtoresha e përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero, në një intervistë për “Monitor”, tregon sfidat e reja të institucionit, nismën për të shkruar drejt regjistrimit online, si dhe përmirësimin e shërbimit. Sipas saj, brenda vitit 2014 do të fillojë të […]
Dilema 1 euro
Sa “entuziast” është biznesi shqiptar për nismën e qeverisë për të dhënë me qira 1 euro objekte shtetërore në vend? Sektori që mund të përfitojë më shumë është fasoni, por sipërmarrësit janë skeptikë mbi efektet e saj për shkak të amortizimit të objekteve dhe afërsisë së tyre me qytetin Nga Laura Çela Dhënia e objekteve dhe trojeve shtetërore me 1 euro qira është një nga nismat e ndërmarra nga qeveria “Rama” për të nxitur investimet e brendshme dhe të […]
Kosovë, rritja reale e ekonomisë 3.1%
Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se zhvillimet në treguesit kryesorë makroekonomikë tregojnë për aktivitet të përshpejtuar gjatë vitit 2013 në krahasim me vitin 2012. Vlerësimet e BQK-së janë se rritja reale ekonomike ka arritur normën prej 3.1%. Sipas BQK-së, përmirësimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, si përmirësimi i pozicionit neto të eksporteve në mallra dhe shërbime, kanë bërë që kontributi i kësaj kategorie të jetë pozitiv. “Përveç pozicionit të jashtëm, edhe komponenti i konsumit ka vazhduar t’i mbajë trendet […]
Bullgari/ Rriten eksportet e tekstileve dhe veshjeve
Eksportet e veshjeve nga vendi juglindor europian i Bullgarisë u rritën me 8.5% nga viti në vit në një rekord të lartë prej 1.8 miliardë eurosh vitin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve “Sofia”. Sipas raportit, ka pasur një rritje prej rreth 130 milionë eurosh në të ardhurat e eksportit të sektorit të tekstilit dhe veshjeve bullgare në vitin 2013, në krahasim me eksportet regjistruar vitin e kaluar. Sektori bullgar i tekstilit dhe veshjeve ishte një biznes i lulëzuar përpara […]
Në Bosnjë shfaqen pakënaqësi të reja
Mijëra njerëz janë mbledhur sërish nëpër rrugët e qyteteve të mëdha të Bosnjës, duke kërkuar drejtësi sociale, kushte më të mira të jetesës dhe dorëheqjen e zyrtarëve të lartë, të cilët ata i kanë fajësuar haptazi për varfëri të paprecedentë dhe rënien ekonomike të vendit. Tubimet e para të protestave që nga fundi i luftës së përgjakshme të viteve 1992-1995 nisën në fillim të shkurtit në qytetin verilindor të Tuzlës, ku mijëra punëtorë nga pesë kompani të mëdha të privatizuara […]
Ballkani kërkonTurqinë
Vendet e Ballkanit u bëjnë thirrje investitorëve turq për të zgjeruar lidhjet e biznesit dhe ato ekonomike në një gamë më të gjerë të sektorëve që kanë potencial të pashfrytëzuar. Zyrtarët nga disa vende të Ballkanit thonë se ata janë “të etur” të punojnëme Turqinë,me qëllim zbulimin e fushave të reja të bashkëpunimit që do të forcojnë lidhjet ekonomike rajonale, shkruan Menekshe Tokjaj për “SES Turkiye” në Stamboll. Lajmi më i fundit në një dialog qëvazhdon ende mes Europës Juglindore […]
Në ndihmë të biznesit
Ligji për Gjykatat Administrative, nr.49/2012, i cili hyri në fuqi në nëntor 2013, parashikon një reformë tërësore të sistemit të juridiksionit administrativ në Republikën e Shqipërisë. Në këtë artikull synoj të bëj një paraqitje të shkurtër të përmbajtjes kryesore të këtij ligji të ri dhe në veçanti, të detajeve të reja që ka sjellë ky ligj. Ligji i ri parashikon Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Gjykatën Administrative të Apelit dhe Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë që në tërësi […]
Biznesi ul ndjeshëm investimet
Nga Laura Çela Biznesi vendas ka ulur ndjeshëm investimet gjatë vitit 2013. Lajmi konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi ecurinë e importit të makinerive dhe pajisjeve, çka tregon edhe ritmin e investimeve nga ana e sipërmarrjeve në vend. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2013 janë importuar në total rreth 70 miliardë lekëmakineri, pjesë këmbimi dhe pajisje, me një ulje të ndjeshme prej afro 30% kundrejt një viti më parë. Rënia e importeve të këtij grupi […]
Italia dhe Franca mbeten mbrapa Gjermanisë në rimëkëmbjen e Eurozonës
Gjermania është pozicionuar të “tejkalojë” me ritme të përshpejtuara Francën dhe Italinë, në vitin 2014, teksa ekonomia e fragmentuar e Eurozonës po rimëkëmbet gradualisht nga kriza e saj më e keqe në histori, deklaroi Komisioni Europian. Duke u nisur nga “amullia” e viteve të fundit, Brukseli ka rritur fare pak parashikimin e tij rreth zgjerimit për ekonominë prej 9 trilionë eurosh të bllokut, në 1.2% në vitin 2014 nga shifra e mëhershme prej 1.1%. Një situatë e tillë u mundësua […]
Dy këndvështrimet e një shteti
Një revolucion ka ndodhur në Ukrainë. Atij ende i mungon emri, por ngjarjet dhe gjurmët janë më se të qarta: ndërtesat e djegura në Maidan (sheshin qendror i Kievit), më shumë se 100 të vdekur, barrikadat që u konfrontuan me forcat qeveritare për muaj të tërë, era e vazhdueshme e gomave të djegura që të “shpon” hundët dhe zemërimi, urrejtja dhe lotët për ata që humbën jetën. Siç i ka hije një revolucioni, ngjarjet pasohen nga një paqe e “rëndë”, […]
Në kërkim për aksione të lira, kaosi nuk është problem? Provoni Libinë
Investimi në aksionet libiane mund të tingëllojë si një ide absurde në një kohë kur vendi i Afrikës së Veriut po hyn në kaos dhe milicitë e armatosura kanë pushtuar portet e naftës apo ministritë, sipas së drejtës së tyre. Që prej përmbysjes së Muamar Gadafi në vitin 2011, qeveria e Libisë është përpjekur të vendosë ligjin dhe rendin, si dhe kontrollin mbi vendin e madh të shkretëtirës që “noton” në armë. Por, pavarësisht trazirave, tregu i aksioneve të Libisë […]
Itali, edhe cigaret në krizë, çmimet në rënie
Shitësit e cigareve janë të kënaqur, të hutuar dhe të befasuar, por shifrat janë të pagabueshme: çmimi i cigareve, veçanërisht i disa markave, është në rënie, duke arritur shpesh edhe 60 cent më pak për paketë. Një tendencë në ulje që po zbatohet nga kompani të ndryshme prodhimi e që flasin për çmime që arrijnë në rreth 4 euro për paketa që përmbajnë 20 cigare. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e Agjencisë së Doganës dhe Monopoleve në Itali, në […]
BMW revolucionon orarin e punës, do të llogariten edhe email e SMS
Në llogaritjen e orarit të punës, por edhe të pagës do të hyjë edhe koha e kaluar nga punonjësit jashtë kompanisë, por që është shfrytëzuar për qëllimet e saj si përpara kompjuterit të dorës, smartfonit apo edhe email-et, SMS e Twitter. Ideja nuk ka lindur nga një organizatë humanitare, por nga BMW, shtëpia bavareze e prodhimit të automobilave që sikundër dihet është kompania numër një në prodhim, në segmentin premium, por edhe sa u përket përfitimeve nga investimet e marzhi […]
Ferrari, marka më me ndikim në botë, ndiqet nga Coca Cola e Pwc
Në pistë nuk po fiton më, por “Ferrari” gjykohet si marka më me ndikim në botë. “Kali” sfidues i Marello-s ka lënë pas Coca Cola e PriceWaterHouseCoopers. Pas shpinës së “Kokëkuqes” gjenden edhe të mëdhenjtë si Google e Walt Disney, që vetëm nga numrat tejkalojnë atë që kontrollohet nga Fiat. Kur bëhet fjalë për “fuqi” ose “ndikim”, gjërat ndryshojnë, kjo të paktën sipas klasifikimit të markave financiare, që përbëjnë 500 emrat më të njohur në botë. Edhe vitin e kaluar, […]
Arti modern, ia vlen të investosh (?)
Të investosh në artin bashkëkohor do të thotë të bësh një zgjedhje të mençur, të blesh me qëllim për të fituar para nga investimi, duke minimizuar rreziqet. Ka disa mënyra për të filluar së investuari në artin bashkëkohor. Njohja e tyre, së bashku me të mirat dhe rreziqet, përbëjnë hapin e parë të përgjegjshëm dhe të nevojshëm për të realizuar sa më shumë përfitime. Pas rreth shtatë vitesh krizë, nisja e gjallërimit të bursave ka krijuar mundësi të reja për […]
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës sipas gjinisë dhe grupmoshës
Të punësuar gjithsej në vitin 2012 janë 1.117 mijë persona ku femrat përbëjnë 43,9 përqind të të punësuarve ndërsa meshkujt 56,1 për qind. Sipas rezultateve të AFP 2012, shkalla e punësimit për femrat në moshë 15-64 vjeç është 49,5 për qind ndërsa për meshkujt ky tregues është 63,2 për qind. Duke e analizuar punësimin gjithsej sipas sektorëve të ekonomisë, është e dukshme që në sektorin privat jo-bujqësor, dominojnë meshkujt ku të punësuarit meshkuj përbëjnë 69,2 për qind të të gjithë […]