Biznesi: Si do i përdorim detyrimet e prapambetura
Bizneset kanë nisur të arkëtojnë detyrimet nga qeveria, por deri tani kanë tërhequr vetëm një të tretën e parave që janë kaluar në thesar nga financat. “Monitor” interviston disa drejtues kompanish që kanë tërhequr ose jo paratë.Sipërmarrësit: Jemi më optimistë tashmë, por një pjesë e madhe do t’u shkojë bankave Nga Laura Çela Gati 200 milionë dollarë është shuma e derdhur deri më sot në Thesarin e shtetit për të shlyer detyrimet ndaj bizneseve, kryesisht për punë publike të kryera […]
FMN prezanton raportin rajonal
Shqipëria, rritja mbetet 2.1% më 2014, 3.3% më 2015 Fondi Monetar Ndërkombëtar ka prezantuar javën e kaluar në Stamboll “Raportin Ekonomik Rajonal” për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE. “CESEE” u referohet shteteve në vijim: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina. Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së […]
“Përplasja” e parë me bizneset
Ligji për TVSH-në ka filluar të prezantohet te shoqatat e biznesit, që duket se do t’u duhet pak kohë për të kuptuar ndryshimet. Por, kërkesat e para nuk kanë munguar pak ditë pas prezantimit të ligjit. Kërkohet heqje e TVSH-së për kolateralet bankare, e fermat e vogla të mos pajisen me NIPT. Vitin e ardhshëm, një pjesë e mirë e sipërmarrjeve duhet të përgatiten për të operuar në kushte të ndryshme nga ato aktuale. Duhet të paguajnë 20% më […]
Jo rritjes së mëtejshme të taksave
Bizneset gjermane vlerësojnë të përkeqësuar barrën fiskale si pasojë e rritjes së taksave, në një kohë kur e rendisin Shqipërinë si vendin e 4-t më pak interesant për investime në Europën Juglindore. “Vendi ende njihet pak dhe ka imazh shumë negativ”. Por, megjithatë, këtë vit gjermanët janë më optimistë dhe 86% e tyre do të investonin sërish këtu Nga Laura Çela Investitorët gjermanë e shohin me shqetësim rritjen e taksave nga ana e qeverisë “Rama” që ka hyrë në fuqi […]
Barrierat që nuk po bien
Rajoni konkurrues apo bashkëpunues? Marrëdhëniet ekonomike të deritanishme të paktën mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës kanë treguar se nuk është arritur të shfrytëzohet i gjithë potenciali. Biznesi kërkon rrëzimin e barrierave burokratike, që rëndom pengojnë bashkëpunimin mes dy anëve të kufirit, edhe në kushtet kur ekzistojnë marrëveshje ndërshtetërore Nga Elona Bedalli Rajoni do të mund të kishte fituar më shumë nga kriza ekonomike nëse do të kishte arritur tëshfrytëzonte si duhet avantazhet,por edhe nëse do të kishte vepruar si një […]
Shtyllat e reformës
Reforma e pensioneve është një nga më të rëndësishmet e deklaruara nga qeveria “Rama” për vetë ndikimin që do të ketë në shoqërinë shqiptare. Pas muajsh negociatash, qeveria ka hedhur dritë mbi shtyllat që do të përbëjnë këtë reformë, efektet e së cilës do të nisin në vitin 2015. Në një intervistëpër “Monitor”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj,paralajmëroi se në fund të prillit qeveria do tëprezantonte opsionet mbi të cilat do të ngrihet reforma e pensioneve, aq […]
Të ruhet identiteti dhe historia
Flet prof. dr. Besnik Aliaj, rektor i Universitetit Polis Shqipëria pritet të ndryshojë ndarjen e saj administrativo-territoriale, a vjen kjo reformë në kohën e duhur? Po, është e vërtetë, tashmë ka ardhur momenti për një reformë të thellë territoriale dhe argumentet janë disa. Kanë ndodhur disa zhvillime të rëndësishme në vend: procesi i parë ka të bëjë me ndryshimet e viteve ‘90, me transferimin e pushtetit që ka të bëjë me decentralizimin, pra me transferimin nga qendra në bazë, duke […]
Drithërat zgjerojnë rënien, kryeson misri
Farat zgjeruan rënien e tyre më të madhe në më shumë se 19 muaj dhe misri ra për të tretën ditë të premten si pasojë e spekulimeve se moti më i ngrohtë dhe i thatëdo t’i ndihmojë fermerët të përshpejtojë mbjelljen në SHBA, prodhuesin kryesor në botë. Farat për dorëzimet e korrikut humbën gati 0.7 për qind në 14.51 dollarë një shinik në Bursën e Çikagos dhe ishin në 14.5775 dollarë në Singapor. Kontratara 3.4 për qind të premtn e […]
Rritet bursa europiane
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, reduktoi rënien edytë javore përpara të dhënat treguan se punëdhënësit në SHBA, konsumatori më i madh i naftës, rritën punësimin në prill me ritmet më të shpejta në pesë muaj. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, reduktoi humbjen javore si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Kontratat e së ardhmes u rritën gati 0.5 për qind në fund të javës së kaluar, duke ‘frenuar’ rënien e gjithë […]
Japonia i kërkon Kosovës borxhet e ish-Jugosllavisë
Japonia mund të japë në vazhdimësi donacione për Kosovën, por nuk harron të kërkojë edhe borxhet e veta. Bëhet fjalë për borxhet e trashëguara nga marrëveshjet që ky shtet i ka bërë më herët me ish- Jugosllavinë, e që qeveria në Prishtinë është zotuar se do t’i mbulojë të gjitha ato që janë realizuar në territorin e Kosovës. Republika e Kosovës ka nisur procedurat e shlyerjes së borxheve të trashëguara nga ish-Jugosllavia. Një veprim i tillë është në proces me […]
Serbi/ Nën qeverisjen e Vuçiç, vendi do të fokusohet te BE-ja dhe reformat
Nën drejtimin e qeverisë së saj të ardhshme, Serbia do të vazhdojë në rrugën e integrimit europian, por do të duhet të përballet me reforma të vështira për të arritur deri atje, tha Aleksandër Vuçiç, i cili është zgjedhur të marrë detyrën e kryeministrit. Vuçiç, president i Partisë Progresiste Serbe që shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të marsit, ka siguruar mandatin nga Presidenti Tomislav Nikoliç për të formuar një qeveri të re. “Përralla ka mbaruar. Do të na […]
Kroacisë i nevojitet konsensus me bazë të gjerë për të kapërcyer krizën
Udhëheqësit politikë të Kroacisë duhet të bien dakord se si t’i japin fund recesionit më të gjatë ekonomik të ish-republikës jugosllave dhe të shmangin pasoja “serioze” sociale, tha Presidenti Ivo Josipoviç. “Ashtu si konsensusi historik mbi pavarësinë dhe të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian, ky është momenti kur Kroacia ka nevojë të arrijë mirëkuptim në drejtimin e saj ekonomik, në kuadër të spektrit të gjerë politik, kryesisht midis dy partive më të mëdha politike”, – deklaroi Josipoviç gjatë një […]
Fasoni “frymëzon” turizmin e peshkimin
Miratimi i paketës mbështetëse për sektorin e fasonit ka hapur shpresën edhe për industri të tjera. Përfaqësuesit e biznesit po angazhohen të formulojnë qartë e në një zë kërkesat ndaj qeverisë për të mbështetur turizmin e peshkimin Paketa e mbështetjes për industrinë e fasonit pritet të ndiqet nga të tjera. Nuk po flasim për ndonjë objektiv të qeverisë për të ofruar lehtësi për sektorët e tjerë, pas paketës shtrënguese fiskale të aplikuar në janar dhe pas marrëveshjes së nënshkruar me […]
Pak dritë në përdorimin e termit “fason”
Nga ing. Mimoza Vojka Emanuels* Tashmëështë bërë populloredhe e përditshme, të dëgjojmëtogfjalëshin: “firmat e fasonit” dhe fjalën“cikël i mbyllur” apo “made in Albania”. Opinionii gjerë, por edhe pushtetarë, gazetarë, bankierë, etj., përgjithësojnë çdo firmë eksportuese, që merret me prodhimin e veshjeve apo këpucëve, si“firmat e fasonit”. Prej kohësh më ka “sikletosur” ky fakt. Ndaj, mora përsipër t’i bëj një sqarim të hollësishëm opinionit të gjerëlidhur me nivelet e firmave prodhuese eksportuesetë veshjeve, duke u bazuar nëemërtimet që përdoren në gjuhën […]
Investimet “modeste” franceze
Pas një çerekshekulli ekonomi tregu, investimet franceze në Shqipëri renditen ndër më të paktat. Një treg i vogël si ky i yni, së fundi po shihet me interes nga prodhues ushqimorë të Francës Pasi plotësohen kërkesat për sasi, tregjet fillojnë të konkurrojnë me cilësinë e produktit dhe kjo po ndodh së fundi në Shqipëri. Prodhimi i perimeve jashtë sezonit la mënjanë debatin për nivele të larta të importit të perimeve. Ky debat tashmë është zhvendosur në një çështje edhe më […]
Shtohen investimet dhe konsumi?! Importet, në zgjerim të ndjeshëm
Importet u rritën me 10.1% me bazë vjetore për tremujorin e parë të vitit, në 22 miliardë lekë, duke kthyer tërësisht tendencën e konstatuar vitin e kaluar, kur ato shënuan rënie, duke reflektuar frenimin e investimeve e konsumit, si rrjedhojë e krizës ekonomike. Pothuajse të gjitha grupmallrat kryesore shënuan rritje. Importet e mineraleve, lëndëve djegëse u zgjeruan me 17%, në 22 miliardë lekë, kryesisht si rrjedhojë e blerjeve të energjisë, për të kompensuar prodhimin e ulët në vend, si rrjedhojë […]
Eksportet rriten 11%; mbahen vetëm nga tekstilet e këpucët
Janar-mars 2014: Eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë shënuan rënie për herë të parë në shumë vjet. Tekstilet e këpucët, rritje rekord prej 30% Eksportet u rritën me 11% për periudhën janar-mars 2014, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Tekstilet dhe këpucët janë grupmalli që kanë ndikuar në 83% të rritjes, ndërkohë që grupmalli i mineraleve, lëndës djegëse e energjisë, që në tre vitet fundit ka qenë […]
Sipërmarrësit fuqizojnë ekonomitë më të mira
Qeveria ka pak punë për të bërë në nxitjen e inovacionit, përveç reduktimit të taksave dhe rregullave Ky është një gabim që bëhet shpesh. Kur Banka e Anglisë kohëve të fundit njoftoi se një nga faktorët më të rëndësishëm të rimëkëmbjes ekonomike ka qenë rekordi prej 4.5 milionë britanikësh, të cilët aktualisht janë vetëpunësuar, Iain Duncan Smith pohoi se kjo ishte dëshmi se Koalicioni po ‘rigjallëronte shpirtin sipërmarrës të Britanisë’. Ashtu sikundër bëjnë edhe shumë politikanë, akademikë dhe analistë të […]
Greqia, optimiste se do të ‘tejkalojë’ objektivin e buxhetit për 2014
Greqia deklaroi se pret të sigurojë një buxhet mbiobjektivin e vitit 2014, përcaktuar nga huadhënësi i saj ndërkombëtar dhe ka gjasa t’i kthehet sërish tregjeve të obligacioneve me një emetim mes 3 dhe 6 miliardë eurove për të mbyllur çdo boshllëk të mundshëm të financimit gjatë 12 muajve të ardhshëm. Athina percepton një tepricë të buxhetit prej 2.3% të PBB-së këtë vit, mbi objektivin prej 1.5% të PBB-së përcaktuar nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha zëvendësministri i Financave […]
Të rikrijosh pronën e paraardhësit të Puccit në Itali
Në ruajtje të historisë së larmishme të markës botërore të modës Pucci, Laudomia Pucci po transformon Palazzo Pucci (Pallatin Pucci) në periferinë e Toskanës. Jo shumë kohë pasi Emilio Pucci lançoi linjën e tij të modeleve vazhdimisht të ndryshueshme dhe provokative në vitin 1947, ai zgjodhi shtëpinë e tij si bazën e operacioneve të tij: Palazzo Pucci, një pallat i Rilindjes në qendër të Firences. Në pronësi të familjes që kur ishin këshilltarët politikë të Medicis në vitet 1400, pallati […]
Punë e paqme nëse arrini ta menaxhoni
Pse një i pasur tani ka më pak kohë të lirë se sa një i varfër Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, njerëzit e pasur kanë shijuar më shumë kohë të lirë. Në “Downton Abbey”, një dramë në lidhje me shtresat e larta britanike në fillim të shekullit të 20, një aristokrat indiferent nuk kishte dëgjuar kurrë për termin “fundjavë”: për të, çdo ditë ishte e lirë. Në anën tjetër, të varfrit punonin pa pushim. Hans-Joachim Voth, një […]
Trendet që do të udhëheqin gjatë viteve të ardhshme
Sytë janë drejtuar tek aktivitetet më premtuese të së ardhmes. Një artikull i fundit i “Business Insider” tregon se cilat janë tendencat që fshehin mundësi për të bërë para. E para ka të bëjë me pagesat në lëvizje, Google, Apple e PayPal tashmë janë hedhur në lëvizje për të lançuar “portofola” dixhitalë të aksesueshëm nëpërmjet smarfonëve, por që normalisht nuk janë të vetmit. Disa nga zinxhirët amerikanë të shitjeve që janë shumë të suksesshëm kanë bashkuar forcat dhe kanë hedhur […]
Ecuria e të ardhurave buxhetore, janar-mars 2014
Tatimet dhe doganat kanë përmirësuar ndjeshëm ritmin e mbledhjes së të ardhurave në buxhet për tremujorin e parë të vitit, duke marrë veten nga fillimi i dobët i dy muajve të parë, ku me rezultat pozitiv paraqitet veçanërisht TVSH-ja, ndërkohë që financat janë ndihmuar dhe nga të ardhurat më të larta sesa pritej nga ndihmat (2.3 miliardë lekë më të larta se plani, duke ndikuar në 25% të shtimit të të ardhurave totale në buxhet (në vlerë absolute të ardhurat […]