Toka e premtuar?!
Sa shanse ka Shqipëria të përfitojë nga shtimi i interesit i investitorëve ndërkombëtarë mbi tregjet e pasurive të patundshme në rajonin e Ballkanit? Vendi ynë mbetet ende shumë pak konkurrues, në kushtet e mungesës së planeve, hipotekave dhe një tregu cilësor dhe të mirorganizuar Nga Laura Çela Kur ekonomia europiane po rimëkëmbet, duke lënë pas krizën e vështirë ekonomike që nisi në vitin 2008, po zgjohet edhe interesi i investitorëve. Rajoni i Europës Juglindore (ku bën pjesë edhe Shqipëria) është […]
Tregu i ‘virgjër’ të Ballkanit
Ndërsa disa vite më parë, Europa Lindore ishte pak a shumë e barabartë ndaj tregjeve të pasurive të patundshme të rajonit të Europës Qendrore Lindore, sot vendet e Europës Juglindore kërkojnë gjithmonë e më shumë vëmendje. Rajoni i Europës Juglindore është i larmishëm, kështu që nuk mund t’i përgjithësojmë, por këto vende kanë një gjë të përbashkët: historia e tyre moderne e tregut të pasurive të patundshme është shumë e shkurtër. Mundësitë në një treg të tillë të “virgjër” janë […]
Rrjetë për “eksodin” e fitimeve jashtë vendit
Ndërsa investimet e huaja janë rritur, ekonomisë shqiptare i duhet të përballet edhe me rritje të fitimeve që përfundojnë në tregjet nga ku kanë ardhur investimet. Ministria e Financave, por harton disa akte, që pritet të frenojnë nxjerrjen e fitimeve jashtë, ndërsa ekspertët këshillojnë të nxitet riinvestimi i tyre në vend Tërheqja e investimeve të huaja ka qenë dhe mbetet objektivi i disa qeverive me radhë. Por ndërsa në disa vite resht u jemi gëzuar të ardhurave nga investimet, ekonomisë […]
Me këmbë në … “tokë”
Ajo që po gjejnë apo do të gjejnë turistët është një Shqipëri e parë me sytë e realitetit me të mirat dhe tëkëqijat e saj, pa shumë “zbukurime”, por natyrisht më e pastër. Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit,strategjia e plotë e marketingut është duke u ravijëzuar në bashkëpunim me kompaninë fituese tëbrandimit “StrawberryFog”, ndërsa po punohet që turizmi të shtrihet në 365 ditët e vitit Nga Elona Bedalli Më e keqja për turizmin shqiptar ka kaluar. Biznesi është optimist sepas […]
Një pikë doganore me Kosovën
Atë që nuk arritën ta bëjnë administratat doganore të Shqipërisë e Kosovës këto vite pritet ta sigurojë Bashkimi Europian. Duke ofruar fondet, BE-ja ka “urdhëruar” ngritjen e një terminali të përbashkët doganor mes dy vendeve. Objektivi parësor i saj është administrimi më i mirë i kufijve, por pritet që kjo pikë të përgjysmojë kostot tregtare të kompanive. Doganat kanë rënë dakord për një transit të vetëm dhe të heqin çmimet e referencës Me një marrëveshje të nënshkruar javës së kaluar […]
Rizgjimi”i nëntokës
Minierat në Shqipëri kanë humbur “shkëlqimin” e dikurshëm.Investitorët janë stepur përballë kostove të larta dhe mungesës së lehtësirave financiare. Një seri problemesh mbarten vit pas viti, duke e bërë një nga sektorët më të vështirë për t’u menaxhuar. Qeveria po synon të “vërë kontrollin” nëindustrinë me ndërmarrjen e ndryshimeve ligjore, ndërsa do të na duhet pak kohë për të parëefektet e tyre nën dhe mbitokë Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë, nëntoka e së cilës fsheh pasuri të […]
Gruri rritet për herë të parë në gjashtë javë
Gruri shënoi rritjen e parë javore në gjashtë javë si pasojë e spekulimeve se shirat e rrëmbyeshëm në zona të SHBA-së, eksportuesi më i madh, do të vonojnë korrjen e të lashtave dhe do të dëmtojnë kulturat. Farat shënuan rritjen e dytë javore. Kontrata për dorëzimet e shtatorit u tregtua në 6.0125 dollarë një shinik në Bursën e Çikagos të premten, nga 6.025 që shënonte të enjten, kur kontratat e së ardhmes kërcyen 1.1 për qind për rritjen më të […]
Nafta në rritje
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, shënoi fitimin e dytë javor teksa SHBA tha se do të dërgojë këshilltarë ushtarakë në Irak si pasojë e përshkallëzimit të dhunës në prodhuesin e OPEC-ut. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ka qenë i qëndrueshëm në Nju Jork javën e kaluar. Kontratat e së ardhmes ndryshuan pak në Londër të premten pas rritjes së tri ditëve të mëparshme. Presidenti Barak Obama tha se ka dërguar rreth 300 trupa për […]
Dogana dhe ATK rrisin të ardhurat
Dy institucionet kryesore, Dogana dhe Administrata Tatimore, nga të cilat mbushet buxheti i Kosovës, po tregojnë performancë të mirë në mbledhjen e të ardhurave, madje sipas përfaqësuesve të këtyre institucioneve, kanë arritur t’i tejkalojnë parashikimet. Nga 1 miliardë e 590 milionë euro, si të ardhura të përgjithshme, sipas parashikimeve të qeverisë së Kosovës për vitin 2014, këto dy institucione kanë “obligim” që të grumbullojnë mbi 1 miliard euro. Vetëm Dogana e Kosovës duhet të grumbullojë rreth 930 milionë euro. Adriatik […]
Bullgari/ PBB-ja rritet gjatë tremujorit të parë të vitit 2014
Madhësia e PBB-së së Bullgarisë është rritur me 0.3% gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, tregojnë të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2013, ekonomia mban një ritëm të ngadaltë të rritjes. Megjithatë, shifrat e fundit sugjerojnë një rishikim të parashikimeve të mëparshme për 0.2% në janar-mars bërë në fillim të këtij viti. PBB është rritur 1.2% në T1 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Vlera e tij […]
Rritet në mënyrë mbresëlënëse industria e pjesëve të automjeteve të Rumanisë
Industria e pjesëve të makinave në Rumani është rritur në mënyrë mbresëlënëse pas vitit 1999, kur Renault bleu Dacia Automotive në Mioveni, Rumaninë Jugore. Që nga ajo kohë, një numër i furnizuesve tradicionalë të Renault kanë bërë investime në Rumani, të tilla si Auto Chassis International, Valeo, Euro APS, Controls Johnson, Autoliv i Suedisë, Inergy i Francës, Euralcom, dhe gjithashtu Michelin dhe Continental. Rumunët furnizojnë fabrikën Dacia, të tilla si Elba e Timishoara, duke siguruar sistemet e ndriçimit, Autonova Satu […]
Pak prodhim
Këto vite kanë treguar se Shqipëria nuk i shfrytëzon mundësitë që i jep natyra. Prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit është shembulli më i mirë i nënvlerësimit të natyrës. Ulliri dhe vaji i prodhuar vitin e kaluar shënoi nivelet minimale, duke i “dënuar” shqiptarët të konsumojnë pak vaj ulliri Tregu shqiptar i vajit të ullirit është shembulli më i mirë për të treguar se si vendi ynë nuk arrin t’i japë vlerë një pasurie që natyra ia ka dhënë. […]
A mundet Italia të gjejë rrugën e saj?
Rezistenca ndaj ndryshimit nënkupton rimëkëmbje të ngadaltë. Zakone të “ngulitura”, të akumuluar gjatë dekadave të tëra, dëshmojnë të vështirë për t’u kapërcyer; “Ose do të ndryshojmë ose nuk do të arrijmë kurrkund” Bernardo Caprotti ishte një sipërmarrës 45-vjeçar, kur ai ra dakord të blejë një copë tokë në periferi për një supermarket të ri. Lejet e ndërtimit kohët e fundit kanë skaduar. Ai është tani 88 vjeç. Zinxhiri i tij me bazë në Milano i shitjes me pakicë, Esselunga SpA, […]
Ndërsa SHBA ka nevojë për mbështetje, Europa justifikohet me varfërinë
Shtetet e Bashkuara kanë probleme. Kjo ishte nënteksti i fjalës së Presidentit Barak Obama në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Uest Point së fundmi. Problemi i fundit është ambicia e egër e Presidentit rus Vladimir Putin për të dominuar sa më shumë vende të ish-Bashkimit Sovjetik që të mundet, shkruan Reuters. Ky problem është, natyrisht, në lagjen e Europës; por Shtetet e Bashkuara janë ata që po e menaxhojnë krizën. Megjithatë, ndërkohë që Amerika është e fuqishme, ajo […]
Perspektiva të zbehta’për rritjen e ndërtimit të Greqisë
Raporti “Ndërtimi në Greqi – Trendet kryesore dhe Shanset në 2018” nga Timetric referon se industria e ndërtimit greke regjistroi një rritje mesatare prej -21.55% gjatë periudhës së shqyrtimit (2009-2013). Gjatë kësaj periudhe, rritja në industrinë e ndërtimit është prekur rëndë nga kriza e Eurozonës, dhe perspektivat për zgjerim kanë të ngjarë të mbeten të pakta në periudhën e parashikimit (2014-2018), për shkak të masave shtrënguese të përcaktuara nga “trojka” – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bashkimi Europian (BE) dhe Banka […]
Çmimet e shtëpive në tregjet e Eurozonës po fillojnë të ‘rigjallërohen’
Çmimet e shtëpive në tregjet e kredive hipotekore më të goditura të Eurozonës periferike kanë filluar të rimëkëmben, por me ritme të ndryshme, referon Fitch Ratings. Tregu irlandez ka dalë tashmë nga “depresioni” i tij, tregu portugez është stabilizuar, por mbetet i brishtë ndërsa tregu spanjoll ka gjasa të arrijë pikën e tij të ulët rreth fillimit të vitit 2015. Tregjet italiane dhe greke, të cilat ranë për shkak të problemeve në tërësinë e ekonomisë më tepër se nga bumi […]
Ekonomia gjermane: Vështirësi në horizont
“Vitaliteti” i kohëve të fundit fsheh dobësitë thelbësore në ekonominë kryesore të Europës Pas muajsh zvarritje, Banka Qendrore Europiane (ECB) veproi në disa fronte më 5 qershor për të luftuar inflacionin e ulët, aktualisht vetëm 0.5% në Eurozonë. ECB uli normën kryesore të huadhënies nga një nivel aktualisht i ulët prej 0.25% në 0.15%. Më e rëndësishmja, ajo u bë banka e parë e madhe qendrore që u mbështet në normat negative të interesit, duke ulur normën e depozitave nga […]
Çatitë e gjelbra një investim përtej fantazisë
Ato janë ëndrra e urbanistëve të viteve ‘80, por sot janë një realitet dhe mund të zbatohen kudo, pa vështirësi dhe pa kosto shtesë. Gjelbërimi horizontal i çative të shtëpive, ndërtesave apo komplekseve të mëdha publike, veçanërisht shkolla, spitale, etj., është një formë e natyrshme dhe efikase për të luftuar “betonizimin” e ndërtimeve. Por, rritja e përdorimit të tyre bazohet edhe në një sërë avantazhesh, që e trajton këtë edhe si një investim shumë efikas. Në fakt, çatitë e gjelbëruara […]
Statistika/ Indeksi i Çmimeve të Prodhimit
Në tremujorin e parë të vitit 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 112,8 % kundrejt vitit 2005. (Viti 2005 = 100). Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,5 %. Krahasuar me tremujorin e parët të vitit 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas kanë shënuar rritje me 0,5 % ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 2,3 %. Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi tremujor […]