Veliaj/ Përmirësim rolit të pagës minimale për të rregulluar sistemin
Për qeverinë shqiptare, marrja e masave për reduktimin e pabarazisë në pagesa mes burrave dhe grave është domosdoshmëri. Në Konferencën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, nënvizoi masat e ndërmarra deri tani nga qeveria për të përmirësuar politikat mbi pagat. Sipas tij, me vendosjen e taksës progresive u rrit me 10% paga neto. “Me politikat e pagave që kemi aplikuar, ne synojnë rritjen e sigurisë dhe mirëqenien e njerëzve, ndaj s’kemi këmbëngulur […]
Sipërmarrësit në bujqësi?! Ok, por duhet shumë kujdes
Flet Ismail Beka, ekspert i bujqësisë Për Z. Ismail Beka, një nga ekspertët më të njohur në bujqësi,orientimi i sipërmarrësve drejt bujqësisë e blegtorisë, duket në thelb pozitive, pasi vijnë investime në fshat. Por, paralajmëron ai, për të arritur një biznes të suksesshëm nuk mjafton të kesh vetëm para, sidomos në bujqësi. Shumë sipërmarrës nisen për të investuar vetëm duke parë njëri-tjetrin. P.sh., nëse dikush ble dhi alpine, e ndjekin dhe të tjerët, por që nga koncepti, ky investim e […]
Elton Çaçi: Produktet shqiptare, pikën e fortë e kanë tek potenciali cilësor
Pas një lufte të madhe gjyqësore, z. Elton Çaçi iu rikthye në pronësi një sipërfaqe e konsiderueshme e përbërë nga pyje dhe kullota në zonën që quhet Tre Urat. Më pas ai mori nismën që të shfrytëzonte këto hapësira, duke respektuar tipologjinë e zonës. “Fillimisht projekti im fillon në 2009-n për të kultivuar rrushin, sepse zona ku ndodhet kjo sipërfaqe në luginën e Vjosës ka një klimë shumë të përshtatshme për këtë.Për të qëndruar më konkretisht tek blegtoria, dua të […]
Tonin Gjini: Vetëm vendosja e kontrollit të produkteve mund ta bëjë blegtorinë një sipërmarrje fitimprurëse
Veprimtaria blegtorale e Tonin Gjinit zhvillohet në Lezhë. Ai ka investuar në importimin e dhive alpine franceze, të cilat ka filluar edhe t’i mbarështojë. Duke qenë se këto dhi kanë një qumësht cilësor, veprimtaria kryesore e sipërmarrjes fokusohet në prodhimin e djathit. Gjini thotë se rendimenti i prodhimit ka arritur deri në 3 tonë djathë në muaj. Por për të arritur këtë lloj prodhimi është nevojitur një investim jo i vogël fillestar. Kjo shikohet edhe tek çmimi i importimit të […]
Artur Dojaka: Skemave të financimin për bujqësinë e blegtorinë t’u shkohet deri në fund
Veprimtaria sipërmarrëse bujqësore dhe blegtorale e z. Artur Dojaka shtrihet në një rrafsh kohor prej 15 vitesh dhe specializohet në produkte organike. Për atë të merresh me këto dy sektorë është çështje pasioni por kërkon mbi të gjitha edhe një plan të duhur biznesi. “Të jesh pjesëmarrës në aktivitetin e bujqësisë dhe blegtorisë e rëndësishme është që të jesh i pasionuar mbas kësaj fushe por ajo nuk mjafton nëse ne flasim për kryerjen e një biznesi. Pra duhet bërë një […]
Petrit Ago: Bujqësia, e lidhur ngushtë me blegtorinë, të rëndësishëm për ekonominë e vendit
“Në përgjithësi jam marrë, që në ditët e para që kam filluar sipërmarrjen private, me produktet ushqimore. Ato kanë qenë fushat ku unë kam pasur njohuri dhe kam menduar që mund të ecësh përpara. Në fillimet e viteve ‘92-‘93, kam importuar sasi të konsiderueshme djathi dhe duke pasur kontakte me fabrika më lindi ideja, përveç bizneseve të tjera qëzhvilloj, për të ngritur një fabrikë qumështi”, – shprehet z. Petrit Ago në lidhje me fillesat e tij në fushën e blegtorisë. […]
Biznesmenët bujq
Nga Ilir Sinanaj Teksa ndërtimi dhe sektorë të tjerë kanë hyrë në fazën e maturimit, shumë biznese po i kthejnë sytë nga bujqësia. Katër sipërmarrës shqiptarë, tregojnë për revistën “Monitor” përvojën e tyre në fushën e blegtorisë. Ekspertët paralajmërojnë: ia vlen të investosh, por duhet shumë kujdes Z. Tonin Gjini ka rreth 21 vjet që merret me veprimtari sipërmarrëse, ndër të tjera edhe me ndërtime. Vitet e fundit ai ka zgjedhur të investojë në fushën e blegtorisë, pasi konstatoi se […]
Kthimi i pronës, prova drejt BE-së
Nga Nini MANO Flet Sonila Qato, kryetare e e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Shqipëria sapo ka marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Sa vend zënë pronat në këtë proces, pasi përveç së drejtës lidhet dhe me zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetarja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), Sonila Qato, thotë në një intervistë për “Monitor” se “është shumë i rëndësishëm sistemimi dhe rregullimi i pronave për shqiptarët, por dhe një nga kriteret e […]
Korniza e re
Pas rreth dy vitesh përgatitje, drafti i strategjisë së re 6-vjeçare të turizmit shqiptar, tashmë është gati. Vizioni deri në vitin 2020 flet për një Shqipëri që do të njihet si një destinacion turistik tërheqës, autentik dhe mikpritës në Europë, bazuar në përdorimin e qëndrueshëm të potencialeve natyrore, kulturore dhe historike të arritshme lehtësisht nga tregjet ndërkombëtare. Kontributi në ekonomi do të rritet nga 4.8% (2013) në 8%. Nga Elona Bedalli Kjo është hera e katërt që qeveria shqiptare harton […]
Paketa e nxituar fiskale, rishikim i domosdoshëm
Flet Ilir Binaj, ekspert kontabël Ndryshimet e shpeshta teorikisht krijojnë konfuzion dhe paqartësi në lidhje me aplikimin, sidomos kur nuk shoqërohen me udhëzime përkatëse për aplikim apo kur janë të nxituara. Në rastin e këtyre dy projektligjeve nuk bëhet fjalë për ndryshime drastike që mund të shkaktonin paqartësi, por për një rregullim në paketën fiskale që doli në dhjetor 2013, për t’i vendosur si bizneset me xhiro 0-2 milionë lekë si ato nga 2-8 milionë lekë në të njëjtin prag […]
Taksat e reja, çorientohet sipërmarrja
Ndryshimet e fundit mbi taksat, përveçse ligjërojnë miratimin e një pakete të nxituar fiskale rreth gjashtë muaj më parë, po sjellin një amulli në sistem. Sipas ekonomistëve e sipërmarrësve, ndryshimet e vazhdueshme të taksave rrezikojnë të rrisin më tej informalitetin, ndërsa bizneset mund të jenë objekt i më shumë penalizimeve. Ekspertët: Paketa fiskale nuk po funksionon, fillon plani B i taksave Kur u bë paketa e re fiskale e shumëdiskutuar në një kohë të shkurtër e intensive, qeveria e mbrojti […]
Interesat e depozitave zbresin në minimum, nën 2% për 12-mujorin
Diferenca mes interesave të kredive dhe depozitave rritet në 7.47%, niveli më i lartë që nga shkurti 2011, përpara se të fillonte politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë… Interesat e depozitave kanë shënuar një tjetër minimum historik gjatë muajit maj të këtij viti, me normën mesatare të kthimit të kursimeve 12-mujore (që përgjithësisht është afati më i preferuar i kursimtarëve), që zbriti në 1.94%, nga 2.21% që ishte në prill. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të […]
Interesat e kredisë në lekë rriten sërish në maj
Pavarësisht politikës së vazhdueshme lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë, kosto e kredisë në lekë ka shënuar rritje për dy muaj radhazi. Sipas statistikave mujore të publikuara nga institucioni monetar qendror, interesat e kredisë në lekë u rritën sërish në maj, duke arritur në 9.41%, niveli më i lartë që nga tetori 2013. Në prill, kosto e huas në monedhën vendase ishte rritur në 8.88%, nga 7.96% në mars. Në maj, Banka e Shqipërisë uli sërish normën bazë, në një […]
Ngecin depozitat
Depozitat në sistemin bankar qëndruan pothuajse në vend në maj të vitit 2014, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në fund të muajit maj, totali i depozitave për ekonominë ishte 949 miliardë lekë, me një rritje të papërfillshme në raport me një muaj më parë. Në krahasim me fundin e vitit 2013, depozitat në sistemin bankar kanë rënë me 0.1%. Kjo është hera e parë që prej periudhës 2008-2009, (kur depozituesit tërhoqën paratë si rrjedhojë e panikut […]
BANKAT: Maji në shifra
Rritje e lehtë e kredisë, frenim i depozitave, rritje e kostos së huas në lekë, por rënie e interesave të depozitave, janë disa nga zhvillimet kryesore të muajit maj 2014 Gjallërohet kredia në maj, rënia vjetore ngadalësohet në 1.7% Bizneset dhe individët kanë arritur që të marrin më shumë kredi nga bankat në muajin maj, me huan për ekonominë që shënoi rritje prej 0.5% në krahasim me një muaj më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Kjo […]
Kujdes me kodin doganor
Gjatë prezantimit të projekt-kodit në komisionet parlamentare të Kuvendit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka theksuar se, projekt-kodi i ri vjen pas konsultimeve të gjata dhe konstruktive me grupet e interesit, shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë vendase dhe të huaja dhe institucione të tjera. Konsultimet e filluara në mars të këtij viti për një dokument që pritet të aplikohet gjashtë muaj më vonë, kanë lënë shumë palë të pakënaqura, ndonëse ministri vlerëson të kundërtën. Pakënaqësitë e disa grupeve të […]
Kodi i ri rrezikon paketën fason
Pas 15 vitesh, tregtia e jashtme pritet të rregullohet nga një kod i ri doganor. Por, ndërsa bazohet në normat europiane të tregtisë së jashtme, ka shumë kundërshti nga shoqatat e biznesit e ekonomistët. Më poshtë ju sjellim risitë dhe kundërshtitë më të mëdha të kodit, ndërsa theksojmë se diskutimet ende të hapura për këtë kod janë një mundësi për të bërë një hap cilësor në tregtinë ndërkombëtare Pas një “lufte” me qeverinë, bizneset fason arritën të bëjnë dallimin këtë […]
“Dështon” bumi i pambukut
Tregu i pambukut, nga lulëzimi i pritshëm, iu drejtua rënies, që ndodhi në më pak kohë se sa i duhet një fermeri të rrisë një rrënjë të vetme. Dy muaj më parë, thatësira kërcënoi prodhimin në SHBA, eksportuesi më i madh në botë dhe rezervat i janë drejtuar nivelit më të ulët në dy dhjetëvjeçarë. Më pas vërshuan shirat në Teksas, kultivuesi kryesor, duke shkaktuar një rritje të mbjelljes për të cilën qeveria tha se do t’i udhëheqë inventarët […]
Nafta i drejtohet rënies së dytë javore
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI dhe treguesi referencë për naftën e papërpunuareuropiane Brent, shënuan rëniene dytë javore, teksa Libia po përgatitet të rifillojë eksportet nga dy terminale dhe si pasojë e spekulimeve se prodhimi bruto i Irakut nuk do të ‘cenohet’ nga dhunae përshkallëzuar në vend. Kontratat e së ardhmes sëWTI ndryshuan pak nëBursën e NjuJorkut të premten, pasi ranë për të gjashtën ditëtë enjten,ecuria më e gjatë e humbjeve që nga maji i vitit 2012. Libia […]
Nis ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, e cila pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro. Kjo autostradë do të ndërtohet nga konsorciumi “Bechtel & Enka”. Ministria e Infrastrukturës (MI) bën të ditur se projekti i autostradës “Prishtinë – Hani i Elezit” do të realizohet bazuar në standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorway Standards) dhe është kontrata më e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon. “Pas suksesit të dëshmuar në ndërtimin e […]
Bullgari/ Arrestime rreth “komplotit” të sistemit bankar
Autoritetet bullgare thanë të se kanë arrestuar disa persona të dyshuar në komplotin për të destabilizuar sistemin bankar të vendit, duke përhapur informacione të rreme në lidhje me shëndetin e bankave komerciale të saj. Arrestimet janë pjesë e një hetimi penal të nisur, pasi depozituesit pak ditë më parë nxituan të tërheqin kursimet e tyre nga një bankë e dytë në harkun kohor të një jave. Situata në “First Investment Bank”, huadhënësi i tretë më i madh i Bullgarisë – […]
Një vit pas anëtarësimit, Kroacia ende nuk po korr frytet e bashkimit me BE-në
Një vit më parë, Kroacia hyri në Bashkimin Europian me festë të madhe, duke ngjallur shpresat se anëtarësimi në bllokun e pasur prej 28 vendesh do të transformonte të ardhurat e ekonomisë së “varur” nga turizmi. Por, teksa përvjetori shfaqet “kërcënues”, ka dështuar në një shkallë të gjerë materializimi i shpresave për “bum”. Kroacia mbetet një nga ekonomitë më të dobëta të bllokut, “zhytur” në një recesion në dukje të pafund që e ka çuar papunësisë në 20 për qind […]
“Thembra e Akilit” është marka
Tregu nevojë urgjente për identifikimin korrekt të saj Flet Luigj Aliaj, kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve Në çfarë gjendjeje është aktualisht tregu i karburanteve në Shqipëri, veçanërisht pas disa “daljeve” dhe “hyrjeve” të disa kompanive? Në tregun e karburanteve, largimi apo futja e një kompanie nuk shoqërohet me ndonjë ndryshim drastik në strukturën e tregut, sepse janë pothuajse të njëjtat biznese. Janë lëvizje që nuk ndikojnë as nëçmim apo cilësi? Nuk ka arsye që këto lëvizje të sjellin ndryshime çmimesh […]
Morsa” e nevojshme (?)
Gjatë kësaj jave,në Kuvend do të kalojnë ndryshimet e reja që do të pësojëligjipër hidrokarburet. Parashikohen rregulla të reja për kontrollin, tregtimin dhe përpunimin. Do të futen nën kontroll të gjitha impiantet e përpunimit të hidrokarbureve, do të rritet transparenca, si dhe do të hidhen hapat e parë për të përcaktuar rregullat teknike për pikat e karburantit.Kjo është një reformë që u ndërmor nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe që do të përfundojëme miratimin nga ana e kartonëve të […]
Italia: Kur shpresa është një strategji
Ajo çka e befasoi analistin e “Forbes”, John Mauldin, nga vizita e tij e fundit në Itali ishte shfaqja e shpresës tek italianët. Në vizitat e tij të mëparshme në Itali, ishte ndeshur me zhgënjimin, zemërimin dhe heqja dorë – dhe në përgjithësi mbizotëronte ndjesia se shumë pak mund të bëhej për të ndryshuar gjërat. Edhe pse emrat, personat dhe madje edhe qeveritë ndryshonin, kishte një supozim që pas çdo bisede ata thjesht shpreheshin “kështu veprohet sipas mënyrës italiane” sidomos […]
Eurozona, situata nuk po “shtensionohet”
Eurozona ka shpenzuar kohën më të madhe të këtij viti duke u shqetësuar në lidhje me inflacionin tepër të ulët ndërsa shpreson se rritja do ta ‘rimarrë veten’ dhe do të shpëtojë situatën. Seria e fundit e të dhënave të anketës do t’i mbajë hartuesit e politikave të rajonit në ankth. Vlerësimi i ri për indeksin e blerjes së menaxherëve të Eurozonës së qershorit rezultoi në nivelin më të ulët në gjashtë muaj prej 52.8, me aktivitetin e shërbimeve dhe […]
Ngjitja e vështirë e Valls
Një ekonomi në stanjacion thekson se sa e vështirë do të jetë për Kryeministrin e ri të përmirësojë konkurrencën e Francës Ka të ngjarë të jetë e brishtë, por rimëkëmbja duket se më në fund është në rrugën e duhur në Europë, pesë vjet pas fillimit të recesionit të saj të pas luftës më të keqe në histori. Në tremujorin e parë të vitit 2014, PBB në Eurozonë u rrit me 0.9% më shumë se një vit më parë dhe […]
Shkatërrimi krijues
Kriza e kostos, ndryshimi i tregjeve të punës dhe teknologjia e re do e “revolucionojnë” institucionin e vjetër Arsimi i lartë është një nga sukseset e mëdha të shtetit social. Ajo që dikur ka qenë privilegj i një pakice është bërë një e drejtë e klasës së mesme, kryesisht në sajë të mbështetjes nga qeveria. Rreth 3.5 milionë amerikanë dhe 5 milionë europianë do të diplomohen këtë verë. Universitetet po lulëzojnë në botën në zhvillim: Kina ka shtuar rreth 30 […]
Menaxherët e lartë, si ndikon paga te performanca
Sa më e lartë paga, aq më të këqija do të jenë rezultatet. Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar një studim të realizuar nga “David Eccles School of Business” e Universitetit të Utahit, që vë në dukje një lidhje interesante dhe proporcionale mes pagesës që merr një administrator i deleguar dhe performancës financiare të sipërmarrjes kundrejt konkurrentëve. Studimi ka marrë në konsideratë veprimtarinë e 1,500 sipërmarrjeve me kapitalizmin më të madh për periudhën 1994 – 2013. Rezultatet përgënjeshtrojnë faktin e artikuluar […]
Australia, fushatë për punësimin e të rinjve, “Jobs 2014”
Vende të lira pune në tetë javë dhe të gjitha të destinuara për të rinjtë, për të luftuar atë që edhe në Australi po kthehet në një problem shqetësues: papunësia te të rinjtë. Në bazë të statistikave të fundit, norma ka arritur në 16.8%, ndërsa papunësia në total ka arritur në 5.9%. Fushata e re pro punësimit australian quhet “Jobs 2014” dhe për të garantuar efikasitetin, qeveria ka vendosur që të zbatohet në rang komuniteti dhe lagjesh. Në nivel kombëtar, […]
Rekomandime “falas” për t’u bërë milionerë
Universiteti, puna dhe stili i jetës, cilat nga këto sipas ekspertëve mundësojnë grumbullim më të shpejtë të kapitalit Supozojmë se jeni një i sapodiplomuar dhe keni si objektiv që kur të arrini moshën e daljes në pension të keni grumbulluar një milion euro që do t’iu mundësonin të jetonit një jetë të qetë. Një utopi? Kjo sipërmarrje, veçanërisht në kohë të tilla krize, bëhet edhe më e vështirë sesa mund të parashikohet. Megjithatë, është e nevojshme që të planifikohen në […]
Eksportet janar-maj, 2014
Eksportet u rritën me 10.6% për periudhën janar-maj 2014, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke ngadalësuar ritmet në raport me katërmujorin, kur rritja ishte 11.2%. Tekstilet dhe këpucët janë grupmalli që po mbajnë peshën kryesore në performancën pozitive të eksporteve këtë vit (duke ndikuar në 80% të rritjes për pesë mujorin), ndryshe nga lëndët djegëse e energjia, që iu rikthyen sërish rënies në maj, pasi kishin shënuar […]