Jens Reinke: Nuk ka plan B për taksat
Vjedhja në BSH: Ky është një incident i rëndë: Është e rëndësishme që të lejohet që hetimet aktuale të bëjnë punën e tyre. Kur faktet të jenë të njohura – dhe gjithnjë nëse ka implikime për Bankën e Shqipërisë, drejtuesit e saj dhe bordin – është çështje e autoriteteve shqiptare që ta trajtojnë në zbatim të plotë të ligjit… Buxheti 2015: Buxheti i 2015 duhet të lejojë një reduktim të vazhdueshëm të borxhit publik, duke i mundësuar qeverisë të investojë […]
Gjermania, partner i dobët tregtar
Marrëdhëniet politike të Shqipërisë me Gjermaninë nuk pasqyrohen në tregtinë mes dy vendeve. Këtë vit eksportet ranë 35% sipas INSTAT Gjermania, të paktën në tregti e investime, nuk mund të konsiderohet një partner strategjik i vendit tonë. Prej vitesh pesha e tregtisë me Gjermaninë ka ardhur në rënie krahasuar me tregtinë në total. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar bilanci i tregtisë u përmirësua, pasi eksportet u rritën 43% krahasuar me një vit më parë, ndërsa […]
Viti i dobët i jo bankave
Subjektet financiare jobanka kanë shënuar ecuri të dobët gjatë vitit 2013, si në drejtim të rritjes së aktiveve, ashtu edhe kredidhënies, ndërsa treguesi i huas me probleme rezulton në rritje Aktivet, rritje e papërfillshme Në dhjetor 2013, totali i aktiveve të subjekteve financiare jobanka arrin vlerën 30 miliardë lekë, duke përbërë 2.2% të totalit të aktiveve të sistemit bankar. Tabela e mëposhtme paraqet ecurinë e aktivit të subjekteve financiare jobanka, e cila reflekton edhe dinamikën e licencimeve të reja apo […]
Erë e re në Ballkan?
Gjermania, më në fund, partner strategjik i Shqipërisë?! Vendosja e Shqipërisë në epiqendrën e takimeve mes Berlinit dhe Ballkanit mund të shihet më së fundi si një rikthim i partneritetit strategjik të Shqipërisë me Gjermaninë. Një raport ekonomik, i parë në këndvështrim rajonal, vihet në provë nga fondi i hapur prej 12 miliardë eurosh Si një nxënës i përgatitur para mësuesit, Ballkani Perëndimor u prezantua në takimin e Berlinit, zhvilluar javën e kaluar. Gjermania, dhe përmes saj Bashkimi Europan, e […]
Sinjalet e gjallërimit
Banka e Shqipërisë ka rikonfirmuar se ekonomia shqiptare po shfaq shenja rimëkëmbjeje, ndonëse rritja mbetet ende nën potencial… Teksa ka vendosur që të mbajë normën bazë të pandryshuar në 2.5%, Banka e Shqipërisë ka rikonfirmuar tentativën rigjallëruese të ekonomisë, e udhëhequr nga shtimi i konsumit të brendshëm, ndonëse inflacioni vijon të mbetet nën objektivin minimal të Bankës së Shqipërisë prej 2-4%. “Nga këndvështrimi makroekonomik, ecuria e çmimeve vazhdon të përcaktohet nga presione të ulëta inflacioniste, si nga kahu i kërkesës […]
Gjallërimi i konsumit, rriten 8.2% importet, thellohet deficiti
Importet u rritën me 8.2% me bazë vjetore për shtatëmujorin e parë të vitit, në 305.5 miliardë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke dhënë sinjale për rigjallërim të konsumit dhe investimeve në vend. Edhe Banka e Shqipërisë ka raportuar se për herë të parë pas shumë kohësh, gjatë këtij viti po konstatohet një rritje e konsumit të brendshëm, duke u bërë një faktor ndikues në zgjerimin e ekonomisë. Gjatë gjithë vitit 2013, importet ishin tkurrur me rreth […]
7-mujori, eksportet, ngadalësohet rritja
Vetëm tekstilet e këpucët po mbajnë pothuajse gjithë rritjen e eksporteve tona, por dhe ato po ngadalësohen, ndërsa grupi “minerale, lëndë djegëse, energji”, që kanë udhëhequr shitjet jashtë vendit në 2001-2013, tashmë po shënon rënie…. Eksportet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet e zgjerimit për periudhën janar-korrik 2014, duke zbritur për herë të parë gjatë këtij viti në rritje njëshifrore. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, në fund të shtatëmujorit 2014, eksportet arritën në rreth 153 miliardë lekë, duke u zgjeruar me […]
Destinacioni (?), Shqipëria
Lehtësimi i kushteve për t’u pajisur me leje pune nga ana e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti duket se ka dhënë efekte në shtimin e të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë. Listën e kryesojnë fqinjët përtej Adriatikut, të cilët ndiqen nga turqit dhe kinezët. Shërbimi dhe minierat janë dy sektorët me numrin më të madh të të huajve të punësuar gjatë 6-mujorit 2014. Nga Elona Bedalli Me papunësinë që llogaritet në mbi 18%, me […]
Paradoksi i lejeve të ndërtimit
Një konflikt i ashpër, me përmasa të mëdha ekonomike e me efekt po aq të madh social po konsumohet brenda mureve të ngushta të politikës. Pezullohen lejet e ndërtimit e nis një revansh i hapur ndaj sektorit. Për çështjet e mëdha duhet të ketë një debat të gjerë e kjo nuk po ndodh as me ndërtimin, ku qeveria, por as Bashkia e Tiranës, nuk e dinë çfarë duan ndërtuesit e konsumatorët… Ndërtimet u bënë pjesë e një debati të zjarrtë […]
Ari, pranë nivelit më të lartë në një javë
Ari qëndroi pranë nivelit më të lartë në një javë, pozicionuar t’i japë fund humbjeve dyjavore, teksa përshkallëzimi i tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë nxiti kërkesën për mjete të sigurta investimi. Shufra për dorëzimet e menjëhershme u tregtua në 1,289.03 një onz në Singapor të premten e kaluar nga 1,289.65 që shënoi një ditë më parë, kur metali u rrit në 1,296.61, shifra më e lartë që nga 20 gushti, sipas çmimeve të përgjithshme të Bloomberg. Çmimet u rritën 0.6% […]
Rritet nafta
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shënoi fitimin e javor në më shumë se një muaj, gjatë javës së kaluar, teksa rritja ekonomike e SHBA doli jashtë parashikimeve, duke shtuar perspektivën e kërkesës në konsumatorin më të madh të naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent u rrit në Londër. Kontratat e së ardhmes u rritën gati 0.3% në Nju Jork dhe 1.2% javën e kaluar. Ekonomia amerikane u zgjerua në një normë vjetore […]
Kosova nuk përfiton nga heqja e shërbimit roaming në Ballkan
Ulja e çmimeve për shërbimin roaming mes shteteve të Ballkanit, e iniciuar nga Agjencia për Komunikime Elektronike, nuk do të vlejë për Kosovën. Zyrtarët e Telekomit në Kosovë thanë se në mungesë të kodit shtetëror telefonik, vendi nuk do të mund të aplikojë tarifa të njëjta mes vendeve anëtare të BE-së, sa i përket shërbimit roaming. Kosova nuk është pjesë e marrëveshjes për uljen e çmimeve roaming. Zyrtarë të Telekomit të Kosovës madje nuk kanë qenë në asnjë takim të […]
Kroaci/ Reduktim tatimi mbi të ardhurat për të nxitur konsumin
Kroacia planifikon reduktimin e taksave mbi të ardhurat me shpresën se njerëzit me të ardhura mesatare do të shpenzojnë më shumë para, duke rritur konsumin dhe duke krijuar vende pune. Qeveria e qendrës së majtë të Kroacisë ka njoftuar reduktime të tatimit mbi të ardhurat për vitin 2015, rritjen e pragut të pataksuar në paga dhe eliminimin e kufirit në të cilin fillojnë normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat prej 40%. Normat e pataksuara të të ardhurave […]
BE paralajmëron Serbinë: Mos e shfrytëzoni embargon e Rusisë
Brukseli ka paralajmëruar vendet kandidate të BE-së kundër shfrytëzimit të embargos ruse ndaj importeve të ushqimit të BE-së në favor të tyre… Një takim i ministrave të Jashtëm të BE-së referoi së fundmi se priste që vendet kandidate – ku Serbia është një prej tyre – të “frenohen nga masat që kanë për qëllim shfrytëzimin e mundësive të reja tregtare që rrjedhin nga aplikimi i këtyre masave [ruse]”. BIRN ka mësuar se formulimi lidhej veçanërisht me Serbinë, për shkak të […]
Prodhuesit e qumështitkërkojnë eksportin
Nga Nini MANO Prodhuesit e bulmetit, “Mireli” e “Erzeni”, biznese në rritje të përvitshme, e mbyllën vitin e kaluar me 7% rritje më shumë për qumështin dhe prodhimet e freskëta dhe gati 20% për djathërat. Ambicia për pronarët e tyre, dy ndër më të mëdhatë në vend, mbetet eksporti jo vetëm në rajon. Por për ta, problemi kryesor janë fermat, ende pa asnjë standard, qënga sipërfaqet e tokave në dispozicion dhe deri te lloji i ushqimit për blegtorinë. Për ta,kjo […]
Kujdes Beethoven-in
Që kur Muzak[1] filloi të bëjë serenata për klientët e hoteleve dhe restoranteve në vitet 1930, muzika është bërë pjesë e përvojës së konsumatorit. Pa tingullin e një instrumenti apo të një kitare, blerësit do të ndiejnë se diçka mungon teksa përpiqen të provojnë xhinse apo të mbushin karrocat. Specialistët si Mood Media, që blenë Muzak në vitin 2011, hartojnë programe audio për të ndikuar në ambientin e dyqaneve dhe të kujdesen për shijet e konsumatorëve. Ideja është për të […]
Konflikti në punë, mundësi dhe risk
Nga Iliriana Plumbi Në studimet e përmendura në artikujt e mëparshëm për largimin e punonjësve nga puna, një prej faktorëve ishte konflikti në ambientin e punës. Është e vlefshme t’i kushtohet vëmendje, sepse dihet tashmë që: punonjësit, drejtuesit e kompanive, ortakë, por madje dhe familjarët e individëve të përfshirë në konflikt, shpenzojnë energji dhe orë të tëra duke u konfliktuar dhe duke zgjidhur mosmarrëveshje. Po të ndjekësh edicionin e lajmeve në TV, një pjesë të madhe e zënë historitë e […]
Eurozonë, ngadalësohet rritja e biznesit në gusht. Bien çmimet
Rritja e biznesit privat të Eurozonës është ngadalësuar më shumë se sa pritej në gusht, pavarësisht uljes së gjerë të çmimeve, teksa aktivitetet e prodhimit dhe industrisë së shërbimit u tkurrën, tregoi një studim i fundit. Rritja ekonomike e Eurozonës “mbeti në vendnumëro” gjatë tremujorit të dytë, influencuar nga tkurrja ekonomike në Gjermani dhe një Francë “apatike”, madje edhe përpara ndonjë ndikimi të mundshëm nga sanksionet e imponuara mbi dhe nga Rusia rreth çështjes së Ukrainës. Indeksi i përbërë i […]
Bankat polake: Huadhënësit me fat
Një ekonomi e shëndetshme dhe oferta moderne kanë forcuar bankat e Polonisë Ashtu si ekonomia dhe politika e jashtme e Polonisë janë rritur qetësisht, por në mënyrë të konsiderueshme, po kështu edhe sistemi i saj bankar është bërë një nga performuesit pak të njohur më të mirë të Europës. Elita e re, entuziaste dhe e ndërkombëtarizuar e Polonisë, ka zbuluar se si të fitojnë para si bankierë ndaj konsumatorëve konservatorë dhe tradicionalisht të frikësuar për të marrë kredi. Rastësisht, modeli […]
Paratë e mia ose jeta juaj
Instrumente të reja financiare mund të ndihmojnë në skema më të sigurta pensionesh Gjatë 50 viteve të fundit, çdo parashikim se sa gjatë do të jetojnë njerëzit ka dështuar. Pavarësisht frikës se obeziteti dhe ngrohja globale do të përmbysë tendencën, jetëgjatësia në vendet e pasura është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rreth 2.5 vite në dekadë, ose 15 minuta çdo orë. Ky përbën një lajm të mirë për ofruesit e kujdesit shëndetësor, kompanitë e lundrimit dhe njerëzimin në përgjithësi. […]
Përllogaritja e PBB-së evropiane: Ndryshimi i peshores
Shifrat e fundit tregojnë se stanjacioni i rimëkëmbjes së Eurozonës në tremujorin e dytë ishte dëshpërues. Por, në shtator, pritet një riorganizim i llogarive kombëtare europiane. Kjo nuk do të rishkruajë rrëfimin për një rimëkëmbje të dobët dhe të lëkundur, por do të zbulojë se ekonomitë e Europës janë më të mëdha se sa mendonim më parë. Rishikimet nuk do të jenë në shkallën epike të ekonomisë nigeriane, në fillim të këtij viti, që pothuajse dyfishoi parashikimin e prodhimit të […]
Politika monetare: Tregohu i guximshëm, Mario
Banka Qendrore Europiane duhet të mësojë nga suksesi i politikave të pazakonta në Amerikë dhe Britani Bankierët qendrorë nga e gjithë bota u mblodhën javën e kaluar në ultësirën e maleve Teton, për të ngjitur shtigje dhe për të këmbyer lajme e ndarë ide. Kjo është një kohë tepër e përshtatshme për të shkëmbyer shënime: ekonomitë e botës së pasur kanë marrë drejtime të ndryshme dhe bankierët në Jackson Hole kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri se cilat janë […]
Bota në 2030-n, ja qytetet që do të udhëheqin ekonominë e botës
Brenda vitit 2030, të paktën gjysma e 50 qyteteve më të rëndësishme në botë, do të jenë në mesin e atyre vendeve që sot konsiderohen në “zhvillim të shpejtë”, ndërsa në Kinë rreth 60% e popullsisë do të jetë e urbanizuar. Kjo përqindje do të jetë në rritje në vende si Indonezia, Nigeria dhe Gana. Këto janë disa nga parashikimet e realizuara nga analistët e EY, një nga kompanitë më të mëdha këshilluese të botës financiare, që i kanë dedikuar […]
Bankierët më të bukur janë ata të Goldman Sachs
Pamja e jashtme e shumë njerëzve të botës së financës, veçanërisht asaj bankare, është bërë objekt studimi nga rrjeti social amerikan Hinge, në bashkëpunim me rrjetin e lajmeve ekonomike. “Pasqyrë o pasqyrë magjike, kush është më i bukuri në botë?”, – kjo është pyetja e ngritur në ueb, si një paralelizëm me atë të përrallës së Borëbardhës. E në bazë të sondazheve, më tërheqësit u vlerësuan bankierët e bankës amerikane Goldman Sachs nga të paktën 15.8% e pjesëmarrësve. Ndjekin në […]
“Shopping” inteligjent
Për shumë njerëz, të bërit pazar është një sipërmarrje e vështirë (natyrisht jo për femrat), prandaj gjithnjë e më shumë po flitet për mënyrat e zgjuara, që ju ndihmojnë përmes lokalizimeve gjeografike, shërbimeve me alarm, me planifikimin dhe kursimin. Ndonjëherë ia vlen, mund ta vini si një objektiv që të shmangni pazarin e “sëmurë” dhe kështu të kurseni sa më shumë që të mundeni. Gjithçka pa hequr dorë nga cilësia. Ndonjëherë ndodh që të bëni pazar pa u konsultuar më […]
Importi i cigareve, 7 mujori 2014
Teksa ligji i ri antiduhan ka hyrë në fuqi, importet e cigareve për periudhën janar-korrik të këtij viti kanë rezultuar 1435 ton, duke shënuar nivelin më të ulët për periudhën në fjalë që nga viti 2001. Statistikat raportohen nga Ministria e Financave. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importet e këtij produkti janë tkurrur me 18%. Dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence: Së pari, importuesit nxituan të mbushnin me sa më shumë cigare magazinet […]
Paradoksi i moratoriumit të ndërtimeve
Vendimi i qeverisë për të ndalur ndërtimet e reja në të gjithë Shqipërinë, ngado që ta rrotullosh, të përshfaq vetëm paradokse. Paradokse ca të mëdha e ca të vogla që, në rastin më të mirë, duken qesharake për mënyrën sesi qeveria pretendon të rregullojë një problem, që nuk duhet fshehur, ai ekziston dhe në rastin më të keq, të çon drejt qëllimeve të tjera që rrinë të padukshme, pas pretekstit të kontrollit mbi territorin. Kjo qeveri nuk do të ishte […]