Buxheti 2014: Të gjitha ndryshimet
Të ardhurat në total parashikohet të rriten me 0.9%, nga performanca e mirë e TVSH-së. Ulet plani për akcizën dhe tatimfitimin. Shpenzimet kapitale rishpërndahen nga projektet e huaja te të brendshmet. Në total, shpenzimet buxhetore nuk ndryshojnë, vetëm rishpërndahen. Ulet deficiti… Ministria e Financave ka publikuar tabelat e buxhetit të rishikuar për vitin 2014, i cili parashikon një rritje të lehtë të të ardhurave, prej 0.9%, kryesisht nga rritja e pritshmërive nga TVSH. Shpenzimet nuk kanë ndryshuar në total, por […]
Përgjysmohen investimet kapitale, ndalet kthimi i detyrimeve të prapambetura
Deri në fund të korrikut, financat kanë shlyer 25.7 miliardë lekë detyrime të prapambetura, nga të cilat 12.75 miliardë lekë rimbursim TVSH-je, 8.4 miliardë lekë detyrime infrastrukture dhe 4.7 miliardë lekë detyrime të tjera… Shpenzimet buxhetore për 8-mujorin vijuan tendencën rritëse të nisur në korrik, si rrjedhojë e dy faktorëve kryesorë, shtimit të kostos për subvencionimin e skemës së pensioneve dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, një zë i ri, që është futur për herë të parë në buxhetin e […]
8-mujori, të ardhurat në buxhet rriten 12.2%
TVSH, tatimfitimi, akciza dhe kontributet nga sigurimi shoqëror dhe shëndetësor janë zërat që kanë ndikuar pozitivisht në shtimin e të ardhurave buxhetore… Ministria e Financave ka publikuar tabelën paraprake të të ardhurave për periudhën janar-gusht 2014. Sipas të dhënave paraprake, ritmet e rritjes së të ardhurave janë përshpejtuar sërish në gusht, duke bërë që për periudhën janar-gusht 2014 të hyjnë në buxhet 236.3 miliardë lekë, apo 12.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (për 7-mujorin, ritmet […]
Vendimi/ Kuvendi shkarkon me 72 vota Fullanin
Kuvendi, sikundër ishte paralajmëruar edhe pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, miratoi të enjten e kaluar shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe të kryeinspektores Elivar Golemi. Me 72 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e mazhorancës (pasi opozita ka bojkotuar) u miratua shkarkimi i Adrian Fullanit si Guvernator dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Ndërsa inspektorja e përgjithshme e Bankës, Elivar Golemi, u shkarkua me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 […]
Energjia, gropa e parë e qeverisë
Çfarë fshihet pas deklaratës së papritur për një shtrenjtim të tarifave të energjisë. “Loja” me shifrën e humbjeve dhe gropa e madhe në buxhet, që po e detyron qeverinë të marrë masa drastike. Cilët janë skenarët për rritjen e çmimit… Qeveria shqiptare ka në horizont gropën e parë,si pasojë e një përplasjeje të fortë me FMN-në lidhur me rritjen e pashmangshme të tarifave të energjisë elektrike. Mes premtimit elektoral për uljen e TVSH-sësë energjisënga 20 në 6% të pambajtur dhe […]
Kujdes me taksat
Qeveria po diskuton taksat që do të rriten vitin e ardhshëm. Pritet të paguajmë më shumë për pronat, makinat e vjetra, produktet e luksit, por edhe të ardhurat personale. Bizneset e ekonomistët paralajmërojnë për efekte negative në ekonomi. Taksat, sipas tyre, do të frenojnë konsumin e rrjedhimisht, edhe sipërmarrjen. Qeveria sugjerohet të jetë e matur, në kushtet kur ka hapësirë për të luftuar informalitetin e kur konkurrueshmëria e ekonomisë sonë ka rënë Kur grupi i ekspertëve të Misionit të Fondit […]
Që tërmeti të mos shembë financat
Nga Teuta Baleta Rinald Guri Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Shqipëria është një vend i ekspozuar ndaj katastrofave natyrore dhe ndryshimeve klimatike, veçanërisht ndaj tërmeteve. Ajo gjendet në brezin sizmik Alpe-Mesdhe (së bashku me Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë Jugore dhe Turqinë Perëndimore),që përbën zonën e kontaktit ndërmjet pllakave litosferike të Afrikës dhe Euroazisë, rajon i cili karakterizohet nga rënia e të paktën një tërmeti në vit me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter. Mjafton një klikim nëadresënhttp://earthquaketrack.com për t’u informuar […]
Si do të rritet transparenca e pagesave
Teksa infrastruktura e sistemit të pagesave në sistemin bankar në Shqipëri është në nivele euopiane përmes platformave SWIFT, kjo nuk i “pengon” bankat të investojnë më tej në përmirësimin e tij, çka do të rriste sigurinë dhe shpejtësinë e pagesave. Në Forumin e Parë të Biznesit SWIFT 2014, me pjesëmarrës nga bankat kryesore në vend dhe nga fusha financiare shqiptare, organizuar nga Shoqata e Bankave Shqiptare (AAB), me bashkëpunimin e SWIFT Austria, u prezantua SWIFT KYC Registry, që do të […]
Rriten kreditë me probleme në korrik, arrijnë rekordin prej 24.9%
Huat e humbura arrijnë në një nivel rekord të dekadës së fundit, duke arritur në gati 490 milionë euro, apo gjysmën e totalit të huave që nuk po kthehen në afat… Muaji korrik ka sjellë një rritje të mëtejshme të raportit të huave joperformuese (NPL), të cilat kanë arritur në 24.9% të totalit, nga 24.06% që ishin në fund të tremujorit të dytë 2014. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të Shoqatës së Bankave. Rritja e papritur vjen […]
Shqipëria, më shumë depozita në rajon, por me raportin më të ulët të kredive
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar rezultatet e raportit të pestë të Aksesit në Financë, i cili është burimi më domethënës global i aksesit dhe përdorimit të shërbimeve bazë financiare nga individët dhe korporatat jofinanciare. Raporti jep të dhëna gjeografike dhe demokratike nga mbarë bota, duke ofruar një mjet të rëndësishëm sasior për të lidhur përdorimin e shërbimeve financiare dhe rritjen ekonomike. Sipas raportit, korrelacioni pozitiv për të lidhur përdorimin e shërbimeve të bankave tregtare (një mjet i përfshirjes financiare) […]
Gruri vijon në rënie, teksa bien shitjet e eksporteve amerikane
Gruri ra në nivelin më të ulët katërvjeçar, duke zgjeruar rënien javore, pasi ra kërkesa për dërgesat e SHBA, teksa prodhimi botëror po shkon drejt një nivelirekord. Faratshënuan ecurinë më të gjatë tëhumbjeve javore që nga qershori i 2010-s. Gruri për dorëzimet e dhjetorit humbi gati 0.7% në 4.85 dollarë një shinik në Bursën e Çikagos, niveli më i ulët për kontratën më aktive që nga korriku 2010. Çmimet ishin në 4.8525 dollarë në Singapor të premten. Kjo ishte java […]
Rritet nafta,nga spekulimet për reduktim prodhimi
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI,shënoi rritjen e parë javore të këtij muaji, teksa OPEC po merr nëkonsideratë reduktimin e objektivit të tij të prodhimit vitin e ardhshëm. Kontratat e së ardhmes ndryshuan pak në Londër, duke u rritur lehtë me 0.6% javën e kaluar. OPEC, furnizues për rreth 40% të naftës në botë, mund t’i reduktojë kuotat e tij ditore me 500,000 fuçi në 29.5 milionë në vitin 2015, deklaroi në Vjenë sekretari i përgjithshëm Abdalla El-Badri. Libia […]
Përfaqësuesi i BERZH: Mjedisi, i papërshtatshëm për të bërë biznes
Ambienti për të bërë biznes në Kosovë është i papërshtatshëm dhe sfidues, për shkak të infrastrukturës së dobët, mungesës së furnizimit me energji elektrike dhe korrupsionit. Kështu ka thënë shefi i Zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Anton Kobakov, në një intervistë televizive. Sipas tij, qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në eliminimin e këtyre barrierave. “Problemi i furnizimit me energji elektrike duhet të zgjidhet sa më shpejt. Prioritet i dytë është infrastruktura, furnizimi me ujë, trajtimi i […]
Kroaci-Mol, rifillojnë betejën në Uashington
Kroacia dhe kompania energjetike hungareze MOL ia kanë besuar arbitrazhit të Uashingtonit mosmarrëveshjen e tyre mbi fatin e kompanisë energjetike kroate INA… Arbitrazhi mbi fatin e kompanisë energjetike kombëtare kroate, INA, midis Republikës së Kroacisë dhe kompanisë hungareze të energjisë, MOL, filloi së fundmi në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, në Uashington. ICSID, pjesë e Grupit të Bankës Botërore, është ngarkuar me asistimin e arbitrimit të mosmarrëveshjeve ligjore mes investitorëve ndërkombëtarë. MOL nisi arbitrazhin në Uashington […]
Rumani/ 600 milionë euro ndihmë shtetërore për investime të mëdha
Qeveria rumune do të nisë një skemë të re të ndihmës shtetërore për kompanitë, që do të jetë në dispozicion deri në vitin 2020 dhe do të ketë një buxhet prej 600 milionë eurosh për financim të pakthyeshëm. Buxheti maksimal vjetor për skemën do të jetë rreth 100 milionë euro, sipas Mediafax. Ndihma shtetërore do të jetë në dispozicion për një numër prej rreth 150 kompanish, të cilat bëjnë investime që do të kenë një ndikim të madh në ekonomi. […]
Kroaci-Mol, rifillojnë betejën në Uashington
Kroacia dhe kompania energjetike hungareze MOL ia kanë besuar arbitrazhit të Uashingtonit mosmarrëveshjen e tyre mbi fatin e kompanisë energjetike kroate INA… Arbitrazhi mbi fatin e kompanisë energjetike kombëtare kroate, INA, midis Republikës së Kroacisë dhe kompanisë hungareze të energjisë, MOL, filloi së fundmi në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ICSID, në Uashington. ICSID, pjesë e Grupit të Bankës Botërore, është ngarkuar me asistimin e arbitrimit të mosmarrëveshjeve ligjore mes investitorëve ndërkombëtarë. MOL nisi arbitrazhin në Uashington […]
“Në radar”
Me një buxhet modest, Shqipëria po synon që tëzbatojë një strategji mëagresive në marketimin si një destinacion tërheqës për thithjen e Investimeve tëHuaja Direkte. Sfida nuk është aspak e vogël në një kohë kur konkurrenca që vjen nga fqinjët sa vjen e rritet, e ku të gjithë vrapojnë për tëmarrë“copën” më të madhe të tortës. Shqipëria shpreson shumë tek avantazhet që ka, pozicioni strategjik gjeografik, forca me kosto të ulët e punës,të rinjtë e aftë për të mësuar shpejt […]
Matja e performancës!!!
Nga Iliriana Plumbi Vlerësimi i punës është një proces ku supervizori, në mënyrë formale, bën matjen e cilësisë së punës periodikisht për një interval kohor, ndoshta çdo vit ose për aq kohë që zgjat një projekt. Supervizorët sjellin shpesh problematika lidhur me këtë proces, një nga të cilët është si të dallohet një punë e bërë mirë apo shkëlqyer, ose pse dikush punonte mirë deri kur u punësua një tjetër që mund të krahasohej me të. Ky proces shkakton shumë […]
Konflikti ukrainas po infekton PBB rajonale
Pesë muaj luftime vdekjeprurëse në Ukrainë po pengojnë perspektivat e rritjes së Europës Lindore, referoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Prodhimi i Brendshëm Bruto në 31 ekonomitë europiane në zhvillim ku banka jep kredi do të rritet me një mesatare prej 1.2% këtë vit, teksa rimëkëmbja në Eurozonë, me të cilën shumë kombe kanë tregti të fortë dhe lidhje bankare vijon të mbetet “e brishtë”, sipas një raporti të publikuar javën e kaluar. Rritja do të arrijë në 1.5% […]
Stanjacioni” i pagave/“Ngrirja” e madhe
Bankierët qendrorë dikur protestonin kundër inflacionit të pagave. Mbrojtja ndaj rikthimit potencial drejt spiraleve të “gërmadhave” të pagave të viteve 1970 ishte një shqetësim i vazhdueshëm. Megjithatë që nga fillimi i krizës financiare, ata kanë nisur të shqetësohen për të kundërtën: “stanjacionin” e pagave dhe rritjen e rrezikut të deflacionit. Për disa vite me radhë, deri më tani, bota e pasur është përballur me reduktime të pagave. Midis viteve 2010 dhe 2013, pagat reale (e rregulluar sipas inflacionit) ishin të […]
Një bashkim titanik
Prapa kuintave, Gjermania pohon qetësisht influencën e saj në Bruksel Thuhet shpesh se Bashkimi Europian ka tentuar gjatë të fshehë si dobësinë franceze, ashtu edhe forcën gjermane. Ai e ka ekzagjeruar rendjen e paturpshme të Francës pas interesave të saj kombëtare dhe ka lejuar Gjermaninë të pretendojë se nuk kishte asnjë interes të tillë. Por kriza e euros e ka zhvendosur fuqinë vendosmërisht drejt Gjermanisë së Angela Merkel, duke “shpërbërë” iluzionin. Alokimi i fundit i pozicioneve kryesore të punës mund […]
Ekonomia e Eurozonës/ Apatia e aktiveve
Plani i BQE-së për rigjallërim ekonomik nuk entuziazmon Rimëkëmbja e Eurozonës ka mbetur në vendnumëro dhe inflacioni është afër zeros. Më vonë se sa pritej, Banka Qendrore Europiane (BQE) po përpiqet të nxisë një ekonomi të dobët, në dy mënyra përtej normave shumë të ulëta të interesit: një skemë financimi për të rritur kreditimin e bankave ndaj firmave dhe blerjen e aktiveve të sektorit privat. Më 18 shtator, ajo filloi të parin nga dy operacionet e posaçme të kreditimit të […]
Gjenerata “bumerang”, anglezët po jetojnë gjithnjë e më shumë në shtëpinë e prindërve
Në Angli e quajnë “gjenerata bumerang”, janë të rinj të moshës 20-30 vjeç, të cilët për shkak të krizës, janë detyruar të heqin dorë nga pavarësia e konsoliduar dhe të kthehen për të jetuar në shtëpinë e prindërve. Një jetesë shumë komode dhe pa shpenzime shtesë, por që privon nga ajo lloj lirie që në 20 vjeç konsiderohet aq e rëndësishme, si: darkat përpara televizorit,pirja e birrës në shtrat, ajo e daljes pa orar dhe pa u shoqëruar me komente […]
Shtëpi jashtë (?) Pse jo në Dubai
Gazeta e përjavshme britanike “The Economist” ka vënë në dispozicion një instrument që monitoron ecurinë e çmimeve të shtëpive në qytetet kryesore të botës. Emigranti “aspirues” mund të kuptojë në këtë mënyrë ecurinë e tregut imobiliar në disa qytete përpara sesa të niset dhe të bëjë realitet blerjen e një shtëpie jashtë. Të dhënat që janë rifreskuar së fundmi në fillim të këtij viti, datojnë që nga 1975-a. Informacionet e fundit tregojnë se çmimet e shtëpive janë rritur në 18 […]
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit/ Tremujori II, 2014
Në tremujorin e dytë të vitit 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 101,1 % kundrejt vitit 2010. (Viti 2010 = 100). Në tremujorin e dytë 2014 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është – 0,7 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas kanë shënuar ulje me 0,5 % ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 0,6 %. Në tremujorin e dytë 2014 ndryshimi […]