Me shkopinj në rrota
2015-a do të testojë aftësinë e ekonomisë shqiptare për t’u rimëkëmbur përballë politikave frenuese, si shtrenjtimi içmimeve të energjisë, rritjae tatimit mbi të ardhurat nga 10 në 15%, taksae qarkullimit mbi karburantet etj.Shpresa për investime nga TAP dhe projektet e mëdha të hidrocentraleve. Fundi i janarit mund të sjellë të papritura lidhur me rezistencën e euros ndaj largimit të mundshëm të një prej anëtarëve të saj Rishikimi në ulje i pritshmërive për rritjen ekonomike ka qenë karakteristikë e viteve […]
Shitjet me pakicë: “Pritet një frenim gjatë 2015”
Pas rritjes më të lartë së parashikimi të shitjeve me pakicë në 2014-n, aktorët e tregut presin një ngadalësim këtë vit… Ndërkohë që viti i ri ka ardhur,sfidat e një 12-mujori nuk mbeten pa u reflektuar edhe në panoramën se si do të jenë shitjet, kërkesat për blerje dhe konsumi në tërësi. Nga njëra anë, nevojat që kanë shitësit dhe firmat (brand-et) për të qenë sa më “afër” me blerësit dhe nga ana tjetër, ndryshimet e shumta në shije, sjelljet […]
A do arrihet 3% rritje?!
Ekspertët ndërkombëtare dhe ata vendas bien dakord se 2015-a do të shënojë një rigjallërim të ekonomisë shqiptare, me një rritje të pritshme prej rreth 3%, ndonëse ajo do të vijojë të jetë nën kapacitet. Investimet e huaja do të marrin hov nga zbatimi i projektit TAP. Por, ka dhe pesimistë që e vënë theksin te niveli i ulët i investimeve, apo masat fiskale shtrënguese, që do të pengojnë rritjen. Rritja do përshpejtohet në mënyrë modeste Intervistë me z. Jens Reinke, […]
Celularët, revolucioni i vonuar i ofertave
AKEP duhet të zbatojë vendimin e vet dhe duhet të kishte filluar rregullimin e tregut sipas standarteve të BE-së. Ofertat e reja duhet të kenë të njëjtën sasi minutash brenda me jashtë rrjetit. Përfitime për abonentët që s’do mbajnë më nga 3-4 celularë. Gjoba nga AK ose AKEP në rast të moszbatimit të vendimit Somario: Masat rregulluese të AKEP Masa 1- AKEP bazuar në ecurinë e tarifave me pakicë në Shqipëri si dhe në rekomandimet e AK, gjykon se: duhet […]
Erste parashikon 2.5% rritje në EQL; Kroacia mbetet prapa
Analistët e Erste Bank parashikojnë se ekonomitë e Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) do të rriten mesatarisht 2.5% në 2015 si pasojë e rigjallërimit të kërkesës së brendshme dhe rritjes së investimeve, ndërsa Kroacia nuk mund të presë parashikime të tilla, për shkak të konsolidimit të vonuar fiskal që do të vazhdojë të jetë pengesë për ekonominë e saj. Ekonomitë e EQL mund të presin përfitime nga rigjallërimi i kërkesës së brendshme, dhe për pasojë një normë mesatare rritje prej […]
Rritet 15-fish në tetë vjet numri i të papunëve rumunë dhe bullgarë
Një në pesë emigrantë nga Rumania dhe Bullgaria në moshë punejanë të papunë,duke arritur nëpothuajse 50,000 në vit Numri i rumunëve dhe bullgarëve të papunë është rritur 15-fish në vetëm tetë vjet,duke shtuar frikën se ata po kthehen në njëburim shpenzimi në rritje për shtetin, tregojnë shifrat e reja, shkruan “The Telegraph”. Një në pesë emigrantë nga dy vendet e Europës Lindore në moshë pune nuk janë të punësuar dhe norma vijon tëpërkeqësohet teksa vazhdojnë të emigrojnë edhe mëshumë njerëz. […]
Zgjedhjet greke: Kriza e ardhshme e euros
Pse zgjedhjet e parakohshme paralajmërojnë rrezik të madh për Greqinë – dhe euron Që kur shpërtheu kriza e euros në fund të vitit 2009, Greqia ka qenë pranë ose në qendër të zemrës së saj. Ajo është vendi i parë që ka siguruar një paketë shpëtimi, në maj të 2010-s. Ajo ka përfaqësuar temën e debatit të përsëritur mbi largimin e mundshëm nga monedha e vetme (e ashtuquajtura Grexit, dalja greke) në 2011 dhe përsëri në vitin 2012. Ai […]
“Çfarë mund t’i ndodhë Greqisë dhe euros nëse Tsipras fiton zgjedhjet?”
Çfarë mund t’i ndodhë Greqisë (dhe euros) nëse Tsipras fiton zgjedhjet? Partitë greke kanë filluar të krijojnë aleanca për fushatën e ardhshme zgjedhore, e cila premton të jetë e jashtëzakonshme, jo vetëm për Greqinë, e mësuar tashmë me surpriza, por për të gjithë Europën, me të majtën anti-Trojkatë Syriza-s, e cila është në krye të sondazheve nw votimet qw do tw mbahen nw 25 janar, shkruan Il Sole 24 Ore. Një fushatë elektorale e nxehtë dhe e polarizuar Zgjedhjet […]
Perspektiva ekonomike botërore për 2015: Më mirë se 2014, por jo dhe aq
OK, le të emocionohemi të gjithë në lidhje me vitin 2015. Sigurisht, ekziston Ebola dhe Vladimir Putin dhe terrorizmi i shtetit islamik. Europa Perëndimore i është kthyer”hardallosjes” ekonomike, rimëkëmbja e Japonisë është lëkundur përsëri dhe Kina duket sikur t’i jetë drejtuar rritjessësaj më të ngadaltë që nga viti 1990. Por ka edhe gjëra të mira qëndodhin. Sip.sh.,shitjet fort të mira të automjeteve rikrijueseose RV prodhuarnë Indiana Veriore! “Ne jemi duke u rimëkëmbur-ne jemi shëruar”, thotë DeraldBontrager, kryetar i Shoqatës sëIndustrisë […]
Eurozona “rimerr veten” në vitin 2015 pas ngadalësimit të fundit…
Pas tre tremujorësh të parë relativisht inkurajues, muajt e fundit të 2014 janë përballur me ritmin e rimëkëmbjes së ngadaltë dhe rigjallërimin e frikës për të ardhmen afatgjatë të Eurozonës. Pritshmëritëjanëse rreziqetqenësorendaj rimëkëmbjes do tëmbeten, sidomosnëseGreqia do tëdalënga euro dhe se pengesatkryesorendaj rritjes kanënevojë të trajtohen në qoftë se ekonomitë e Eurozonës duhet të prosperojnë në terma afatmesëm. Por 2015 duhet të shohëdisa ‘rryma të kundërta’ të kthehen në favor – përfshirë efektin e vonuar të një euroje të dobësuar, […]
Euro: Parashikuesit e BE-së perceptojnë më shumë dhimbje
Euro pritet të dobësohet në 1.14 dollarë në fund të vitit, një nivel që për herë të fundit është arritur në vitin 2003. Parashikimet e tjera nuk shkojnë më shumë se 1.2 dollarë, ndërsa më pesimistët nuk i japing më shumë se 1.1 dollarë Në mes të rrugës së konferencës për shtyp të majit të presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, në Bruksel, euro u rrit në nivelin e saj më të fortë gjatë ekzistencës së saj. Më […]
Parashikimi i rritjes për Europën Juglindore
Parashikimi i rritjessëKomisionitEuropian (KE)përEuropënJuglindore, nuk është i mirë. KE tanimë pret një tkurrje prej 0.7% në Kroaci për këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës së brendshme, mjedisit të dobët tëbiznesit dhe performancës sëtregut të punës. Ndërsa kjo është vetëm pak më e ulët se parashikimi i majit për një tkurrje 0.6%, në 2015, KE e ka ulur parashikimin e saj të rritjes nga 0.7% në vetëm 0.2%, në pritje të një rënieje të vazhdueshme të kërkesës së brendshme […]
Lehtësimi sasior i Eurozonës: A do të nisë së shpejti?
BQE-ja mund të nisë aplikimin e programit të shumëpritur në fillim të 2015-s Me mbylljen e vitit 2014, Banka Qendrore Europiane (BQE) sinjalizoi rritje të gatishmërisë për të ndjekur programin e madh të lehtësimit sasior (QE) – duke krijuar para për të blerë aktivet financiare – në mënyrë që të eliminojë inflacionin ende tepër të ulët. Një ndërmarrje e tillë do të kërkonte blerjen e obligacioneve kombëtare, një politikë aspak e këndshme në Gjermani, vendi që në fakt e mbështet […]
Raporti BSH: Përkeqësimi i kredisë prek gjithë rajonin
Në rajon, kredia për sektorin privat shfaqet e pak e përmirësuar gjatë vitit 2014, e nxitur kryesisht nga rritja e qëndrueshme e kredisë për individë. Në një krahasim që Banka e Shqipërisë ka bërë për ecurinë e ndërmjetësimin financiar vëren se, ecuria e aktivitetit kreditues në Shqipëri është afër mesatares së rajonit. Por, Shqipëria dallon nga trendi i përgjithshëm – përmirësimi i aktivitetit kreditues të saj udhëhiqet nga kredia për biznese dhe jo nga ajo për individë. Zhvillimet në kredinë […]
Kursi i këmbimit 2014
Monedha e përbashkët e ka mbyllur vitin 2014 me një mesatare prej 140 lekësh, pothuajse në të njëjtat nivele me një vit më parë, sipas treguesve mesatarë të përpunuar nga Monitor, në bazë të të dhënave të përditshme të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse në tregjet ndërkombëtare euro ka qenë e dobët, sidomos në gjysmën e dytë të vitit, në tregun e brendshëm ajo ka rezistuar, duke reflektuar kërkesën e fortë për monedhën e përbashkët, e lidhur kjo dhe me rritjen […]
100 më të klikuarat 2014
Rritja e shpejtë e penetrimittëinternetitnëShqipërivitet e funditkandryshuarmënyrën se sinjerëzit (sidomostërinjtë) mendojnë e sillen, karevolucionuarkomunikimindhe median, kandryshuarformat e tëbëritbiznesdhetëreklamuarit. Jacilatjanë 100 faqet më tëklikuaranë vend Nga Ornela Liperi Vetëm 2500 përdorues interneti numëroheshinnëShqipërinëvitin 2000. Më se njëdekadë më vonë,më shumë se 1.8 milionëshqiptarëhyjnënëfaqetëndryshme online, duke kërkuarinformacione, duke lexuarlajme, duke punuar, duke uargëtuar, komunikuar, duke krijuarlidhje me tëtjerëtdhetëtjeraalternativa pa fund, që zhysin shumëkënd në botën virtuale për minuta e orë të tëra gjatë një dite apo nate. Rritja e […]
Interneti, si po e ndryshon botën
Interneti na mundëson të ‘flasim’, pa pasur nevojë të marrim në telefon. Duket sikur telefonat tanë gjenden mes nesh thjesht që të mund të shmangim njerëzit me të cilët nuk duam të flasim, ndërsa dërgojmë mesazheme ata që duam. ‘Flakët’ e humbura po lidhen; familjet po komunikojnë më shumë; miqtë nuk po e humbasin njëri-tjetrin dhe lidhjet profesionale mund të lulëzojnë. Ka pasur gjithashtu një rritje të takimeve online; jo më shkesi të shëmtuara në bar dhe takime tëçuditshme të […]
Vit gri për industrinë
Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve nuk janë optimiste se do të rrisin aktivitetin e tyre këtë vit. Shumë pak prej tyre njoftojnë për investime të reja, ndërsa në disa industri raportohen biznese të mbyllura. Mes një kërkese të ulët e mundësi të pakta investimi, biznesmenët duhet të organizohen këtë vit, të paguajnë më shumë taksa Prej vitit të kaluar, sipërmarrja shqiptare kishte filluar të parashikonte përballjet me këtë vit, por së fundi, kur taksat shtesë janë të shkruara e […]
Ndërtimi pezull
Këtë vit, sektori i ndërtimit nuk pritet të jetë dinamik. Lajmi i dhënë në ditët e para të janarit se do të lejohen ndërtimet për arsye banimi, nuk e ka rritur aspak entuziazmin e ndërtuesve, e për më tepër nuk ka kompensuar efektin negativ që dha vendimi i gjashtë muajve më parë për të pezulluar të gjitha lejet e ndërtimit. Sipas Hajredin Fratarit, vetë sipërmarrësit nuk janë të interesuat të investojnë në ngritjen e pallateve të banimit për sa kohë […]
Industria nxjerrëse nuk dorëzohet
Nuk do të mund të ruajnë ritmet e rritjes së vitit të kaluar, por do të eksportojnë më shumë se vjet, pavarësisht çmimeve më të ulëta. Dy kompanitë kryesore në krom e bakër lajmërojnë investime prej dhjetëra miliona eurosh… Në një “luftë” me shitjet do të jetë këtë vit industria e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve. Çmimet e ulura që gjatë vitit të kaluar, i kanë përgatitur ato për një vit më të vështirë në shitje dhe eksporte, ndonëse […]
Fasoni, në rrugëtim të pasigurt
Sipërmarrësve të veshjeve dhe këpucëve u duhet të ecin me barrën më të rëndë të taksave e pasiguritë e shumta që ofrojnë tregjet me të cilat punojnë… Nuk do të vuajnë për porosi këtë vit kompanitë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Një rimëkëmbje e vazhdueshme e kërkesës në gati dy vitet e fundit u ka dhënë fabrikave shqiptare ritmin e viteve të kaluara të punës. Por, sipërmarrjet që vlerësohet të kenë zënë me punë mbi 100 mijë persona, […]
Bujqësia dhe agropërpunimi, në kahe të kundërta
Nuk është vetëm ndërtimi që kërkon të gjejë “strehë” në bujqësi. Si promovimi nga ana e qeverisë, edhe shterimi i burimeve nga sektorë të tjerë, po bëjnë që toka të shihet me më shumë interes nga sipërmarrës, por edhe politikanë e punonjës të administratës shtetërore. Ka nga ata që kanë blerë disa hektarë tokë bujqësore për të zhvilluar agroturizmin. Edhe “besnikët” e bujqësisë, fermerët, kanë shtuar interesin për të mbjellë më shumë. Sipas Ruzhdi Konit, prodhues i fidanëve të perimeve […]
Call Center, mundësi punësimi
Nëse ka një sektor që hap dyert për punë, është ai i shërbimeve call center. I filluar me aktivitet në apartamente të vogla, sot është zgjeruar duke konkurruar me një tjetër sektor historik fason, atë të veshje-këpucëve. Numri i të punësuarve në këtë sektor i kalon 10 mijë, ndërsa duhet të kemi parasysh që ka shumë të rinj që angazhohen në periudha sezonale, si në verë. Përfaqësuesit e Intercom Data Services bëjnë të ditur se kanë në plan të punësojnë […]
Konfindustria, barra e qeverisë e tepërt, na mjafton problemi i çmimeve të ulëta
Për përfaqësuesit e biznesit, 2015-a do të ishte një vit i vështirë dhe këtë e parashikuan ndërsa qeveria planifikonte të ndërmerrte hapin e dytë në një vit për të rritur sërish taksat. Konfindustria nuk ka tashmë hije dyshimi mbi mbarëvajtjen e sipërmarrjeve, anëtarë të saj. Mbështetur në të dhënat e mbërritura pranë Konfindustrisë nga industri të sektorëve të ndryshëm, përgjithësisht parashikimet janë për një vit të vështirë edhe krahasimisht me 2014-n. Natyrisht edhe planet e zhvillimit të operatorëve janë konservatore. […]
Optimizmi “i tepruar” i BSH
Vrojtimet e fundit të Bankës së Shqipërisë, të cilat i përkasin gjysmës së dytë të vitit të kaluar, flasin për rritje të besimit të konsumatorëve e, në mënyrë më të kufizuar, edhe të biznesit. Në raportin e fundit të saj të Politikës Monetare, BSH vëren se, “kushtet monetare stimuluese, reduktimi i primeve të rrezikut, rritja e besimit të agjentëve ekonomikë dhe përmirësimi i ekonomisë botërore, pritet të mbështetin një rritje më të shpejtë gjatë tremujorëve në vijim”. Sipas vrojtimit të […]