Karburantet, ulen çmimet dhe marzhet e fitimit pas presionit publik
Media, Kuvendi dhe rrjetet sociale kanë ushtruar shumë presion për faktin qëShqipëria ka çmimet më të larta. Shoqëritë reagojnë dhe ulin marzhet e fitimeve Debati për çmimin e karburanteve ka përfshirë ethshëm gjithë Shqipërinë gjatë muajve të fundit, për shkak të nivelit më të lartë të naftës dhe benzinës në Shqipëri krahasuar me rajonin dhe vendet e BE-së. Në publik është krijuar bindja se shoqëritë e hidrokarbureve rrisin menjëherë dhe në një masë më të madhe çmimet kur rritet […]
Si po përqendrohet tregu i karburanteve
Si u ngushtua tregu në dy-tre kompani. Importi përqendrohet nga Kastrati nëPortin e Durrësit dhe Everest nëPortin e Vlorës. Hyrje-daljet nga tregu, falimentimet dhe transaksionet në biznesin e karburantit Tabela e subjekteve të falimentuara gjatë vitit 2014 përmban dhe tre kompani të hidrokarbureve Taçi Oil, Kuid dhe Fisheku, ndërkohë qëshitje-blerjet e aksioneve janë bërë rutinë në industrinë e hidrokarbureve. Vit pas viti, treguështë ngushtuar si gryka e një hinke dhe tashmë ka marrë formën e oligopolit(http://caa.gov.al/decisions/read/id/507) sipas përcaktimeve të […]
Tregu, që xhiron 1.6 miliardë dollarë
Rreth 162 miliardë lekë ose rreth 1.6 miliardëdollarë është tregu i karburanteve për transport (përjashtuar naftën bruto) që kanë xhiruar kompanitë e naftës në Shqipëri për vitin 2013. Kastrati, është sipërmarrja më e madhe në vend në këtë sektor. Me një xhiro prej rreth 64 miliardë lekësh, kompania e tregtimit të naftës, pa një rritje të qarkullimit vjetor me 35% gjatë vitit 2013. Një biznes i vështirë do ta quante Luigji Aliaj, një ndër aksionerët dhe drejtuesit e Kastratit, që […]
Gjysma e errët e çmimeve të ulëta të naftës
Mbi 500 punonjës nga industria e naftës humbën vendet e punës këtë muaj dhe qindra të tjerë rrezikojnë largimin.Kompanitë e naftës, në mbijetesë.Eksportet dhe të ardhurat buxhetore nga renta, në rrezik të ri nga çmimet e ulëta. Efektet negative në ekonomi, përpos përfitimeve të ulëta të konsumatorëve nga rënia e çmimit në tregjet globale Fakti qëShqipëria nuk po përfiton nga ulja e çmimeve të naftës ka zënëkëto ditëhapësirën më të madhe tëopinionitpublik, madje është shndërruar edhe nëmision politik për opozitën. […]
Tërheqja e investimeve do ta çojë çmimin në 200 USD për fuçi
Ulja e çmimeve të naftës ka hyrë në një cikël interesant industrinë, e cila në një periudhë të mëvonshme mund tëbëhet shkak për rritje tepër të lartë tëçmimeve. Paralajmërimin e ka bërë sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Abdullah El-Badri, i cili thotë se, çmimet mund të fluturojnënë 200 USD për fuqi në rast se operacionet e kërkimit tërhiqen nga investimet e larta teknologjike, për shkak tëçmimit të ulët. Duke folur përBloomberg në Londërjavën e kaluar, ai paralajmëroi se investimet e […]
Banka e Shqipërisë parashikon humbje për 2015-n
Për herë të parë, Banka Qendrore pritet të ketë humbje rreth 207 milionë lekë. Investimet në godina dhe rënia e të ardhurave, arsyet kryesore. Guvernatori i ardhshëm: si do ta kthej bankën te fitimi Banka Qendrore e Shqipërisë rrezikon të dalë me humbje në fund të vitit 2015 për herë të parë në historinë moderne të sistemit bankar me dy nivele në Shqipëri (nga viti 1992). Nga një rekord fitimesh në vitin 2009 prej rreth 10 miliardë lekësh (rreth 83 […]
Kriza financiare, pasojat e saj dhe rasti Tscipras
Ezopi shumë shekuj më herët e pat bërë të qartë: “Duhet aftësi e madhe të bësh gjënë e duhur në kohën e vet.”; “Kush kapet pas hijes, humb të vërtetën.”; “Krenaria e tepruar i paraprin disfatës.”; “Kush ngul këmbë në diçka të pamundur, shkon drejt shkatërrimit.”; “Çdo e vërtetë ka dy anë. Është mirë t’i shohim të dyja, para se të shpallim cilët jemi.” Në fillim të vitit 2010, qeveria e Kryeministrit Papandreu rezultoi me një borxh publik që arrinte […]
Rruga e “luftës” së Athinës, në 4 data kyçe për të ardhmen e Greqisë (dhe tonën)
18 Shkurt 2015 Raundi i tretë për të votuar në Parlamentin e ri, Presidentin e Republikës. Në këtë rast, mjafton mazhoranca e deputetëve. Kryeministri Tsipras duket gati të hapë rrugën, për kreun e ri të shtetit, një kandidat konservator të Demokracisë së Re, si komisioneri europian Dimitris Avranopoulos, madje ose Costas Karamanlis, ish-kreu i Demokracisë së Re, para pasardhësit Antonis Samaras. 28 Shkurt 2015 Skadon programi me pjesën europiane të kreditorëve ndërkombëtarë, ndërkohë që plani i ndihmës së FMN-së do […]
Kosovë: Protestat me pasoja për ekonominë e vendit
Protestat e shumta pritet të kenë pasoja në ekonominë e vendit, sidomos në imazhin që duhet të ketë Kosova për investitorët potencialë. Kështu ka pohuar eksperti i çështjeve ekonomike, Nagip Skënderi, për RTK-në.Profesor Skënderi vlerëson se protestat kanë më tepër motiv politik, mirëpo pasoja do të ketë më shumë në ekonomi. “Mendoj që këto dot’i sjellin pasojatë pariparueshme vendit, sidomos në raportet ekonomike me jashtë, në humbjen e imazhit. Vendi ynë është munduar vitet e fundit të stabilizojë me jashtë […]
Greqia kërkon reduktim borxhi. Po ç’ndodh pas kësaj me fqinjët e varfër?
Akti i parë zyrtar i Aleksis Tsipras si Kryeministri i ri i Greqisë ishte vendosja e një buqete të vogël me trëndafila në memorialin e Luftës së Dytë Botërore. Ai kujton ekzekutimin me pushkatim të 200 aktivistëve kryesisht komunistë nga ushtarët nazistë. Ky veprim ishte tejet simbolik dhe jo vetëm për shkak se Tsipras kryeson një parti të quajtur Syriza, akronim i Koalicionit të së Majtës Radikale, shkruan Bloomberg. Ardhja në pushtet e Kryeministrit 40-vjeçar e ka pozicionuar atë përballë […]
Hekurudha Shqipëri–Kosovë, së shpejti nis projekti
Ministrat e Transportit dhe Infrastrukturës të Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë një takimi në Prishtinë, shprehën angazhimin për një bashkëpunim me hapa të shpejtë dhe konkretë. Haxhinastodeklaroi se tema e bisedës me ministrin Zharku ishte Rruga e Kombit, që kërkon koordinim dhe shërbim nga të dyja palët. “Sfidë e madhe është që t’i japim sa më shumë vitalitet, qarkullim kësaj arterie të rëndësishme mes dy vendeve. Gjithashtu kemi folur për mundësitë për shërbimet portale të Shqipërisë. Jemi në fazën e rivlerësimit, […]
Bullgari: Kabineti bën publik programin e qeverisjes
Këshilli bullgar i Ministrave publikoi programin e detajuar të qeverisjes në faqen e internetit të qeverisë. Programi u bë publik vetëm pas mbledhjes së parë të Këshillit për Zhvillim, raporton e përditshmja elektronike“Dnevnik”. Këshilli për Zhvillim, i cili u themeluasë fundmi, është organi ku partitë e koalicionit qeverisës do të diskutojnë çështje të kontestueshme. Programi ka 177 faqe dhe përmban 21 kapituj – secili prej tyre mbulon një fushë të caktuar të politikës. Në seksionin mbi politikën e jashtme, qeveria […]
S&P afirmon vlerësimin e kreditit për Kroacinë: Perspektivë e qëndrueshme
Agjencia e vlerësimeve, Standard &Poor’s (PS) Ratings Servicesafirmoi vlerësimin e kreditit kombëtar afatgjatë dhe afatshkurtërnë monedhë tëhuajdhe vendasenë Kroaci në ‘BB / B’, me një perspektivë të qëndrueshme, duke parashikuar se ekonomia kroate do takapërcejë recesionin në gjysmën e 2015-s. Vlerësimet pasqyrojnë pikëpamjen e analistëve të S&Pse mungesa e reformave strukturore dhe fiskale vazhdon të pengojë rritjen ekonomike dhe të hedhë hije dyshimi mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike të vendit. Kroacisë gjithashtu i mungon konkurrueshmëriaekonomike, thonë analistët, duke vënë […]
Pse ra liria ekonomike
Krahasuar me vendet fqinje, Shqipëria ka përkeqësuar kushtet e lirisë së të bërit biznes. Barra e lartë fiskale vlerësohet të ketë dhënë ndikim negativ në lirinë e biznesit dhe klimën e investimeve. Ulja e nivelit të lirisë ekonomike në Shqipëri erdhi me rritjen e taksave. Në studimin e Lirisë Ekonomike për vitin 2015, Heritage dhe Wall Street Journal, rendisin tre fusha të përkeqësuara mes dhjetë fushave të veprimit, mbi të cilat bazohen treguesit e lirisë. Ato janë: liria e biznesit, […]
Përkeqësimi, pasojë e taksave dhe politikës qeverisëse
Flet Ridvan Bode, ish-ministër i Financave Sipas ish-ministrit të Financave janë një sërë veprimesh të qeverisë që lidhen me rritjen progresive të taksave. Rritjen me 50% të taksave mbi korporatat, por edhe rritjen e të gjitha taksave të tjera që lidhen me aktivitetin ekonomik, me tregtimin dhe industritë. Krahasuar rritjes së taksave, problem shqetësues, sipas z. Bode, është respektimi i kontratave. Javës së kaluar, ai u shpreh për mediat se këtu është prekur rëndë siguria juridike e biznesit, siguria juridike […]
Rezultatet rekord të Apple
Grupi amerikan ka publikuar rezultatet për tremujorin e fundit të vitit 2014, të cilat treguan xhiro dhe fitime rekord. Midis nëntorit dhe dhjetorit, Apple realizoi performancat më të mira të historisë së saj. Kurrë më parë, grupi amerikan nuk kishte shitur kaq shumë produkte dhe nuk kishte pasur kaq shumë përfitime. Performancat janë të mrekullueshme dhe “të vështira për t’u kuptuar”, komentoi drejtori ekzekutiv, Tim Cook, përballë analistëve. Ja çfarë duhet mbajtur parasysh nga këto rezultate. Përfitime historike për […]
Për një ngastër më shumë…
Interesi i shtuar për investimet në bujqësi pritet të gjallërojëtregun e trojeve, i cili gjatë vitit2014 shënoi minimumin historik të transaksioneve. Çmimet kanë rënë ndjeshëm me 20-30 në 2014-n: Është koha për të blerë, përpara se gjallërimi i kërkesës t’i rrisë ato sërish Disa kohë më parë, teksa udhëtoje në autostradën që lidh kryeqytetin me Durrësin, ishte thuajse e pamundur të mos vije re tabelat që të ofronin blerje të trojeve. E njëjta situatë paraqitej edhe në rrugët dytësore, […]
“2014, kërkesë e ulët për troje, rifillimi i ndërtimeve do të rrisë çmimet”
Intervistë me drejtorin e Real Estate, Dev Information, z. Dritan Caka Kërkesa për troje ka rënëvitin e shkuar. Si paraqitet sitata këtë vit? Lidhur me kërkesën për troje vitin e shkuar dhe në vazhdim po ju konfirmoj se vitin e kaluar doli një vendim nga qeveria, e cila bllokoi të gjithë interesin për troje pasi, edhe nëse e blinte dikush, nuk dihej se si do të vazhdonte më tej. Kjo pasi udhëzimi i qeverisë bënte të ditur që këto […]
Kujdes me kalimin nga ndërtimi në bujqësi
Rastet e suksesshme të ndërtuesve që u bënë fermerë nuk mungojnë në Shqipëri. Interesi është rritur ndjeshëm së fundi. Me ndihmën e ekspertëve të bujqësisë, po ju japim disa këshilla për të shmangur rrezikun në këtë dështim. Kur ndërtimi ishte ende në lulëzimin e tij, Agron Ramilli, tregtar e ndërtues, vendosi të investojë në blegtori. Rreth shtatë vite më parë, Monitor shkruante për tendencën ndryshe të sipërmarrësve, kur z. Ramilli bleu dhjetëra krerë lopë. Sot, z. Ramilli e ka konsoliduar […]
Investoni në bujqësi, por kujdes
Flet Ismail Beka, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ) Investimet në bujqësi, alternativë, trend dhe sfidë për sukses. Interesi për të investuar në bujqësi duhet të shkojë deri aty sa të mos tjetërsojë origjinalitetin tonë në prodhimin bujqësor e blegtoral. Çdo tentativë përtej kësaj rrezikon qëndrueshmërinë e investimit Veçanërisht dy-tre vitet e fundit ka mjaft biznesmenë shqiptarë, që në fushat e tyre të veprimtarisë, kanë suksese dhe kanë krijuar kapitale të lira, po synojnë të gjejnë rrugë të reja për […]
Ekonomia e optimizmit
Debati ‘ndizet’ mbi objektivat që bota duhet t’i vërëvetes për 2030 “Jeta e njerëzve në vendet e varfra do të përmirësohetmë shpejt në 15 vitet e ardhshme se sa në çdo kohë tjetër në histori. Dhe jeta e tyre do të përmirësohet më shumë se e kujtdo tjetër. “Këto janë parashikimet e Bill dhe Melinda Gates në raportin e tyre vjetor, publikuar më 22 janar. Filantropët e pasur presin qënorma e vdekshmërisë foshnjore të përgjysmohet deri në vitin 2030, […]
Edukim dhe klas: Aristokracia e re e Amerikës
Me rritjen e rëndësisë së kapitalit intelektual, privilegji është kthyer gjithmonë e më shumë në trashëgimi Kur kandidatët për emërimin presidencial republikan do tëradhiten në skenë për debatin e tyre të parë në gusht, mund të ketë tre pretendentë, baballarët e të cilëve do tëkandidojnë gjithashtu për president. Cilido që fiton mund të përballet me bashkëshorten e një ish-presidenti vitin e ardhshëm. Është e çuditshme që një vend i themeluar mbi parimin e armiqësisë ndaj statusit të trashëguar të jetë […]
Eksportet -2014
Eksportet kanë shënuar në 2014-n ritmet vjetore më të ulëta të rritjes që 2009, duke u zgjeruar me vetëm 3.7%. Duke përjashtuar 2009-n, ky është ritmi më i ulët i rritjes së ksporteve në dekadën e fundit. Ndikimin kryesor në këtë performancë të dobët e ka dhënë rënia e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, grup që deri një vit më parë ishte motori kryesor i eksporteve shqiptare. Peshën kryesore këtë vit e kanë mbajtur tekstilet e këpucët. Sipas të […]
Ndryshon norma bazë
BSH: Ekonomia po përshpejtohet, çmimet me tendencë rritëse Banka e Shqipërisë ka argumentuar në një deklaratë për shtyp vendimin e saj për uljen e normës bazë nga 2.25% në 2%. Sipas deklaratës, ekonomia shqiptare shënoi përmirësim në gjysmën e dytë të vitit 2014, por presionet e përgjithshme inflacioniste mbetën të dobëta dhe inflacioni vazhdoi të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse në rritje, kërkesa agregate është ende e pamjaftueshme për të siguruar shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese […]
Dhoma Amerikane: Mosbotimi i udhëzimit për TVSH ka krijuar amulli për biznesin
Dhoma Amerikane, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur shqetësimin për mospublikimin e udhëzimeve që do të bëjnë të mundur zbatimin e ligjit të ri të TVSH-së. Ligji “Për Këshillin Ekonomik Kombëtar”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, detyron administratën shtetërore, që të publikojë projekt-aktet me efekt në sektorin e ekonomisë dhe që këto projekt-akte të konsultohen për një afat prej 60 ditësh përpara se sa akti të marrë fuqi juridike. Kjo ka qenë edhe një nga kërkesat e Dhomës […]
Vetëbesimi i munguar
Me shumë gjasa, në mes të kësaj jave, Banka e Shqipërisë do të ketë edhe kreun e ri të saj, madje i dihet edhe emri. Ai do të jetë Genti Sejko, sepse është kandidatura e vetme në procedurë parlamentare, për të cilën mazhoranca duket se ka gjetur paqen mes vetes. Ky rezultat i pritshëm i jep zgjidhje një ngërçi të krijuar në drejtimin e Bankës Qendrore, të krijuar pas zbulimit të një supevjedhje, për të cilin ish-guvernatori Fullani, ende nën […]