Gara e bankave, më të shpejtët e 2014-s
BKT, Credins, Intesa Sanpaolo, Veneto, Union janë bankat që kanë shënuar rritjen e të lartë të aktiveve, por dhe kredive e depozitave në 2014-n. Gjatë 2014-s ka vijuar ulja e peshës së bankave me kapital grek, të cilat zinin 16.8% të totalit të aktiveve, nga 17.8%, që ishte kjo peshë një vit më parë. Në fund të 2014, sistemi bankar kishte 6794 punonjës, me një rritje të lehtë prej 1.3% në krahasim me fundin e një viti më parë. Numri […]
Kemi objektiv të blejmë një bankë tjetër në rajon
Flet z. Seyhan Pencapligil – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare Këto blerje ose shkrirje të mundshme do të ndodhin dhe kjo do të ndihmojë në fuqizimin e stabilitetit të sektorit financiar, duke çuar gjithashtu në konkurrencë të ashpër në treg, nga i cili do të përfitojnë klientët dhe ekonomia Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe bankës tuaj gjatë vitit 2014? Sistemi bankar shqiptar ka ruajtur strukturën dhe stabilitetin gjatë 2014-s. Volumi i aktivitetit u rrit […]
Duhet të gjejmë projekte të mira për të financuar
Flet z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe kryetar i Shoqatës së Bankave Ne do të vazhdojmë të mbështesim ekonominë shqiptare, por duhet të jemi të kujdesshëm rreth nivelit të kredive me probleme, që është ende një shqetësim. Trendi pozitiv rënës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe niveli i NPL-ve në përgjithësi duhet të zbresë drejt një niveli të arsyeshëm. Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe bankës tuaj gjatë vitit 2014? […]
Bankat janë përpara sfidave të mëdha dhe po ndërmarrin ndryshime të rëndësishme
Flet z. Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania Në rastin e blerjeve, nuk është e thënë që, ata që teorikisht mund të pëlqejnë të lënë tregun, mund të gjejnë një blerës që është i gatshëm të hyjë në të; ndoshta ne mund të vëzhgojmë vetëm shitje dhe blerje të thjeshta të pjesëve të aktiveve midis bankave që janë tashmë të vendosura këtu Si do ta vlerësonit ecurinë e sistemit bankar dhe të bankës tuaj […]
Të vijojnë përpjekjet për monitorimin dhe menaxhimin e kredive me probleme
Flet Drejtori i Pergjithshem Ekzekutiv (i komanduar) i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa. Sfidat kryesore mbeten: konsolidimi i tregut bankar, ristrukturimi i shtrirjes së bankave në treg për të optimizuar kostot, si dhe në mënyrë të veçantë ulja e nivelit të kredive me probleme Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe të bankës tuaj në vitin 2014? Gjatë vitit 2014 nuk u vunë re luhatje të mëdha në secilin prej indikatoreve të rëndësishëm të sistemit bankar lokal, i […]
Mjedisi makroekonomik ka qenë tepër sfidues në 2014-n
Flet z. Frédéric Blanc, drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale Albania Rritja ekonomike ka filluar të përmirësohet kohët e fundit, por është ende në nivele të ulëta dhe ajo që është më e rëndësishme, bizneset ende po hezitojnë për të investuar dhe individët po shtyjnë vendimet për blerje, që po kontribuon në kërkesën e ulët për hua Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe bankës tuaj gjatë vitit 2014? Mjedisi makroekonomik ka qenë tepër sfidues në 2014-n, i […]
Rritja ekonomike shton mundësitë për sistemin bankar që të financojë ekonominë
Flet Z. Ioannis Antoniadis, Drejtor Ekzekutiv i Komanduar, Banka NBG Albania Në listën e sfidave të sektorit, është gjetja e zgjidhjeve për çështjet ligjore me të cilat po përballen bankat, si për shembull, zgjidhja e kredive me probleme dhe vonesa, problematika që ka lidhje me regjistrimin dhe hipotekimin e pronave, vështirësitë në ekzekutimin e kolateraleve, etj. Si e vlerësoni performancën e sistemit bankar dhe bankës tuaj gjatë vitit 2014? Sistemi bankar në Shqipëri është shumë likuid dhe stabël. Bankat […]
Risqet afatshkurtër dhe afatgjatë
Flet Adela Leka – Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Disa nga sfidat e sistemit bankar janë dhe do të mbeten të lidhura ngushtë me ecurinë e përgjithshme të ekonomisë së brendshme, duke filluar me uljen e nivelit të kredive të këqija, vështirësitë në ekzekutimin e kolateraleve dhe rritjen e kërkesës, e duke u finalizuar me besimin për qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe situatës politike Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe të bankës tuaj në vitin 2014? […]
Presim të bëjmë edhe një blerje tjetër gjatë këtij viti
Flet z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank dhe nënkryetar i Shoqatës së Bankave Kjo blerje do të jetë momenti më i rëndësishëm dhe më impaktues, për bankën tonë, jo vetëm për vitin 2015 por edhe për më gjerë Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe të bankës tuaj në vitin 2014? Viti 2014 mund të vlerësohet një vit i mirë për sistemin bankar shqiptar. Kjo sidomos gjykuar në krahasim me vitet e mëparshme. Ato vite, […]
Bankat dhe ekonomia, në syrin e një bankieri të huaj
Flet z. Daniele Scavaortz, Drejtori i Veneto Banka në Shqipëri Sistemi bankar mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik, ne duhet të jemi promotorë të këtij zhvillimi, duke i orientuar operatorët ekonomikë drejt rrugëve të shëndosha të ekonomisë… Natyrisht, ka ndryshime në krahasim me Italinë apo vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian. Gjithashtu, ka edhe shumë të përbashkëta, ndoshta edhe disa pluse. Daniele Scavaortz, Drejtor i Përgjithshëm i institutit italian bankar Veneto Banka, që operon në vendin tonë, mendon […]
Sfidues është liberalizimi i tregut dhe modernizimi i institucioneve të tjera
Flet z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i First Investment Bank Bankat mund të japin kontributin e tyre maksimal në përputhje me mundësitë e tyre në ekonominë e Shqipërisë. Përmirësimet në kuadrin ligjor dhe funksionimin e tij do të kishin ndikim shumë pozitiv në uljen e nivelit të kredive me probleme. Si e vlerësoni ecurinë e sistemit bankar dhe të bankës tuaj në vitin 2014? Sistemi bankar në Shqipëri është i mirëstrukturuar dhe gjatë vitit 2014 pati ecuri të […]
Nis gara për telefoninë e tretë celulare
Bordi i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka marrë vendim për hapjen e garës për telefoninë e tretë mobile dhe brezin e ri frekuencor për territorin e Kosovës. Në njoftimin e ARKEP-it, thuhet se më 12 mars, ky autoritet ka marrë vendim që të hapet ankandi publik për një brez të ri frekuencor, që nënkupton hapje të tenderit për telefoninë e tretë mobile, shkruan “Kosova Sot”. Në bazë të këtij vendimi të bordit të ARKEP-it, edhe operatorët […]
MF: Nuk ka rritje page për sektorin shtetëror
Ministria e Financave ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit në sektorin shtetëror nuk pritet të kenë rritje page. Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, qeveria e Kosovës ka nisur reformën në administratën publike, pjesë e së cilës është edhe hartimi i Ligjit për pagat, nëpërmjet të cilit shteti synon të rregullojë këtë fushë në mënyrën më të mirë të mundshme, por burime pranë MF konfirmojnë për mediat vendase se nuk do të ketë rritje page. ASK: Janar […]
Hungarezët bashkohen me çekët dhe polakët në konkurrencë me brokerat rumunë në bursën e Bukureshtit
Institucioni kryesor financiar i brokerimit hungarez, Concorde Securities,do të fillojë operacionet në tregun e kapitalit rumun. Concorde është i pari institucion hungarez financiar brokerimi që hyn në tregun rumun, duke iu bashkuar firmës çeke Wood&Co., e cila filloi veprimtarinë e saj lokale në 2008-n, dhe firmës polake Polish Ipopema Securities, e cila hyri në treg në 2014. Kjo hyrje e re pritet gjithashtu të sjellë investitorë të rinj për aksionet e listuara në Bursën e Bukureshtit dhe konfirmon interesin më […]
Kroaci: Pezullohen kërkimet për naftë dhe gaz në Adriatik
Fillimi i kërkimeve për naftë dhe gaznë Adriatik do të shtyhetedhe për disa muaj për shkak të shqetësimeve të ngritura nga fqinjët detarë të Kroacisë. Kompanitë që kanë marrë licenca për të eksploruar naftë dhe gaz në Adriatikun kroat do të duhet të presin muaj përpara se tënënshkruajnëkontratat e tyre dhe të nisinaktivitetet e eksplorimit. Agjencia e Hidrokarbureve të Kroacisë, Cha, organi përgjegjës për menaxhimin e tenderëve në eksplorimin e hidrokarbureve, tha për BIRNse çdo gjë do të duhet të […]
Google hap zyra të reja në Bullgari
Google ka konfirmuar planet për zgjerim në Bullgari, pas gati dy vjetësh ku qarkulloninzëra dhe spekulime rreth njëlëvizjeje të tillë. Kompania e regjistruar Google Bulgaria EOOD,së bashku me autoritetet lokale në fillim të këtij muaji dhe median lokale, raporton se njësia do të fokusohet në aktivitete komerciale, në vend se R&D (Kërkim dhe Zhvillim). Gjiganti i teknologjisë bëri një lëvizje të ngjashme në Lituani rreth së njëjtës periudhë. Të dy degët përfundimisht do të kryesohen nga Graham Law, drejtor i […]
Bosnjë: BE avancon me paktin e paraanëtarësimit
Bashkimi Europian i dha dritën e gjelbër paktit të shumëpritur me Bosnjën, hapi i parë drejt anëtarësimit të mundshëm të bllokut pas vitesh tëstanjacionit politik dhe ekonomik. Masa është pjesë e një mekanizmi të ri, udhëhequr nga Gjermania dhe Britania, për të nxitur reformën dhe për të adresuar zemërimin dhe acarimin në mesin e qytetarëve të zakonshëm boshnjakë që nxitën trazira civile të paprecedenta në shkurt të vitit të kaluar. Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA) është një pakt përparaaderimit që gjeneron […]
Vendimi që fut në dhe të 187 bizneset e internetit
Vendimi i Rregullatorit të Telekomunikacioneve (APEK) për të mos lejuar transmetimin e internetit nëpërmjet linjave kabllore ajrore pas 30 majit rrezikon seriozisht aktivitetin e 187 operatorëve të fushës dhe furnizimin e popullatës me internet. Bizneset pohojnë se, në kushtet kur bashkitë nuk japin leje për linjat e nëndheshme, ky afat është i pazbatueshëm. Operatorët sjellin prova se, AKEP po favorizon hapur segmente të veçanta në treg Pasi i kanë lënë të përdorin çdo lloj mënyre për të shpërndarë internetin […]
Ministri kroat i Mjedisit: “Ekonomia e riciklimit të mbetjeve” pritet të krijojë vende të reja pune
Ministri kroat i Mbrojtjes së Natyrës dhe Mjedisit, Mihael Zmajloviç, tha se industria e deponimit të mbeturinave do të krijojë rreth 12,000 vende të reja pune për vendin. Gjatë fjalimit të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare për menaxhimin e mbetjeve, Zmajloviç tha se Kroacia do të fillojë administrimin sistematik të mbeturinave në të 300depozitat e saj të mbeturinave, e quajtur “ekonomia qarkore”, e cila do të prodhojë rreth 12,000 vende të reja pune. Vendet e reja të punës në seksion […]
Të ardhurat në buxhet bien me 1.3%
Për gjithë vitin 2015, financat kanë parashikuar që të ardhurat në buxhet do të rriten në vlerë absolute me 13%. Me të ardhurat për 2-mujorin që kanë një tendencë negative, rritja në muajt e tjerë duhet të jetë shumë e lartë, në mënyrë që financat të kapin planin dhe të mos detyrohen të rishikojnë në ulje buxhetin. Shefi i FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ka pohuar se në rast se do të ketë tendencë tëvazhdueshme të rënies së të ardhurave, […]
Dita Ndërkombëtare e Lumturisë: Cilët janë njerëzit më të lumtur të Europës?
Holandezët dhe danezët janë më të lumturit e Europës, sipas një raporti të Bashkimit Europian Gjatë festës së Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, Bashkimi Europian publikoi një raport mbi lumturinë (dhe pakënaqësinë) në të gjithë BE-në, bazuar në një studimtë kryernëtë gjithë bllokunnë vitin 2013. Raporti mund të mbështesë thënien se “paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, sepse në bazë të asaj që deklaruan europianët, shëndeti i mirë është shumë më i rëndësishëm për të qenë i lumtur. Anketa u […]
Të ndihesh “i gjelbër”
Tregjet në zhvillim, të zhytura në borxhe,i drejtohen mbijetesës sëligët të dollarit Në botën e ekonomisë, një hartuespolitikashngrihet mbi gjithë të tjerët. Kreu i bankës qendrore amerikane, Janet Yellen, kryeson një ekonomi prej 17 trilionë dollarësh. Perandoriae konkurrentittë saj më të afërt, Mario Draghi, arrin në një shifër relativisht të vogël prej 10 trilionë dollarësh. Në krye të kësaj, roli global i dollarit nënkuptonse znj. Yellen ka një ndikim të madh jashtë vendit, duke influencuar më shumë se9 trilionë […]
Greqia përballë Gjermanisë: ‘Flirte’ të rrezikshme
Referencat për kompensime dhe kërcënimet për konfiskimin e pasurive gjermane nuk do të zgjidhin problemet ekonomike të Greqisë Kriza greke nuk është thjesht një kaos ekonomik. Gjithmonë e më shumë, ajo po kthehet nënjë kaos gjeopolitik gjithashtu. Alexis Tsipras, Kryeministri i vendit, partia e majtëradikale e të cilit, Syriza, u përfshi në qeveri pas zgjedhjeve të përgjithshme të janarit, është përpjekur të lëvizë fort “levat” e politikës,duke filluar nga ‘miklimet’ për Vladimir Putin deri te kërkesa për dëmshpërblimelufte nga […]
Bilanci i energjisë elektrike, 2014
Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2014 u ul me 0,8 perqind krahasuar me vitin 2013. Sasia e energjisë së prodhuar në vend dhe shkëmbimi i energjisë elektrike rezultoi 7.794 GWh. Prodhimi neto vndas i energjisë elektrike përbën 60,6 përqind të energjisë në dispozicion për konsum. Sasia gjithsej e prodhuarnë vend gjatë vitit 2014 është 4.726 GWh nga 6.959 GWh e prodhuar gjatë 2013, e cila rezultoi me rënie prej 32,1 përqind. Burimi kryesor […]
Lati: Celularët, do të hetojmë sërish për shtyrjen e barazimit të tarifave brenda dhe jashtë rrjetit
Bushati: “Mund t’u tregoni shqiptarëve se, duke u futur në paketa ofertash, futen në grackë. Thojeni hapur!”… Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, i është përgjigjur shqetësimit të Komisionit të Ekonomisë lidhur me situatën e krijuar në tregun e celularëve, ku dy kompanitë më të rëndësishme po rrisin rëndësinë e tyre në treg dhe për më tepër janë duke ngritur barriera të larta për lëvizjen e konsumatorëve nga një kompani në tjetrën. Tjetër shqetësim është shtyrja e vendimit […]
Librat e shitblerjes Ndryshon sërish afati i dorëzimit, tani është data 10
Data e dorëzimit të librave të shitblerjes ka ndryshuar sërish, vetëm dy muaj pasi në ligjin e ri të TVSH-së ishte përcaktuar që librat duhet të dorëzoheshin jo më vonë se data 14 e çdo muaji. Në një ndryshim të fundit të ligjit për TVSH-në, botuar në Fletoren Zyrtare, specifikohet se në pikën 5, të nenit 68 “Libri i shitjeve dhe libri i blerjeve”, fjalët “jo më vonë se data 14” zëvendësohen me fjalët “jo më vonë se data 10”. […]
Sigurimet, dymujori: Primet rriten 16.7%; paguhen 7.6% më shumë dëme
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar– shkurt 2015 kapën vlerën mbi 2,007 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në periudhën janar–shkurt 2014, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë periudhës janar–shkurt 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 141,650 me një rritje prej 5.13% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.36% të vëllimit të përgjithshëm […]
Mes marrëveshjeve qeveritare e lobeve të forta private
Më shumë se një vit pas marrëveshjeve të para, qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës intensifikuan përpjekjet për të rritur tregtinë, duke zhvilluar një tjetër mbledhje të përbashkët, duke nënshkruar më shumë marrëveshje se në janarin e 2014-s. Një vit pas përpjekjeve, tregtia mbetet e ulët. Marrim vetëm 1% të importeve nga Kosova dhe dërgojmë 7% të eksporteve tona. Bizneset ankohen për lobingje që mbështesin mallrat serbe. Lobe që vlejnë shpesh më shumë se marrëveshjet mes dy qeverive Gjatë muajve […]
Që rezultati të jetë i qëndrueshëm!
Performanca ekonomike e Shqipërisë po shpërfaqet si një monedhë me dy pamje të kundërta, që e bën të vështirë përcaktimin e vlerës së saj. Nisja e disa reformave, në energji, pensione, arsim, ndërhyrjet e forta rregullatore, apo paketa stimuluese të veçanta, premtojnë potencialisht uljen e risqeve buxhetore, rritjen e mbështetjes në investime dhe relaksimin në përgjithësi të tregut. Edhe operatorët ekonomikë, megjithëse me vështirësi, kanë nisur një ringritje dhe besimi i tregut ka nisur të jetë mbi mesataren, sipas […]