Rezultatet e munguara!
Nëse ka asete me të cilat Shqipëria mund të krenohet, ato janë pozicioni gjeografik dhe burimet e bukuritë natyrore. E k onsideruar si një portë hyrëse e Ballkanit, vendi ynë fare mire mund tëshërbente si një qendër rajonale, që do tëzvogëlonte dukshëm një nga disavantazhet e saj, atë të tregut të vogël konsumator. Gjeografia e larmishme, që nga bregdeti, liqenet e mallet duhet të kishte sjellë bilanc tepër pozitiv të të ardhurave nga turizmi, por do të kishte nxitur dhe agroindustrinë apo bujqësinë bio. Me mineralet e shumta e arin e zi, buxheti I shtetit nuk duhet ta kishte problem tësiguronte të ardhura të mjaftueshme për të ulurborxhin e për të financuar projekte investimesh.
Por, kujemi sot?! Shqipëria po konkurrohet pa mëshirë nga fqinjët,që po arrijnë të tërheqin më shumë investime në garën rajonale, ku më agresivja është Serbia. Vendi,në pjesën më të madhe,ka një bilanc negative në të ardhurat ngat urizmi, me paratë që shqiptarët shpenzojnë jashtë, që janë më të larta se ato që të huajt sjellin në Shqipëri. Mungesa e kapaciteteve të mëdha turistike na ka lënë të varur nga shpenzimet e turistëve ditorë dhe atyre që vijnë nga Kosova. Shqipëria ka sot një bilanc negative dhe në produktetbujqësore, në raportin 1 me 6 apo 7 në favor të importit. Ndërsa ngjarjet e ditëve të fundit, ku Marinzë sidoliujiizi, treguan se sa pak transparente kishte qenë marrëveshja koncesionare me kompaninë më të madhe shfrytëzuesetënaftës, Bankers Petroleum,dhe sapak kishte fituar buxheti I shtetit dhe të gjithë shqiptarët nga kjo pasuri e madhe natyrore (PatosMarinza konsiderohet si fusha e dytë më e madhe mbi tokë në Europë, përsa I përket rezervave të naftës.
Specialja e këtij numrit të revistës Monitor sjell një sere rastesh investimesh të mëdha të projektuara në turizëm e fusha të tjera, që u vanitën sa hap e mbyll sytë. Investime, që në rast se do të kishin nisur do të kishin hedhur piketat e një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe do të kishin amortizuar ndjeshëm efektet e krizës globale.
Por, çfarë ka shkuar keq?! Pse vendi nuk po arrin të shfrytëzojë avantazhetqë ia kafalur natyra?! Stepja e investitorëve ngakriza e pas 2008-s është njëfaktor i jashtëm. Por faktorët e brendshëm janëshumë më dominues dhe u duhet kushtuar shumë më epër vëmendje. Më kryesori duket se është çështja e pronësisë, që ka mbajtur peng zhvillimin e zonavetë lira ekonomike dhe parqeve industriale, por dhe projekteve të mëdha në turizëm e gjetkë. Mungesa e një linje të qëndrueshme nga qeveritë, që anuloj në projektet e njëra-tjetës, ndryshimet e shpeshta dhe të paparashikueshme ligjore janë të tjerë element që po ndikojnë negativisht në perceptimin që kanë investitorët për vendin. Monitor sjell raste kur investitorë me projekte të mëdha po zvarriten prej katër vitesh, duke pritur përmirësime ligjore pa pare ende dritën jeshile për realizim.
Pavarësisht rritjes së taksave, Shqipërisa sërish vlerësohet atraktive nga investitorët seriozë, teksa korrupsioni, barrierat administrative, informaliteti –që janë të evidentuara në tëgjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare- janë element më të mëdhenj pengues se barra fiskale.
Janë të gjithë këtofaktorëqë e kanë privuar vendin nga miliarda euro investime vitet e fundit. Tashmë që krizai kabërë investitorët shumë të të kujdesshëm dhepërzgjedhës ështëkoha të reflektojmë nga gabimet dhe tërregullojmëproblemet e të kaluarës, përndrysheShqipëria do vazhdojë të humbë garën rajonale, përkundrejt fqinjëve,qëd uket se avantazh kryesor kanë shtetin më të forte dhe mirëqeverisjen.