Papunësia, thembra e Akilit, duhet pakt kombëtar
Flet Adrian Civici, Rektor i UET Rritja në nivelet 3% është optimiste, pasi shumë elemente të ekonomisë shqiptare nuk shkojnë në të njëjtin sens e shkallë optimizmi. Treguesit fiskalë të dy-tre muajve të parë të 2015-s provojnë një lloj tendence jo pozitive, për faktin se janë më ulët se një vit më parë, por janë dhe më tëulët se planifikimi. Kjo tregon se kanë vepruar dy-tre faktorë: Së pari, intensiteti dhe zhvillimi i ekonomisë nuk është në ato nivele që […]
Thellohet kriza për “cash”
Situata e likuiditeteve në ekonomi vlerësohet të jetë përkeqësuar këtë vit. Bizneset pohojnë se burimet e financimit kanë shteruar.Moskreditimit i është shtuar edhe mungesa e injektimit të parave nga qeveria nëpërmjet investimeve. Taksat e rritura dhe grumbullimi i borxheve të prapambetura të energjisë kanë përkeqësuar konsumin dhe për pasojë, kanë krijuar një zinxhir të ri borxhesh Nga Blerina Hoxha Pas një relaksimi që pësoi situata e likuiditetit në ekonomi vitin që shkoi nga shlyerja e 32 miliardë lekë […]
Problemi i emigrimit duhet të zgjidhet në vend, në kufi
Arben Malaj, profesor Universiteti i Tiranës Treguesi i besimit është më shqetësuesi, pasi është ai që ndikon mbi konsumatorin dhe investimin privat. Nga studimi i bërë nga Banka e Shqipërisë rezulton sejanë katër faktorë që kanë ndikuar në këtë besim të ulët. Faktori i parë është njëvlerësim për gjendjen ekonomike në tërësi. Nuk mbështet optimizëm, besueshmëri. Së dyti, është elementi i pritshmërive, ndoshta këtu ndikon pak dhe ambienti i përgjithshëm politik, politikat sociale, realizimi në kohë i tyre, mbërritja deri […]
Zhgënjimi i dyfishtë i emigrantëve
Epidemia e emigracionit nuk ka prekur vetëm të varfrit. Shtresa e mesme ka rritur aplikimet në ambasada. 80% e të kthyerve për të rinisur jetën në Shqipëri siç raporton INSTAT janë të zhgënjyer. Deri kur do të vazhdojë vala e emigracionit dhe pasojat që na duhet të përballemi Çdonjëri që habitet dhe përpiqet të gjejë arsye se kush po i gënjen shqiptarët që po braktisin vendin masivisht, të mosçuditet hiç, veç të kujtojë bisedat që ka bërë me miqtë, […]
Riorganizimi i pakicës
Biznesmeni që revolucionarizoi tregtinë me pakicë në Shqipëri, kur në vitin 2005 krijoi hipermarketin Euromax, i rikthehet sërish pasionit të vjetër. Grupi Balfin është në diskutime për të marrë rrjetin problematik të supermarketeve Carrefour. Detajet e marrëveshjes pritet të bëhen publike këtë javë Almark shpk është emri i kompanisë që të shfaqet në krye të faturës gjatë një blerjeje në rrjetin e supermarketeve Carrefour. Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në datën 3 prill 2015 dhe […]
CMB Albania: Do të operojmë vetëm me shumicë, është shlyer 80% e detyrimit
Burime të afërta me çështjen pohuan për Monitor se deri në fund të javës së kaluar CMB kishte shlyer 80% të detyrimeve ndaj furnitorëve dhe pjesa e mbetur do të paguhet në ditët në vazhdim… CMB Albania, kompania që kishte deri tani në pronësi rrjetin e shitjes me pakicë, Carrefour ka bërë të ditur në një njoftim për shtyp se ka ndryshuar emrin në Qendra e Shpërndarjes së Ushqimit dhe se do të përqendrojë aktivitetin e saj në biznesin […]
Tradita shqiptare në Expo Milano
Fërgesa e Tiranës, qoftet ose kërnackat e Korçës, përshesh me gjel deti, petanik me fasule në formëtrekëndëshi, brusketa me bukë tip kulaç me djathë Mishavinë nga Malësia e Madhe, sheqerpare Dibre, tespixhe Shkodre, ballokume Elbasani, petullaKorçe të vogla me mjaltë, dhallë e përzier me nenexhik të freskët e lista mund të vazhdojë pa fund. Këto janë disa prej ushqimeve tradicionale shqiptare, që dallohen për unikalitetin, cilësinë dhe shijen e tyre. Si një vend mesdhetar, Shqipëria është një vend i përshtatshëm […]
Expo Milano 2015
Italia do të mirëpresë nga 1 maji deri më 31 tetor 2015 Panairin Expo-Milano, që do të bashkojë, në hapësirën e gjerë ekspozuese të ndërtuar në Milano, më shumë së 150 vende dhe Organizata Ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, OJQ-ve dhe shoqërisë civile. Me rreth njëzet milionë vizitorë që do të vizitojnë Milanon, ekspozita pritet të konfirmojë karakteristikat e ngjarjes me karakter të vërtetë universal që, duke filluar nga ekspozita e parë në Londër më 1851, ka […]
Kosova dhe bashkëpunimi rajonal
Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Kosovës është pikërisht sfidanë lidhje me stabilizimin politik të Kosovës. Analizuar në kuadër të ideve më të hershme në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, ideja e një zone të përbashkët ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, është një derivat i idesë që, në fakt, përshin Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, që nga pikëpamja ligjore ndërkombëtare justifikohet me marrëveshjen e njohur si CEFTA 2006. Në kontekstin e mësipërm, ideja e një zone të përbashkët ekonomike duhet […]
Agrobiznesi si potencial ekonomik, vëmendja te serat bujqësore
Konferenca “Mbështesim risitë në agrobiznes, serat, një potencial i madh për t’u eksploruar!”, e zhvilluar për herë të dytë, solli në vëmendje të medias dhe të pranishmëve ditën e sotme rëndësinë e agrobiznesit në ekonominë e një vendi, organizim ky nga Intesa Sanpaolo Bank Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ambasadës Italiane në Tiranë, Dhomës Italiane e Tregtisë dhe Kooperacionit Italian për Zhvillim. Konferenca e organizuar në tre panele mirëpriti folës të rëndësisë […]
Nafta vijon me fitime
Nafta iu drejtua përparimit të gjashtë javor, teksa spekulimet e reja se dërgesat e Lindjes së Mesme ka të ngjarë të ndërpriten si pasojë e sulmeve ajrore saudite në Jemen zhvendosën fokusin nga zgjerimi i furnizimit të tepruar amerikan. Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtuanpranë nivelit më të lartë të këtij viti, dhe janë rritur3.4 për qind javën e kaluar. Sulmet nga një koalicionvendesh kryesisht sunite myslimane kundër kryengritësve shiitë shënjuan […]
Rigjallërohen kontratat e së ardhmes së grurit europian
Kontratat e së ardhmes së grurit europian në Paris u rritën lehtazi të mërkurën e kaluar teksa tregu rigjallëroi nivelin më të ulët 5-mujor të arritur në fillim tëditës. Gjendja mbeti pesimiste si pasojë eperspektivës për korrje të bollshme globale dhe shqetësimevendaj kërkesës së grurit. Gruri i majit përkontratën kryesore Nr. 2 të Euronext u mbyll jozyrtarisht 0.75euro më lart ose 0.4 për qind në183.50 euro një ton. Në tregtinë e hapjes ai kishte rënë në 181.25 euro, shifra më […]
Sektori i ndërtimit, 59.76% pa kontrata pune
Më shumë se gjysma e punëtorëve në sektorin e ndërtimit në Kosovë janë pa kontrata pune. Në këtë sektor evidentohen edhe më tepër shkeljet sa i përket pushimit mjekësor, orëve të punës, kompensimit në rastet e lëndimeve në punë dhe mungesa e mjeteve për siguri në punë. Qendra për Politika dhe Avokim, nga monitorimi që ka realizuar për zbatimin e ligjit të punës për siguri dhe shëndet, ka deklaruar se sektori i ndërtimit ka shkeljet më të mëdha në këtë […]
Projektligji që ndalonte lojërat e fatit, tashmë i pavlefshëm
Me përfundimin e mandatit të legjislacionit të kaluar janë kthyer në pikën zero të gjitha projektligjet që kanë qenë në procedurë në Kuvend, përfshirë edhe projektligjin që ndalon lojërat e fatit. Ky projektligj ishte hartuar bazuar në rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili gjithashtu kërkonte rregullim të këtij sektori. Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se rregullorja e Kuvendit e përcakton që procesi kthehet në pikën zero, shkruan “Koha Ditore”. “Për shkak të shpërbërjes […]
Kroaci: Grabar-Kitaroviç: Vendi ka nevojë për konsensus që të kapërcejë krizën
Pa dialogun dhe konsensusin e mjaftueshëm politik, Kroacia nuk do të jetë në gjendje të kapërcejë krizën ekonomike, tha Presidenti kroat, Kolinda Grabar-Kitaroviç, në një intervistë me televizionin slloven. Gjatë intervistës që zgjati për një orë, e cila u zhvillua në Lubjanë pas takimit të presidentit austriak, Heinz Fischer, presidentit slloven Borut Pahor dhe Grabar-Kitaroviç, presidenti kroat foli për bashkëpunim në fqinjësi, marrëdhëniet me Slloveninë, rolin global të Bashkimit Europian, gjendjen ekonomike dhe sociale në Kroaci dhe përpjekjet e saj […]
FMN: Rritja e PBB-së së Bullgarisë 1.2% në 2015, 1.5% në 2016
Ekonomia bullgare pritet të rritet në terma të moderuar këtë vit dhe vitin e ardhshëm, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në 2015-n, FMN thotë se PBB do të rritet 1.2% dhe në 2016 prodhimi bruto do të rritet me 1.5%. Kjo është më pak në krahasim me vitin e kaluar, kur rritja shënoi 1.7%. Parashikimet e FMN-së publikuar si pjesë e raportit të Perspektivës Ekonomike Botërore, sugjerojnë se Bullgaria nuk mund t’i varë shpresat e saj mbi rritjen […]
Malossë: Mos ekzagjeroni kërcënimin e zhvendosjes së prodhimit të Reanult
Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (EESC) Henri Malosse thotë se kërcënimi që vjen nga zhvendosja e prodhimit të makinave Renaults nga Rumania është i ekzagjeruar; në një konferencë për shtyp në fund të vizitës së tij në Rumani, ai theksoi se megjithatë, infrastruktura ka nevojë për një përmirësim të shpejtë. “Qeveria siguroi grupin Renault se autostrada [Pitesti-Sibiu] do të jetë gati në 2020, edhe pse afati fillestar ishte 2018. Unë nuk jam përfaqësues i Renault këtu, por investimi […]
Azerbajxhani pritet të marrë pjesë në privatizimin e kompanive
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, përmblodhi vizitën e tij në Azerbajxhan, duke thënë se ishte hapur një mundësi për marrëdhënie edhe më të mira ekonomike me Azerbajxhanin, pas vizitës së delegacionit serb në Baku, sipas mesazhit të postuar në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Informacionit të Serbisë referon Tanjug. “Unë mendoj se ne kemi lënë një përshtypje të mirë”, – tha kryeministri për gazetarët pas një vizite dyditore në Baku, ku delegacioni serb u takua me zyrtarë të qeverisë […]
Serbi: Ekonomia nuk pret shenja pozitive; Nevojitet rritje konsumi
Ekonomia serbe nuk mund të presë rezultate pozitive gjatë 2015 në mungesë të rritjes në konsumin familjar dhe eksporte, tha Shoqata Serbe e menaxherëve (SAM). ‘Nga pikëpamja e ekonomisë, konkluzioni është se ka një ngadalësim në ciklin e biznesit, një prirje në rënie në konsumin familjar dhe një tregues se ky trend do të mund të vazhdojë gjatë gjithë 2015, ‘tha për Tanjug presidenti SAM, Milan Petrovic pas takimit me anëtarët e Këshillit Fiskal. Qëllimi është të përmirësojmë performancën e […]
Si po rindahet “torta”?!
Telenovelat turke pushtojnë ekranet e disa televizioneve kryesore, duke “imponuar” një model të debatueshëm të zgjedhjes së programacionit në kërkim të një shikueshmërie më të lartë. Rezistenca e Top Channel bën që ky i fundit të humbë kryesimin e audiencës, ndonëse mbetet i pashqetësuar nga kjo lloj konkurrence… Nga Ornela Liperi Nuk është aspak e lehtë gara për audiencë në televizionet shqiptare. Veç “luftës” brenda llojit, që itundon shikuesit për të ndërruar sa më shpesh telekomandën, vitet e […]
Argëtimi i fundjavës
“Në nivel familjeje, nuk ka ndryshime të mëdha midis fundjavës dhe ditëve të javës në terma të të parit televizor. Gjithsesi vihen re ndryshime gjatë mëngjeseve të fundjave 08:00 – 10:00, ku familjet shohin pak më tepër TV sesa gjatë ditëve të zakonshme të javës. Ndërkohë që pasditja, segmenti 16:00-20:00,dominohet nga emisionet e ditëve të javës ndaj edhe HUT[1]është mëi madh”, pohon Çela. Gjatë fundjavës, sipas Telemetrix, fasha kohore “Prime Time” pëson një zhvendosje/shtyrje prej afërsisht 1 orë, në krahasim […]
Pesë programet kryesore për televizion
Top Channel, kryesojnë “Portokalli” dhe “Big Brother” “Portokalli”vijon të jetëprogrami më i ndjekur i Top Channel, me një rating mesatar prej rreth 21%. Por, konkurrenca me telenovelën “Dashuri e ndaluar” në TV Klan ka bërë që emisioni i preferuar i humorit prej vitesh të humbë nga torta e audiencës. Një vit më parë, ai arrinte një rating mesatar prej rreth 30%. Në edicionin e tij të tetë,interesi për “Big Brother” ka rënë ndjeshëm, çka ndihet dhe në mediat e shtypura […]
Kanalet informative, ABC News ngjitet në vend të dytë, pas News 24
News 24 ka vijuar të ruajë avantazhin e të parit, jo vetëm si televizioni që prezantoi fillimisht një format të tillë, por edhe që ka arritur të tërheqë audiencën kryesore në zhanrin e vet. Sipas burimeve nga Telemetrix, paraqitja grafike përfaqëson “Share” mesatar të çdo minute gjatë javës 06-12/04/2015 për disa nga kanalet informative (News Channels).Kryesisht kjo tipologji kanalesh ka një trend shikueshmërie të pandryshuar në kohë, pra nuk pëson luhatje të papritura gjatë një jave specifike. “Kanaliteleviziv News 24 […]
Top Channel: Konkurrenca e telenovelave është afatshkurtër, do të shtojmë prodhimet tona
Të ndjekësh audiencën apo ta orientosh atë. Përballja e dy modeleve “të kundërta”, Top Channel, që refuzon telenovelat për t’u përqendruar te prodhimet e veta dhe pranon humbje, që sipas tij janë afatshkurtër dhe Klan, që ka shtuar transmetimin e prodhimeve turke në ‘prime time’, si një mjet për të fituar audiencë, por nuk ka hequr dorë as nga prodhimet e veta, që dhe ato kryesojnë me audiencë… Që kur hyri fort në treg, më se një dekadë më […]
Po përgatitemi për spektaklin e radhës “Made in TV Klan”
Flet Albert Dumani, drejtor i Programacionit në TV Klan Me prodhimet e veta, që transmetohen prej një kohe të gjatë (“E diela shqiptare”, “Opinion”, “Zonë e lirë”, “Takimi i Pasdites”, etj.), TV Klan ka arritur të krijojë një audiencë të qëndrueshme, që konkurron programe të ngjashme në kanalet e tjera televizive. Strategjia e transmetimit të telenovelave turke dhe indiane, disa prej tyre në prime time, i dha një tjetër hov këtij televizioni, që tashmë kryeson në audiencë. Albert Dumani, drejtor […]
Telenovelat turke, pse kanë audiencë të lartë
Flet Alban Tartari, doktorant i medimueve turke Duke ndjekur gjithë historikun e shkurtër 4-vjeçar të telenovelave turke në ekranet shqiptare, mund të thuhet se ato janë “moda e momentit”. Ashtu siç për vite me radhë, telenovelat latino-amerikane ishin më të ndjekurat, tashmë vendin e tyre e kanë zënë telenovelat turke. Ajo që përbën çudi është që këto telenovela po arrijnë edhe më shumë shikueshmëri sesa produksionet amerikane dhe ato italiane. Këto të fundit kanë qenë produksioni më tërheqës për […]
Bizneset familjare: Të kesh dhe të mbash
Firmat familjare do të vijojnë të përfaqësojnë një faktor të rëndësishëm të kapitalizmit botëror për të ardhmen sipas Adrian Wooldridge Familjet kanë qenë gjithmonë në zemër të biznesit. Kompanitëfamiljare janë ndër më të vjetratnëbotë. Hoshi Ryokan, një han në Japoni, është drejtuar nga e njëjtafamilje që prej 718-s. Kongo Gumi, një firmë ndërtimi familjare japoneze, u themelua edhe më herët, në 578, por falimentoi në 2006-n. Familja Antinori ka prodhuar verë në Toskanë që prej vitit 1385 dhe Berettat […]
Biznes i rrezikshëm
Mesazh drejtorit ekzekutiv: Mos u përpiq ta kthesh firmën nëGoldman Sachs Çështja nëse bizneset duhet të përfshihen në sektorin e financës, u zgjidh gjoja në Amerikë pas trazirës së 1929-s, kur u ndalua të përzihet tregtia me sisteminbankar. Por ato rregulla u zbutën dhe shmangën nga GE dhe shumë të tjerë. Në pjesën tjetër të botës debativijoi për dekada të tëra. Rasti për përçarje është i qartë. Menaxherët janë edhe në pozita më tëkëqijapër të trajtuar rrezikun financiar se sa […]
Tregtia e Jashtme e Mallrave 2010-2014
Në publikimin “Tregtia e Jashtme e Mallrave”, INSTAT paraqet ecurinë e volumit tregtar të mallrave, bilancin tregtar dhe informacione të tjera më të detajuara për harkun kohor 2010-2014. Në vitin 2014 vërehet një rritje vjetore prej 3,8 % në eksporte, 6,7 % në importe dhe defiçiti tregtar u rrit rreth 9,4 %. Eksportet mbuluan 46,3 % të importeve, ndërsa një vit më parë ky tregues ishte 47,6 %. Gjatë periudhës 2010-2014, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt […]
Çmimet e naftës: E pazakontë, por normale
Rënia nëçmimet e naftës nuk ka frenuar aq sa pritej shpimin Kur çmimi i naftës ra vitin e kaluar, shumë supozuan se viktimat e para do të ishin kompanitë e vogla amerikane që janë tëspecializuara në nxjerrjen e naftës ‘së pazakontë’ nga shisti argjilor,bitumi i rërës dhe të tilla forma. Në fund të fundit ishte normale të mendoje se me kostot e tyre të larta tëprodhimit dhe borxhet pafund, këto firma kanë qenë në thelb më të prekshme ndaj goditjeve […]
Financat bëjnë kthesën: Të ardhurat në buxhet rriten 3.6% për tremujorin
Pas dy muajsh jo të mbarë, financat kanë përmirësuar ndjeshëm ritmin e rritjes së të ardhurave gjatë muajit mars, duke kthyer trendin rënës për tremujorin (në janar-shkurt, të ardhurat ranë me 1.3% me bazë vjetore). Sipas të dhënave ende paraprake (shifrat ende po rishikohen), totali i të ardhurave për periudhën janar–mars 2015 ishte 86.6 miliardë lekë, apo 3.6% më shumë se e njëjta periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, të ardhurat nga tatimet e doganat rezultojnë me ulje, ndërsa janë […]
Sejko: Problem kreditë e këqija
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është optimist se ekonomia shqiptare po ecën në drejtimin e duhur për të arritur parashikimin e një rritje prej 3% gjatë këtij viti. Genti Sejko, i cili mori pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së, thotë për “Zërin e Amerikës” se institucioni që ai drejton po merr masa për të zgjidhur problemin e kredive të këqija, me qëllim rritjen e nivelit të kreditimit të ekonomisë. Lidhur me kreditë me probleme, Sejko tha se Banka […]
2014, Prodhimi i naftës u rrit me 13.5%, arrin në 1.4 mln tonë
Gjatë vitit që shkoi, prodhimi i naftës u rrit me 13,5%. Sipas të dhënave zyrtare të Albpetrol më 2014 u prodhuan 1 368 328 tonë naftë nga 1 305 330 në vitin 2013. Nga kjo sasi, 45 mijë tonë u prodhuan nga Albpetrol dhe pjesa tjetër mbi 1.33 milionë tonë nga marrëveshjet hidrokarbure. Prodhimi maksimal i naftës është realizuar në vitin 1974 me 2.250.000 tonë naftë/vit (ose 6165 tonë naftë/ditë e barabartë me 38.408 fuçi/ditë). Sasia e gazit, vlerat më […]
Shumë risqe dhe vetëm një vullnet
Ky vit ekonomik për Shqipërinë do të jetë i vështirë edhe për shkak të zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahen në qershor. Përfundimin e mësipërm e mbështesim te sjellja historike sa herë që ka zgjedhje në vendin tonë, por edhe te rrethanat e reja të krijuara gjatë këtij viti. Në çdo vit elektoral, ekonomia vendase ka pësuar stepje të përkohshme, që rrjedhin për disa arsye. Suksesi dhe vijimësia e mjaft bizneseve në Shqipëri vijojnë të jenë të lidhur ngushtë me […]