Turizmi i varfër i “Europës së pazbuluar”
Prioritet i qeverive të njëpasnjëshme, turizmi ende pas një çerekshekulli, është një fushë e pambjellë. I zhvilluar në kushtet natyrale, edhe kontributi i tij në ekonomi mbetet minimal. Ministri Arben Ahmetaj është optimist për një kthesë pozitive të sektorit këtë vit, por Këshilli Botëror i Turizmit, flet për një tkurrje të sektorit në vendin tonë. Kjo sjellje është tërësisht e kundërt me trendin botëror e atë në rajon, ku turizmi do të rritet ndjeshëm Nga Albana Muçaj Ndërsa […]
2015, turizmi botëror do të rritet 3.7%
Ndikimi i udhëtimit dhe turizmit në zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi mund të jetë shumë i madh. Duke zhvilluar biznesin, tregtinë, investimet kapitale, duke krijuar vende të lira pune dhe duke mbrojtur trashëgiminë e vlerave kulturore. Për të kuptuar plotësisht ndikimin e këtij sektori, gjithsesi, qeveritë, hartuesit e politikave e sipërmarrësit kanë nevojë për të dhëna të sakta. Raporti ekonomik vjetor i Këshillit Botëror të Udhëtimit e Turizmit, këtë vit mbulon 184 vende. Udhëtimet dhe turizmi kanë siguruar […]
Të varfër në pasuritë kulturë?!
Për të kuptuar sa pak është bërë për turizmin e vendit, mjafton të shohin raportin e Forumit Botëror të Turizmit. Në renditjen e këtij viti, Shqipëria gjendet në vendin e 127, mes 160 vendeve për pasuritë kulturore. E nëse nuk mjaftojnë shifrat, forumi kujdeset ta thotë edhe me fjalë se një ndër pikat e dobëta të vendit tonë është pasuria e varfër kulturore. Nëse do të fshiheshin qytete të tëra mbi 2000-vjeçare, në mbrojtje të UNESCO-s ose nëse do të […]
Bregdeti një euro, Shqipëria ende “Europa e pazbuluar”
(Marrë nga fjala e ministrit Ahmetaj, në takim me operatorët turistikë) Turizmi është sektor strategjik, sepse turizmi është bërë vetë sektor strategjik, falë punës së vazhdueshme në vite të sektorit privat. Po ta krahasosh Shqipërinë me rajonin ka një ironi fati që ne kemi pronë një nga bregdetet më të bukura në botë, dhe duhet të jemi krenar për pasuritë natyrore që kemi, por në turizëm kemi ngelur mbrapa. Ndërkohë që Zoti na ka dhënë atë pasuri, njerëzit, ne […]
Blerja e borxheve: Zgjidhja për 35 kompanitë që mbajnë peng kreditimin
Faktoringu është një shërbim i siguruar nga organizata të ashtuquajtura “shtëpi të faktoringut”. Këto organizata mbijetojnë me anë të “blerjes” së borxheve të klientëve të tyre. Me fjalë të tjera, ata (klientët) bëjnë një pagesë me vlerë rreth 80% të një borxhi të veçantë të firmës, kurse “shtëpia e faktoringut” paguan pjesën që mbetet (20%), kur ka mbledhur paratë nga debitorët e firmave. Pra i ngarkon klientëve të saj një kuotë për këtë shërbim. Firma kliente ka avantazhin për mospasjen […]
Malaj: Ekonomia po vuan nga mungesa e besueshmërisë
Intervistë me z.Arben Malaj, ish ministër i financave dhe President i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM) Efektet psikologjike ndër biznese dhe konsumatorë janë po aq të rëndësishme sa edhe vendimet teknike në ekonominë modernë. Eksperti i Ekonomisë Arben Malaj, Presidentit i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM), sugjeron, se strategjia më e mirë për të çuar ekonominë përpara është reduktimi i paqartësive të individëve dhe biznesit dhe rritja e pritshmërive pozitive në ekonomi. Aktualisht konstatohet një […]
Kuvendi i kërkon llogari AKEP për moszbatimin e rezolutës së 2014-s
Është përpjekur të jetë i ftohtë dhe i prerë kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Pirro Xhixho në prezantimin e Raportit të Aktivitetit të AKEP për vitin 2014, përballë interesit dhe vëmendjes të deputetëve lidhur me zbatimin e rezolutës së Kuvendit për vitin 2014. Ky i fundit i kishte kërkuar AKEP të kryejë analizën e tregut të telefonisë celulare, duke analizuar në mënyrë të veçantë dominancën në treg të konstatuar edhe nga Autoriteti i Konkurences si institucioni […]
Ato që nuk tha AKEP
(shënim i redaksisë) Ndonëse AKEP e ka pranuar në analizën e vet situatën skandaloze në aspektin e konkurrencës në telefoninë celulare, që ka ardhur si rrjedhojë e diferencimit të tarifave brenda dhe jashtë rrjetit dhe abuzimit me pozitën dominuese të operatorëve kryesorë në dëm të hyrjes në treg të operatorëve më të vegjël, z. Xhixho është munduar ta zbusë situatën përmes raportimit të të dhënave që tregojnë ulje të peshës në treg të Vodafone në 2014. I pyetur nga […]
Europa drejt një tregu të vetëm dixhital, po në Shqipëri a priten konsolidime?!
Komisioni Europian prezantoi së fundmi planin e detajuar për të krijuar një treg unik dixhital, që ishte deklaruar si një nga prioritetet e tij. Qëllimi i tregut unik dixhital është të ulë barrierat rregullatore dhe të kalojë nga 28 tregje ndërkombëtare në një të vetëm. Strategjia e tregut unik dixhital përfshin një sërë veprimesh të synuara që duhen përmbushur deri në fund të vitit të ardhshëm. Ai është i ngritur mbi tre shtylla: (1) aksesi më i mirë për konsumatorët […]
Në rritje apo në recesion
Ndërsa zgjedhjet po afrojnë, zhvillimet ekonomike të këtij fillimviti kërkojnë vëmendjen serioze të qeverisë. Përkeqësimi i disa treguesve, institucionalisht pranohet se ka vënë në rrezik rritjen e pritshme të ekonomisë. Ekspertët thonë se duhen masa emergjente për t’i dhënë dinamikë ekonomisë. Strategjia e kredive me probleme, po, por vlen për periudhë afatgjatë Në daljen e fundit publike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë foli për rritje të ekonomisë në nivele më të larta se vjet, por për herë të parë […]
BSH, rritja në 2015 më pak se 3%
Konsumi i ulët, edhe për shkak të faturave të energjisë Banka e Shqipërisë konfirmon se ekonomia shqiptare u rrit me 2.4% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke siguruar një rritje vjetore prej 1.9% të ekonomisë sonë. Ekspertët vërejnë se rritja u ndikua nga investimet publike dhe zgjerimi i aktivitetit të sektorit të shërbimeve e ndërtimit. Por, vlerësimet e bankës për të njëjtën periudhë, tregojnë se kërkesa private u ngadalësua dhe kërkesa e huaj reduktoi rritjen e […]
Është ulur prodhimi kombëtar në tre muajt e parë
Selami Xhepa, ekonomist Statistikat e tremujorit të parë, statistikat e eksportit, tregtisë së jashtme, fiskale e statistikat monetare po konfirmojnë gjithnjë e më shumë tezën se tremujori i parë i këtij viti ka treguar dobësitë e shfaqura dhe këtë e konfirmon njëkohësisht edhe statistika monetare që ka të bëjë me kontraktimin e sasisë së parasë në qarkullim. Pra, masa monetare në përgjithësi reflekton ose nivelin e çmimeve, ose sasinë fizike të mallrave të prodhuara. Në kushtet kur nuk kemi ndonjë […]
Bie nafta
Çmimet ranë të premten e kaluar pas rritjes më shumë se 2% në seancën e kaluar, nxitur nga ‘tkurrja’ e inventarëve të naftës së papërpunuar amerikane dhe tensioni gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI për dorëzimet e korrikutishte në 60.66 dollarëpër fuçi, ku ra 6 cent në ditë, por gjithsesi duke e mbyllur javën me fitim të lehtë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuareuropiane, Brent për korrikun ra 5 cent66.49 dollarë për fuçipasi […]
“Zhbllokohet” Trepça
Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka miratuar 22 licenca dhe leje për operimin, përfshirë këtu edhe ndërmarrjen “Trepça”, nga 30 aplikime që i kanë shkuar gjithsej këtij komisioni. Ky bord i ka dhënë vetes detyrë që deri më 15 qershor t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe kërkesat e adresuara ndaj këtij komisioni. Këto i ka bërë të ditura Musa Shabani, kryetar i ri i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale gjatë mbledhjes së […]
Fitime befasuese për grurin
Në dritën e një raporti të rëndësishëm‘emetuar’ nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA), që u interpretua gjerësisht si pesimist mbi çmimet e grurit, vlerat ndërkombëtare janë rritur javën e kaluar. Fitimet, të cilat janë përballur me rritjen e kulturës së re australianeme deri 20 dollarë në ton javën e kaluar, me çmimet më të larta për APW në zonën Brisbane, tani në tepri prej 300 dollarësh për ton, i atribuohen një kombinimi të faktorëve themelorë dhe teknikë. Gruri amerikan në […]
Kroaci: HNB parashikon stanjacion të PBB-së gjatë T1
Banka Kombëtare Kroate (HNB) vlerëson se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë (PBB) ka stagnuar në tremujorin e parë të vitit 2015, në krahasim me tremujorin e kaluar. “Treguesit mujorë tregojnë se aktiviteti real ekonomik në tremujorin e parë të 2015’s stagnoi në nivelin e arritur në fund të vitit të kaluar”, -referoi banka në buletinin e saj të fundit. Trendet pozitiveu regjistruan në tregtinë me pakicë dhe ndërtim, ndërsa prodhimi industrial ka rënë me 0.4%, për shkak të një […]
Bullgaria afron Iranin për gazsjellësin Nabucco
Bullgaria i ka bërë thirrje Iranit për t’u bashkuar me tubacionin e gazit Nabucco në harmoni me raundin e ri të bisedimeve të Iran-Group 5 +1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britani plus Gjermani) referuan raportet e medias. Thirrja është përcjellë gjatë takimeve të fundit mes ambasadorit iranian për Bullgarinë,Abdullah Norouzi, dhe Kryeministrit tëBullgarisë, si dhe zyrtarëve të tjerë bullgarë, njoftoi agjencia e lajmeve “Sofia”. Thirrja nga Bullgaria erdhi pasi Presidenti iranian, Hassan Rouhani, javën e kaluar theksoi se Bullgaria […]
Bullgari: Kushte të favorshme investimi për Katarin
Katari është i gatshëm të investojë në instrumentet financiare të ‘emetuara’nga BankaBullgare për Zhvillim dhe Fondi Bullgar i Sigurimit të Depozitave (BDIF), duke mbështetur financimin e programit kombëtar për rinovimin e ndërtesave multifamiljare dhe kapitalizimin e BDIF sipas Ministrisë së Financave të Bullgarisë. Ministri bullgar i Financave dhe homologu i tij i Katarit, Ali Sherif el-Emadi, u takuan në selinë e Ministrisë sëFinancave në Doha. Të dy ministrat e Financave diskutuan mundësitë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh. “Bullgaria mund t’i […]
Rumani: Menaxheri i fondeve rumune sfidon grupin gjerman E.On
Menaxheri i fondit rumun tëinvestimit Fondul Proprietatea (FP) ka filluar një betejë me grupin gjerman E.ON mbi çështjet e qeverisjes korporative. Grupi amerikan, Franklin Templeton, i cili ka drejtuar FP që nga shtatori 2010, pretendoi se disa nga kontratat e konsulencës sëE.ON Romania me degët e saj lokale, në vitet e fundit, kanë qenë të pajustifikuara. Përfaqësuesit E.ON Romaniai hodhën poshtë akuzat. Është hera e parë qëFranklin Templeton sfidon publikisht një kompani të madhe shumëkombëshe në çështjet e qeverisjes së […]
Shtëpitë në bregdet, rritet interesi për fshatrat turistikë
Teksa kërkesa për shtëpitë e pushimit në apartamente është tkurrur ndjeshëm dhe çmimet janë nëtendencë rënëse krahasuar me një vit më parë, ideja e blerjes së një shtëpie në një fshat turistik po lulëzon së tepërmi, e shoqëruar me çmime më të kripura… Nga Deada Hyka Apartamentet në bregdet mund të konsiderohen si një pjesë e vjetër e dëshirave të shqiptarëve, të cilët në bumin e fillimviteve 2000, kërkonin të kishin një shtëpi të dytë pushimi, për sezonin […]
Rumani: Tkurren fitimet e OMV Petrom teksa bien shitjet
Çmimi i ulët i naftës ka ndikuar fuqimisht rezultatet financiare të Romanian Petrom OMV në tremujorin e parë. Grupi Oil&gas OMV Petromu përball me rënien e saj neto të fitimit nga 68% në tremujorin e parë të 2015-s krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, në 77.5 milionë euro. Shitjet e konsoliduara të grupit zbritën me 19%, në 960 milionë euro, sipas raportit tremujor të grupit. “Mbështetur në investimet e mëparshme, prodhimi i hidrokarbureve rumune përparoi në T1 të […]
Orientim drejt objekteve të sigurta
Intervistë me drejtorin e Agjencisë Dev Information, z. Dritan Caka Si kanë qenë shitjet e apartamenteve në bregdet për këtë vit dhe një krahasim më vitin e shkuar? Kërkesat kanë qenë më mirë se sa viti i kaluar, por në drejtim të komplekseve turistike. Jo më pallatet që nuk ofrojnë infrastrukturë, parkim, roje, por fshatrat turistikë. Tek apartamentet,kërkesat kanë qenë shumë të ulëta, si në Durrës, Sarandë, Vlorë. Për sa i përket vijës bregdetare, edhe Shëngjini nuk ka qenë […]
Rënie 35% të shitjeve në bregdet
Intervistë medrejtuesen e agjencisë imobiliare “Tirana Real Estate”, ing. Xheni Jahja Si është kërkesa këtë vit për banesa pushimi? Cilat zona preferohen? Kërkesat për shtëpi në bregdet, duke filluar që nga Gjiri i Lalëzit, e deri në Jug, janë shumë të dobëta. E krahasuar me vitin e shkuar, ka një rënie 35% të shitjeve. Çmimet nuk kanë lëvizur, por tendenca është në ulje. Në rast se ka oferta për një apartament të caktuar, shitësi negocion për ulje çmimi. Në […]
“Kush nuk kujdeset për mbrojtjen, humb lojën”
Nga Deada Hyka Kush nuk kujdeset për mbrojtjen, humb lojën… Kështu thuhet në botën e futbollit, por kjo vlen edhe në ekonomi, ku pritshmëria për zhvillim është më thelbësore dhe idetë “vlejnë miliona”. Mund të kemi dëgjuar (ose edhe jo) për vjedhjen e ideve tregtare apo edhe sekreteve të tilla, një panoramë e cila na ngjason, sapo e dëgjojmë, me një nga filmat thriller apo spiunazhi, ku dy kampe të kundërta “luftojnë” me idetë e tyre që jetësohen në […]
Çmimet në rënie, momenti i duhur për të blerë
Flasin ekspertët e Agjencisë Imobiliare Century 21 Si është interesi për blerje shtëpie në bregdet për këtë vit? -Erin Reka, Durrës: Duke qenë se tani është edhe periudha, ka pasur një interesim për blerje apartamentesh kryesisht në zonën e plazhit. Interes më shumë kanë shfaqur kryesisht shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë që të kenë apartament për pushime në Shqipëri, por edhe kosovarët, të cilët e preferojnë shumë plazhin e Durrësit. Kërkesa ka pasur edhe nga shtetetë tjera si Anglia, Gjermania, […]
“Pronësia industriale, të shumta janërastet e cenimit”
Intervistë me kreun e Drejtorisë së Përgjithshme së Patentave dhe Markave, z. Elvin Lako Çfarë nënkupton Pronësia Industriale? Pronësia Industriale ka si objekt të saj:Shpikjet dhe modelet e përdorimit; Markat tregtare dhe të shërbimit; dizenjot industriale; Treguesit gjeografikë; Topografitë e qarqeve të integruara. Shpikjet mbrohen nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, të cilat lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM). Dizenjot industriale, markat tregtare e të shërbimit dhe treguesit gjeografikë mbrohen nëpërmjet regjistrimit në DPPM.Drejtoria e […]
Gjyqi i ‘B52’ ende i hapur, ne kemi të drejtën e tregtimit
Intervistë me administratorin e “Arseni” sh.p.k, Lavdush Tormetaj Si lindi ideja e tregtimit të pijes energjike B-52? Në vitin 1998, pas disa sipërmarrjeve në disa sektorë, lindi ideja e krijimit të një firme ku në bazë do kishte distribuimin e një game të gjerë produktesh bazuar në nevojat e kohës që tregu kishte. Kështu u krijua “Arseni”sh.p.k., si firma e parë në ato që sot bëjnë pjesë te kompania “ArstlGroup”. Në bazë të përmbushjes së paketës të produkteve, duke […]
Popullsia 2014
Popullsia e Shqipërisë vazhdon të mbetet nën 3 milion që prej vitit 2001, megjithatë ritmi i rënies së saj ka qenë më i lartë përgjatë viteve 2001- 2010, ndërkohë që pas vitit 2010 ritmi i rënies së popullsisë është zvogëluar. Kjo rënie e popullsisë i dedikohet më së shumti migracionit neto, i cili vazhdon të mbetet negativ (flukset dalëse tejkalojnë flukset hyrëse). Megjithatë migracioni neto, pikërisht diferenca ndërmjet imigrantëve dhe emigrantëve gjatë një viti të dhënë, ka pësuar një tkurrje […]
Qeset plastike: “Ndotësi paguan”
Nga Znj. Olijana IFTI Zevendesministre e Mjedisit Me ndarjen e re territoriale, funksionet dhe përgjegjësitë direkte që do të kenë 61 bashkitë e reja me ndryshimin e pritshëm të ligjit për Entin Rregullator të Ujit dhe përfshirjen në të të tarifimit të mbetjeve, zbatimin e parimit “Ndotësi paguan” duhet të fillojë ndryshimi, ku rolin kryesor e ka çdo qytetar i këtij vendi përmes autodisiplinës dhe refuzimit të përdorimit të konfesioneve plastike jo domosdoshmërisht… Edhe pse prej kohësh e […]
Qeset plastike: “Ndotësi paguan” Nga Znj. Olijana IFTI Zevendesministre e Mjedisit Me ndarjen e re territoriale, funksionet dhe përgjegjësitë direkte që do të kenë 61 bashkitë e reja me ndryshimin e pritshëm të ligjit për Entin Rregullator të Ujit dhe përfshirjen në të të tarifimit të mbetjeve, zbatimin e parimit “Ndotësi paguan” duhet të fillojë ndryshimi, ku rolin kryesor e ka çdo qytetar i këtij vendi përmes autodisiplinës dhe refuzimit të përdorimit të konfesioneve plastike […]
Deformimi i madh
Subvencionet që e bëjnë huamarrjen të parezistueshme duhet të eliminohen Mënyra se sivrimat e zeza pengojnë dritën nëpër hapësirë nuk mund të ndikohetnga inteligjenca e njeriut, shkruan The Economist. Në të kundërt, deformimi i madh në ekonominë botërore është tërësisht dorë e njeriut. Është subvencioni që qeveritë i japin borxhit. Gjysma e qeverive të pasura tëbotës umundësojnëqytetarëve tëtyre të reduktojnë pagesat e interesit për kreditëhipotekore nga të ardhurat e tyre të tatueshme; pothuajse të gjitha vendet lejojnë që firmat të […]
Kompanitë botërore përballen me mungesë talentesh
Më shumë se një e treta e punëdhënësve në mbarë botën po përballen me vështirësi për të plotësuar vendet e punës, raportoi konsulenca globale e punësimit Manpower. Manpower anketoi 41,700 menaxherë punësimi nëpër 42 vende në raportin e tij vjetor të ‘mungesës së talenteve’në tre muajt e parë të 2015-s. Ajo gjeti se 38% e menaxherëve nuk mund të gjejnë talentin që i duhet-përqindja më e lartë që nga 2007, 2% më shumë se viti i kaluar. Raporti gjeti sevendet […]
Industria e naftës: Pas OPEC
Firmat amerikane të shistit argjilor janë tanimë prodhuesit që ‘vënë në lëvizje’ tregun e naftës. Shumë naftë, shumë hapësirë për reduktim të kostos Kompani të mëdha bëjnë parashikime tëmëdha mbi fushat e mëdha tënaftës, ndërsa kartelii shteteve të prodhimit tënaftës fikson çmimin për tëqenë sërish i pasur dhe të tjerët, përfshirë naftëtarët më të mëdhenj, fitimprurës. Kjo ishte mënyra se si operonte dikur industria e naftës. Ky model duket se nuk ekziston më, shkruan The Economist. Më 13 […]
Low cost: Hungarezja Wizz Air synon Aeroportin e Kukësit
Drejtori i zhvillimit aeroportual të kompanisë ajrore hungareze low-cost, Wizz Air, i shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, ka zhvilluar një vizitë inspektuese në Aeroportin e Kukësit, për të inspektuar gjendjen në të, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së fillimit të operimit të fluturimeve nga ky aeroport drejt destinacioneve europiane. Kompania ajrore hungareze, Wizz Air, është kompania më e madhe e transportit ajror që operon aktualisht në Maqedoni. Aeroporti i Kukësit përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, […]
FMN: Koncesionet me Partneritet Publik-Privat, rrezik për stabilitetin fiskal
Koncesionet me Partneritet Publik-Privat janë rreziku më i ri fiskal që po i kanoset vendit. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në risimin e katërt të marrëveshjes me Shqipërinë, renditi për herë të parë, formën e re koncesionare ku shteti hyn në partneritet me privatët si një ndër katër rreziqet kryesore për stabilitetin buxhetor të vendit. “Partneriteti Publik–Privat (PPP)” mund të jetë një mënyrë efektive për të shfrytëzuar know-how dhe ekspertizën e menaxhimit të sektorit privat. Megjithatë, ata mund të paraqesin rreziqe të […]
Kriza i sjell në Shqipëri: Bizneset italiane rriten me 19% më 2014
Në vitin 2014, ndërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë u shtuan me 12,6%. Sipas të dhënave të INSTAT, 591 kompani të reja me kapital tërësisht të huaj, por edhe në bashkëpunim me bizneset vendase, janë hapur vitin që shkoi. Shteti që kryeson hapjen e bizneseve të reja në vendin tonë është Italia. Të dhënat tregojnë se numri i kompanive italiane në vitin 2014 u rrit me 19% në krahasim me 2013-n, ku rreth 364 ndërmarrje italiane kanë […]
Të pavarur, apo të papërgjegjshëm?!
Në një treg të rregulluar, autoritetet mbikëqyrëse luajnë rol parësor në garantimin e funksionimit të konkurrencës dhe mbrojtjen e konsumatorëve, me synimin final që përdoruesve t’u ofrohen shërbime cilësore me çmimin e duhur. Si në të gjitha tregjet, edhe në ato të rregulluara, konkurrenca është pa dyshim pozitive, por veçoria është se Regullatori kujdeset, që dominanca e një operatori e mbyllja e hapësirave për të tjerët të mos bëhet shkatërruese për operatorët në treg dhe të mos e mbysë këtë […]