Dilema e borxhit
Që të rritet, ekonomia ka nevojë për borxh, por me sa eficiencë do të përdoret ai… FMN dhe sidomos Banka Botërore, po e “furnizojnë” qeverinë shqiptare me një “lumë” kredish dhe projektesh që synojnë të përshpejtojnë rritjen ekonomike, të nxisin konkurrueshmërinë dhe krijimin e vendeve të punës. Por, a rrezikojmë të futemi në një spirale ku shtimi i borxhit nuk do të arrijë të prodhojë rritjen ekonomike të nevojshme për ta ulur atë (borxhin) në afatin e mesëm, duke […]
Konsolidimi fiskal mbetet objektiv i rëndësishëm
Intervistë me Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri Ne e këshillojmë qeverinë shqiptare të përmirësojë qëndrueshmërinë e borxhit përmes rritjes së nivelit të të ardhurave, përmirësimit të menaxhimit të borxhit dhe përshtatjes së politikave që do të forcojnë tregjet e brendshme financiare. Shqipëria po merr hua në shuma të konsiderueshme nga FMN dhe Banka Botërore, që shtrihen në afatin e mesëm, ndërkohë që planifikon përveç riqarkullimit të eurobondit, të marrë dhe 200 milionë euro të […]
Shqipëria pritet të rritet me 3-3.5% gjatë pesë viteve të ardhshme
Intervistë me zj. Tahseen Sayed, Përfaqësuese e përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Financimi i BB nuk është borxh shtesë. Ai synon të financojë reformat kyçe dhe prioritetet që janë në linjë me aspiratat e zhvillimit të Shqipërisë dhe kontributin në rritjen ekonomike. Si do të jetë e shtrirë dhe si do të përdoret konkretisht plan-mbështetja e Bankës Botërore në tri fushat e deklaruara: rivendosja e qëndrueshmërisë makrofiskale, nxitja e rritjes së sektorit privat dhe krijimi […]
Reformat në pensione dhe energji do të mundësojnë uljen e qëndrueshme të borxhit publik
Intervistë me z. Erion Luçi, zëvendësministër i Financave Në rast se kushtet ekonomike përkeqësohen, politika fiskale do të jetë kundërciklike, duke lejuar shpenzime më të larta dhe zgjerim të deficitit. Kjo është rënë dakord dhe në programin me FMN-në, që lejon kalibrimin e shpejtësisë së konsolidimit fiskal në periudhën afatmesme, në përputhje me ciklin ekonomik. Si do të jetë e shtrirë dhe si do të përdoret konkretisht kredia e Bankës Botërore në tre fushat e deklaruara: rivendosjen e […]
Si “mashtroi” Greqia me borxhin
Prej pesë vitesh, Greqia është kthyer në fëmijën e keq të Europës, duke vënë shpesh në rrezik dhe ekzistencën e monedhës së përbashkët. Por, si mashtroi shteti helen me borxhin? Marrëveshjet me bankat perëndimore, që ndihmuan vendin helen “të fshehë” nivelin e vërtetë të borxheve të tij Deri në vitin 2010, kur gjithçka doli në dritë, Greqia ia doli të fshehë borxhin, duke përdorur instrumente derivative si ‘credit default swaps[1]’. Një sërë mekanizmash “këmbimi” të vëna në punë nga […]
Banka Botërore, bilanci i dy dekadave
Nga kredi 2 deri në 5 milionë dollarë që Banka Botërore jepte në vitet e para të tranzicionit, së fundi, vetëm një projekt financohet me mbi 100 milionë dollarë. Por bilanci i 81 projekteve me financim 2.4 miliardë dollarë në dy dekadat e fundit nuk i ka gjurmët e pastra. Miliona USD projekte të dështuara për shëndetësinë dhe menaxhimin e pronave, por histori suksesi në infrastrukturë dhe arsim. Ja rezultatet që pritet nga financimet 1.2 miliardë USD deri më 2019 […]
Niveli më i mirë i borxhit?!
Balancimi i një buxheti duke rritur taksat, mund të dëmtojë rritjen më shumë sesa po të jetohej me një normë më të lartë të borxhit. Këtu, evidenca akademike është më e qartë. Axhustimet fiskale që varen nga ulje të shpenzimeve janë më të qëndrueshme dhe më miqësore ndaj rritjes sesa ato që varen në rritjen e taksave. Për çfarë niveli të borxhit publik duhet të synojë një qeveri? Një rregull popullor për një nivel të “sigurt” të borxhit qeveritar […]
Dhoma Amerikane për Paketën 2016: Ulni tatimfitimin dhe dividendin, kanë rritur evazionin
Rritja e këtyre dy taksave dy vitet e fundit vetëm sa ka reduktuar bazën e tatimpaguesve dhe nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet… Dhoma Amerikane e Tregtisë ka përfunduar sugjerimet e saj për paketën fiskale, që i janë dërguar Ministrisë së Financave. Dhoma ka përsëritur me forcë qëndrimin e saj për uljen e tatimfitimit, që u bë 15% në 1 janar 2014, nga 10% që ishte më parë dhe dividendit, i cili u bë gjithashtu 15% […]
Rajoni i gatshëm për BE-në; Po BE është e gatshme për rajonin?!
Pavarësisht vështirësive ekonomike, luftës me recesionin e përpjekjeve të lodhshme me Greqinë, Bashkimi Europian ka marrë angazhime për zhvillimin ekonomik të Ballkanit. Rajoni ku tensionet mund të ndizen edhe nga një fluturak në qiell, ka treguar se pret investime nga BE për projekte të përbashkëta rajonale. Infrastruktura e rinia duken dy shtylla të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal. Krerët e shteteve ishin të pranishëm në Forumin Ekonomik të Vjenës “Tiranatalks” Kurrë më qartë se javën e kaluar, zyrtarët e […]
Forumi ekonomik dhe Ballkani Perëndimor
Ashtu si anëtarët origjinalë të BE–së një gjysmë shekulli më parë, e ardhmja mbetet vizioni që ndajnë së bashku këto vende (rishtazi të pavarura), por të brishta dhe dyshuese në mënyrë të ndërsjellë, ndërkohë që liderët e BE po ngurrojnë t’i mirëpresin ato. Vonesa e hyrjes në një të ardhme të pafund e ka zbehur progresin e viteve të fundit mbi paqen dhe stabilitetin në rajon. Anëtarësimi në BE është një angazhim shumë i saktë politik për të mbajtur […]
FMN jep 200 milionë dollarë për energjetikën
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të derdhë 150 deri në 200 milionë dollarë në buxhetin e Kosovës në mënyrë që të mbështesë makrosistemin fiskal. Këto mjete do t’i shtronin rrugën qeverisë së Kosovës për të investuar në projekte zhvillimore, siç janë ato në energjetikë dhe bujqësi. Për këto mjete ka dhënë garanci zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, i cili po qëndron për vizitë disaditore në Kosovë. “Ne do ta mbështesim Kosovën në këtë makrostabilitet, kurse qeveria me […]
Gjermania akordon 29.5 mln euro për arsimin dhe bujqësinë
Qeveria e Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi zhvillimi me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Kjo marrëveshje arrin vlerën 29.5 milionë euro dhe ka për qëllim orientimin në fushën e arsimit, bujqësisë, shkruan “Kosova Press”. Ministri i Financave, Avdulla Hoti, e falënderoi qeverinë gjermane për kontributin që ka dhënë ajo në këto 15 vite duke cekur se deri më tani, kjo qeveri ka dhënë ndihmë prej 480 milionë eurosh për projekte zhvillimi në të gjitha fushat. ………… Me shpresën […]
Serbi: Përfitime të pamata nga projekti Eagle Hills
Abu Dhabi: Një diplomat i lartë nga Ambasada e Serbisë tha se vendi do të përfitojë së tepërmi nga projekti Belgrade Waterfront, i cili po zhvillohet nga Eagle Hills me bazë në Abu Dhabi në një partneritet të përbashkët me qeverinë serbe. Faturuar si një nga projektet më të mëdha në Serbi në dy dekadat e fundit, Belgrade Waterfront do të zërë një hapësirë prej 1.8 milionë metrash katrorë dhe do të ketë 5,700 banesa, zyra, tetë hotele me 2,200 […]
Pse e vret mendjen Putin kush e drejton kombin e vogël të Ballkanit? Gazsjellësit
Liderët rusë, konflikti i të cilëve me Ukrainën i ka bërë ata të përleshen me shtetin më të madh të Europës Lindore, po i kthejnë tani sytë në një shtet të vogël të Ballkanit, me më pak rezidentë se Brooklyn, shkruan “Bloomberg business”. Çështja është e përbashkët: gazsjellësat. Maqedonia, një entitet prej 2 milion njerëz, i dalë nga rrënojat e Jugosllavisë, po lufton me korrupsionin e shfrenuar dhe tensionet e vazhdueshme etnike. Qeveria nën presion e Kryeministrit Nikolla Gruevski, e […]
Ballkani mes Rusisë, Turqisë dhe Perëndimit
Rusia, Turqia dhe Perëndimi, të gjithë ndajnë një rival në Ballkan: destabilitetin politik. Pozicionuar në pikën e bashkimit gjeografik të tre perandorive historike, rripi i tokës midis Mesdheut dhe Detit të Zi ka qenë prej kohësh qendra e konkurrencës ndërmjet fuqive botërore. Tani ajo është vetëm një arenë në ‘ngërç’ mes Rusisë dhe Perëndimit. Sërish, me të dyja palët që përpiqen të fitojnë influencë me investime dhe projekte energjetike, dhe me Turqinë që mundohet të ruajë ritmin, sfidat e brendshme […]
Stimuj tatimorë për kërkimin dhe zhvillimin
Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë qendra e drejtimit të motorit të zhvillimit ekonomik dhe social. Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë të orientuar drejt politikave me interes për vendin, dhe që së bashku në një mozaik të formojnë një panoramë të plotë zhvillimore sociale dhe ekonomike, duke u integruar me njëra-tjetrën. Interesi në efektivitetin e stimujve tatimorë për Kërkim dhe Zhvillim[1] (R&D) është shoqëruar nga një nxitje e fortë e politikës fiskale botërore, si pasojë e […]
Gabimi i pafalshëm me sherebelën
Ndryshe nga rastet kur tregjet e mëdha nxisin produktivitetin, duke arrituredhe në kultivime e stimulim për të prodhuar shpejt, disa produkte kanë avantazh, pikërisht se nuk janë masive. Disa grumbullues të sherebelës kanë filluar ta kultivojnë atë së fundi, por pa mundur të sigurojnë të njëjtën cilësi të bimës së egër që mblidhet në mal. Kjo ka rrezikuar eksportine sherebelës, por edhe bimëve mjekësore në tërësi Bimët mjekësore janë ndër produktet e pakta me të cilat eksportuesit tanëkanë qenëtë […]
Bimët mjekësore, 25% e eksporteve agroushqimore
Eksportet e bimëve mjekësore kanë shënuar rritje të vazhdueshme të vlerës ndër vite, duke ruajtur një peshë mesatare prej24-28% të totalit të eksporteve agroushqimore.Sipas të dhënave të Ministrisësë Bujqësisë, vitin e kaluar, shitjet e bimëve mjekësore jashtë vendit rezultuan 3.1 miliardë lekë ose 11%më shumë se një vit më parë. Destinacioni kryesor i bimëve mjekësore mbetet Gjermania, me rreth 40% të totalit të eksporteve në vlerë. Në këtë treg, peshën më të madhe zënë bimët eterovajore, e si rrjedhim Gjermania […]
4 mujori: Eksportet bien 4.1%
Vetëm në prill, shitjet e produkteve shqiptare jashtë vendit u tkurrën me 10%… Eksportet në total shënuan një rënie prej 4.1% për periudhën janar-prill 2015, duke zbritur në 78.8 miliardë lekë, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ritmet e rënies janë përshpejtuar, pas performancës së dobët të prillit. Për tremujorineparë 2015, tkurrja kishte qenë 2.1%. Ndikimin kryesor në këtë tendencë rënëse e kanë dhënë shitjet shumë të dobëta të mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë dhe performanca e dobët […]
Rënia e fasonit: Taksat kanë rritur me 15-20% koston e punës
Sipas aktorëve të tregut, mbështetja e madhe që reklamohet nga qeveria për këtë sektor është vetëm propagandë, pasi janë rritur shumë kosto, që nuk po përballohen dot dhe kjo po nxit informalitetin, ndonëse sipërmarrja nuk e do këtë… Ndonëse kërkesa është shtuar nga partnerët italianë, të cilët po largohen nga Rumania dhe kanë si preferencë Shqipërinë, eksportet e tekstileve e këpucëve, që punojnë kryesisht me material porositësi, kanë shënuar një performancë negative në katër muajt e parë të vitit. […]
OPEC: Rivalët po rrisin prodhimin e naftës, pavarësisht çmimeve të dobëta
Bumi i naftës sëAmerikës së Veriut dëshmon të jetë elastik pavarësisht çmimeve të ulëta, tha grupi prodhuesi OPEC-ut në raportin e tij më të madh dhe më të detajuar të këtij viti, duke sugjeruar se tepria e naftës globale ka të ngjarë të vazhdojë edhe për dy vjet. Një projekt-raport i strategjisë afatgjatë të OPEC-ut parashikon se furnizimi inaftës sëpapërpunuar nga prodhuesit rivalëjashtëOPEC do të rritet të paktën deri në vitin 2017. Kërkesa e plogësht globale për naftë nënkupton se […]
Ndarja rajonale e Italisë: Historia e dy ekonomive
Teksa Veriu ecën përpara, Jugu është në regres Pas tre vitesh recesion, ekonomia e Italisë në fakt u rrit në tre muajt e parë të vitit, me 0.3% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Ajo është parashikuar të rritet me 0.7% gjatë vitit, si një e tërë, nxitur nga një euro e dobët, naftë e lirë, programi i blerjes së obligacioneve të Bankës Qendrore Europiane dhe një qeveri e hapur ndaj reformave. Kjo duket diçka e mirë në krahasim […]
Ari me rënie
Ari u ‘vërtit’ mbi nivelin më të ulët nëdy javë e gjysmë të premten teksa dollari reduktoisërish disa nga fitimet e tij të fundit, por metali iu drejtua sërish rënies së dytë javore si pasojë eperspektivës së normave më të larta amerikane tëinteresit. Ari ndryshoi pak në 1,187.90 dollarë një onz. Ai ra në nivelin më të ulët në 2 javë e gjysmë prej 1,180.55 dollarështë enjten, por u rimëkëmb lehtazi, teksa u dobësuandollari dhe aksionet. Metaliqëndroi ende poshtë 1.5% […]
Të ndalosh evazionin fiskal: Amerika nuk është dhe aq e guximshme
Amerika ka udhëhequr sulmin global ndaj manipuluesve të taksave dhe mbështetësve të tyre. Por realiteti është ende larg nga retorika Lufta ndaj evazionit fiskal, “ka qenë nga pikat kyçe të axhendës së presidentit Obama”, që përpara se ai të vinte në detyrë, sipas një zëdhënësi. Fushata e administratës me këtë qëllim ka qenë një sukses ‘novator’, sipas Departamentit të Drejtësisë, agjencisë që e ka udhëhequr atë. Në të vërtetë, DoJ e konsideron atë asgjë më pak se ‘historike’. Ka […]
Subvencionet e energjisë: Jo humbje, jo dëme
Subvencionet e energjisë ‘gllabërojnë’ para. Ato gjithashtu vrasin njerëz dhe ‘transformojnë’ planetin Gabimet në politikëbërjen ekonomike janë të shumta, por ndër më të këqijat janë ato të subvencioneve të energjisë, shkruan The Economist. Ato ‘ushqejnë’ humbjet, tkurrin shpenzime të tjera, pasurojnë ndërmjetësit dhe ndihmojnë më shumë të pasurit se të varfrit, që përdorin pak energji. Duke përfshirë kostot e ndotjes, faturat janë edhe më të larta. Një dokument i ri i FMN-së e përllogarit atë në 5.3 trilionë dollarë, […]
Marrëdhëniet tregtare me Serbinë
Shqipëria ka realizuar 3.5% të gjithë volumit tregtar me Serbinë për 3 mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të raportuara nga INSTAT. Bizneset serbe kanë arritur të gjejnë rrugën për të çarë në tregun shqiptar. Për janar-mars 2015, totali i importeve nga Serbia drejt Shqipërisë ishte rreth 5.5 miliardë lekë (gati 40 milionë dollarë), me një rritje prej 16% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupi më i importuar është “Minerale, lëndë djegëse, energji […]
Energjia merr kthesën: Tani mbush gropat e qeverisë
Nga faktori më i madh i rrezikut për financat publike, sektori i energjisë elektrike është kthyer në ndihmësin kryesor për stabilitetin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetit të shtetit, të paktën për katër muajt e parë. Efekti pozitiv neto i sektorit është 1.4 miliardë lekë për janar-prill. Burimet konfidenciale të “Monitor” bënë të ditur se, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka paguar tatimin mbi fitimin për periudhën në fjalë, në një vlerë prej 600 milionë lekësh, duke kontribuar në […]
Fajësimi i Eagle për fillimin e qasjes së efektit ‘club’ është krejtësisht i pabazë
Reagim nga ALBtelecom “Ne, si ALBtelecom dhe Eagle Mobile, u informuam nga revista ‘Monitor’, botimi numër 20 (681): artikulli i titulluar ‘Kuvendi i kërkon llogari AKEP për moszbatimin e rezolutës 2014’ (faqja 26) në lidhje me deklaratat ‘rreth praktikës Club’ në telekomunikacion, e cila u krijua fillimisht nga Eagle, përmes Rini Ring dhe u pasua nga një operator tjetër”. Nuk ka asnjë shembull praktike të vendeve europiane në të cilat operatorët me pjesë tregu më të madhe janë lejuar […]
Koncesioni : Rruga e Kombit me pagesë shtyhet në fund të vitit
Rruga e Kombit me pagesë duket se nuk do të funksionojë të paktën edhe për gjashtë muaj. Kjo për shkak se, gara për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes, e planifikuar për t’u finalizuar në këtë periudhë, do të zgjatet edhe për gjashtë muaj. Burimet zyrtare nga Ministria e Transportit sqaruan se, më 6 prill janë hapur ofertat në garën për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Nga katër kompani pjesëmarrëse në garë janë kualifikuar dy prej tyre, të cilat […]
Greqia dhe Britania-Historia e dy ekonomive. A do t’u kushtojnë vëmendje mësimeve Uashingtoni dhe bota?
(Po për Shqipërinë vlen ky mesazh?!*) Mësimi nga zgjedhjet e fundit të Britanisë ështëi thjeshtë: Rritja funksionon. Ekonomia e ishullit po rritet më shpejt se ajo e çdo vendi tjetër të zhvilluar, përfshirë SHBA dhe të shumëpërfolurën Gjermani. Londra ka disa ide se si të arrijë zgjerimin ekonomik dheqë në mënyrë të qartë, nuk e kanëUashingtoni, Tokio dhe BE-ja. Që kur konservatorët morën detyrën pesë vjet më parë, ata kanë reduktuar numrin e punëtorëve të qeverisë nga 6.3 në […]